Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Mire qe na the se nuk e dinim. lol Po per shkolle si tja bejme , se nuk ti pranojne pa vaksinat! Si na keshillon?

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2010
    Postime
    22
    Lere mo PINKO se ti i di te gjitha, e kam pare se si shkruan...

    Ketu ne itali nuk kerkojne qe femijet te kene ber vaksinat per ti pranuar ne çerdhe/shkolle..ne amerik nuk e kam idene se si jane rregullat.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    nuk i besoj qe autism shkaktohet nga vaksinat, po qe se kjo ishte arsyja, do ishte bere me alarmante me vite me perpara dhe sdo vinin ne rrezik femijet e botes...lexoheni pak kete, perktheheni shqip nese skuptoni anglisht:

    http://scienceblogs.com/gregladen/20..._tale_of_1.php
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #14
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Per shkaqet e autizmit ka shume teori e hipoteza gjenetike, neurobiologjike dhe ambjentale, por ende s'eshte zbuluar gje me saktesi.
    - Thuhet se nje nder shkaqet mund te jene vaksinat dhe deri me sot nuk ka prova qe te tregoje se cila vaksine shton rrezikun per zhvillimin e autizmit tek femijet apo shfaqjen e semundjeve te tjera.
    - Teori tjeter mendohet se eshte perdorimi i talidomide (s'e di si i thone ne shqip, por ne italisht keshtu eshte) gjate shtatzanise, ose probleme qe mund te lindin gjate shtatzanise, gjate lindjes ose faktore te tjere ambjentale.
    - Gjithashtu mendohet se mund te ndikoje edhe marredhenia nene - femije ose prind - femije.

    Une nuk mendoj se per sherimin e autizmit mjafton nje diete e thjeshte, nese do ishte keshtu askush nuk do e fshihte zgjidhjen per perfitimet e farmacive, pasi shtetet (perjashto Shqiperine qe s'e ve ujin ne zjarr dhe ato pak qendra qe jane hapur te bien kokes me 30 mije leke te vjetra per 1 ore terapi), harxhojne shume me teper duke marre persiper shpenzimet e femijeve autist sesa mund te fitojne me firmat farmaceutike.
    Per nje femije autist ka shume shpenzime duke ditur qe autizmi shkakton: izolimin e femijes, anestezi afektive, zhdukjen e iniciativave, veshtiresi psikomotor dhe zhvillimin e gjuhes.

    Duke qene se te dhenat epidemiologjike tregojne se kemi 10 raste ne 10.000 banore dhe qe mendohet se keto vitet e fundit mund te kete arritur deri ne 30 raste per 10.000 banore (e ndare sipas sindromave te ndryshme, Asperger... etj) e duke patur parasysh se per t'i sherbyer nje femije autist ka nevoje per team te specializuar te perbere nga: neuropsikiater infantil, psikiater, neurolog, psikolog, logopedist, edukator profesional, asistent social, qendra ditore, asistence farmakologjike, mbeshtetje psikologjike per familjaret dhe per vellezerit apo motrat e tjera te femijes (adoleshentit, te rriturit) autist etj etj mendoni se po te ishte kura nuk do e jepnin? S'e besoj.

    Ps. Te dish ç'eshte autizmi nuk eshte gje e keqe, por te ve ne ankth. Personalisht e kam provuar kur kam qene duke pergatitur nje teze mbi autizmin dhe pasi kam pare simptomat e shfaqjes u bera me fiksime duke pare çdo veprim qe bente mbesa ime, tmerrohesha kur ajo donte te rrinte e te luante vetem, frikesohesha kur s'me bente pyetje ç'eshte kjo e ç'eshte ajo, kur ndonjehere i perplaste lodrat ne toke.... uffff stress i gjalle deri sa mbushi 4 vjeç.
    Ndryshuar për herë të fundit nga milanistja_el : 04-05-2012 më 05:28
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e migena83
    Anëtarësuar
    27-03-2012
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    17
    e dashur Rexhina mos mendo se firmave farmaceotike i intereson per shendetin tone dhe te femijeve tone por vetem per objektivin e saj ,maksiminzimin e fitimin.
    nqs keto vaksina do ishin kaq efektive sic thuhet atehere nuk do kishte me semundje por perkundrazi qe kur kane filluar ato ne shek. XX semundje te ndryshme jane shfaqur,sigurisht edhe me ndihmen e faktoreve te tjere
    nqs ju dhimbset vetja juaj dhe ajo e familjareve tuaj informohuni me shume per kete teme,sepse ka ardhur koha qe njerezimi po zgjohet para shume mashtrimeve qe i jane bere nder vite e nder shekuj dhe do vije nje dite qe cdo gje do te jete me e qarte ,dhe sa me shpejt te hapim mendjen tone duke i filtruar vete cdo informacion nga truri yne dhe jo nga ai i te tjereve aq ne te qarta do i kemi idete

  6. #16
    Po mire , ka ne ndonje vend te botes qe e sherojne autizmin ?

    Motra ime ka femijen me autizem dhe nuk ka len doktor pa e cuar. Vjet ishte dhe ne Panama se i thane qe atje i sheronin , pasi e rropen disi me pak se ne Florida , u kthyen sic shkuan
    Revolution 1848

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e migena83
    Anëtarësuar
    27-03-2012
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    17
    eurostar
    autizmi shkaktohet nga metalet e renda ne trup sidomos nga merkuri dhe femijet me autizem duhet te detoksifikohen nga keto metale ne menyre qe te sherohen
    une di qe jane ne qarkullim ilace per kete detoksifikim qe quhe DMSA dhe DMPS por duhet te konsultohesh me nje mjek dhe di qe nuk ka ne shqiperi po mund ti gjesh ne itali ,me sa jam e informuar.
    te keshilloj te lexosh me shume materiale qe kane te bejne me detoksifikimin e trupit nga metalet e renda dhe kjo behet edhe nga ushqimet e duhura

    uroj qe femija te sherohet sa me shpejt

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2013
    Postime
    3

    Për: Vaksinat me timerosal dhe te semurët me Autizëm

    Euro Start, Duket qe femija i motres suaj pervec autizmit ka dhe crregullime te tjera, Motra e juaj besoj ka shkuar ne Panama per te bere Inplantim Qelizash - Setm Cells , Ne Amerike nuk i lejojne, besoj se ajo duhet te kryeje dhe nje test gjenetik me femijen

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Post Autizmi; legjenda e vaksinave që shkaktojnë autizmin

    Një shkrim origjinal dhe interesant që flet mbi pseudoteorinë sipas së cilës vaksinat shkaktojnë autizmin:

    Autizmi; legjenda e vaksinave që shkaktojnë autizmin nga Rinstinkt Blog

    Autizmi është një shqetësim i zhvillimit psikik që zakonisht lind gjatë fëmijërisë dhe sjell jo vetëm vështirësi të mëdha por edhe sakrifica të vërteta familjare, për shkak se nuk ekzistojnë struktura asistence të pregatitura.

    Nuk dihet me saktësi se nga çfarë shkaktohet autizmi, gjithsesi, shumë studime na drejtojnë drejt një përbërjeje gjenetike të shqetësimit.

    Zhvillimi i teknikave diagnostike dhe vëmendja e rritur mbi problemin e autizmit kanë rritur numrin e diagnozave, aq sa në vitet e fundit rastet e fëmijëve me autizëm duket sikur janë rritur me ritëm të shpejtë. Në realitet, shpeshtia (frekuenca) e autizmit është po e njëjta, gjë që tregon se nuk janë rritur rastet e autizmit po numri i diagnozave (pra, shpeshtia e autizmit në vite është e njëjta, por rritet numri i rasteve të diagnostikuara).

    Si lindi mashtrimi se vaksinat shkaktojnë autizmin?

    Gjithçka fillon në vitin 1998 kur Andrew Wakefield një ish mjek anglez, publikoi një studim në revistën me famë botërore, Lancet.[1]

    Sipas studimit në disa fëmijë ishte gjetur një lidhje mes problemeve intestinale, shqetësimeve të zhvillimit dhe faktorëve mjedisorë. Studimi, që në fillim, ngjalli skepticizëm për shkak të mostrës (kampionit) shumë të reduktuar, testeve të diskutueshme dhe përfundimeve deri diku të përdhunëta.

    (vazhdo leximin këtu: SHKRIMI ORIGJINAL)
    Ndryshuar për herë të fundit nga kriskulli : 19-08-2013 më 15:59

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Steve Kirsch: A shkaktojnë vaksinat autizmin tek fëmijët?

    A shkaktojnë vaksinat autizëm? Përfundimi im është sigurisht që e shkaktojnë.

    Po shikoja një video të Susan Oliver duke pretenduar se ishte thjesht rastësi. Kështu që vendosa të hedh një vështrim për veten time. Duket qartë nga të dhënat burimore se ajo po ju jep informacion të rremë.

    Emri:  Screen Shot 2022-12-31 at 2.36.20 PM.jpg

Shikime: 305

Madhësia:  55.1 KB




    Kjo pyetje e vetme e VAERS, e cila më mori 10 sekonda për të bërë, është gjithçka që duhet të dini.

    Dhe a e shihni gjënë më interesante në këtë tabelë?

    Vaksina e COVID19 nuk është e lidhur me një rast të vetëm të autizmit! Megjithatë, pas hetimeve të mëtejshme, kjo është për shkak se simptoma e Autizmit është futur tani në VAERS si Çrregullim i Spektrit të Autizmit. Kishte vetëm 34 raste.

    Për vaksinën MMR, megjithatë, shifrat janë dukshëm më të larta se për vaksinat e tjera.

    Analiza duhet të jetë pak më delikate se ky grafik (duhet ta normalizojmë me numrin e dozave), por sinjali është thjesht shumë i madh për ta injoruar.

    Andrew Wakefield kishte të drejtë. Kjo është arsyeja pse CDC urdhëroi William Thompson të shkatërrojë të gjitha të dhënat që lidhin vaksinat dhe autizmin. Sepse ata nuk duan që ju ta zbuloni ndonjëherë.

    Ja videoja e Susan Oliver ku ajo thotë se është thjesht një rastësi dhe nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Ajo kurrë nuk tregon ndonjë pyetje VAERS si ajo që bëra unë. Pyes veten pse??? Është e parëndësishme të bëhet, por e pamundur të shpjegohet… ndoshta kjo është arsyeja? Dhe kur ajo flet për ngjarjet e padëshiruara të vaksinës COVID, ajo nuk trajton asnjë nga çështjet që kam shfaqur. Nuk u binda.

    Emri:  Screen Shot 2022-12-31 at 2.38.00 PM.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  52.6 KB

    Shikoni këtë video të prindërve duke u anketuar nëse ata vëzhguan kauzalitetin




    Me thuaj…

    Bazuar në votat tuaja, duket se Susan Oliver nuk ishte shumë bindëse.

    Emri:  Screen Shot 2022-12-31 at 2.39.45 PM.jpg

Shikime: 239

Madhësia:  17.1 KB


    Përmbledhje

    Andrew Wakefield kishte të drejtë: vaksinat shkaktojnë autizëm.


    Burimi: Substack
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-01-2023 më 17:46

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2023, 17:24
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 16:43
  3. Brokoli, lulelakra dhe lakra, një kurë e mundshme për autizmin?!
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2014, 16:59
  4. Çfarë janë vaksinat? Si bëhen vaksinat?
    Nga kriskulli në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2013, 16:52
  5. Autizmi; legjenda e vaksinave që shkaktojnë autizmin
    Nga kriskulli në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2013, 15:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •