Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Në shërbim të vendit tim
    Kam pasur intencën time edhe më herët të bëj një vështrim të tillë personal, me të vetmin qëllim që të jem i sinqertë dhe i hapur para opinionit publik kosovar për gjëra të interesit tonë të përbashkët...

    Nga Kadri Veseli më 16 mars 2011 në ora 12:13
    I vetëdijshëm se për një kohë të gjatë rreth meje dhe punës që unë kam bërë është tentuar të krijohet një perde e caktuar mes glorifikimit dhe misteriozitetit, duke qenë jo rrallë i piketuar pa dëshirën time në objekt të interesimit, përdorimit dhe keq përdorimit, ashtu si dhe i vetëdijshëm për morinë e interesave që mund të jenë në prapavijë, kam zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe më të qenë, atë që isha dhe jam në mënyrë konsistente, pjesë e vetëdijshme dhe reale e pohimit dhe veprimit, duke mos lejuar të shndërrohem as të më shndërrojnë në diçka të paqenë që nuk ka të bëjë me mua, sado e shijshme apo lajketuese në momente të ishte ajo, apo edhe therëse dhe trazuese.

    Nuk është në natyrën time të gëzohem shpejt dhe aq më pak të hidhërohem, ndoshta jeta dhe peripecitë më kanë mësuar se ekziston një balancë mes tyre, me besimin se vetë njeriu duhet ta ndërtojë atë balancë, por duke qenë pjesë esenciale e veprimit dhe dëshmisë të shumë zhvillimeve dhe interesit publik që përshkojnë paraluftën, luftën dhe pasluftën në vendin tim, do të paraqes një këndvështrim të gjykimit personal rreth atyre situatave.

    Ky vështrim synon të qëndrojë larg pretendimit të absolutizoj, aq më pak relativizoj të vërtetën, i ndërgjegjshëm se në raste ajo mund të jetë edhe si e ndjen apo dëshiron ta ndjejë individi. Por ajo çfarë është esenciale në këtë vështrim, do të jetë qëndrimi im transparent konform të vërtetës, me synim të ndërgjegjësojë vetëdijen dhe reagimin qytetar në mënyrë më proaktive dhe më adekuate për çështje të ndjeshme, larg trajtës emotive dhe mekanike të gjykimit, që jo rrallë tentohet të na imponohet në emër të vlerave të mëdha nga segment të caktuar.


    Pak fjalë në vetën e parë …
    Kam pasur fatin të angazhohem shumë i ri në lëvizjen nacionale, si dhe shumë të tjerë, mes gjendjes së cilës populli im kalonte dhe thirrjes, përkatësisht ndërgjegjes së brendshme për të ndryshuar këtë gjendje. I mbushur me ideale lirie por dhe një synimi të vendosur për të ndryshuar përfundimisht gjendjen e kombit tim, kam bërë vetëdijshëm zgjedhjen e rrugës më të vështirë për vetë mua në kohën e formimit tim akademik; rrugës së sfidimit aktiv të asaj gjendje jo të favorshme dhe jodinjitoze për kombet liridashëse, rrugë që do të përveçësohej me luftë të armatosur, opsion që nuk duhej të ishte opsioni i dëshiruar, por ishte opsion i vetëm komunikimi dhe zgjidhjeje i çështjes sonë kombëtare.

    Ky opsion i veprimit tim politiko-ushtarak do t’i jepte jetës sime një rrugëtim të veçantë, një rrugëtim që pos rreziqeve kanosëse të jashtme, mirënjohjes dhe respektit të brendshëm, do të njohë edhe shkelmime therëse dhe tendenca denigrimi, që kanë derivuar varësisht nga momentet dhe interesat e atyre që i bëjnë, por që jetës sime dhe mendimit tim nuk kam lejuar asnjëherë t`i japin kuptim, drejtim as motivim angazhimi.

    Kam qenë pjesë thelbësore e UÇK-së në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, që nga themelimi dhe deri në transformimin e plotë të saj, për të marrë përgjegjësinë e udhëheqësit të Shërbimit Informativ të Kosovës –SHIK në rrethana lufte deri në përfundim të misionit të tij.

    Në udhëheqje të SHIK-ut
    Pjesa e aktivitetit tim në krye të SHIK-ut përbën pjesën më të veçantë të veprimtarisë sime njohëse për publikun, supozoj dhe nga fakti i mungesës së ekspozimit tim publik për krekosje dhe meritokraci lufte, për çfarë jam shumë krenar.

    Edhe ky shkrim imi në fakt do të ketë fokus SHIK-un, situatat rreth tij, sfidat dhe punën time në krye të këtij mekanizmi shtetndërtues, pa shkëputur këtu dhe aspektet e ngjarjeve të ndodhura këtë kohë.

    Formimi i SHIK-ut, në nivelin e një dikasteri ministror, ka pikënisjen në muret e Kështjellës së Rambujesë, kur dhe mbahej konferenca ndërkombëtarë për Kosovën. Përmes një marrëveshjeje interne të nënshkruar nga përfaqësuesit politikë të vendit dhe shoqëria civile atëbotë krijohet Qeveria e Përkohshme e Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe SHIK-u, që synonte të unifikonte faktorin politik në Kosovë dhe të luante rolin e tij për vendin në sfidat drejt lirisë. Emërimi im si Drejtor i SHIK-ut u bë në atë kohë.

    Mes një trashëgimie negative të së kaluarës dhe sfidave të ballafaqimit serioz me situatat e kohës nisem këtë mision. Fillimi ishte me sfida dhe në kohë lufte e përgjegjësitë ishin të mëdha. Ngritja e ngadalshme e strukturës dhe rekrutimi adekuat i kuadrove profesionale ishin pjesa më e ndjeshme e zhvillimit tonë evolutiv. Rekrutimi i stafit tek një shërbim përbën parakushtin e parë të suksesit, si tek fryti i shëndoshë fara e mbjelljes edhe aktivizimi, drejtimi dhe aftësimi për t’i bërë ballë sfidave që koha dhe situatat krijojnë janë gjëra që ndërlidhen me shumë faktor tjerë objektiv.

    Ne u përcaktuam për një rekrutim të fokusuar dhe limituar; një kategorie djemsh dhe vajzash të reja, që më përcaktimin e tyre, të kaluarën dhe kualitetet e tyre ishin të dinjitetshëm dhe adekuat t’i shërbenin me sukses vendit të tyre.

    Mungesa e trashëgimisë dhe përvojës, rrethanat e rënda dhe nevojat e mëdha për informacione, ngrinin nevojën e kërkesave imediate për profesionalizëm në punë. Përgatitja profesionale e stafit ka qenë një proces permanent në SHIK dhe qëllim konstant i imi. Në këto përgatitje dhe trajnime janë aplikuar teori dhe përvoja të vendeve më të avancuara të inteligjencës botërore.

    Disa vende të demokracisë perëndimore dhe ekspertët e tyre në Kosovë dhe vendet e tyre ishin përfshirë direkt në këtë proces. Këtu nuk mund të nënvlerësohet roli i jashtëzakonshëm përkrahës nga shteti shqiptar. Shkollimet bazike zgjasnin tre, përkatësisht gjashtë muaj, ndërsa një seri trajnimesh me specifika të veçanta të përgatitjes profesionale janë bërë me kuadro varësisht nga drejtimet dhe specifikat e veprimit në periudha të shkurtra kohore.

    Në kuadër të misionit tonë, angazhimi ynë ishte konform interesave të vendit dhe popullit tonë. Duke qenë se bashkësia ndërkombëtare pas qershorit 1999 mbante të drejtën absolute të përgjegjësisë për sigurinë e vendit, ne kemi vepruar konform kësaj situate, duke qenë pjesë e komunikimit dhe partneritetit të ngushtë me ndërkombëtarët në ato pjesë të interesit të përbashkët në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit nacional dhe demokratik të vendit tonë.

    Mbledhja e informatave, përpunimi analitik deri në fazën e përdorimit të produktit final - informacionit , kanë qenë aspekte të punës sonë profesionale konform misionit tonë nacional dhe prioriteteve të ndërtuara në partneritet ndërkombëtar, duke ikur prej formave të vjetra dhe stërngarkuara të punës të tipit akumulues në formë stoqesh apo dosjesh me efekt rezervash, por duke u fokusuar në gjëra të interesit primar nacional.

    Kemi pasur përkrahje të gjithanshme nga partnerët tanë të huaj, krahas asaj të përgatitjes profesionale të kuadrit dhe asistencë te gjithanshme dhe të qëndrueshme teknike dhe financiare. Çështja e donacioneve të brendshme, megjithë gatishmërinë dhe mundësinë dhe falënderimin tonë ka qenë modeste në punën tonë, rrethanat objektive dhe vetë qëndrimi ynë kanë qenë vendimtare për këtë.

    Në kuadër të komunikimeve dhe partneriteteve të ndërtuara në interes të vendit, pos atyre me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, ne kemi pasur qasje mirëkuptimi dhe komunikimi në respekt reciprok dhe me pothuajse të gjithë fqinjët tanë, përjashto shtetin serb, që ka mbajtur qëndrim destruktiv ndaj vendit tonë.

    Tendencave ngulfatëse të qarqeve serbe dhe orbitës së tyre influencuese për të paraqitur Kosovën dhe popullin tonë para opinionit të jashtëm si oazë e prodhimit dhe eksportimit të krimit të organizuar, ekspanzionizmit regjional dhe terrorizmit kemi arritur suksesshëm t’i kundërvihemi, duke dëshmuar në praktikë të kundërtën në një perimetër më të gjerë se vetë hapësira jonë gjeografike. Edhe veprimet e tyre direkte është arritur në masë të madhe të preventohen dhe kompromitohen, edhe pse fuqia e tyre influencues veçanërisht mes komunitetit serb kosovar ka qenë atë kohë e madhe.

    Në nivelin e brendshëm jemi munduar në kuadër të kompetencave dhe limitimeve objektive të kohës të ndërtojmë një klimë mirëbesimi dhe tolerance si dhe parandalim dhe evitim të një mori situatash jodinjitoze për vendin dhe qytetarin tonë. Por nuk munguan edhe momente të errëta dhe tendenca denigruese në rrethana të caktuara, që acaruan tejmase raportet ndërnjerëzore dhe rrezikuan arritjet tona, për çka do të ndalem në mënyrë të veçantë më poshtë.

    SHIK-u gjatë tërë ekzistencës së vetë ka pasur një numër të limituar të njerëzve të vet profesional, duke i ikur logjikës kuantitative të punës dhe duke u fokusuar në kualitetin e legjitimitetin moral dhe profesional të punëtorit të shërbimit dhe qasjes legjitime në informacion. Kjo praktikë rriste aksesin dhe konfidencën e njeriut tonë për t`i dhënë informata shërbimit të tyre dhe minimizonte koston, por dhe rrezikun e demonstrimit banal.

    SHIK-u si institucion informativ gjurmues pa kompetenca ekzekutive, për nëntë vite ka kryer misionin e vet legjitim në vendin e vet, duke ushtruar veprimtarinë e tij me njerëz dhe zyre të veta në mënyrë legale, edhe pse pa petk formal në ato rrethana pezulli politik dhe juridik për vetë vendin.

    Me një mision të qartë nacional dhe qasje profesionale, me një mori shumë të kufizuar njerëzish, arritëm gradualisht me kohën në ato instanca të limitimeve objektive që ne vepronim, që gjatë luftës të ngrinim strukturën e shërbimit, të bëheshim funksionalë dhe të viheshim denjësisht në partneritet me aleatet ndërkombëtarë, ndërsa pas lufte të vazhdonim në mënyrë progresive këtë zhvillim dhe partneritet, duke u bërë një nga shërbimet e vogla për nga numri i pjesëtarëve, por me kredibilitet në rajon dhe për rajonin në fushën e informacionit.

    Të vetëdijshëm se asgjë në këtë botë nuk është perfekte dhe në retrospektivë ka dhe shumë gjëra që do të mund t’i bënim më mirë sot në teori, në rrethanat objektive që kaluam ne bëmë optimalisht atë që mund të bënim më së miri, duke dhënë përkushtimin dhe dedikimin tonë maksimal në shërbim të së mirës së vendit dhe popullit tonë, paqes dhe stabilitetit regjional dhe global deri në përfundim të misionit tonë, duke mos lejuar të bëheshim pjesë e rrëmbimit të një pasioni të tillë edhe atëherë kur arsyeja dhe logjika tentohej të komprometohej në urrejtje përbuzëse denigruese dhe atakuese deri në thirrje për dhunë absurde vëllavrasëse.

    Vijon nesër: SHIK-u 1999 – 2008; rrethanat e veprimit dhe përfundimi i misionit

    (Autori është njëri prej themeluesve të UÇK-së dhe ish Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, prej fillimit deri në fundin e ekzistencës së këtij shërbimi)

    gazetaexpress.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogi : 16-03-2011 më 13:13
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edhe ketu mundeni te lexoni ma shum per njerin nder Çlirimtarin Kryesor te Kosoves
    Hadri Veselin
    http://www.forumishqiptar.com/showth...ghlight=Veseli
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Edhe ketu mundeni te lexoni ma shum per njerin nder Çlirimtarin Kryesor te Kosoves
    Hadri Veselin
    http://www.forumishqiptar.com/showth...ghlight=Veseli
    Ai te lexofsha metsha pa te

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ai te lexofsha metsha pa te

    Me mire lexoje se per Kadri veselin do shkrun historia jone kombetare, keshtu qe te jesh me i pergatur.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kadria shkruan se si do duhej te ishte a se si ka qen shiku i tij?

    Leni pallavrat or kadri..

    do ish ma e ndershme nji sqarim i llojit adil carcan qe tha.. kaq diten kaq bëmë..

    dhe kadria ma e ndershme eshte te thote se.. ne..pra lpkistat e caktuar me instalue nji shik ne kosov kem kujtue se KOSOV asht klos qosi e se atdhe asht klos qosi.. e se Komb asht selim rozi.. e per kte u perkushtuam.. mirpo tash do gjana i kem kuptue por cka me ju than un sot or shoqa.. se punet tona i din tash bota..e spo dijm ka me u rrotllue.. e kti euleksit si me i shpetue..

    kjo eshte menyra me e sinqerte..

    foli bllaca or kadri..

    bahuni burra e i shkoni neper shpija krejt qatyne qe i kini vra e rreh e u kerkoni falje familjeve..

    nuk shkon gjat rrena..

    ..

    e sa per clirim.. te na rroj Nato e bler klintoni.. se per kadrira e llapushnikira.. hm..

    bini drejt..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Me mire lexoje se per Kadri veselin do shkrun historia jone kombetare, keshtu qe te jesh me i pergatur.
    Jo me shkru ka me shkru se qke me te,por qka ka me shkru se,kam dron qe ke per tu zhgenjy thell me kete histori te tij

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    kadri veseli u kan mir me i sqaru do vrasje e do atentate te deshtume, qao eshte puna e tina sot. e sa per histori gjithesesi se do te shkruan por ne fund do na del tradhetar i kombit, sqaroj nje her vrasjen e ekrem rexhes drinit,sqaro vrasjen e enver malokut, xhemajl mustafes tahir zemes, smajl hajdaraj, ahmet krasniqit, ali ukes etj atentatin e deshtum ndaj rugoves atentatin e deshtum ndaj sabri hamitit etj etj

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kupa dhe Lima u dhin para gjykates hages, kadria akoma se ka vizitu hagen, i gjithe klani LPRk-isto enveristo-klosist,mbajen pergjegjesi per gjakosjen e shqyptareve ne mes veti, vrasje shqyptaresh qe nuk pajtoheshin me iden e tyne sllavo-komunisto-enveriste.
    I.kelmendi, Xhavit H. Azem S. Kadri Veseli, Hashim Th. Duhet te japin llogari te pergjigjen per bemat e kriminelve vegjel qe ua mundesuan te arrine karrieren ne pushtet, e ben me ane te krimit, vrasjeve kundershtareve. Luftaret si Lima e Ramushi me shoke qe sot arrestohen, i trathetoj klika lpk-isto-enveriste! Tashe keta te mjere duhet ta drejtojen gishtin ka padronet e tyne klosist H.Thaqi, Xh.Halti, I.Kelmendi, A.Syla, Kadri Veseli. Kjo ashete krye banda e ishe sigurimesave qe i priu krimit ne Kosove. Me urdhenin e tyne eliminoheshin shqyptaret.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Kupa dhe Lima u dhin para gjykates hages, kadria akoma se ka vizitu hagen, i gjithe klani LPRk-isto enveristo-klosist,mbajen pergjegjesi per gjakosjen e shqyptareve ne mes veti, vrasje shqyptaresh qe nuk pajtoheshin me iden e tyne sllavo-komunisto-enveriste.
    I.kelmendi, Xhavit H. Azem S. Kadri Veseli, Hashim Th. Duhet te japin llogari te pergjigjen per bemat e kriminelve vegjel qe ua mundesuan te arrine karrieren ne pushtet, e ben me ane te krimit, vrasjeve kundershtareve. Luftaret si Lima e Ramushi me shoke qe sot arrestohen, i trathetoj klika lpk-isto-enveriste! Tashe keta te mjere duhet ta drejtojen gishtin ka padronet e tyne klosist H.Thaqi, Xh.Halti, I.Kelmendi, A.Syla, Kadri Veseli. Kjo ashete krye banda e ishe sigurimesave qe i priu krimit ne Kosove. Me urdhenin e tyne eliminoheshin shqyptaret.
    ...aspak s'kukan eliminu shqiptart qka u kan dasht ....

    ...veq qetu ne forum qka po i shoh do ''shqiptar'' keta asnjo s'duhet me marr frym....

    ..d.m.th ato akuza bin posht...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...aspak s'kukan eliminu shqiptart qka u kan dasht ....

    ...veq qetu ne forum qka po i shoh do ''shqiptar'' keta asnjo s'duhet me marr frym....

    ..d.m.th ato akuza bin posht...
    Koke vonu me i pi ilaqet,te paskan leshu krejt

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •