Një vit më parë, tiranët e vegjël që punojnë për llogari të princit të së keqes mbi tokë, i ndaluan sportistit Djokovic hyrjen në Australi dhe pjesmarrjen në Turneun e Australisë në tenis, vetëm se Djokovic nuk ishte i vaksinuar. Kjo i kushtoi sportistit rënien në renditjen e më të mirëve në tenis, nga vendi i parë në vendin e pestë. Sportisti nuk u tut nga presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar i tiranëve në pushtet që të vaksinohej me çdo kusht. Ai pagoi çmimin e vendimit për të mos u vaksinuar në karrierën e tij. Një shembull i jashtëzakonshëm ky i qendresës dhe lirisë individuale të secilit prej nesh, për të vendosur ne liri të plotë se çfarë fusim në trupin tonë.
Një vit më pas, 35 vjeçari Djokovic, fiton turneun e Australise dhe ringjitet ne krye të listës së sportistëve më të mirë në botë në tenis. Gjëja e parë që ai bëri pas fitores, është falenderimi i Zotit duke i kthyer sytë nga qielli. Ka një Zot në Qiell, dhe Ai është i gjithëpushtetshëm. Kush mendon se mund të sfidojë pushtetin e Tij, do ta gjejë veten si tiranët e vegjël të Australisë sot. Kryeministri i Australisë, zgjodhi që të mos ndiqte finalen e turneut ne stadium.
Krijoni Kontakt