Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Si rroj me veshkën e nënës time

    HISTORIA E MESUESIT 28-VJEÇAR NGA PESHKOPIA

    "Si rroj me veshkën e nënës time"
    Flet Olsi Tonuzi: Mjekët më thanë ke dy ditë jetë


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Jetoj me veshkën e nënës dhe me gjakun e babait, por gjendja ime po vështirësohet dhe kam nevojë për ndihmën e shtetit". Kështu është shprehur dje 28-vjeçari nga Peshkopia, Olsi Tonuzi, të cilit në vitin 1999, gjatë një operacioni në spitalin e Selanikut, i kanë hequr të dyja veshkat, duke i transplantuar veshkën e nënës së tij 55-vjeçare. "Unë dhe nëna ime tani jetojmë me një veshkë, ndërsa babai pjesën më të madhe të gjakut ma ka dhuruar mua, duke përballuar me vështirësi sëmundjet e pleqërisë", nënvizon ai.

    Historia
    Olsi ka lindur në Maqellarë të Peshkopisë në vitin 1975, pranë fshatit që quhet Burim. Pas mbarimit të Fakultetit Ekonomik ai ka marrë pjesë në skuadrën e futbollit të vendlindjes së tij dhe asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do të endej spitaleve në kërkim të një veshke. "Ishte viti 1998 kur unë punoja si mësues në fshatin Klloçisht dhe gjatë një mbrëmjeje vallëzimi më kapën krizat në veshka, duke përfunduar përnjëherësh në spital". Kështu e fillon historinë e vuajtjeve të tij, Olsi i cili shton se pas analizave të para u dërgua menjëherë në spitalin e Tiranës. Aty mjekët konstatuan një azotemi të lartë në shifrën 520 dhe hoqën dorë nga çdo mundësi kurimi. "Mjekët shqiptarë i deklaruan babait tim se unë kisha vetëm dy ditë jetë, në mënyrë që familja të përgatitej për vdekjen. Por njerëzit e mi më ndihmuan, duke më dërguar në Selanik".

    Operacioni
    Mjekët grekë në spitalin e "Hipokrati" të Selanikut më thanë se, përveç pagesës së lartë, problem kryesor mbetej gjetja e një veshke të cilën duhet të ma dhuronin njerëzit e mi". Kështu shprehet Olsi, i cili shton se babai i tij shprehu menjëherë gatishmërinë për t'ia dhuruar veshkën, por, pas analizave ,mjekët thanë se ai ishte tepër i vjetër në moshë, por atij i kërkuan të më jepte gjak dhe babai tha: "Ma merrni të gjithë gjakun, vetëm djali të më shpëtojë". "Sapo e mori vesh nëna për hallin tim, erdhi menjëherë në Selanik dhe, kur hyri në spital, u tha mjekëve ta fusnin menjëherë në sallën e operacionit për t'ia hequr veshkën", vazhdon Olsi. Dhe kështu, pas analizave paraprake të cilat kushtuan 7 milionë lekë, nëna e Olsit, Fatrija, u paraqit në operacion më 16 dhjetor të vitit 1999. Nënë e bir iu nënshtruan kështu procesit të transplantimit, ndërkohë që nëna para se vihej nën narkozë, tha: "Nëse nuk mjafton një veshkë, m'i hiqni të dyja, vetëm tim biri t'i zgjatet jeta". Dhe ashtu u bë. Për një moment nënës ia hoqën të dyja veshkat dhe njërën prej tyre e transplantuan tek Olsi, ndërsa tjetrën e rivunë në trupin e gruas. "Operacioni i nënës vazhdoi 6 orë, ndërsa operacioni im vazhdoi 12 orë", tregon Olsi duke shtuar se, pasi u kthyen në fshat, familja dhe farefisi i tij shtruan darkë nga gëzimi.


    Babai im shiti tokat për operacionin 100-milionësh

    "Kur mjekët shqiptarë ma prenë shpresën e jetës, atëherë babai im, Izet Tonuzi, mblodhi farefisin në Peshkopi dhe kërkoi parà borxh për ta përballuar operacionin në Greqi, i cili kushtonte 100 milionë". Kështu tregon 28-vjeçari përpjekjet e familjes së tij për përballimin e shpenzimeve. Ai shton se babai i tij, vëllezërit, xhaxhai dhe vjehrri shitën të gjitha tokat dhe plaçkat e shtëpisë, por përsëri paratë nuk plotësoheshin. Madje për këtë gjë në spitalin e Selanikut mëbrriti një mëngjes policia spitalore, për ta nxjerrë jashtë dhomës. Por farefesi dhe miqtë e mi morën përsipër gjithçka dhe arritën ta plotësojnë shumën e kërkuar", përfundon Olsi.


    Vizën për të shkuar në Greqi e bleva 500 mijë lekë

    "Ministria e Shëndetësisë nuk më ndihmoi, prandaj, për të bërë operacionin në Greqi, unë e kam blerë vizën 500 mijë lekë". Kështu tregon Olsi Tonuzi vështirësitë e kalimit të tij në tokën fqinje, ku do të bëhej transplantimi. Por ai shton se edhe babai i tij, nëna dhe e shoqja i kanë blerë vizat e pasaportave për në Greqi me të njëjtin çmim. Duke vazhduar me odisenë e vizave Olsi tregon se, sipas porosisë së mjekëve, ai duhet të paraqitet në spital një herë në 6 muaj, por tani ka një vit që nuk është paraqitur, sepse nuk ka më parà për të blerë vizën. "Iu lutem pushtetarëve që ta kuptojnë se, kur kisha mundësi, unë e bleva vizën dhe nuk iu luta askujt, por tani gjendja ime financiare është rënduar dhe ata duhet të më ndihmojnë për ta kaluar kufirin drejt spitalit të Selanikut", shton ai.

    ..........................
    ...........................

    Shikoni deri ku ka arritur absurditeti i kesaj bote te qelbur.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Te qi**** shtetin.

    Keta moterit fare lehte mund ti bejne operacionet ne Shqiperi, po maskarrenjte jane teper te zene te bejne politike dhe te mbushin xhepat me leka.

    U mbetshin ne gryke legeneve.

  3. #3
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    waveney!

    Lere fare mundesine e mjekimit ne shqiperi, por keta majmuna qeveritar ose me mire deputeti i zones ¨i siguron vize dashnoreve per tju nxire vrima.
    Si nuk u kujtua njehere per problemet e atyre qe i kane dhene ate kolltuk ku merr rreth 1 000000 leke ne muaj ka makine , telefon,.......... te gjitha keto nga vota e ketij njeriu qe ka ngele mes kater rrugesh.

    Zot !!!!!!!!!!!!!
    shikoje se si thote
    "Iu lutem pushtetarëve që ta kuptojnë se, kur kisha mundësi, unë e bleva vizën dhe nuk iu luta askujt, por tani gjendja ime financiare është rënduar dhe ata duhet të më ndihmojnë për ta kaluar kufirin drejt spitalit të Selanikut"

    looooooooooooooool zoti na rujt!
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    O maskarejt e ketij shteti!
    O ndyresirat e ketij vendi.
    Po cfare i kushtonte, te ndihmonin nje hallexhi ne pike te hallit!
    Po cfare behet keshtu aty ne ate vend!
    A mund te ndihmojme me ndonje gje???
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

Tema të Ngjashme

  1. Turku Yilmaz A. ka shitur veshkën e tij për 20 mijë euro
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-10-2011, 11:57
  2. Pakistani, vendi i veshkave
    Nga iliria e para në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 15:23
  3. I dhuroi veshken gruas, ia kerkon pas divorcit
    Nga white-knight në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:24
  4. I heqin veshkën, e zbulon pas 3 vjetësh
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-06-2008, 20:30
  5. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •