Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 65
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët e Ramës i zë frika: FBI kërkon arrestimin e ekstradimin e një biznesmeni socialist

    Agron Neza reagon për Euronews: Si është e vërteta për paratë e ish-zyrtarit të FBI

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-01-25-at-20.17.30.jpg

Shikime: 778

Madhësia:  37.4 KB

    Agron Neza, qytetari shqiptaro-amerikan që përmendet në dosjen hetimore të ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal, ka reaguar ekskluzivisht për Euronews Albania për akuzat në adresë të tij.

    Për gazetaren Raziela Myslimaj, Neza u shpreh se paratë për të cilat akuzohet se i ka dhënë Mcgonigal, nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama.

    Reagimi i Agron Nezës për Euronews Albania

    Me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-Drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Jorkun, në ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.

    Pas këtij takimi, jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë. Nuk mund të them që Kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur. Asnjëherë me kryeministrin Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij, me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.

    Përsa i përket problemit që Sali Ram Berisha po flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të Kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorikisht nuk është e vërtetë.

    Jam i bindur që kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal.

    Euronews

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët e Ramës i zë frika: FBI kërkon arrestimin e ekstradimin e një biznesmeni socialist

    Koincidence!

    Ne te njejten dite qe plas ky skandal me FBI, mesuam qe Amerika do na e marri ambasadoren tone te dashur ne Tirane. Po me ambasadoren tone te dashur c'paten valle? Ajo ishte kaq e mire, kaq e forte, kaq e dashur! Ajo e shkreta vetem punonte nate e dite qe te na bente edhe ne shqiptaret me nje sistem drejtesie, si ai i Amerikes!

    Bravo Edi Rama! E rilinde edhe drejtesine amerikane, sic rilinde ate shqiptare!

    Cfare thote ai "avokati" aman te keqen ne Tirane. Tifozi numer nje i FBI. A e di si ka per ta bere FBI Shqiperine apo nuk e di? Tamam ashtu sic ka bere Ameriken!

    Ne prisnim qe amerikanet te na nxirrnin faktet per Berishen si non-grata qe eshte shpallur, po keta na e nxorren kryeministrin tone kriminel!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-01-2023 më 01:35

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët e Ramës i zë frika: FBI kërkon arrestimin e ekstradimin e një biznesmeni socialist

    A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan flet ekskluzivisht për Review



    Gazetari investigativ amerikan, Mattathias Schwarz thotë se Agron Neza nuk është një agjent i FBI, por ortak biznesi i Charles McGonigal.

    Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Schwarz u shpreh se dyshohet se Neza është përfshirë në aferat e McGonigal.

    Sipas tij, Neza ende nuk është akuzuar për aktivitete të paligjshme.

    “Jo. Është një ortak biznesi i Charles McGonigal, i cili dyshohet se është i përfshirë në aferat e tij.

    Nuk është akuzuar për aktivitete të paligjshme, ai thjesht njihet si ortak i tij në kompani shqiptare. Ka ende fakte të reja që nuk janë bërë publike dhe pazëlli nuk është plotësuar”, theksoi ai.


    Euronews

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët e Ramës i zë frika: FBI kërkon arrestimin e ekstradimin e një biznesmeni socialist

    Gazetari amerikan: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij



    Gazetari amerikan, Mattathias Schwarz thotë se Allison Guerrero, e dashura jashtëmartesore e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ka deklaruar se i ka dërguar një e-mail F BI për hetimin e tij.

    Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Schawarz u shpreh se kjo nuk është ende e konfirmuar dhe shtoi se ai vetë nuk e ka parë e-mailin.

    Sipas tij, është i ditur fakti që McGonigal ka marrë para nga përfaqësues të oligarkut rus, Oleg Deripaska.

    “Është një pyetje shumë e drejtë. Përgjigjen ende nuk e dimë. Allison Guerrero ka dërguar një e mail tek kreu i FBI së zyrës së Nju Jorkut, ku i shkruan që të hetojë McGonigal dhe udhëtimet në Shqipëri, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Unë e mail-in nuk e kam parë dhe nuk di ende nëse ata të cilët e kanë marrë këtë e mail, të mund të kenë ndërmarrë ndonjë veprim.

    Ne dimë që Charles McGonigal ka marrë para nga përfaqësues të Oleg Deripaskës – oligarkut rus. Përpara dy apo tre vitesh, kur FBI ka kryer kontroll banese në shtëpinë e Oleg Deripaskës në SHBA, mund të kenë gjetur prova që lidhin Oleg Deripaskën me Charles McGonigal dhe ndoshta prej aty ka nisur dyshimi që Mc Gonigal po punonte me Oleg Deripaskën në shkelje të ligjit amerikan për sanksionet”, theksoi ai.

    Euronews

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët e Ramës i zë frika: FBI kërkon arrestimin e ekstradimin e një biznesmeni socialist

    Gazetari amerikan: McGonigal ka përzier detyrën për përfitime personale me Ramën



    Mattathias Schvarz, gazetari investigativ amerikan i cili ka publikuar një artikull të gjatë për Allison Guerriero, të dashurën e Charles McGonigal, personit që denoncoi ish-zyrtarin e FBI-së, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin Review, në Euronews Albania.

    Në deklarimet e tij gazetari pohon se në padinë e ngritur në SHBA shprehet qartazi se Charles McGonigal përziente detyrën e tij me marrëdhënien që kishte me Kryeministrin Edi Rama për përfitime personale.

    Ai shton se kryeministri Rama ka refuzuar të ketë kontakte me të dhe shtoi se nëse do të ishte votues në Shqipëri do të kërkonte nga shefi i qeverisë shpjegime për përfshirjen në këtë çështje.

    Pjesë nga intervista:

    Ju sapo keni publikuar një artikull të gjatë në të cilin thuhet se Allison Guerriero, e dashura e Charles McGonigal është personi kyç në zbardhjen e plotë të aktivitetit të paligjshëm të ish-zyrtarit të lartë të FBI. Është kështu?

    Po, për këtë çështje ka shumë detaje që nuk i dimë. Jam përpjekur shumë që të kontaktoj me Kryeministrin Edi Rama, por nuk është përgjigjur.

    Ka refuzuar?

    Në fillim ai kishte një zëdhënës që më shkroi, por kur Charles McGonigal u padit dhe padia kishte rrethana specifike për aktivitetin e Charles McGonigal dhe Kryeministrit Edi Rama, dhe që kur padia është bërë publike, ai ka injoruar çdo mesazh që i kam dërguar. Sipas meje, Rama mendon se e gjithë kjo po vlon. Mund të ketë një gjyq, ka shumë të ngjarë të dalin fakte të reja dhe në një farë mënyre Kryeministri Rama duhet të shpjegojë marrëdhënien me Charles McGonigal.

    Më pyetët për Allison Guerriero. Ajo ishte e dashura e McGonigal në kohën kur ai ishte në FBI dhe bënte udhëtimet në Shqipëri. Sipas padisë, ai ka marrë para nga një person me lidhje në zbulimin shqiptar. Të gjitha këto po hetohen. Ka shumë mundësi që Rama ka lobuar kundër opozitës shqiptare, apo edhe për marrjen e kontratave për shpimin e naftës në Shqipëri. Charles McGonigal ishte partner në një firmë në Shqipëri bashkë me Shefqet Dizdarin, dhe agjentin tjetër Mark Mersini apo dhe me shqiptaro-amerikanin Agron Neza. Të katër kanë një kompani në kryeqytetin e Shqipërisë dhe ende nuk dimë asgjë.

    Në padi është e qartë se qeveria mendon se Charles McGonigal përziente detyrën e tij me marrëdhënien që kishte me Kryeministrin Edi Rama për përfitime personale. Nëse do të isha në Shqipëri dhe do të isha një votues shqiptar i Edi Ramës, do të doja një sqarim nga ai për çfarë ka ndodhur. Ky është një shqetësim shumë i madh.

    Euronews

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    “Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë”

    Emri:  Allison-Guerrero-Charles-McGonigal-2048x1152.jpg

Shikime: 727

Madhësia:  32.9 KB

    Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ka treguar se në nëntor të vitit 2021 në pragun e shtëpisë së saj u shfaqën dy agjentë të FBI-së, të cilët mbanin me vete foto të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama së bashku me Charles Mcgonigal. Në një rrëfim të detajuar për median amerikane Bussines Insider, Allison Guerriero tregon detaje kompromentuese për ish-të dashurin e saj, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga oligarku rus Oleg deripaska dhe nga shqiptaro-amerikani Agron Neza pas vizitave që kishte bërë në Shqipëri.

    Agjentët e FBI me foton e Edi Ramës në duar

    Allison tregoi se kishte pasur një ndarje të vështirë me McGonigal, i cili e kishte mbajtur me shpresë se do të divorvohej me të shoqen, gjë që nuk ndodhi kurrë.

    Pas ndarjes, Allison Guerrero tha se kishte kaluar momente të vështira dhe për t’u hakmarrë i kishte shkruar shefit të zyrës së FBI-së në Neë York, ëil Liam Sëeeney. Në emailet e hakmarrjes, ajo i kërkonte shefit të FBI-së në zyrën e Nju Jork të hetonte për marrëdhëniet mes McGonigal dhe Edi Ramës. Pak kohë më pas, mori një vizitë nga agjentët e FBI-së.

    “Pavarësisht, në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj” shkruan Bussines Insider.

    Kuptohet se Edi Rama ka qenë pjesë e hetimit të FBI-së pasi takimet dhe vizitat e McGonigal në Shqipëri nuk u deklaruan asnjëherë, siç e kërkon ligji amerikan. Në anën tjetër, McGonigal e takoi Ramën bashkë me Agron Nezën, që i ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash, pasi FBI nisi një hetim në dëm të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

    Materialet e hetimit të FBI dolën nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.

    Jeta e luksit e McGonigal në kontradiktë me versionin e parave “borxh”
    Shumat e parave që qarkullonte McGonigal kanë qenë të konsiderueshme, sipas rrëfimit të ish të dashurës së tij. Madje në shkrimin e Insider, Allison ka përshkruar me detaje një situatë në lidhje me një sasi parash cash që mbante McGonigal dhe që e ka habitur.

    “Një mëngjes në tetor 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn: një çantë plot me para. Atje, pranë këpucëve të tij, ishte një nga ato lloj qesesh që të japin dyqanet e pijeve. Brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha të lidhura me shirita gome. Nuk dukej si diçka që ai duhej të mbante me vete. Në fund të fundit, i dashuri i saj, Charles F. McGonigal, mbante një nga postet më të larta dhe më të ndjeshme në FBI.
    “Nga dreqin doli kjo?” pyeti ajo.
    “Oh, të kujtohet ajo loja e bejsbollit?” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero. “Vura një bast dhe fitova”.

    Gazetarët e Insider raportojnë se ndeshja kur Indians mundën Yankees në dy lojë rresht u zhvilluan në datat 5 dhe 6 Tetor të 2017. Por sipas tyre, data 5 Tetor të 2017 është dita kur McGonigal mori 80 mijë dollarë nga Agron Neza në një makinë të parkuar në një restorant.

    Tani Allison nuk beson më se ato para ishin fituar në ndonjë bast.

    Versioni i Agron Nezës dhe ai i Charles McGonigal është se ato para (gjithsej 225 mijë dollarë) iu dhanë borxh agjentit të FBI-së. Versionin se ato para janë borxh, e mbështeti edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

    Por ky version lëkundet nga rrëfimet e Allison, që tregon se qiraja e McGonigal ishte e ulët, por shpenzimet e tij ishin të larta.

    “Ai e kishte joshur Allison në restorante të shtrenjta. I kishte bërë asaj dhurata në para cash – 500 dollarë ose 1000 dollarë – për ditëlindjen e saj dhe për Krishtlindje. Një herë madje kishte bërë shaka se letrat e divorcit me të shoqen do t’ia dhuronte në kornizë për Krishtlindje, por ato letra nuk u firmosën kurrë. Ai e çoi për të parë ndeshjet e hokejit të Neë Jersey në një dhomë private. Ajo kujton se McGonigal një herë dha një kartëmonedhë prej njëqind dollarësh një lypësi në rrugë. “Unë jam pak më mirë se ai. Mund të bëj edhe pa njëqind dollarë” kujton Guerriero fjalët e McGonigal, pasi ajo u shpreh e habitur nga veprimi i tij”. shkruan Insider.

    Gazetarët e Insider llogarisin se McGonigal fitonte afërsisht 300,000 deri në 350,000 dollarë në vit, duke përfshirë bonuset vjetore. “Ai tha se duhej të fitonte më shumë para”, shprehet Allison, e cila ishte ende në marrëdhënie me McGonigal kur u largua nga FBI. “Ai kishte dy fëmijë për t’i çuar në kolegj” ka treguar ajo.

    Burimi:
    Perktheu ne shqip, lapsi.al.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2023 më 03:02

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Berisha: Rama po pyetet në një ishull nga FBI!

    Emri:  ishulli-1185x720-1.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  23.9 KB

    Pas shumë hamendjeve se ku ndodhet kryeministri Rama, ka ardhur sqarimi nga ish-kryeministri Berisha. Ai e ka gjetur Ramën, ndodhet në një ishull!
    Ja se çfarë shkruan Sali Berisha:
    Rama në Ishull?? #sb
    “Pershendetje Dr, smundja e Rames eshte diplomatike. Njoftimi i Dukes eshte i pa vertet. Rama ka qene prej tre ditesh ne nje ishull ne takim me hetues te FBI por edhe zyrtar te larte.
    Atij i eshte kerkuar: 1-te rrefej çdo gje si i penduar i drejtesise rreth lidhjeve te tij me Mc Gonigal si dhe cdo gje rreth oficerit te sherbimeve inteligjente, sigurimit te shtetit Agron Neza dhe superkeshilltarit te tij te erret Dorian Duçka. Rames i eshte kerkuar te deshmoj per lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me me Lou Bladel paraardhesi i McGonigal ne FBI….”shkruan ndër të tjera Berisha. Me pas përmend edhe Erion Veliaj.

    Koha Jone

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Zhdukja e Ramës në kulmin e skandalit/ Rrjeti mbushet me MEME

    Emri:  640-0-1674850806x327734872-515259074071567-6690245727286194623-n-389.jpg

Shikime: 639

Madhësia:  52.4 KB

    Zhdukja e kryeministrit Rama në kulmin e skandalit të korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së ka shkaktuar reagime të shumta.

    Disa thonë se zhdukja nga ekranet është për shkak se është sëmurë me grip dhe temperaturë. Të tjerë, ku bën pjesë opozita thonë se është zhdukur për të mos dhënë sqarime për skandalin.

    Në këtë situatë nuk mungojnë as MEME-t në rrjetet sociale. Më poshtë fijnë edhe disa prej tyre më pikantet në këtë situatë. ©LAPSI.al

    Emri:  -640-0-1674850805x327729819-3446737688926122-6394779352068153772-n-626.jpg

Shikime: 649

Madhësia:  48.1 KB

    Emri:  SkenderbeuPaQejf.jpg

Shikime: 651

Madhësia:  39.1 KB

    Emri:  VuajNgaTensioniVuajNgaKorrupsioni.jpg

Shikime: 636

Madhësia:  45.2 KB

    Emri:  -640-0-1674850805x327729819-3446737688926122-6394779352068153772-n-626.jpg

Shikime: 649

Madhësia:  48.1 KB

    Emri:  FbiPergjimeEdiRama.jpg

Shikime: 636

Madhësia:  38.1 KB

    Emri:  ErioVeliajEdiRama.jpg

Shikime: 634

Madhësia:  43.8 KB

    Emri:  FbiEdiRamaBurg.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  39.0 KB

    Emri:  FilmaFbi.jpg

Shikime: 624

Madhësia:  28.9 KB

    Emri:  burgosuriEdiRama.jpg

Shikime: 639

Madhësia:  54.7 KB

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Detaje të reja/ Lidhjet e Ramës me paraardhësin e McGonigal në FBI

    Emri:  bladel-mcgonigal-rama.jpg

Shikime: 632

Madhësia:  28.3 KB
    Nga e majta: McGonigal, Bladel dhe Rama

    Dalin detaje të reja nga lidhjet e dyshimta të kryeministrit Edi Rama me zyrtarët e lartë të FBI-së. Ditët e fundit të gjithë kemi mësuar mbi takimet e shpeshta dhe darkat e kreut të qeverisë shqiptare me Charles McGonigal, ish-shefin e kundërzbulimit në FBI-në e Nju Jorkut. Në një prej këtyre rasteve, sipas asaj që zbulohet në dosje, Rama ka darkuar me McGonigal në Uashington ku i pranishëm ka qenë edhe një tjetër ish-zyrtar i FBI, Lou Bladel.

    Ai ka qenë paraardhësi i McGonigal në krye të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork. Në maj të vitit 2018, një firmë konsulente e quajtur “Ernst&Young” u kontraktua nga qeveria shqiptare. Pas lënies së detyrës Bladel punoi për këtë kompani. Kontrata u firmos (lexo ketu njoftimin e qeverisë) vetëm pak muaj pas takimit me Ramën. Synimi ishte lufta kundër krimit dhe evazionit fiskal.

    Më pas emri i Lou Bladel doli në kur diskutohej çështja “Babale” mbi audio-përgjimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas mediave ishte pikërisht ai që bëri ekspertizën e zërit. Edhe në atë rast “ekspertiza” i dha të drejtë Ramës se audio ishte e manipuluar dhe se dikush tjetër kishte aktruar zërin e vëllait të Xhafajt.

    “Nuk dihet nese eshte paguar apo jo Ernst$Young per marreveshjen dhe nese eshte paguar apo jo Bladel si shef i struktures se posacme, por edhe per angazhimin e tij ne hetime jo-zyrtare si Babalja. Ne rekordet e thesarit nuk ekziston asnje gjurme per ndonje pagese te kryer. Por dihet se ne kryeministri ka patur shume trafik agjentesh dhe ish agjentesh.

    Dikush mund te pyese cfare lidhje ka Bladeli me keto qe po ndodhin tani? Shume. Bladel eshte emri nr 4 ne listen e subpoenes se leshuar nga gjykata amerikane ne nentor per aferen ruso-shqiptare McGonigal. Aktualisht ndaj tij nuk ka asnje akuze, por ai eshte pjese e hetimit bashke me Agron Nezen, Thomas Fitzgerald, Donald Aviv dhe dy shtetas bosnjake” – shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook.

    ©LAPSI.al

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në qendër të hetimeve të agjentëve të FBI

    Meta: McGonigal më shumë se 4 vizita në Shqipëri, takime dhe me njerëz të drejtësisë

    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se ish-zyrtari i FBI-së nuk ka bërë 4 vizita në Shqipëri, por janë shumë të tepër dhe që nuk janë raportuar sipas ligjit në SHBA.

    Ai tha se tre porositë e para Edi Rama ia ka dhënë Charles McGonigal për atë vetë, në kohën kur ishte President.

    “Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Edi Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga FBI-ja, i ka dhënë kundër presidentit në detyrë në atë kohë Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme nën autoritetin e FBI-së, për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit dhe për të marrë dëshmi të rreme.

    Caushaj ka dhënë një pjesë të vogël të së vërtetës që unë e kam ditur.

    Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin. Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin.

    Ne kemi punën tonë dhe drejtësinë tonë. Ne kemi dhe drejtësinë e popullit. Këta persona janë takuar dhe me prokurorë, dhe me gjykatës, me njerëz të drejtësisë dhe biznesmenë dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe dhe mashtruar”, tha Meta.

    Lapsi

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 27-12-2017, 08:49
  2. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-01-2014, 23:32
  3. Nata e Bardhe: Kryeministri Rama kërcen Napolonin ne Kryeministri
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 21:48
  4. Wahabizmi - shpikje e agjentëve të fshehtë britanik
    Nga F.M në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 11:49
  5. Kush do te Jete Kryeministri i Ardheshem i Shqiperise
    Nga alproud në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-08-2008, 16:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •