Tre vëllezërit amerikanë të familjes Brunson nga shteti i Utah, kanë ngritur një padi në sistemin gjyqësor ku i kërkojnë gjykatave që të shpallin zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020 si antikushtetuese dhe të pavlefshme. Ata ngrejnë padi kundër presidentit Joe Biden, zv. presidentes Kamala Harris, ish-zv presidentit Mike Pence, dhe të gjithë përfaqësuesit e Kongresit amerikan në të dy dhomat, që votuan për të çertikuar rezultatin e zgjedhjeve në 6 janar 2021.
Ku e bazojnë vëllezërit Brunson padinë e tyre?
1. Sipas tyre, 100 përfaqësues të popullit amerikan në Kongres ngritën shqetësime serioze me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në 6 janar 2021, në seancen e mbajtur në Kongres për numërimin e votave dhe çertifikimin e rezultatit. Sipas kushtetutës amerikane, këto shqetësime duhet të merreshin parasysh dhe të hetoheshin nga Kongresi për 10 ditë. Duke i injoruar këto shqetësime të ngritura në Kongres, u shkelën jo vetëm proçesi kushtetues por u shkelën edhe liritë e qytetarëve amerikane interesat e të cilëve ata 100 përfaqësues përfaqësojnë.
2. Duke qënë se proçesi kushtetues i numërimit të votave dhe çertifikimit të votës nuk u respektua, vëllezërit Brunson i kërkojnë Gjykatës që ti shpalli rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 të pavlefshme.
Padia kaloi në dy gjykatat e nivelit të ulët, dhe kërkesa e vëllezërve Brunson u rrëzua nga këto gjykata. Në datën 2 tetor 2022, padia u pranua në Gjykatën e Lartë. 9 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë do të shqyrtojnë padinë dhe do të shohin nëse padia është e vlefshme dhe duhet të kalojë në gjyq. Që padia të kalojë në gjyq, duhet që 4 prej 9 gjyqtarëve të votojnë që padia duhet të kalojë në gjyq. Gjykata e Lartë mund edhe të thotë që padia nuk është e vlefshme dhe nuk meriton të kalojë në gjyq para 9 gjyqtarëve. Nëse padia kalon në gjyq, Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentat e palëve dhe në fund do të marri një vendim. Gjykata e Lartë mund të zgjedhi që ta shqyrtojë këtë padi në publik ose në privat, duke i mbajtur seancat gjyqësore të hapura ose të mbyllura për publikun.
Mund ta lexoni padinë në anglisht këtu.
Pavarësisht nga rezultati final i padisë, mësimi i madh demokratik: qytetari është sovran, dhe si sovran, qytetari kërkon të mbrojë liritë e tij me ligj në gjykatë, duke ngritur padi kundër gjithë pushtetarëve të vendit!
Albo
Krijoni Kontakt