Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar (VIDEO)

    Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK-un dhe policinë malazeze arrestoi sot 15 persona, mes tyre ish-kryetarin e komunës Frakull, Viktor Çervanakun.

    Emri:  Screenshot-2022-11-24-at-7.58.53-PM.jpg

Shikime: 420

Madhësia:  29.7 KB

    Bëhet fjalë për një ngarkesë rreth 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokainë, që ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri.

    Dyshohet se droga ka ardhur në portin e Tivarit të Malit të Zi nga Kolumbia.

    Katër shqiptarë u arrestuan në Tiranë për këtë sasi kokaine. Në videot që shihni më poshtë duke policia që shoqëron Viktor Çervanakun në banesën e tij.

    Për ngjarjen reagoi edhe kryeplaku i fshatit Frakull i Madh. Sipas tij, në banesën e Viktor Çervanakut u gjetën 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se ishte fshehur kokaina.

    “Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, tha kryeplaku për mediat. Shihni thasët me drogë të sekuestruar.

    Katër shqiptarët u arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 cifte.

    Çfarë mësohet deri tani nga mediat është se droga që kishte mbërrirë në Tivar në korrik është tranportuar më pas në Fier. Aty dyshohet se përpunohej në një laborator droge.

    Raportohet se edhe pse DEA kishte interceptuar ngarkesën, nuk kishte ndërhyrë për arrestime deri sa të zbulohej porositësi. Kjo mbetet për t’u verifikuar. Katër shqiptarët, përfshi Çervanakun, janë mbajtur nën përgjim që prej muajit korrik.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    430 kg kokainë nga Mali i Zi në Fier, Abazoviç: U koordinuam mirë me shqiptarët

    Emri:  Dritan-Abazovic.jpg

Shikime: 346

Madhësia:  20.5 KB

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se konfiskimi i 430 kilogramëve kokainë në Fier është bërë i mundur në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi.

    “Në korrik kam njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme. Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar. U vendos që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë”, u tha ai mediave vendase, shkruan Euronews Serbia.

    Abazoviç shtoi se nuk janë të sigurt ende se e kujt është ngarkesa dhe dinë vetëm disa të dhëna operacionale nga Shqipëria, por ka theksuar se autoritetet e të dyja vendeve po hetojnë.

    Sipas tij, Mali i Zi “ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash”.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    U sekustruan 430 kg kokainë, pamjet e megaoperacionit antidrogë në Fier

    Emri:  vf-mgb.jpg

Shikime: 345

Madhësia:  26.0 KB

    Policia ka publikuar pamjet e magaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

    Siç shihet në video, forca të shumta të policisë kanë zbarkuar te shtëpia e ish-kryetarit të Komunës Frakull Viktor Çervanaku në Fier, aty ku ishte dhe laboratori i drogës.

    Në pamje shihet dhe sasia e plehut, brenda së cilës ishte fshehur kokaina që kapte vlerën prej 40 milionë eurosh.

    Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.

    Strukturat e Policisë në kuadër të këtij operacioni kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”.

    Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

    Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

    Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, ndërsa Klajdi Kodra siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    EMRAT | Personat që financonin dhe gjenin tregun për laboratorin e kokainës në Fier



    Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, në lidhje me laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit, ndërsa Klajdi Kodra është i arrestuari, i cili siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik.

    Janë këto detajet e fundit të raportuara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati. Në kërkim, janë shpallur dy shtetas kolumbianë, të cilët dyshohet se kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë ilegale, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre.

    Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar ilegalisht nga Shqipëria, andej dhe nga erdhën. Ende nuk është e qartë sesa është sasia e kokainës që ishte trafikuar përmes kësaj mënyre, teksa hetimet kanë zgjatur për 5 muaj.

    Ka qenë fillimisht DEA amerikane që ka vënë në dijeni autoritetet malazeze, të cilët më pas janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare.

    Vëzhgimi është bërë nga Drejtoria e Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, duke pasur në vëzhgim 50 persona dhe më pas është zbuluar duke i vënë në përgjim dhe duke përdorur metoda speciale të hetimit.

    Lënda narkotike përpunohej në Frakull të Fierit dhe laboratori u gjet në banesën e ish-kryeplakut të fshatit, Viktor Çervanaku. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë dhe Kolonjë.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Laboratori në Fier, Zhabina: U arrestua dhe djali i Çervanakut bashkë me të fejuarën

    Gazetari Xhevahir Zhabina, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.

    Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se përveç ish-kryetarit të Komunës Frakull Viktor Çervanaku, Zhabina bën me dije se është arrestuar dhe i biri me të fejuarën.

    Ndërkohë dy kolumbianë janë shpallur në kërkim. Zhabina theksoi se nuk ka informacion nëse kishte nisur ndarja e lëndës narkotike nga plehu kimik më te cilin ishte përzier.

    “Një nga personat e arrestuar është ish-kryetari i komunës Frakull, i biri i tij dhe e fejuara e tij. Sipas informacioneve janë dhe dy kolumbianë të shpallur në kërkim. Nuk e kam informacionin nëse kishte nisur ndarja e lëndës narkotike nga plehu kimik”- u shpreh ai.

    Gjatë ditës së sotme, pritet një konferencë për shtyp e autoriteteve lidhur me operacionin e shtrirë në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.

    Lënda narkotike përpunohej në Frakull të Fierit dhe laboratori u gjet në banesën Çervanakut. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë dhe Kolonjë.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë, si rezultat i përgjimeve dhe vëzhgimeve të policisë.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Kokaina Mal i Zi-Fier, 15 të arrestuar, 4 shqiptarë

    Emri:  640-0-1669306356x5439472-1072996-ls-201.jpg

Shikime: 346

Madhësia:  24.9 KB

    Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe Policinë Malazeze kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine të fshehur mes 400 kg pleh kimik, me destinacion Shqipërinë.

    Kjo sasi e madhe kokaine është identifikuar 3 muaj më parë nga autoritetet malazeze në Portin e Tivarit, por ngarkesa është lënë në përgjim në mënyrë që të arrihej deri tek porisitësit.

    SPAK ka zbuluar se ngarkesa përpunohej në një laborator në fshatin Fratar të Fierit, ku janë sekuestruar edhe 2 armë tip kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë, si rezultat i përgjimeve dhe vëzhgimeve të policisë.

    Euronews

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Në kërkim për kokainën në Fier, dyshime se dy kolumbianët janë larguar nga Shqipëria

    Emri:  Screenshot_4-19-1.jpg

Shikime: 335

Madhësia:  16.1 KB

    Dy kolumbianët e dyshuar që do bënin përpunimin kimik të plehut ku gjendej dhe kokaina në Frakull të Fierit, ende nuk janë arrestuar, megjithëse janë kontrolluar disa zona.

    Euronews Albania mëson se ata kanë hyrë në Shqipëri ilegalisht dhe nuk përjashtohet mundësia të jenë larguar sërish nga andej.

    Në cilësinë e financuesit të porosisë së drogës janë vënë në pranga dy persona, mes tyre shtetasi N.Gj me banim në Tiranë.

    I ndaluari tjetër, shtetasi K.K i cili u arrestua të mërkurën për armëmbajtje, kishte marrë përsiper të gjente tregun për shitjen e drogës.

    Gjate dites se sotme, pritet një konferencë për shtyp e autoriteteve lidhur me operacionin e shtrirë në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.

    Lënda narkotike përpunohej në Frakull të Fierit dhe laboratori u gjet në banesën e ish-kryeplakut të fshatit, Viktor Çervanaku. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë dhe Kolonjë.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë, si rezultat i përgjimeve dhe vëzhgimeve të policisë.

    Euronews

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    40 milion euro kokainë në Frakull/ Hetimi u ndal te Viktor Çervanaku

    Emri:  Screenshot_10-9-removebg-preview.png

Shikime: 334

Madhësia:  466.1 KB

    Në përfundim të aksionit për sekuestrimin e 430 kilogramëve kokainë që erdhën nga Kolumbia, në Fier u arrestuan 10 persona. Nga emrat që janë zbuluar deri tani kuptohet se të arrestuarit janë “ushtarë” në hierarkinë e grupit kriminal që porositi kokainën. Një ndër emrat më të lakuar është Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u sekuestrua kokaina e ngrirë në pleh.

    Aktori i vogël i Partisë Socialiste në Fier

    Ish-kryetar i Komunës Frakull, emri i Çervanakut bëri bujë për shkak të angazhimit të tij politik në radhët e Partisë Socialiste. Në media qarkulloi një foto, kur Çervanaku shfaqet bashkë me kryeministrin Edi Rama. Është po kaq e lehtë të gjesh në internet, momentet kur ai shoqëron Ramën gjatë vizitave në Frakull, si një prej drejtuesve socialistë të zonës.

    Aktualisht, Çervanaku ishte emëruar si drejtor i OST-së.

    Pritja e kokainës ishte kthyer në biznes familjar. Plehu u porosit nga vëllai i tij, Zeneli, ndërsa i arrestuar është edhe djali i tij, Denilsoni dhe e fejuara e tij.

    Por a mund të konsiderohet ky aktor i vogël Partisë Socialiste si njeriu në krye të organizatës që porositi 430 kilogram kokainë? A mund të garantonte ai transportin e një sasie kaq të madhe droge?

    Ndalesat e kokainës në disa shtete
    Sasia e madhe e kokainës që u nis nga Kolumbia dhe dërgimi i disa kolumbianëve në Shqipëri tregojnë se bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej Çervenakut. Ish-kryetari i Komunës së Frakullit konsiderohet vetëm një hallkë e zinxhirit kriminal, por jo më i rëndësishmi. Njësoj si në rastin e kokainës së Xibrakës, nga Kolumbia kishin ardhur disa ekspertë për ta “shkrirë” kokainën.

    Roli i tyre ishte të kryenin procesin e ndarjes së kokainës nga plehu. Deri tani flitet për dy kolumbianë të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim me emrin Zamir Rodriguez.

    Ngarkesa është nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi. Kontenieri me pleh organik ishte i shpërndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.

    Pikëpyetjet për ndërhyrjen
    Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço lëvizja e një sasie kaq të madhe kokaine nuk mbetet tek familja Çervanaku. Në një intervistë për abc, Karamuço thotë se në raste të tilla, kur flitet për shuma të mëdha parash, kërkohen garantë të fuqishëm për transportin.

    “Për shkak se ky është krim transnacional, ne kemi pritësit, por jo porositësin dhe garantët. Kush janë garantët e kësaj? Një garanci që do të vijë nga grupe shumë të organizuara kriminale, që marrin përgjegjësinë që kjo ngarkesë që shkon deri në 40 milion dollarë, do të futet në një prej porteve ku do të kalojë për çertifikim që është pleh kimik, do të kalojë doganën, do të kalojë policinë kufitare dhe të gjithë postoblloqet gjatë rrugës dhe do të vijë në destinacion e paprekur” u shpreh eksperti.



    Megjithëse 25 ton pleh nuk janë një sasi e vogël për t’i ikur syrit të policisë dhe megjithëse lëvizja e kokainës ishte mbajtur në vëzhgim prej muajsh, SPAK vendosi të ndërhyjë. Duke pasur si referim rastet e tjera të zbulimit të kokainës, hetimet do të konkludojnë tek Çervenaku, ndërsa porositësit e vërtetë do të mbeten mister./Lapsi.al

    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Kolumbianët e kokainës hynë në Shqipëri pa u regjistruar në TIMS

    Përveç Zamir Rodrigues edhe një tjetër shtetas nga Kolumbia është i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier. Emrat nuk figurojnë të regjistruar në pikat kufitare dhe sipas policisë ka dyshime se ata kanë fshehur gjurmët e hyrjes në Shqipëri përmes bashkëpunimit me punonjësit e doganave.

    Video: https://youtu.be/m3ioxNK8wIE

    Krahas hetimeve që po kryhen nga SPAK në lidhje laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, policia po gjurmon mënyrën e hyrjes së dy shtetasve kolumbianë në vendin tonë.

    Burimet i thanë Ora News se Zamir Rodriguez dhe bashkëkombasi i tij nuk rezultuan të regjistruar në asnjë pike kufitarë në vendit tonë.

    Për policinë mbetet ende e paqartë se si kane kaluar në Republikën e Shqipërisë.

    Dyshohet që për të mos u zbuluar ata mund të jenë ndihmuar nga doganier apo punonjës të kufirit. Për sa i përket bashkëkombësit tjetër të Rodriguez ende policia nuk e ka një informacion të saktë për profilin e tij por e ka të qartë se ai kishte ardhur në Shqipëri për të ndarë plehun organik me kokainën.

    Pavarësisht se asnjë prej të arrestuarve nuk kanë pranuar të kenë njohje apo lidhje me këto dy shtetas shpresa për policinë mbetet zbërthimi i bisedave telefonike.

    Përveç përgjimeve që janë kryer për 3 muaj, provë kyçe do të jenë edhe materialet që mund të gjenden në celulare.

    Plot 24 ton pleh organik artificial, brenda së cilës,- sipas dyshimeve të arsyeshme bazuar në prova- ndodhen rreth 430 kg kokainë ka mbërritur nga Kolumbia në Shqipëri në shtator të 2022. Më 25 nëntor 2022 SPAK përmes një konference deklaroi zbulimin dhe sekuestrimin e ngarkesës në banesën e ish kryetarit të komunës Frakull në Fier Viktor Çervanaku dhe arrestimin e 10 personave ndërsa një shtetas u shpall në kërkim.

    Përfshirja e shtetasve kolumbian në tregtinë e kokainës në vendin tonë nuk është rastësi. Edhe në vitin 2015 hetimet me autoritetet e huaja zbuluan një grup kriminal të cilët për përpunimin e kokainës grupi Xibraka kishte kontraktuar dy shtetas kolumbian.

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Përgjimet e konfirmojnë: 430 kg kokainë duhej për zgjedhjet lokale

    Që kur doli lajmi se në Frakull të Fierit u kap një sasi rekord kokaine, nuk kishte dyshime se pas saj qëndronin lidhje të forta të pushtetit. Shumë shpejt u mësua se bëhej fjalë për një zyrtar të Edi Ramës, i cili njihej si një ekstremist në mbrojtje të kryeministrit.

    Por frika se sasia prej 430 kilogramë kokainë, do përdorej edhe për të blerë zgjedhjet lokale, u bë realitet pas publikimit të disa përgjimeve. Në përgjime del zyrtari i Ramës, Viktor Çervanaku.

    Top Channel raporton se Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, sikundër del nga përgjimet, po përgatitej për zgjedhjet lokale. Dhe ndërkohë, ai takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur 'pleh i mirë nga Kolumbia'.

    Por, nga muaji shtator kur ngarkesa mbërriti nga Mali i Zi, thasët me pleh u mbajtën në oborr pasi eksperti kolumbian mbërriti në Shqipëri në muajin nëntor dhe vonesa e tij u bë shkak që puna të dështonte.

    Kujtojmë se pas operacionit, kryetari i opozitës, Sali Berisha, tha se: “Zona e Frakullës është pika e mjaltit e Edi Ramës në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasiononte të Ramës me drejtorin e OST. Aty nuk është vetëm Rama i përmendur, por edhe Gramozi, Jaupi, Spiropali. Çervenaku është një “Zoto” apo një “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës, siç ishin këta për djegësat. Është një nëpunës në ndërmarrjet e qeverisë. Thoshte një qytetar si ka mundësi që ku shkon Balla, ka fabrika mielli?”.

    Syri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2022, 01:04
  2. Xhabir Zharku, kryetari i komunes se Kaçanikut i kerkuar si kriminel
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 12:47
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-07-2010, 04:40
  4. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  5. Pranga ish-kreut te bashkise se Himares, Viktor Mato
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 09:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •