Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Bashkimi Evropian hap dritën jeshile për liberalizimin e vizave me Kosovën

    “Lajm i madh”, ndërkombëtarët përshëndesin qëndrimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

    Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

    Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

    Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

    Ndërkohë pas këtij vendimi, reagime të shumta kanë ardhur në rrjete sociale nga ndërkombëtarët që kanë përshëndetur vendimin.

    Disa nga reagimet:

    Thomas Waitz deputet në Parlamentin Evropian e ka quajtur lajm të mirë vendimin për negocimin e procesit për heqjen e vizave për Kosovën.

    “Më në fund këshilli ka rënë dakord që të fillojnë negociatat për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. Ky është vërtet një lajm i madh! Shpresojmë se do të ndodhë pa asnjë vonesë”, ka shkruar Waitz.

    Vendimin e ambasadorëve të BE-së për vizat, e ka mirëpritur edhe gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel.

    “Faleminderit presidencës çeke. Pas kësaj Spanja dhe Suedia do ta marrin përsipër, me pak interesim për avancimin e dosjes”, ka shkruar Israel.

    Zëdhënësja e presidencës çeke, Eva Hrncirova ka shkruar se shpreson që procesi të vazhdojë pa probleme.

    “Më në fund një lajm i mirë për Kosovën! Shpresoj që të vazhdojë pa probleme”, ka shkruar Hrncirova.

    Diplomati austriak, Andreas Sumper e ka quajtur lajm të shkëlqyer vendimin e sotëm për vizat.

    “Lajm i shkëlqyer. Liberalizimi i vizave për Kosovën është në rrugë të mbarë. Hap i rëndësishëm është marrë sot në kuadër të presidencës çeke”, ka shkruar Sumper.

    Emri:  5-9.jpg

Shikime: 810

Madhësia:  45.4 KB

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Sot në Strasburg nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave


    Emri:  pasaporta-kosovare.jpg

Shikime: 6728

Madhësia:  17.9 KB

    Parlamenti Evropian, të hënën në Strasburg, votoi tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e Bashkimit Evropian që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Ky votim nënkupton se më, nuk ka dilema se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 Janari i vitit 2024.

    Për këtë çështje, sot në Strasburg, presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e presidencës së BE-së, do ta nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim. I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili udhëton sot drejt Strasburgut.

    Zyra e për Informim e Kryeministrisë bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

    Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian, së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

    Dje, pas votimit për liberalizimin e vizave, ka pasuar reagime të shumta. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë vendim të shumëpritur dhe shumë të merituar. Pas këtij votimi kanë reaguar edhe ambasadorët e vendeve të akredituara në Kosovë, duke e cilësuar lajm të mirë për kosovarët.


    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Liberalizimi i vizave, Osmani: Nga 1 janari 2024 qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt e tjerë evropianë

    Emri:  osmani-1.jpg

Shikime: 789

Madhësia:  21.9 KB

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi sot pas miratimit të liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

    Osmani vendimin e sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e quajti fitore jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

    “Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.
    Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.
    Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, shkruan Osmani.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Miratimi i liberalizimit të vizave nga PE, Kurti: Lajm i shkëlqyer për Kosovën, një hap më afër BE-së

    Emri:  kurti-8.jpg

Shikime: 772

Madhësia:  17.8 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar eurodeputetët që miratuan liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Kurti ka shkruar në “Twitter” se kjo nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.

    “Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

    Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Komisioni Evropian përshëndet nënshkrimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

    Emri:  KE.jpg

Shikime: 811

Madhësia:  36.4 KB

    Komisioni Evropian ka përshëndetur nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshilli.

    Anita Huper, zëdhënëse për çështje të brendshme në Komisionin Evropian e quajti këtë si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës dhe realizim i aspiratave që u bë i munduar në bazë të propozimit të Komisionit.

    “Lëvizja pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet me 1 janar 2024 më së voni. Pas pajtimit të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në bazë të propozimit të Komisionit Evropian, bartësit e pasaportave të Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Evropian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë në periudhën prej 180 ditësh” thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni Evropian.

    “Lëvizja pa viza do të sjell përfitime për qytetarët në të dyja anët, do të forcoj edhe më tutje raportet e BE-së me Kosovën. Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet dhe ka dëshmuar përkushtim në këtë drejtim”, thuhet në këtë komunikatë.

    Në komunikatën e Komisionit Evropian rikujtohet se që në vitin 2016, Komisioni i kishte propozuar Parlamentit dhe Këshillit tu jep qytetarëve të Kosovës mundësinë e udhëtimit pa viza. Pastaj në vitin 2018 Komisioni kishte vlerësuar se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

    Sipas procedurës së miratimit të vendimeve në BE, Komisioni është organ që bën vlerësime dhe rekomandime ndërsa vendimet në bazë të tyre merren bashkërisht nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian.

    Kështu ndodhi edhe me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën për çka vendimi u nënshkrua më 19 prill nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Ministrja e Suedisë për Çështje të Bashkimit Evropian në emër të Këshillit.

    Tash pritet vetëm edhe botimi në gazetën zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e këtij vendimi.

    Balkanweb

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: 04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një lajm shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë të interesuarit në rajon. Kjo do të mundësojë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në të gjithë Bashkimin Evropian dhe të kenë mundësi të kenë kontakte të rëndësishme me të tjerët dhe të punojnë në vende të ndryshme të BE-së.

    Parlamenti Evropian ka bërë një vendim shumë pozitiv, duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt integritetit evropian dhe një hap në drejtim të përfshirjes së më shumë qytetarëve në proceset evropiane.

    Me liberalizimin e vizave, Kosova do të jetë në gjendje të ndërtojë marrëdhënie më të mira me shtete të tjera evropiane dhe të ndërtonte një të ardhme më të mirë për banorët e saj. Kjo gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe investitorët dhe do të ndihmojë në zgjerimin e tregjeve të reja në rajon.

    Për këto arsye, vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian është një lajm shumë i mirë dhe një hap i rëndësishëm përpara për integrimin evropian të Kosovës.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Pasoja e liberalizimit të vizave me BE në Kosovë: Largimi i fuqisë punëtore nga vendi

    Kosova i druhet mungesës së fuqisë punëtore pas hapjes së zonës Shengen

    Kosovarët nga 1 janari do të mund të hyjnë pa vizë në zonën Shengen, por jo zyrtarisht për punë. Shumë do të kërkojnë punë gjithsesi, duke rritur kështu frikën për një mungesë edhe më të madhe të fuqisë punëtore në vend.

    Nga Përparim Isufi

    Emri:  Kosovo-passport-scaled-e1702464780295-1280x720-1.jpg

Shikime: 816

Madhësia:  33.1 KB
    Pasaporta e Kosovës. Foto ilustruese.

    Në dritaren e një lokali të vogël në qytetin lindor të Kosovës të Gjilanit, në një fletë A4 shkruhet: “Kërkojmë punëtor”. Ajo ka me javë të tëra në atë dritare.

    “Duket se nuk ka interes”, tha kamerieri 23-vjeçar. “Të rinjtë e kanë mendjen diku tjetër.”

    Kamerieri, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se shumë nga njerëzit që ai njeh janë larguar nga Kosova gjatë vitit të kaluar.

    “Mund të numëroj 10 miq që kanë ardhur këtu për t'u përshëndetur me mua dhe për të më qerasur me diçka për të pirë”, tha ai.

    Të keqpaguar dhe të pasiguruar, shumë të rinj në shtetin më të ri të Evropës i kanë sytë nga 1 janari, kur kosovarët do të mund të hyjnë pa viza në zonën Shengen dhe do të mund të kalojnë deri në 90 ditë atje gjatë çdo periudhe 180-ditore.

    Para prillit, kur Parlamenti Evropian votoi për heqjen e regjimit të vizave me Kosovën, vendi ishte i vetmi në Ballkanin Perëndimor të cilit i duheshin ende viza për të udhëtuar.

    Rregullat e reja nuk e lejojnë punën, por kjo nuk do t'i ndalojë disa që të lidhen me të afërmit e tyre që janë tashmë në Evropën Perëndimore dhe të provojnë fatin e tyre në tregun e punës.

    Kamerieri në Gjilan tha se ka një dajë në Gjermani dhe miq diku tjetër; ai shpreson që kur radhët për viza në Prishtinë të ulen me ardhjen e vitit të ri, ai do ta ketë më të lehtë të sigurojë një takim për një leje pune në ambasadën gjermane.

    “Ideja është që të kërkojmë një jetë më të mirë jashtë Kosovës”, tha ai. “Nuk është se jeta në Kosovë është e vështirë, por tregu i punës është shumë problematik. Punëdhënësit janë shumë kërkues ndaj punonjësve dhe pagat janë shumë të ulëta.”

    Ngut për t'u larguar?

    Emri:  Visa-liberalisation-campaign-Kosovo-640x427-1.jpg

Shikime: 806

Madhësia:  56.6 KB
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke folur me një grup qytetarësh për liberalizimin e vizave në Prishtinë më 5 tetor 2023. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

    Kosova i plotësoi të gjitha kushtet e udhëtimit pa viza që në vitin 2018, por aprovimi u pengua nga vende si Franca dhe Holanda të cilat i druheshin një vale të re emigracioni dhe nga pesë anëtarët e bllokut të përbërë prej 27 shtetesh që nuk e njohin Kosova si e pavarur.

    Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, nga viti 2018 deri në vitin 2021, qytetarët e Kosovës kanë dorëzuar 268,846 aplikime për viza në 26 vendet anëtare të zonës Shengen (23 shtete të BE-së plus Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni joanëtar i BE-së) nga të cilat vetëm 20,040 janë miratuar.

    Një raport i tetorit 2022 nga Balkan Research Policy Group me bazë në Kosovë, vlerësoi se çdo aplikim i kushtoi aplikantit mesatarisht 165 euro, që do të thotë se kosovarët shpenzuan më shumë se 44 milionë euro për aplikime për viza midis vitit 2018 dhe 2021.

    I ndërgjegjshëm për mundësinë që kosovarët të shkelin rregullat kur vjen puna për të mos filluar punë, kryeministri Albin Kurti nisi një fushatë ndërgjegjësimi publik duke u bërë thirrje njerëzve që të jenë “të kujdesshëm”.

    “Duhet të keni pasaportë, mund të udhëtoni vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, duhet të keni dëshmi për qëllimin e udhëtimit dhe të keni mjete të mjaftueshme financiare dhe një biletë kthimi”, tha ai.

    Frika nga një largim i madh njerëzish është e tepruar, thonë disa ekspertë. Në fund të fundit, shumë kosovarë tashmë janë larguar.

    Nora Hasani, drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, tha se bizneset në Kosovë tashmë po përballen me një krizë të fuqisë punëtore pasi shumë vende të BE-së kanë vite që u japin viza kosovarëve për profesione të caktuara.

    “Liberalizimi i vizave nuk do të thotë se Kosova do të zbrazet nga 1 janari dhe ne do të mbetemi pa punëtorë”, tha Hasani për TV Dukagjini në Prishtinë.

    “Në Kosovë kemi pasur emigrim të vazhdueshëm dhe ka pasur mundësi të ndryshme për ata që kanë kërkuar një rrugëtim ndryshe jashtë Kosovës.”

    Por Jusuf Azemin, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, nuk është aq i sigurt.

    “Madje pesë vjet më parë, ne paralajmëruam se do të vijë momenti që punëtorëve të sektorit privat do t'u hapet mundësia dhe se ata do të largohen”, tha Azemi për BIRN.

    “Ne i ftuam institucionet e Kosovës, qeverinë dhe palët e interesuara që të ulen dhe të krijojnë një projekt për zbutjen e situatës. Nuk ndodhi.”

    Azemi përmendi parashikimet se në vitin 2024 ndërmjet 140,000 dhe 150,000 punëtorë në Kosovë mund të largohen nga puna. Kosova ka një popullsi prej rreth 1.76 milionë banorësh.

    “Asnjëherë nuk kemi arritur të krijojmë kushtet minimale të punës që të kemi të drejtë t'u themi ‘Stop, ne kemi bërë gjithçka që mundëm për ju'”, tha ai. “Ne nuk kemi bërë asgjë për ata.”

    Mungesë punëtorësh të kualifikuar

    Emri:  Kosovo-construction.jpg

Shikime: 798

Madhësia:  52.4 KB
    Vend ndërtimi në Prishtinë, Kosovë. Foto: BIRN

    Nëse ka një arsye që shumë kosovarë e përmendin pse duan të largohen, është qëndrimi i punëdhënësve ndaj punonjësve të tyre dhe dështimi i qeverive të njëpasnjëshme për t'i sjellë ata në vete.

    Njëzet e dy vjeçari Ardian nga Prishtina tha se mungesa e sigurimit shëndetësor në punën e tij si punëtor ndërtimi ishte arsyeja kryesore pse ai do të kërkojë punë diku tjetër.

    “Mendoj se do të ketë më shumë mundësi dhe ne si punëtorë do të jemi më të respektuar në Gjermani apo Slloveni apo kudo që gjejmë punë”, tha ai.

    Pagat janë gjithashtu të ulëta.

    Sipas legjislacionit aktual, paga minimale në Kosovë është 130 euro në muaj për ata nën 35 vjeç dhe 170 euro për personat ndërmjet 35 dhe 65 vjeç.

    Në korrik të këtij viti, ligjvënësit miratuan një rritje të pagës minimale në 264 euro pavarësisht moshës, por ndryshimi ende nuk ka hyrë në fuqi pasi opozita Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila ende nuk e ka marrë një vendim.

    “Fatkeqësisht, e gjithë kjo është në dëm të punëtorëve dhe kompanive”, tha Azemi. “Shumë kompani duhet të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve, por edhe për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.”

    “Të gjithë sektorët janë në rrezik, por më të prekurit do të jenë ndërtimi, gastronomia dhe IT. Këta janë sektorë që kërkojnë profesionalizëm dhe kjo na mungon. Ndërtimi do të jetë më i prekuri.”

    Hasani, megjithatë, tha se faji është i sistemit arsimor të Kosovës, i cili, tha ajo, “nuk ofron atë që kërkojnë bizneset”.

    “Arsyeja pse na mungon fuqia punëtore në Kosovë lidhet më shumë me mungesën e kualifikimit të fuqisë punëtore.”

    Azemi argumentoi se nuk ka garanci se arsimimi dhe trajnimi më i madh do t'i mbante njerëzit në Kosovë.

    “Por shumica e punëdhënësve meritojnë të jenë në këtë situatë, sepse ata nuk e vlerësuan fuqinë punëtore që kishin në vitet e mëparshme”, tha ai. “Shumica ishin të mendimit ‘Po deshe, rri, po s'deshe, ik'. Tani gjërat kanë ndryshuar.”


    BIRN
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    I rritet vlera pasaportës së Kosovës: Nga 1 janari 2024, udhëtime pa viza në plot 48 vende të botës.

    Udhëtime pa viza në plot 48 vende të botës, fuqizohet pasaporta e Kosovës

    Emri:  I0000ZxCguS6mvHY.jpg

Shikime: 791

Madhësia:  25.3 KB

    Në kuadër të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në 91 shtete të botës, një rritje prej 34 shteteve në krahasim me periudhën para vendimeve për lirimin e vizave.

    Kjo rritje e ndjeshme në numrin e vendeve që mund të vizitohen pa nevojën e vizës paraqet një lëvizshmëri dhe liri individuale më të madhe për kosovarët.

    Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i Pasaportave, Republika e Kosovës tani zë një pozitë ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 48 vende të botës, me të drejtën për të marrë vizë në pikën e hyrjes (Visa on Arrival) në 41 shtete të tjera.

    Koha Jonë

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I rritet vlera pasaportës së Kosovës: Nga 1 janari 2024, udhëtime pa viza në plot 48 vende të b

    Pasaporta e Kosovës fiton 34 pozicione në renditjen e pasaportave të fuqishme

    Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Kjo i ka dhënë mundësi pasaportës së Kosovës të fitojë menjëherë 34 vende në renditjen e 'pasaportave të fuqishme', pasi numri i vendeve ku qytetarët kosovarë mund të lëvizin pa viza në 84 vende dhe me lehtësira numri shkon në 91.

    Në kuadër të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në 91 shtete të botës, një rritje prej 34 shteteve në krahasim me periudhën para vendimeve për lirimin e vizave.

    Kjo rritje e ndjeshme në numrin e vendeve që mund të vizitohen pa nevojën e vizës paraqet një lëvizshmëri dhe liri individuale më të madhe për kosovarët.

    Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i Pasaportave, Republika e Kosovës tani zë një pozitë ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 48 vende të botës, me të drejtën për të marrë vizë në pikën e hyrjes (Visa on Arrival) në 41 shtete të tjera.

    Emri:  auto_pas1704205406.jpg

Shikime: 745

Madhësia:  23.2 KB

    Megjithatë, regjimi i vizave do të vazhdojë të mbetet në fuqi për 107 shtete të tjera.

    Në këtë renditje të re, pasaporta e Kosovës ka afërsisht një qasje të lirë për të udhëtuar në 46 për qind të shteteve të botës, duke sjellë një përmirësim të dukshëm në krahasim me periudhën para liberalizimit.

    Ndërkohë, pasaporta më e fuqishme në botë mbetet ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila siguron hyrje pa viza në 90 për qind të shteteve të botës, duke vendosur një standard të lartë për liritë e udhëtimit.

    Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh.

    Por, pavarësisht se Spanja është pjesë e Schengenit, kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në këtë shtet, pasi Madridi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e as pasaportat e saj.

    Komisioni Evropian ka vlerësuar që nga korriku i vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Por, për shkaqe politike dhe reflektime të brendshme, vendimi ishte shtyrë.

    Në vitin 2012, institucionet e Bashkimit Evropian (BE) e ngarkuan Kosovën që të përmbushë 95 kritere për të pasur të drejtën e udhëtimit pa viza.

    Procesi u bllokua shumë herë për shkak të dështimit të Kosovës për të përmbushur disa kritere dhe mungesa e vullnetit të palës së BE-së për këtë çështje duke shtuar kritere të reja.

    Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua të martën e 25 prillit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Me këtë veprim u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi pritej të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, për të gjithë qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga shteti i Kosovës.

    Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

    Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

    Revista Monitor
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-01-2024 më 12:42

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Frika nga liberalizimi i vizave: Kosova rrezikon të mbetet pa rini dhe fuqi punëtore

    Emri:  ks.jpg

Shikime: 745

Madhësia:  22.7 KB

    Kosova duket se viteve të ardhshme do të ketë më pak banorë. Ikja e tyre në vende të ndryshme të botës, po parashikohet të ndodh tash kur vizat janë hequr. Frika është rritur se Kosova do të mbetet pa rini dhe fuqi punëtore

    Qytetarët e Kosovës tashmë kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.

    Ky proces solli edhe shqetësime për ndikimin që mund ta ketë liberalizimi i vizave te migrimi i të rinjve.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ndër arsyet e cekura për emigrim ishte edhe punësimi.

    Banka Botërore ka treguar se sipas parashikimeve, tregu i punës do të vazhdojë të ndikohet nga migrimi i ligjshëm i fuqisë punëtore edhe pas liberalizimit të vizave, ashtu si edhe në të kaluarën.

    Nëpër të njëjtën fazë kaluan edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut fituan të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër Schengen në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina një vit më vonë.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka thënë se liberalizimi i vizave do ndikojë edhe në sektorin privat.

    Sipas tij, pronarët e kompanive të ndryshme, gjashtëmujorin e parë të këtij viti e kanë një lloj testi si mundësi e fundit për ofrimin e kushteve më të mira të punës para se të ketë mungesë të fuqisë punëtore.

    Pas qershorit, Azemi i druhet një migrimi masiv të qytetarëve.

    “Vetëm ata të cilët nuk e kanë pa gjendjen reale, e dinë që edhe këtë vit ka mungesë punëtorësh, unë pres që pjesën e dytë të këtij viti të kemi një shpejtim, një fluks më i madh i njerëzve që të ikin nga Kosova me kusht që të gjejnë një punë me kushte më të mira. Pronarët e kompanive e kanë si një lloj testi gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe së paku të ofrojnë kushte që i përmbush ligji i punës dhe marrëveshjen kolektive, por nëse vazhdojmë me këtë gjendje si është te punëtorët dhe sektori privat, është ngulit diçka që duhet me ik patjetër”.

    Tutje, ai tha se gjendja e sektorit privat të Kosovës duhet rifreskuar e të jetë në një gjendje më të mirë, pasi mungesa e punëtorëve e ka bërë të veten, duke shtuar se pjesa më e mirë punëtorë është humbur.

    Sipas tij, në Kosovë paga minimale duhet të jetë 500 euro.

    “Ne bëjmë shumë takime me punëtorët e sektorit privat që të jenë stabil në Kosovë në vendin e punës, të kryejë shërbim si duhet, Mendoj që paga minimale të jetë 500, me pagesën e udhëtimit e heqjen e ushqimit dhe me këtë opsion mendoj se ndoshta do parandalohet kjo ikje masive, në të kundërtën edhe 600 e 700 e si mbulon këto dyja kjo është e kotë, ju e dini që deri më tani nuk është respektuar ligji e as marrëveshja mes pronarit e punëtorit, e kjo ka bërë që të jemi në një gjendje të tillë”, u shpreh ai.

    Azemi përmendi gjithashtu një shifër për të cilën uroi të mos jetë e vërtetë, duke thënë se deri në 150 mijë punëtorë do jenë më pak se vitet e kaluara.

    “E dimë që ka mungesa kudo nëpër botë, mirëpo në Kosovë nga një numër i vogël popullsie të ikë një numër aq i madh është shumë e rëndë, me çka fatkeqësisht shpresoj që kjo e dhënë e imja të mos jetë e vërtetë por unë frikësohem që këtë vit diku 100-140 mijë punëtorë do t’i kemi më pak se vitet e kaluara”.

    Kurse, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, në një paraqitje për media ka treguar se në bazë të një hulumtimi nga Instituti “Riinvest” pritet që në vitin 2024, 150 mijë qytetarë të largohen nga Kosova.

    “Dhe studimi i këtij institucioni (Riinvest) i ka vërtetuar të dhënat tona paralajmëruese të studimit. Kjo mesatarisht mund të jetë e përafërt e saktë, sepse nëse janë 360 deri në 380 mijë punëtorë, të cilët aktualisht janë kontributdhënës dhe fuqia punëtore po ashtu në Kosovë mund të jetë rreth 850 mijë punëtorë, pjesa tjetër dërmuese janë e papunë. Kjo del se ajo shifra rreth 150 mijë qytetarë të vendit seriozisht do ta rrezikojnë Kosovën dhe kjo është një zbrazje e Kosovës. Ata për fat të keq nuk janë vetëm punëtorë të papunë, por një numër i tyre janë punëtorë që janë në punë dhe kanë kontrata të punës”.

    Shahini ka treguar se sipas një analize të AKB-së rreth 50 mijë punëtorë mund t’i kenë marrë kontratat e punës për në vendet e tjera .

    “Do të thotë nëse brenda tri viteve kanë ikur 150 mijë me dokumente të rregullta pune, në vitin 2024 do të shkojnë plus edhe 150 mijë të tjerë si turistë. Gjermania nga dhjetori ka liberalizuar tregun ku çdo qytetar i Ballkanit Perëndimor, i cili shkon në Gjermani si turist nëse bie në kontakt me një punëdhënës ai mund të lidh kontratë për një kohë shumë të shkurtë”.

    Edhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka ngritur alarmin se me liberalizimin e vizave nga ky muaj shumë qytetarë do të ikin nga vendi dhe pretendimet e tij janë që do të krijohet një vakum në shoqëri.

    Kelmendi përmend dy çështje elementare që do të kenë impakt nga liberalizimi i vizave. Ai përmend se do të ketë ulje të prodhimit, duke filluar me bukën e përditshme për qytetarët.

    Përveç kësaj pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi thotë se nga ky muaj bizneset do të vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore.

    “Nuk kisha pas qejf të shoh një numër kaq të madh të të rinjve që për interesa dhe për një jetë më të mirë ekonomike që është shumë e domosdoshme për ta, keq për t’i penguar që të shkojnë… Këtu do të krijohet një vakum i jashtëzakonshëm, do të mungojnë me qindra e mijëra bukë në ditë që nuk do të shiten, do të mungojnë qindra e mijëra kafe që nuk do të pihen dhe buxheti do të varfërohet, për shkak se shumicën e rasteve është konsumues dhe mungesa e tyre do të ndikojë jashtëzakonisht shumë. Por, kthimi tyre është i pamundur, ata më nuk do të kthehen, përveç se do të kemi raste sporadike por që nuk janë masovike”.

    Kelmendi thotë se derisa s’ka rritje ekonomike, nuk mund të ketë as rritje të numrit të punëtorëve.

    “Rritja shkon në kuadrin e zhvillimeve dhe rritjeve ekonomike, derisa s’ka rritje ekonomike, nuk ka as rritje të të punësuarve, derisa ne presim që një pjesë e madhe e qytetarëve do ta lëshojnë vendin, ekziston frika si me mbajt gjendjen ekzistuese me numër të qytetarëve më të vogël”.

    Ndërkohë kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, në një deklarim për media ka theksuar se gjatë takimeve me pronarë të bizneseve është ngritur si shqetësim paralajmërimi i ikjes së punëtoreve.

    Por, siç ka thënë ai, brenga të njëjta ka pasur edhe para se të merrej vendimi për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se dy sektorë vuajnë më shumë se të gjithë nga mungesa e punëtorëve.

    “Më e theksuar është te sektori i ndërtimtarisë edhe ai i gastronomisë. Këta janë dy sektorët ku më së shumti vërehet mungesa e fuqisë punëtore gjatë viteve të fundit, por edhe tani tendenca që është duke lëvizur, dihet se këtu dominon fuqia që është më pak e kualifikuar dhe ata kanë tendencë që për një pagë më të mirë të lëvizin prej Kosovës”.

    Edhe ai ka potencuar nevojën që Qeveria të krijojë strategji të ndryshme që stimulojnë sidomos gjeneratat e reja, në mënyrë që të shohin “të ardhmen brenda Kosovës”

    Një raport i publikuar nga instituti “Riinvest” lidhur me sfidat aktuale dhe të ardhshme për tregun e punës, shpërfaq të dhëna shqetësuese lidhur me ikjen e punëtorëve.

    “Diku rreth 18% e punëtorëve në sektorin privat veç i kanë paralajmëruar punëdhënësit e tyre që do të lënë punën dhe do të provojnë të migrojnë. Pra, po flasim për një shifër alarmante që me përkthy në terma absolut nën supozimin që i kemi diku rreth 300 mijë punëtorë të punësuar në sektorin privat në Kosovë, i bie që rreth 55 mijë të punësuar ta lënë Kosovën”.

    Ai ka shtuar, se gjatë vitit të kaluar në një anketë, mbi një e treta e të rinjve të moshës 16 deri në 25 vjet planifikojnë që në tre vjetët e ardhshëm të migrojnë.

    Nga janari i 2024-s qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në të gjitha shtetet e zonës Schengen, pos në Spanjë.

    Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen.

    Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

    Por, pavarësisht se Spanja është pjesë e Schengenit, kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në këtë shtet, pasi Madridi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e as pasaportat e saj.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ma datën 1 janar deklaroi se për vite të tëra qytetarët u privuan nga e drejta për të lëvizur pa viza në zonën Schengen.

    Kurti u kërkoi qytetarëve që udhëtojnë pa viza që të respektojnë kërkesat dhe kriteret, “sepse kështu respektojmë dhe lartësojmë shtetin tonë”.

    “Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi. Prandaj, kjo është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen”.

    Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si “arritje historike” hyrjen në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

    Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.


    Revista Monitor

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. BE refuzon ti hapi driten jeshile Shqiperise, flasim prape ne qershor 2014
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 21-12-2013, 16:15
  2. qka mendoni per liberalizimin e vizave
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-08-2009, 05:12
  3. SHBA dhe Bashkimi Evropian gati “planin B”, për Kosovën
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 19-06-2007, 16:49
  4. BE i hap driten jeshile negociatave me Turqine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 01:56
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •