Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    A mund tė furnizohet bota me energji nga shkrirja e atomeve?

    Emri:  atome.jpg

Shikime: 3679

Madhėsia:  72.7 KB

    Shkruar nga radio gjermane DW-

    Me energjinė e krijuar nga shkrirja e atomeve mund tė prodhohet energji e padėmshme pėr mjedisin. Por sasia e energjisė ėshtė e pamjaftueshme. Pas dekadash studime nė SHBA u arrit tani njė sukses i rėndėsishėm.

    Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e njė suksesi tė madh nė teknologjinė e shkrirjes atomike. Shkencėtarėt e National Ignition Facility (NIF), impiantit pėr shkrirjen me rreze lazer tė atomeve, nė laboratorin kalifornian, Lawrence Livermore National Laboratory kanė arritur tė prodhojnė nė laborator energji me ndihmėn e shkrirjes sė atomeve.

    “Ky ėshtė njė sukses i rėndėsishėm pėr studiuesit dhe bashkėpunėtorėt e National Ignition Facility, qė ia kanė dedikuar karrierėn e tyre shkrirjes sė atomeve dhe ky sukses do tė pasohet me siguri nga zbulime tė tjera,” tha ministrja amerikane e Energjetikės Jennifer M. Granholm. “Shprehur thjeshtė, kjo ėshtė njė nga arritjet shkencore mė impresionuese tė shekullit tė 21-tė.”

    Dekada me radhė shkencėtarėt kanė shpenzuar mė shumė energji pėr reaktorėt eksperimentalė tė shkrirjes atomike se sa kanė fituar energji tė re nga i gjithė procesi nė pėrgjithėsi. Kėto humbje kanė bėrė qė jo bashkimi i atomeve por ndarja e atomit tė kthehet nė proces standard pėr prodhimin e energjisė sė pakufizueshme dhe tė padėmshme pėr mjedisin, megjithėse ky proces ėshtė i lidhur me rreziqe pėr shėndetin dhe sigurinė.

    Mė 5 dhjetor 2022, shkencėtarėt e NIF zhvilluan pėr herė tė parė nė histori eksperimentin e kontrolluar me tė cilin nga shkrirja e atomeve fitohet mė shumė energji se sa harrxhohet pėr tė arritur deri aty. Nė kėtė mėnyrė studiuesit e prodhimit tė energjisė nė sasi tė madhe kanė bėrė njė hap tė rėndėsishėm drejt arritjes sė synimit tė tyre.

    “E ardhmja e energjisė “

    Kush punon nė sektorin e energjisė atomike e di me siguri qė: Prodhimi i rrymės me ndihmė tė shkrirjes sė atomeve ėshtė larg 30 vjet, kjo ka vlejtur pėr studiuesit si para dhjetė vjetėsh ashtu edhe sot. Megjithė kompleksitetin e kėsaj teknologjie, ata qė punojnė me tė janė shumė tė bindur se mundimi ia vlen.

    Po pse? Shkrirja e atomeve ka potencial mė tė madh energjie se sa tė gjithė burimet e tjera tė njohura tė energjisė. Me anė tė saj mund tė prodhohet katėr milionė herė mė shumė energji se sa energjia qė prodhohet nga reaksionet kimike si pėrshembull djegia e qymyrit, naftės ose gazit dhe katėr herė mė shumė energji se sa energjia e prodhuar nga ndarja e atomeve, procesit qė pėrdoret aktualisht nė gjithė centralet atomike tė botės.

    Shkrirja atomike, zbuluar nė fund tė shekullit tė 20-tė shihet nga shumė vendimmarrės politikė sidomos tė Europės si energjia e sė ardhmes.

    Por a ėshtė shkrirja atomike vėrtet njė alternativė “e gjelbėrt” pėr metodat tona tė deritanishme dhe deri ku kemi arritur tė shkojmė pėr prodhimin e rrymės me kėtė metodė?

    Si “djegia e druve tė zjarrit”

    Pėr tė kthyer pėrgjigje pėr kėtė pyetje, reaktori ndėrkombėtar termobėrthamor, ITER, njė projekt i madh i pėrbashkėt ekpertėsh bėrthamorė nga 35 vende, ofron mundėsi pėr ta vizituar.

    ITER ndodhet disa orė larg bregdetit jugor tė Francės, nė mes tė njė peisazhi idilik. Territori i projektit ėshtė plot me salla metalike, punishte dhe pajisje. Studiuesit, tekniket dhe teknikėt qarkullojnė nė kėtė terren me helmeta mbrojtėse, ēizme gome dhe jelekė ngjyrė neoni.

    Nė mes tė kėtij peisazhi industrial, Pietro Barabashi, Drejtori i pėrgjithshėm i ITER thotė, se e ardhmja e energjisė sė shkrirjes sė atomeve ėshtė shumė shpresėdhėnėse. Ai e krahason prodhimin e energjisė nga shkrirja atomike me djegien e druve tė zjarrit. “Nė fillim ndizet zjarri qė ngroh drutė dhe dikur fillon njė reaksion kimik. Ky reaksion mjafton pėr tė djegur pjesėn tjetėr tė drurit.”

    Fitim energjie nga shkrirja atomike

    Atomet pėrbėhen nga njė bėrthamė (me protone dhe neutrone) dhe elektrone. Gjatė shkrirjes sė atomeve dy atome shkrihen duke prodhuar njė atom nėpėrmjet goditjes sė bėrthamave tė tyre. Nga shkrirja prodhohet energji e madhe dhe kėtė energji shkencėtarėt duan ta kthejnė nė energji elektrike. Kjo energji do tė ndriēojė njė ditė shtėpitė tona.

    Parė nga pikėpamja teknike ne pėrdorim tashmė energji nga neutronet fluturuese tė centraleve tė energjisė atomike. Pse nuk qėndrojmė kėtu por kėrkojmė mė shumė?

    Shkrirja pėrballė ndarjes

    Ndryshe nga shkrirja e atomeve, gjatė ndarjes nuk shkrihen dy atome tė lehta me njėri-tjetrin, por njė atom i rėndė ndahet nė dy ose mė shumė atome. Tė gjitha centralet atomike tė botės pėrdorin reaktorė ndarės pėr tė prodhuar rrymė.

    Franca, nė tė cilėn ndodhet ITER, prodhon 70 pėrqind tė energjisė sė saj nga ndarja e atomeve. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė botės ndarja e atomeve nuk ėshtė burim i kėnaqshėm energjie, sepse publiku ka frikė nga rrezatimet e dėmshme, frikė qė ushqehet nga incidentet si katastrofa e Ēernobilit, shkrirja atomike e Fukushimės dhe shkrirja atomike e pjesshme nė centralin atomik amerikan,”Three Mile Island”.

    Ndryshimi kryesor midis ndarjes sė atomeve dhe bashkimit tė tyre ėshtė tek radioaktiviteti i lėndės djegėse qė prodhohet gjatė dy proceseve, shpjegon Akko Maas, punonjės i ITER-it. Ai ėshtė pjesė e ekipit qė kur ITEL ka filluar me kėrkimet.

    “Gjatė ndarjes sė atomit si urani i pėrdorur edhe platini i prodhuar janė radioaktive. Edhe kur prej tyre merret energjia, materiali radioaktiv mbetet. “Nga dy lėndėt e para qė shihen si mė efektivet pėr energjinė qė prodhohet nga shkrirja e atomeve, deuteriumi nuk ėshtė radioaktiv kurse tritiumi ėshtė. Megjithatė rrezatimi ėshtė relativisht i dobėt dhe jetėshkurtėr.

    “Nėse materialet zgjidhen si duhet, radioaktiviteti i krijuar nga shkrirja e atomeve edhe nėse bėhet prodhim industrial, mund tė kufizohet nė 100 deri 200 vjet, qė ėshtė shumė mė pak se sa 40 mijė vjetė, qė vėrejmė tek ndarja e atomeve,” thotė Maas.

    Pėrfitimi i “gjelbėr”

    Pėrkrahėsit e energjisė atomike pretendojnė jo vetėm qė kjo energji ėshtė shumė eficiente, por edhe se ajo ul shumė varėsinė tonė nga lėndėt djegėse me bazė fosile. Vetė energjia atomike shihet si mėnyrė tjetėr pėr tė prodhuar energji, pėrveē asaj prodhuar me lėndė djegėse me bazė fosile, sepse gjatė prodhimit tė saj nuk prodhohet dioksod karboni, por prodhohet si produkt dytėsor heliumi, njė gaz jo helmues qė nuk shkakton reaksione.

    Pėrveē kėsaj, deuteriumi ndodhet nė sasi tė mėdha nė ujėrat detare dhe studiuesit kėrkojnė qė tė prodhojnė tritiumin nė vend, me ndihmėn e litiumit.

    Burimet e energjive tė renovueshme si energjia diellore dhe energjia e erės nuk mund tė mbulojnė nevojat pėr energji tė botės. Shkrirja atomike, nėse ėshtė e suksesshme mund tė prodhojė mė shumė energji se sa nevojat. E gjitha tingėllon bukur, megjithatė ka qenė deri tani njė ėndėrr e parealizueshme. Nė mėnyrė qė shkrirja atomike tė kthehet nė realitet, duhet qė tė arrihet progres teknologjik nė fizikėn e plazmės. “Parė teknikisht ėshtė e vėshtirė tė arrish njė reaktion shkrirjeje atomike, qė tė jetė i qendrueshėm dhe stabil,” thotė Barabashi.

    Plazma “shuhet”

    Rrezatimet e Diellit dhe tė ngrohtėsisė qė ndiejmė nė Tokė, janė rezultat i njė reaksioni shkrirės atomik. Ky proces zhvillohet nė bėrthamėn e Diellit nėn temperatura tė larta dhe presion tė madh. Sfida ka tė bėjė me riprodhimin e kėtyre proceseve qė zhvillohen nė zemėr tė Diellit, por pa presionin qė krijohet nga forca e rėndesės sė masės sė madhe tė Diellit.

    Pėr tė arritur shkrirjen atomike nė Tokė, duhet qė gazi tė nxehet nė temperatura shumė tė larta prej 150 milionė gradėsh celsius, qė ėshtė dhjetėfishi i temperaturės sė bėrthamės sė Diellit. Kur arrin kjo pikė, gazi ėshtė kthyer nė plazmė, e cila ėshtė njė milion herė mė e lehtė se ajri qė ne thithim.

    Studiuesit e shkrirjes atomike kanė parė, se prodhimi i plazmės nėpėrmjet nxehjes sė njė pėrzierje deuteriumi dhe tritiumi ėshtė rruga mė e thjeshtė pėr tė krijuar njė ambient ku mund tė zhvillohet shkrirja e atomeve dhe mund tė prodhohet energji.

    Plazma e pėrdorur nga ITER-i pėr eksperimentet e shkrirjes atomike mbahet nė njė impiant, qė quhet Tokamak, duke u kufizuar nga njė fushė e fortė magnetike. Nėn kėto kushte ekstreme pjesėzat e plazmės pėrplasen shpejt duke prodhuar ngrohje. Por paradoksalisht, kur temperaturat rriten bie niveli i pėrplasjes dhe bashkė me tė edhe efekti nxehės. “Pra ėshtė plazma qė mbas njė momenti tė caktuar shuhet,” thotė Barabashi.

    Po t’i kthehemi analogjisė me drutė e zjarrit: Ėshtė njėsoj sikur tė mos dihej si tė mbahej zjarri pėr tė mbajtur tė qendrueshme “plazmėn qė digjet”. Kjo ėshtė sfida mė e madhe para sė cilės ndodhen eksperimentet e shkrirjes sė atomeve nė gjithė botėn.

    Siguria gjatė shkrirjes

    Ajo qė ėshtė mallkim pėr dikė, mund tė jetė urim pėr dikė tjetėr. “Shuarja” e plazmės kur kushtet janė tė pafavorshme do tė thotė edhe se, reaksioni ndalon kur ka mungesė stabiliteti. Kjo gjė e bėn shkrirjen e atomeve mė tė sigurt se ndarja e atomeve, thonė ekspertėt.

    Njė shkrirje atomike si ajo e Fukushimės ėshtė e pamundur qė tė ndodhė, thotė Gilles Perrier, drejtor i sektorit pėr sigurinė dhe cilėsinė tek ITER-i. Nė njė reaktor ndarės kemi bėrthamėn radioaktive, e cila duhet tė ftohet nė rast se fiket reaktori.

    “Gjatė ndarjes sė atomeve rreziqet pėr incidente janė shumė mė tė mėdha. Gjatė shkrirjes sė atomeve ato janė shumė tė vogla,” thotė Perrier. Sipas mendimit tė tij, siguria e njė impianti pėr shkrirjen e atomeve pėrbėhet nga tri pjesė: Pėrfshirja e plazmės, ulja e rrezatimeve dhe shmangia e kontaminimit tė tritiumit. Plazma mbahet nė njė enė vakuumi. “Edhe nė rastin mė tė keq po qe se plazma del jashtė, pasojat nuk pėrhapen mė shumė se tek vendi ku ka ndodhur,” thotė ai.

    Nga eksperimenti tek elektriciteti

    Deri tani studiuesit e shkrirje sė atomeve kanė prodhuar maksimumin e energjisė prej 54 megaxhuli pėr pesė sekonda. Kjo ėshtė e barabartė me rrymėn qė duhet pėr tė mbajtur ndezur njė llampė pėr dy muaj rresht. Sfida para sė cilės ndodhen tani studiuesit ėshtė si tė prodhohet rrymė nė sasi tė madhe.

    Barabashi thotė se kalimi nga eksperimenti i shkrirjes sė atomeve tek reaktori pėr prodhimin e energjisė ėshtė si kalimi nga djegia e drurit tek centrali elektrik me qymyrgur. Megjithėse sfida ėshtė e madhe, ai ėshtė optimist, se reaktori eksperimental i ITER-it, do tė bėhet funksionues deri nė fund tė dekadės dhe do tė kontribuojė qė brenda 30 viteve tė ardhshme tė arrihet tė ngrihet njė central demostrimi.

    Nė fund tė fundit teknologjia e shkrirjes sė atomeve ka nevojė pėr kohė, por sipas disa shkencėtarėve ne nuk kemi kohė. Energjia e shkrirjes sė atomeve nuk mund tė zgjidhė krizėn energjetike tė kėtij dimri, dhe ajo nuk do tė kontribuojė pėr tė ulur emisionet e dioksdit tė karbonit nė tė ardhmen e afėrt.

    Nė librin e tij “The Fairy Tale of Nuclear Fusion” (Pėrralla e shkrirjes sė atomeve) shkencėtari bėrthamor LJ Reinders, thotė se energjia e shkrirjes sė atomeve do tė arrijė vonė pėr tė zgjidhur problemet tona akute me klimėn. Kurse Barbashi ėshtė i mendimit se investimet tek shkrirja e atomeve nuk bėhen pėr tė mbuluar nevojat e sotme energjetike, por tė atyre tė gjysmės sė dytė tė shekullit tonė./DW/

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: A mund tė furnizohet bota me energji nga shkrirja e atomeve?

    Nje burre amerikan qe sot eshte mbi 70 vjet dhe eshte legjende ne Wall St, Martin Armstrong, u thote ndjekesve te tij ne Internet shpesh: "Ne 40 vjetet e mia qe kam konsultuar qeverite e shume vendeve te botes ne kohe krizash, kam arritur ne perfundimin se dy gjera njerezia nuk duhet te presi nga qeveria dhe pushtetaret e tyre: te tregoje dhembshuri dhe te beje novacione!" Me erdhi ne mendje kjo thenie e tij, kur lexova kete lajm. Lajmi na vjen nga Departamenti i Energjise ne Amerike. Me sa duket, Martin Armstrong e ka pasur gabim. Qeverite mund te bejne "novacione".

    Qeverite dhe pushtetaret jane shume te zote, per te ruajtur e fshehur sekrete ndaj shtetasve te tyre. Sekrete qe shkojne mbrapa ne kohe jo muaj, jo vite, por dekada te tera.

    Mire kete eksperiment te suksesshem energjie e mesuam. Lind pyetja: Cfare sekrete te tjera fsheh shteti amerikan ndaj publikut amerikan dhe mbare botes?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-12-2022 mė 14:53

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrirja e nje video Avi me sub(Titrat) skedar ne nje te vetme.
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2009, 23:23
  2. Kundėrshtohet shkrirja e PPD-sė nė PDSH
    Nga Kaos nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 13-07-2008, 12:54
  3. Shkrirja e Institucioneve te Akademise se Shkences
    Nga Borix nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-06-2008, 06:34
  4. Shkrirja e akujve tė Arktikut, befasuese
    Nga YaSmiN nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 06:26
  5. Si mund tė njihet bota?
    Nga blendaa nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-05-2007, 12:10

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •