Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    SHBA: Republikanët refuzojnë të votojnë për kryetar të Kongresit për një politikan karriere

    Ndodhi ajo që nuk pritej në SHBA, nuk zgjedhin dot kryetarin e Kongresit (parlamentit)

    Emri:  Capture-14.jpg

Shikime: 283

Madhësia:  34.6 KB

    Nga “Zëri i Amerikës”-

    E marta pritej të ishte një ditë triumfi për republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, që morën kontrollin e saj, por ajo u shndërrua në kaos, pasi lufta brenda partisë e bëri të pamundur zgjedhjen e kryetarit të Dhomës.

    Ligjvënësi Kevin McCarthy nuk mundi të kapërcejë kundërshtimin e krahut më konservator të partisë së tij dhe të sigurojë votat e mjaftueshme në tre raunde votimesh që zgjatën disa orë, në ditën e parë të seancës së Kongresit të ri.

    Kundërshtimi i 20 ligjvënësve republikanë ndaj kandidaturës së zotit McCarthy, ka bllokuar fillimin e punës së Dhomës së Përfaqësueve. Betimi i ligjvensëve të rinj nuk mund të bëhet pa u zgjedhur më parë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.

    Republikanët do të përpiqen edhe një herë të mërkurën të zgjedhin kryetarin, megjithëse është e pasigurt se si zoti McCarthy mund të sigurojë shumicën e nevojshme. Ai bëhet kështu kandidati i parë për këtë post në 100 vjet, që nuk arrin të zgjjdhet në raundin e parë.

    PSE NUK U ARRIT TË ZGJIDHEJ KRYETARI

    Zoti McCarthy mori vetëm 203 nga 218 votat e nevojshme të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve – madje më pak se demokrati Hakeem Jeffries në dhomën e kontrolluar nga republikanët. Në raundin e tretë ai mori edhe më pak, 202.

    Një numër kritikësh të zotit McCarthy, republikan nga Kalifornia, kishin paralajmëruar për muaj me radhë se ai nuk i kishte votat për të fituar postin. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, sipas kushtetutës, është i dyti në radhë për të zëvendësuar presidentin. Zoti McCarthy negocioi intensivisht me kundërshtarët kryesorë si ligjvënësit Andy Biggs, Scott Perry dhe Matt Gaetz, për të siguruar mbështetjen e tyre.

    Negociatat vazhduan deri të hënën në mbrëmje kur anëtarët ultra-konservator, të njohur si “ Grupi i Lirisë”, i paraqitën zotit McCarthy kërkesat e tyre përfundimtare, përfshirë ato për poste të caktuara në komisione, në këmbim të votave të tyre.

    Zoti McCarthy refuzoi t’i pranonte ato, duke thënë se kishte bërë maksimumin e mundshëm për të plotësuar kërkesat e tyre.

    “Për dy muajt e fundit, ne republikanët kemi punuar së bashku për të përcaktuar rregulla që fuqizojnë të gjithë anëtarët, por ne nuk do t’i bëjmë disa anëtarë të caktuar më të fuqishëm se të tjerët,” u tha zoti McCarthy gazetarëve të martën.

    Si rezultat, këta ligjvenës dhe më shumë se dhjetë të tjerë, votuan hapur kundër tij.

    ÇFARË DO TË THOTË KJO PËR DHOMËN E PËRFAQËSUESVE?

    Pa një kryetar, Dhoma nuk mund të funksionojë pasi drejtuesit i saj, shërben si kryesues i seancave dhe drejtues administrativ i institucionit.

    Mbajtja e ceremonive të betimit të anëtarëve, emërimi i kryetarëve të komisioneve, ecuria e seancave do të shtyhen derisa të zgjidhet një kryetar.

    “Vëmendja duhet të përqendrohet tek këta 20 ligjvënës që po pengojnë punën e Kongresit për të cilën ne u zgjodhëm. Ata mbajnë përgjegjësi,” tha ligjvënësi republikan nga Nebraska, Don Bacon.

    SI MUND TË ZGJIDHET NGËRÇI?


    Mbetet e paqartë nëse dhe kur do ta kalojë zoti McCarthy pragun e nevojshëm për t’u bërë kryetari i Dhomës. Numri aktual i republikanëve që kanë premtuar mbështetje për kandidatët e tjerë është 20 dhe ka disa që mendojnë se lista e kundërshtarëve mund të rritet.

    Dhoma e Përfaqësuesve pritet të fillojë një raund tjetër votimi mesditën e së mërkurës. Pasi të plotësohet kuorumi, numri minimal i anëtarëve të pranishëm të nevojshëm për të mbajtur seancën, emrat e kandidatëve nga secila parti do të lexohen nga udhëheqësit përkatës të grupeve, përpara një votimi me zë për të zgjedhur një kryetar të ri.

    Të martën, republikanët që kundërshtonin kandidaturën e zotit McCarthy paraqitën emrat e një morie kandidatësh të tjerë, përfshirë ligjvënësit Biggs, Jim Jordan të Ohajos dhe madje edhe një ish-ligjvënës, Lee Zeldin të Nju Jorkut.

    “Unë paraqes si kandidat anëtarin më të talentuar, më të angazhuar të grupit republikan, i cili mbajti fjalimin më me vizion që kemi dëgjuar ndonjëherë nga krahu alternativ,” tha zoti Gaetz të martën ndërsa emëroi ligjvënësin Jordan.

    Sigurisht, asnjëri prej tyre nuk arriti shumicën e votave, por ishte e mjaftueshme për t’i mohuar zotit McCarthy mbështetjen e nevojshme. Në një dhomë të ndarë 222-213 mes republikanëve dhe demokratëve, zoti McCarthy nuk mund të humbasë më shumë se një numër të vogël votash.

    Kandidati për kryetar ka nevojë për shumicën e votave nga anëtarët e Dhomës që janë të pranishëm dhe votojnë.

    Nëse zoti McCarthy nuk i siguron përsëri votat e nevojshme të mërkurën, votimi do të përsëritet derisa të arrihet shumica e nevojshme, ose të miratohet shtyrja e seancës.

    A KA NDODHUR NJË GJË E TILLË MË PARË?

    Hera e fundit që Dhoma nuk zgjodhi një kryetar në votimin e parë ishte viti 1923, kur u mbajtën nënë raunde votimi.

    Edhe në atë kohë, republikanët kryesonin me një diferencë të vogël ndaj demokratëve me vetëm 18 vende. Diferenca e tanishme mes tyre është vetëm 9. Në atë kohë, partia e shumicës kishte emëruar republikanin Frederick Gillett nga Masaçusets për t’u rizgjedhur si kryetar, por disa kandidatë të tjerë, përfshirë një demokrat, morën disa prej votave.

    Kjo rezultoi në një sërë votimesh gjatë tre ditëve, përpara se kreu i shumicës republikane të Dhomës së Përfaqësuesve, Nicholas Longworth, të mbante një takim urgjent me ata që kundërshtonin.

    Shqetësimi i tyre, i ngjashëm me ato që janë shprehur ndaj zotit McCarthy, kishte të bënte me një sërë ndryshimesh rregullash që ata besonin se meritonin të dëgjoheshin. Zoti Longworth ra dakord me kërkesat e tyre dhe të nesërmen zoti Gillett siguroi 215 votat që i nevojiteshin për t’u rizgjedhur.

    Zeri i Amerikes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Republikanët refuzojnë të votojnë për kryetar të Kongresit për një politikan karriere

    SHBA/Pas 100 vitesh ndodhi që nuk zgjidhet kryetari i Kongresit në votimin e parë!

    Emri:  Capture-10.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  36.6 KB

    Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresi amerikan po zhvillon votimin për të zgjedhur kryetarin e saj të ri. Pas zgjedheve të nëntorit, Dhoma e Përfaqësuesve kontrollohet nga republikanët.

    Ish drejtuesi i tyre kur ishin në pakicë, ligjvënësi republikan Kevin McCarthy që mendohej të zgjidhej kryetar i ri i Dhomës duket se po ndeshet me probleme brneda partisë së tij për shkak të kundërshtisë së një grupi ligjvënësish.

    Kevin McCarthy mund të bëhet politikani i parë pas 100 vjetësh, që nuk arrin të sigurojë mbështetjen e nevojshme brenda partisë, për t’u zgjedhur në krye të kësaj Dhome, që në raundin e parë të votimit.

    Sesioni i ri i Kongresit, shënon edhe një epokë të re të një qeverisjeje të ndarë, pasi demokratët humbën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit. Në Senat, demokratët do të vazhdojnë të kenë kryesinë, ndonëse me një diferencë tejet të vogël. Republikanët në Dhomën e Përgaqësuesve pritet t’i kundërvihen agjendës së Presidentit Joe Biden, partia e të cilit pati pushtet të plotë në Uashington për dy vjet me radhë.

    Por fillimisht, republikanët duhet të zgjedhin kryetarin e tyre.

    Një brez i ri republikanësh që mbështesin ish Presidentin Donald Trump, janë kundër zotit McCarthy duke argumentuar se ai nuk është konservator sa duhet dhe nuk është aq i ashpër për të luftuar demokratët.

    Që të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve me 435 anëtarë, zotit McCarthy i duhen 218 vota. Republikanët kanë aktualisht 222 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, prandaj zoti McCarthy, nuk mund të humbasë më shumë se vetëm disa vota.

    Një grup i madh, por më pak i zëshëm i përkrahësve të zotit McCarthy, nisën fushatën e tyre, duke theksuar se nuk do të mbështesin asnjë kandidat tjetër veç tij.

    Zoti McCarthy është zotuar se do të luftojë deri në fund. Nëse ai nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme, kjo do të ishte hera e parë që nga viti 1923 që Kryetari Dhomës së Përfaqësuesve nuk zgjidhet që në raundin e parë të votimit.

    Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve bëhet përpara se ligjvënësit të bëjnë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar.

    Pa zgjedhjen e Kryetarit Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të kryejë plotësisht veprimtarinë e saj, që nga emërimi i kryetarëve të komisioneve deri tek hetimet ndaj administratës së zotit Biden që pritet të jenë thelbësore për agjendën e republikanëve.

    VOA

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-07-2017, 17:31
  2. ´´SHBA´´ A, do te permirsojn Republikanet gabimet e Demokrateve ne Kosove?
    Nga Hillirian-zo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 18:00
  3. Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 02-08-2011, 16:39
  4. Zgjedhjet presidenciale ne SHBA: Republikanet!
    Nga skipetar në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 16:25
  5. SHBA, republikanet, fitore e dyfishte ne zgjedhje
    Nga ganoid në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 15:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •