Amerika e Trumpit: Serbia duhet ta njohë Kosovën – Amerika e Biden: Njohja nga Serbia tash nuk është e mundur
Ballina 23:36 / 03 Janar 2023
nga Çlirim Qeriqi
Përderisa në shkurt të vitit 2019, ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump përmes një letre që ua kishte dërguar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq se ShBA janë të përkushtuara që pjesë të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, të jetë në fokus njohja e ndërsjelltë.
Pikërisht për këtë ish-presidenti Trump kishte organizuar takimin në Uashington, në ‘Shtëpinë e Bardhë’, ku Kosova kishte fituar njohjen e shtetit të Izraelit, shkruan kosovalive.net
Pas këtij takimi, dialogu Kosovë-Serbi nuk pati më progres të fuqishëm pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.
Tash duket se jemi në një momentum të ri politik, nga situata kur ShBA-të qartë dhe me zë të fortë se marrëveshja finale duhet ta përfshij njohjen e Kosovës nga Serbia, tash jemi në një momentum kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier thotë se njohja e Kosovës nga Serbia në këto rrethana nuk është e mundur.
Këtë ambasadori amerikan e tha në një intervistë për gazetarin e mediumit “The Economist”, Tim Judah.
“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”, rrëfen Judah, duke parafrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier.
Hovenier ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë hap i përkohshëm drejt njohjes mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura.
“Nëse e shihni këtë marrëveshje, këtë angazhim si një hap të përkohshëm drejt saj… ka mundësi reale”, ka thënë Hovenier. /kosovalive.net/
Krijoni Kontakt