Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropiane

    Pritet ‘koka e Meduzës’ për organizatën kriminale të vëllezërve Çopja

    Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Europol dhe policitë partnere kanë goditur organizatën kriminale të vëllezërve Çopja të shtrirë përtej kufijve të Shqipërisë dhe të akuzuar për 6 vrasje, disa atentate, trafik narkotikësh, korruptim të zyrtarëve të drejtësisë dhe grabitjen e bujshme me armë të parave në aeroportin e Rinasit.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  aeroport-ushtria.jpg

Shikime: 1631

Madhësia:  64.2 KB
    Forca te Policise Ushtarake morën në kontroll Rinasin pas vjedhjes së bujshme, për të cilën SPAK akuzon organizatën e drejtuar nga vëllezërit Çopja. Foto: LSA.

    Një prej organizatave kriminale më të përfolura në vend është goditur të enjten nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjencitë homolege në Hollandë, Belgjikë e Francë.

    Operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

    Në një njoftim të detajuar për mediat, SPAK bëri me dije se kishte lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të një organizata kriminale, që drejtohet sipas hetuesve nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit,” thuhet në njoftim.

    Prokuroria ka ngritur një seri akuzash ndaj anëtarëve të kësaj organizate, që akuzohet se është përfshirë nga vrasjet me pagesë, te trafiku i drogës dhe skemat komplekse të pastrimit të parave. Grupi akuzohet gjithashtu për korruptim të funksionarëve të drejtësisë si dhe grabitjen me armë të 10 milionë eurove në Aeroporin e Rinasit.

    SPAK njoftoi se nga 33 urdhër arrestet ishin ekzekutuar 13 në Shqipëri, ndërsa 2 persona u arrestuan jashtë vendit. Njëri prej krerëve të grupit, Franc Çopja ishte arrestuar më parë në Dubai, prej nga ishte ekstraduar në Belgjikë.

    Prokuroria po ashtu sekuestroi 1 milion euro cash dhe 42 pasuri, përfshi një pallat në ndërtim dhe 4 llogari bankare.

    Operacionit i ka bërë jehonë edhe Europol, i cili njoftoi se mes të arrestuarve gjendet edhe një person i specializuar në pastrim parash.

    “Mes të arrestuarve është edhe një person i përfshirë në pastrim parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik droge në shkallë të gjerë,” njoftoi Europol, ndërsa theksoi se skemat e pastrimit të parave përfshinin edhe transaksione komplekse me kriptomonedha.

    Masakrat për kontroll territori


    Në prill 2019, katër persona të armatosur dhe maskuar sulmuan dhe grabitën 10 milionë euro në Aeroportin e Rinasit. Gjatë grabitjes ata shkëmbyen zjarr me policinë dhe një prej grabitësve, Admir Murataj, mbeti i vrarë në përplasje.

    Por grupi arriti të merrte paratë dhe organizimi dhe armatimi i tyre bëri të qartë se pas tyre ishte një organizatë kriminale me fuqi për të ndërmarrë një sulm të kësaj natyre. 7 persona të përfshirë direkt në këtë grabitje u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata e Posaçme në tetor 2022.

    Pesë vjet më vonë, SPAK ka zbuluar se të arrestuarit për grabitjen u bindeshin urdhrave të një organizate kriminale nën drejtimin e dy vëllezërve Çopja, të përfshirë në aktivitet kriminal që prej viteve 2006-2007.

    “Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve, ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë”, thuhet në informacionin e shpërndarë nga SPAK.

    Grupi kriminal që filloi me shpërndarje narkotikësh, është sipas SPAK një prej organizatave kriminale më të forta në vend, e cila pas fuqizimit financiar ndërmori hapa në kontroll të territoreve në një sërë vendesh ku vepronte në trafikun e drogës, duke ekzekutuar përmes vrasjeve me pagesë rivalë dhe anëtarë te grupeve të tjera.

    “Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    Seria e vrasjeve që filloi në vitin 2018 shokoi vendin dhe futi në panik qytetin e Elbasanit. Në dhjetor 2018, pak ditë para ndërrimit të viteve, persona që sipas prokurorisë kontrolloheshin nga vëllezërit Çopja ekzekutuan 3 vetë në një atentat në Bradashesh.

    Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, u qëlluan me 25 plumba ndërsa ishin në makinë. Alibej, një prej viktimave, kishte një të shkuar me probleme dhe ishte hetuar në Itali për përfshirje në aktivitete kriminale.

    “Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    Prokuroria thotë se e njëjta organizatë urdhëroi vrasjet e Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij, shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho në korrik 2019, vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në dhjetor 2019 dhe vrasjen e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë në shtator 2020.

    Veç këtyre atentateve me viktima, prokuroria thotë se organizata është përgjegjëse për një sërë tentativash vrasjeje, përfshi ato ndaj Kei Pikut në Elbasan dhe Irfan Azizit në Berat.

    Prokuroria thotë se grupi organizoi 4 atentate ndaj Erjon Alibej, anëtar i grupit rival dhe vëlla i Endrit Alibej. I akuzuar për një sërë krimesh, Alibej u arrestua në shator 2020 dhe konsiderohet si i penduar i drejtësisë dhe dëshmitar për një sërë krimesh të ndodhura përfshi rivalitetin mes familjes së tij dhe organizatës së Çopjave.

    Atentate të dështuara grupi organizoi edhe ndaj Nuredin Dumanit, po ashtu i penduar i drejtësisë, dhe një prej dëshmitarëve kyç në atë që njihet si aksioni “Plumbi i artë” dhe që ka zbardhur historinë e dhjetra krimeve me pagesë në Shqipëri.

    Korruptimi i drejtësisë

    Hetimet e SPAK kanë lidhur me organizatën kriminale të paktën një prej ish- gjyqtareve të Elbasanit, një punonjëse e administratës së gjykatës, 2 oficerë policie dhe një prej drejtuesve të burgut të Elbasanit.

    Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar një rast të korrupsionit në gjyqësor, ndërsa akuzojnë se një prej punonjësve të Gjykatës së Elbasanit ndau të dhëna sekrete me organizatën kriminale.

    SPAK, që e hetonte grupin prej vitit 2022, zbuloi ndër të tjera edhe angazhimin e tyre në pastrim parash kryesisht përmes investimit në tregun e pasurive të paluajtshme.

    “Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës”, thuhet në njoftim.

    Hetimet gjetën se drejtuesit e organizatës dhe anëtarët e saj u përfshin në pastrim parash përmes ndërtimit, duke përdorur kryesisht persona të tretë përmes të cilëve investuan miliona euro në cash.

    “Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit”, thuhet në njoftim.

    Sipas prokurorisë, organizata hapi kompani në emër të personave të njohur të tyre dhe i përdori këto si mënyrë për të fshehur natyrën e vërtetë të të ardhurave, ndërsa është gjetur se në mjaft raste ata shfrytëzuan zyrat e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit, duke i dërguar para personave të besuar. SPAK gjeti se paratë e transferuara në këtë formë u përdorën më pas edhe për kryerjen e vrasjeve me pagesë.

    “Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj, qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare,” deklaroi SPAK përmes njoftimit.

    Hetimet e SPAK janë bazuar edhe në të dhënat e marra nga bisedat e rrjedhura në aplikacionin Sky ECC.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    “Kur Çopjat u fuqizuan, nisën eliminimet”- SPAK detaje për atentatet e zbardhura

    Emri:  SPAK.jpg

Shikime: 1605

Madhësia:  60.1 KB

    Prokuria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e kryer ditën e mërkurë, ku u zbardhën ngjarje dhe atentate të ndodhura në zonën e Elbasanit.

    Sipas SPAK, disa prej ngjarjeve të rënda të ndodhura në periudhën pas viti 2018 në Elbasan, janë organizuar dhe urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

    Organi i akuzës pohon se dy vëllezërit e kanë filluar aktivitetin e trafikut të kokainës në sasi të vogla në Itali, në vitin 2006 dhe me kalimin e viteve e kishin rritur fuqinë e tyre duke u shtrirë në të gjithë Evropën.

    Pas fuqizimit të tyre ata në vitin 2018 nisën eliminimin e kundërshtarëve, njofton Prokuroria e Posaçme.

    Gjithashtu SPAK njofton se ky grup kriminal, i pastronte paratë ë Shqipëri në prona të paluajstshme, restorante, apartamente, por dhe shoqëri tregtare.

    Atentatet e urdhëruara prej tyre:

    - “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
    - “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
    - “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
    - “Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
    - “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
    - “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
    - “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
    - “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.

    Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:

    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020.
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
    - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
    - Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.
    - Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.
    - Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
    - Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.

    NJOFTIMI I SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit F. G. (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.).

    Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

    Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj, qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare.

    Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

    Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

    Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

    Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.

    Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

    Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

    Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

    Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

    Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi F. G. (ndryshe F. Ç.), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

    Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.86, datë 29.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale për 33 shtetas. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 31.07.2024 masat e sigurimit të caktuara ndaj 13 shtetasve ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë.

    Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.

    Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar 42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.

    Falenderojmë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

    Falenderojmë gjithashtu në mënyrë të veçantë edhe Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze dhe belge për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    A do ta zbardhë SPAK atentatin e Çopjave ndaj gazetarit Gjergj Zefi, dhe për llogari të kujt është kryer?!

    Emri:  -640-0-asdcjpg-1722800655.jpg

Shikime: 1590

Madhësia:  63.2 KB

    Në tetor të vitit të shkuar, gazetari Gjergj Zefi u godit gjatë një atentati të dhunshëm, pranë redaksisë së Pamfletit. Autori i atentatit u arrestua dhe më pas u lirua nga Gjykata e Tiranës për mungesë provash.

    Ndërkaq, në gjykatë, personi që u lirua deklaroi se çelësi i makinës së tij që është përdorur në atentat ishte lënë tek banaku i lokalit të Çopjave në Elbasan. Një fakt i qartë që tregon se ai ishte një prej ushtarëve të këtij grupi mafioz.

    Ndërkaq, në vazhdën e operacionit që ka nisur këto ditë, SPAK, ka zbuluar edhe pjesë nga veprimtaria e grupit kriminal të Çopajve, një nga më të rrezikshmit në Elbasan.

    E pikërisht tani është rasti, që me këtë hetim, Prokuroia Speciale të zbardhë edhe më tej ngjarjen kriminale të vitit të shkuar ndaj gazetarit dhe editorit të Pamfletit, Gjergj Zefi.

    Tashmë është krejt e qartë se atentati u krye, u materializua nga banda kriminale e Çopajve, që dërguan ushtarët e tyre për të dhunuar gazetarin, gjë që e kreu në mënyrë barbare.

    Por ende nuk dihet se kush qëndron pas urdhrit për të sulmuar Gjergj Zefin. Është rasti që SPAK të zbardhë atë grup kriminal apo politik që ka përdorur bandën e Çopajve për të dhunuar gazetarin e për t’i bërë presion Pamfletit.

    Në Prokurori dhe në Policinë e Tiranës, janë pamjet me filmimet e personit që u arrestua, i cili shpjegon qartë lidhjen e tij me Çopajt e Elbasanit. Duke hetuar paralelisht edhe krimin ndaj Gjergj Zefit, SPAK mund të zbulojë më shumë në këtë ngjarje, rreth objektit që prokuroria Speciale ka në juridiksion për të hetuar, e që janë zyrtarët e lartë.

    Lidhja e puzzle të kësaj ngjarjeje kriminale, pra atentatit ndaj gazetarit që ndodhi në tetorin e vitit të shkuar, me veprimtaritë e tjera kriminale që po heton SPAK, si pasojë e komunikimeve në SKY, të çojnë në një realitet tjetër, pra që banda e Çopajve, është një grup kriminal që punon për llogari të trafikantëve dhe lobeve politike.

    Të cilët paguajnë kriminelët për të ekzekutuar apo sulmuar njerëzit që i kanë futur në rreth. Ndjekja e një vije të thjesht mund të çojë tek lepuri i madh që fshihet pas ferrës. Zbulimi dhe zbardhja e atentatit ndaj një gazetari, i bën nder vendit, e rrit edhe më tej besueshmërinë e drejtësisë sonë tek publiku, por edhe te institucionet ndërkombëtare.

    Pamfleti

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Grupi i Dubait/ Ja 33 emrat e plotë, Dumani spiunoi dhe vëllain Dashin, në masakrën e Bradasheshit

    Nga Elton Qyno

    Emri:  -640-0-bashkim-lika-2-1724078689.jpg

Shikime: 1523

Madhësia:  55.4 KB

    Zbulohen të plotë 33 personat e grupit kriminal që drejtohej nga Dubai për të kryer vrasje, trafik droge, vjedhje, pastrim parash, sigurim kushtesh për vrasje, e vepra të ndryshme penale shumë të rënda.

    Baza e komandimit dhe financimit të këtij grupi ishin dy vëllezërit Franc Çopja, tashmë i ekstraduar në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Hajdar Çopja rezident në Dubai, ndaj të cilit SPAK, ka ngritur 21 akuza të ndryshme. Ndërsa për vëllain tjetër Francin, SPAK rezulton të ketë ngritur plot 26 akuza të rënda.

    “Ora News” ka mësuar se mes emrave të shpallur në kërkim është dhe Arzen Mama, djali i Abedin Mama, ose siç njihet ndryshe në Elbasan “Dine Çami” i shpallur edhe ky në kërkim nga SPAK tek dosja “Plumbi i Artë”.

    Por një tjetër emër që del surprizë në këtë dosje, si i përfshirë në Dhjetor 2018 në vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay, është Dashamir Dumani, vëllai i bashkëpuntorit kryesor të SPAK, Nuredin Dumani.

    Veç komunikimeve në aplikacionin “SKY”, roli i Dashamir Dumanit është identifikuar prej prokurorëve të SPAK, edhe falë dëshmive që ka dhënë Nuredin Dumani, i cili ka treguar se në masakrën e Bradasheshit kishte marë pjesë vëllai i tij, Dashi.

    Sipas SPAK, veç ngjarjes me tre të vrarë, Dashamir Dumani rezulton të jetë pjesëmarës dhe në super-grabitjen me armë të 10 milion eurove në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, i cili po bëhej gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit.

    Ndërkohë SPAK ka riarestuar për herë të tretë Altin Ndocin, një personazh ky që ka vepruar si vrasës me pagesë për llogari të Talo Çelës dhe vëllezërve Çopja. Ndaj Ndocit SPAK ka ngritur 8 akuza,duke filluar nga vrasja e trefishtë, sulmi me armë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, vjedhjen e parave në Rinas, sulmin me armë ndaj Kei Pikut e deri tek përkrahja e Talo Çelës.

    Në kërkim janë dhe dy biznesmenët Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët administrojnë kompaninë e ndërtimit “B&M CONSTRUCTION” dhe një pikë shkëmbimi valutor në Tiranë.

    Pikërisht në ambjentet e kësaj pike “Exchange” që ndodhet tek zona e quajtur “Dollari”, SPAK sekuestroi pjesën më të madhe të shumës totale prej 1 milion eurove të bllokuara. E gjithë sasia monetare që i përket valutave të ndryshme është mbyllur në një llogari bankare që administrohet nga SPAK.

    Lista me emrat

    1. Franc Çopja “Arrest në burg”

    2. Hajdar Çopja “Arrest në burg”

    3. Mikael Qosja “Arrest në burg”

    4. Eljo Bitri “Arrest në burg”

    5. Altin Kamami “Arrest në burg”

    6. Arzen Çopja “Arrest në burg”

    7. Arben Lamçja “Arrest në burg”

    8. Armis Stafa “Arrest në Burg”

    9. Ervis Daka “Arrest në burg”

    10. Flobenc Meçja “Arrest në burg”

    11. Xhimi Hoxha “Arrest në burg”

    12. Rexhino Doçi “Arrest në burg”

    13. Guri Biba “Arrest në Burg”

    14. Klajdi Merkaj “Arrest në burg”

    15. Klodian Sinameta “Detyrim paraqitje”

    16. Leon Ramani “Detyrim Paraqitje”

    17. Talo Çela “Arrest në burg”

    18. Altin Ndoci “Arrest në burg”

    19. Arzen Mama “Arrest në burg”

    20. Dorian Dyli “Arrest në burg”

    21. Renato Musaku “Arrest në Burg”

    22. Maksim Koçi “Arrest në burg”

    23. Dashnor Dumani “Arrest në burg”

    24. Aldo Xhika “Arrest në burg”

    25. Maklen Mici “Arrest në burg”

    26. Bashkim Lika “Arrest në burg”

    27. Leonardo Ramani “Arrest në burg”

    28. Martin Musaj “Arrest në burg”

    29. Agustin Çinari “Arrest në burg”

    30. Matilda Hoxholli “Detyrim paraqitje”

    31. Pajtime Fetahu “Arrest shtëpie”

    32. Denada Toda “Arrest shtëpie”


    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Dosja e SPAK/ Pasi vrau Enea Alibej, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi

    Emri:  640-0-1724183562ximg-3898-979.jpeg

Shikime: 1431

Madhësia:  37.3 KB

    Vrasja në 29 dhjetor 2018 e tre personave në zonën e Bradasheshit, ka nxjerrë detaje të reja jo vetëm mbi emrat e autorëve që kanë marrë pjesë në këtë krim të trefishtë, por edhe mbi mënyrën e sjelljes së tyre pas krimit të rëndë. Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Enea Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit.

    Në formë ngushëllimi dhe solidarizimi, Franc Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro. Të paktën kështu del në komunikemet e zhvilluara në “SKY” nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje, Franc Çopja.

    Njësoj si anëtarët e grupit “Bajri” në Shkodër shkuan për ngushëllim tek shoku i tyre Gjin Boriçi, që e kishin vrarë një ditë më parë. Në këto komunikime tregohen me detaje sjellja e këtij personi dhe situate e rëndë që kishte ndodhur në familjen Alibej.

    Ndërkohë gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është arritur të ndërtohet linja piramindale e funksionimit të këtij grupi kriminal, ku në nivel drejtues dhe financues qëndrojnë, Hajdar Bako dhe Franc Çopja. Ndërsa organizatori i vrasjeve është Mikael Qosja ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Kel Kamami”.

    Kurse krahu i armatosur dhe njësia e zjarrit që vepronte në teren për llogari të organizatës “Çopja” ishte Talo Çela me grupin e tij të përbërë nga vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhiaj, Altin Ndoci, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, Altin Kamami, Maksim Koçi, Flobenc Meçe, Eljo Bitri, Guri Biba, Emiljano Ramazani, Ervis Daka, Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa etj.

    Hetimi ka treguar se organizata e drejtuar nga vëllezërit “Çopja”, ka aktivitet të parë trafikun e lëndëve narkotike kokainë në të gjithë Evropën, duke pësuar një shtrirje në Singapor, Indi, Afrikën e Jugut, Sigapor etj. Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e saj ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve dhe kjo realizohej përmes vrasjeve me pagesë.

    I pari kundërshtar që u vra, ishte Enea alias Endrit Alibej (Tarzani), i cili kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

    Vrasja e trefishtë, ku u vra Endrit Alibej, më 29 dhjetor 2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ka rezultuar nga hetimi se është kryer nga organizata kriminale “Çopja” dhe qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me zotërimin e tregut të kokainës dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm në trafikun e drogës, shtetas të huaj edhe shtetas shqiptarë, të cilët kishin influencë dhe kredite në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës.

    Ndërsa sipas SPAK, vjedhja e 50 kg kokainë në Londër, është përdorur si pretekst nga organizata kriminale “ÇOPJA”, me qëllim që të justifikonin vrasjen e Endrit Alibej, tek lidhjet e përbashkëta që ata kishin në narkotrafik.

    Madje për të humbur gjurmët rezulton nga hetimet se Franc Çopja ka shkuar për ngushëllim në familjen e Endrit Alibej, fakt të cilin e tregon me tallje gjatë bisedave me anëtarët e organizatës.

    Këtu është fjala për persona të huaj si dhe persona shqiptar të cilët punonin me të dyja palët Çopjat dhe viktimën Endrit Alibej, i cili kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e kokainës nga vendet Latine (vendet e origjinës) në drejtim të Italisë, Holandës, Belgjikës, Britanisë së Madhe dhe vende të tjera të Evropës.

    Organizata kriminale Çopja për të shkëputur këtë lidhje duhet me patjetër të eliminonte shtetasin Endrit Alibej. Pas vrasjes së trefishtë, kjo organizatë ka vrarë Klevin Baho dhe plagosur vëllanë e tij, Aldo Baho. Gjashtë muaj më vonë e njëjta organizatë, ka vrarë në 13 dhjetor 2019 Andi Zylyfin dhe plagosur shokun e tij Ardit Uruçin.

    Një muaj më pas e njëjta organizatë tenton të vrasë Kei Pikun. Nëntë muaj më pas vritet Klevis Kapllani dhe në 27 nëntor 2020 vritet në Belgjikë Arjan Spahiu. Gjithashtu dy ditë pas kësaj ngjarje, kjo organizatë tenton të vrasë Irfan Azizin, një punonjës servisi që kishte çmontuar Benz-in e përdorur nga grupi i Talo Çelës në vrasjen e masakrës së Bradasheshit.

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Biseda mes Franc Çopjas dhe policit Çinari: “Po vrasim, po presim, po lejmë lesht, e prapë nuk i dilet”. Polici tregti kokaine Itali

    VIDEO

    Mes zyrtarëve shtetërorë që kishin lidhje direkt me Franc Çopja alias Bakon, financuesin dhe drejtuesin e grupit me qendër në Dubai, ka qënë dhe Agustin Çinari, një punonjës policie në Durrës.

    Veç ndihmës që Çinari i jepte Çopjas në kohë reale për të parë në sistemin TIMS, lëvizjen e Erjon Alibej, Arjan Spahiut dhe personat e tjerë, ai rezulton të jetë përfshirë dhe në tregtinë e kokainës në Itali.

    Furnitori me kokainë i njerëzve që punonin me linjën e policit Agustin Çinari në Itali, ishte Franc Çopja, i cili pas çdo kërkese për “bukë” që bënte Çinari, ai ia dërgonte njerëzve të tij që punonin me këtë aktivitet në Itali, kryesisht në zonën e qyteteve Dalmine dhe Ravena.

    Mes shumë bisedash Franc Çopja i shprehet punonjësit të policisë se kërkon njerëz që vrasin me pagesë dhe se ai duhet ta ndihmonte për t’i gjetur gjuajtës, pasi ofronte 1 milion euro për Nuredin Dumanin, ku sipas tij ky i fundit i kishte hapur probleme, por ai hallin e ka me “Tarzanin”, Endrit Alibej, i cili është vrarë prej tij në 29 dhjetor 2018.

    Emri:  -640-0-5527c9bc401f44fa2507cd04e7db9eeb.jpg

Shikime: 1393

Madhësia:  37.0 KB
    Agustin Çinari

    Agustin Çinari, i thotë se nuk ishte për këtë punë, por për arrestim. Nëse ja tregonte vendin e Dumanit, shkonin dhe e arrestonin.

    Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre, Franc Çopja i dërgon punonjësit të policisë në Durrës një mesazh me tekst si më poshtë vijon:

    “…po vrasim po presim, po lejm lesht e prap nuk i dilet…”.

    Sipas disa detajeve të nxjerra me shënime nga dosja “Çopja”, shefi i policisë në Durrës, Agustin Çinari në disa raste të përsëritura me porosi të Franc Gergely, ka marë dhe transportuar vlera monetare, të cilat më pas i ka dërguar në destinacionet përkatëse sipas udhëzimeve dhe orientimeve të marra nga Franc Çopja.

    Bisedat për transportimin dhe dorëzimin e shumave monetare kryheshin në mënyrë të koduar duke përdorur fjalën “Prada”.

    Sipas të dhënave në 2 Gusht 2020 Agustin Çinari, i ka kërkuar Franc Çopja 7 pako me lëndë narkotike, duke ju referuar me kodin “Bukë”.

    Këtë sasi lënde narkotike Agustin Çinari, e ka kërkuar për një shokun e tij që operon në qytetin Dalmine dhe Ravena në Itali.

    Dy ditë më pas, në 4 Gusht 2020 shefi i policisë Agustin Çinari, me kërkesë të Franc Çopja, ka aksesuar në sistemin TIMS dhe ka dhënë informacione për hyrje-daljet e Erjon Alibej dhe shtetasen E. Rrjolli.

    Ndërkohë referuar komunikimeve të kryera ndërmjet Çinarit dhe Franc Çopjas, ka rezultuar se shefi i policisë ka biseduar me punonjës të burgut në Durrës, për të future një telefon të llojit “Iphone” me aplikacionin “Sky eç”, për Altin Ndocin dhe kjo ishte me porosi të Franc Çopja.

    Altin Ndoci në këtë periudhë ndodhej në burg, pasi ishte arrestuar pas dëshmisë së Klevis Allës, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

    Madje në shumë raste punonjësi i policisë Agustin Çinari me porosi të Franc Çopja, hyn në sistemin “E-Gjoba”, duke verifikuar targa të ndryshme për identifikimin e pronarëve të makinave, që i dukeshin të dyshimta.

    Më 5 Gusht 2020 shefi i policisë Agustin Çinari me porosi të Franc Çopja ka dërguar shumën monetare prej 25 mijë euro në vendin e quajtur “Casa Italia”. Kodi që duhet të përdorte për dhënien e parave ishte emërtua “Prada”.

    Gjithashtu, Franci në bisedë me policin Agustin Çinari, në 8 Gusht 2020 flasin lidhur me 73 pako (73 kg lëndë narkotike), të cilat Franci i ka dërguar te lidhjet e Agustin Çinarit në Itali. Në vijim, Franc Çopja, i thotë Agustin Çinari se, nga totali i vlerës së mallit, kokainës së shitur, 34.500 Euro duhet t’i mbajë ai (Agustini) për punën e bërë.

    Po kështu në 9 gusht 2020, Agustin Çinari me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit, me kërkesë të Franc Gergely, ka aksesuar në sistemin TIMS dhe ka dhënë informacione për hyrje daljen e Erion Alibej, ka kërkuar për pronësinë e disa automjeteve dhe lëvizjen në kufi të Arjan Spahiut.

    Po kështu në 27 gusht 2020, Çopja dhe Çinari flasin dhe për nxjerrjen e kokainës nga porti i Durrësit, ku shefi i policisë e garanton se do ta ndihmojë në Portin e Durrësit, nëse Franci është i interesuar për të trafikuar (sjellë) lëndë narkotike në Shqipëri.

    Gjithashtu, punonjësi i Policisë së Shtetit Agustin Çinari, e informon shtetasin Franc Gergely se, çdo e-mail për manifest i vjen atij dhe se ai (Agustini) mund të marri numrin e kontejnerit ta përzgjedhë atë dhe ta veçoj.

    Më pas dikush nga personat e Francit, mund të marrë lëndën narkotike dhe ta nxjerrë nga porti. Më 29 gusht 2020, punonjësi i policisë Agustin Çinari, informon Franc Gergely, të cilit i dërgon të dhënat e përftuara nga aksesimi në sistemin EGJOBA lidhur me targën e një automjeti tip “Daimler Kraizer” që i përket Markiz Sallufi.

    Ndërkohë në 1 tetor 2020, Franc Çopja komunikon me Agustin Çinari, të cilit i shkruan se ofron 1 milion Euro për ekzekutimin e shtetasit Nuredin Dumani dhe e pyet Agustinin nëse ka ndonjë person që mund ta marri përsipër.

    Agustin Çinari, i shkruan Francit se ai vetëm mund ta arrestoj Nuredin Dumanin, por për këtë punë nuk është.

    Të vënë në dijeni nga një lajm që kishte dalë në media se prokuroria e Elbasanit kishte lëshuar 5 urdhër-arreste për rastin e ngjarjes së Bradasheshit ku mbetën të vrarë tre persona, në 9 Tetor 2020, Franc Çopja, pyet shefin e policisë Agustin Çinari nëse emri i tij dhe Mikael Kamami, ishte nxjerrë në kërkim në TIMS.

    Gjithashtu në muajin nëntor 2020, shefi i policisë Çinari me kërkesë të Franc Çopja, ka kërkuar të dhënat në TIMS për një shtetas nga Berati, i quajtur Irfan Azisi. Disa ditë më vonë ky person është tentuar të vritet nga organizata në datën 29 nëntor 2020 në fshatin Poshnjë të Beratit.

    Për vrasjen e tij kanë marrë pjesë disa persona dhe arsye e eliminimit të tij ishte për të mos folur, pasi Irfan Azisi, kishte marrë nga Dorjan Shkoza, “Benz”-in e përdorur në vrasjen e Bradasheshit në dhjetor 2018, të cilin më pas e ka çmontuar në tërësisht në Berat për pjesë këmbimi.

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë

    Të dhënat e siguruara nga një vendim gjyqësor dhe komunikimet përmes aplikacionit SKY ECC tregojnë se bosi i narkotrafikut, Franc Çopja ishte investitor në hije i projekteve të ndërtimit në Tiranë, ndërsa i drejtonte operacionet e tij të pastrimit të parave nga Dubai.

    Nga Klodiana Lala

    Emri:  Investitori-nga-Dubai.jpg

Shikime: 1252

Madhësia:  61.4 KB
    Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

    Në shtator të vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte një udhëtim në Dubai për të siguruar financime të bollshme për zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit në Tiranë.

    Asokohe vetëm 31 vjeç, Merkaj po ndërtonte përmes kompanisë së themeluar prej tij një kompleks vilash luksoze në Lundër – zonën e pasur të periferisë që rrethon kryeqytetin shqiptar, por ambiciet e tij ishin më të mëdha.

    Ndërsa po negocionte për blerjen e dy trojeve të kushtueshme në Tiranë, Merkaj kuptoi se kishte nevojë për më shumë para. Ai iu drejtua për ndihmë Franc Çopjes, një bosi shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i njohur ndryshe edhe si Franc Gergely.

    Merkaj akuzohet se komunikonte me Çopjen përmes aplikacionit Sky ECC dhe e kishte informuar më parë atë për planet e tij të biznesit.

    “Për të dy vendet jemi konsumuar lart për t'u realizu. Kemi marrë ok,” e informoi ai Çopjen, ndërsa i kërkoi një kapital prej 1.5 milionë eurosh në cash.

    Komunikimet përmes aplikacionit Sky ECC mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes janë pjesë e një vendimi voluminoz të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie ndaj organizatës kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë, trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës si dhe pastrimin e parave me burime kriminale.

    Përveç konflikteve të përgjakshme, këto komunikime ekspozojnë gjithashtu disa shembuj të kufizuar të një fenomeni që besohet se është shumë herë më i përhapur mbi pastrimin e parave të narkotrafikut në kullat dhe komplekset e ndërtimit në Tiranë.

    Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe njihet si “parajsë penale” për një sërë figurash të krimit të organizuar shqiptar, të cilët u fshehën atje për t'u shpëtuar arrestimeve apo atentateve nga grupet rivale.

    Franc Çopja besohet se qëndroi në Dubai nga viti 2020 deri në dhjetor 2023, kur u ekstradua në Belgjikë si urdhërues i një vrasjeje për “prishjen e pazareve të drogës”.

    Hetuesit besojnë se ai dirigjoi nga Dubai një ushtri me njerëz për të pastruar paratë e tij në Shqipëri si dhe negocioi marrëveshje biznesi që e bënin atë një investitor të fshehtë në projektet e ndërtimit në Tiranë.

    Gjatë vitit 2020, kohë së cilës i përkasin bisedat e zhvilluara në SKY ECC, Çopja dokumentohet të ketë sjellë në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro të thata, të cilat u investuan në ndërtimin e një pallati pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në blerjen e apartamenteve të shtrenjta në disa prej kullave të Tiranës si dhe dy vilave në kompleksin “Mandarine Drive” pas qendrës tregtare TEG, e ndërtuar nga kompania e themeluar nga Merkaj.

    Një sasi më e madhe prej 15.4 milionë eurosh dyshohet që të jetë investuar një vit më vonë në blerjen e lingotave të arit nga Çopja.

    Sipas Europol, agjencisë ligjzbatuese të Bashkimit Europian që koordinoi operacionin e goditjes së grupit Çopja në fund të korrikut, kjo organizatë përdorte transaksione komplekse për të pastruar paratë e gjeneruara nga aktivitetet e paligjshme.

    “Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë, të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik droge në shkallë të gjerë,” deklaroi Interpoli.

    Masa e arrestit për akuzën e pastrimit të parave ndaj Klajdi Merkajt nuk është ekzekutuar ende dhe ai është shpallur në kërkim. I kontaktuar nga BIRN, vëllai i tij Endri Merkaj, i cili zotëron kompaninë e ndërtimit, nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

    “Ka nevojë për oksigjen”

    Emri:  Kulla-shumekateshe-ne-Tirane.jpg

Shikime: 1231

Madhësia:  70.0 KB
    Kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës. Foto: LSA

    Organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit nga Elbasani, Franc Çopja, 32 vjeç dhe Hajdar Çopja, 40 vjeç, u godit në fund të korrikut nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

    Operacioni ndërkombëtar u kodua me emrin “Gorgon”, figura monstruoze të mitologjisë greke me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

    Sipas vendimit gjyqësor që BIRN e disponon, organizata Çopja akuzohet se mes viteve 2018-2020 kreu vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërsa përpiqej të eleminonte grupin kundërshtar Alibej përmes kontraktimit të vrasësve me pagesë.

    Organizata besohet se e ka origjinën në vitet 2006-2007 në Itali, ku vëllezërit Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal si shpërndarës të dozave të vogla të kokainës,

    “Me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar,” thuhet në vendim.

    Në vitin 2020, organizata shtrihej në disa vende të Bashkimit Europian dhe kultivonte lidhje me grosistët e kokainës në Amerikën Latine. Hetuesit besojnë se grupi Çopja ka trafikuar drogë edhe në vende aziatike si India dhe Singapori apo në Afrikën e Jugut.

    Ndërsa luftonin për hakmarrje dhe trafikonin sasi të konsiderueshme kokaine në tregun ndërkombëtar, grupi Çopja ishte gjithashtu në kërkim të mundësive për të pastruar paratë e fituara përmes aktiviteteve të paligjshme në Shqipëri.

    Nga 7.5 milionë euro të dokumentuara në vitin 2020, tre milionë prej tyre dyshohet se u injektuan në kompaninë “Elba Beton” në pronësinë e Arjan Ormenajt për të realizuar ndërtimin e një pallati pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

    “Elba Beton” është një kompani e themeluar në vitin 2001 nga Arben Lamçja, 50 vjeç – i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni në fund të viteve '90 dhe njeri i besuar i Franc Çopjes në administrimin dhe pastrimin e parave. Në vitin 2006, Lamçja ia shiti kompaninë Arjan Ormenajt, por hetuesit besojnë se ai vazhdoi të qëndronte si ortak në hije i saj.

    Ormenaj është aksioner edhe në gjashtë kompani të tjera biznesi, mes të cilave edhe “Trans Cement” sh.p.k. “Elba Beton” së bashku me kompaninë simotër “Trans Cement” zhvilluan projekte ndërtimi në plazhin e Golemit dhe në Tiranë mes viteve 2021-2023.

    Sipas vendimit të gjykatës, Arben Lamçja dhe Arjan Ormenaj kanë kryer veprime aktive për llogari të krerëve të organizatës Çopja nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, financimit të ndërtimit të godinave të banimit dhe çeljes së operatorëve ekonomikë me qëllim mosekspozimin e tyre si posedues dhe pronarë de facto.

    Në një rast, Lamçja i shkruan Çopjes në janar 2020 se Ormenaj po planifikonte të ndërtonte një pallat pranë spitalit nr.5 dhe i kishte kërkuar ta pyeste Francin nëse donte të futej si investitor me një vlerë prej 2 milionë eurosh.

    Çopja i përgjigjet se nuk është problem për lekët. “Arjan Ormenaj e ka derën të hapur pa kohë dhe pa shifër,” citohet të shkruajë ai.

    Dhjetë muaj më vonë, Lamçja e njofton sërish Çopjen se Ormenaj “ka nevojë për oksigjen”.

    Në të njëjtën kohë, sipas vendimit të gjykatës, Lamçja dhe Ormenaj blinin apartamente për llogari të Çopjes dhe i regjistronin ato në emrat e të afërmve apo rrethit të tij shoqëror.

    Arrestimi i Ormenajt nuk u bë i mundur gjatë operacionit, duke u shpallur në kërkim për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Arben Lamçja u arrestua në Kosovë në fillim të gushtit dhe u ekstradua në Shqipëri.

    Ormenaj ishte i paarritshëm për koment, ndërsa avokati i Arben Lamçjes, Altin Gjata nuk i komentoi akuzat, pasi tha se duhet të njihet me të gjitha provat e Prokurorisë.

    Por ai i tha BIRN se Lamçja i ishte nënshtruar më parë hetimit pasuror nga Krimet e Rënda dhe çështja kundër tij ishte pushuar.

    Nga biznesi i gomave në ndërtim

    Emri:  Mandarine-Drive--scaled.jpg

Shikime: 1229

Madhësia:  43.9 KB
    Kompleksi i vilave “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës.

    “Mandarine Drive” është një kompeks vilash luksoze në periferi të Tiranës, i ndërtuar në një kodër të butë, dikur të gjelbëruar pas qendrës tregtare TEG. Vilat i përkasin arkitekturës moderne, kanë secila pishina personale dhe listohen nga agjencitë imobilare me çmime shitjeje që variojnë nga 1 milion deri në 1.5 milionë euro secila.

    Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë Merkaj 3 sh.p.k, e themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për mjetet e rënda të transportit. Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij dhe kompania shënoi një ngjitje të beftë, duke u përfshirë në projektin e ndërtimit të kompleksit të vilave “Mandarine Drive”.

    Megjithatë, të dhënat e siguruara nga vendimi i Gjykatës së Posaçme sugjerojnë se Klajdi Merkaj vazhdoi të kryente veprime për llogari të kompanisë.

    Komunikimet në aplikacionin Sky ECC me Franc Çopjen e identifikojnë Merkajn si një person të angazhuar në transferta parash nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Në disa raste gjatë vitit 2020, ai i dërgon Çopjes kode postare, që sipas burimeve të hapura rezultojnë të jenë shtëpi në Londër, Luton dhe në periferi të Birmingamit.

    Ai kujdeset gjithashtu që të shesë makinat e Çopjes si dhe të fshehë pronësinë e dy vilave të tyre në kompleksin “Mandarine Drive”.

    “Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” thuhet në vendimin e gjykatës.

    “… sipas porosisë dhe orientimit të shtetasit Franc Gergely (Çopja), ka marrë dhe ka transportuar vlera monetare cash, të cilat më pas janë investuar në ndërtim dhe blerjen e pasurive të patundshme për llogari të shtetasit Franc Gergely,” shtohet aty.

    Parkimi i parave

    Emri:  20210730_195001_300721_5_01-1_R7eE0wy.jpg

Shikime: 1225

Madhësia:  36.9 KB
    Një punonjës policie duke hapur derën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Foto: LSA

    Përveç sipërmarrësve të ndërtimit, Franc Çopja përdori edhe persona të tjerë për operacionet e tij të pastrimit të parave në Shqipëri.

    Dy prej tyre dyshohet se ishin pronarët e një pike të këmbimit valutor “B.Lika, Çimi & Keni” përballë Bankës së Shqipërisë, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët akuzohen se e përdornin biznesin e tyre si bazë financiare për organizatën kriminale Çopja.

    Prokuroria e akuzon Micin se si përdorues i pikës së këmbimit valutor ka mbajtur në një rast në këto ambiente 2.3 milionë euro, të cilat i përkisnin Franc Çopjes dhe një pjesë e të cilave janë tërhequr nga Arben Lamçja.

    Në një rast të dytë, Dorjan Dyli me profesion farmacist ka marrë pranë pikës së këmbimit valutor shumën prej 121 mijë eurosh, që i ka përdorur si këst të parë për blerjen e një apartamenti në një godinë përballë Fakultetit Ekonomik, i cili identifikohet si “pallati me fasadë të kuqe” në dosje. Ai i ka tërhequr paratë duke u identifikuar me emrin e koduar “shoku i Valkanit”.

    Apartamenti kushtonte në total 236 mijë euro, por pjesën tjetër Dyli e ka mbuluar me një kredi fiktive të marrë në bankë, të cilën e ka shlyer me paratë e dërguara nga Çopja dhe që qëndronin në pikën e këmbimit valutor të Micit.

    Në njërën nga bisedat që ndodhet në vendimin e gjykatës, Dyli i shpjegoi Çopjes se “drejtori i bankës e kishte këshilluar që kalimi i pagesave të bëhej çdo 5-6 ditë me shuma monetare 7 mijë deri në 10 mijë euro, pasi kur bëhen derdhjet cash nuk gjurmohen dot, vetëm se kanë komisione të larta”.

    Franc Çopja shfaqet veçanërisht i interesuar për të blerë flori të pastër 24 karatësh në janar të vitit 2021 dhe personi që kujdesej për sigurimin e arit ishte kambisti Mici.

    Në një rast, Mici akuzohet se i ka siguruar Çopjes 10 kilogramë flori të pastër, por bosi i organizatës i ka kërkuar që t'i sigurojë edhe 30 kilogramë të tjerë, të cilët rezultojnë të jenë sjellë në Shqipëri.

    Në komunikimet mes tyre, hetuesit thonë se kanë gjetur edhe foto të lingotave të arit me vlerë 15.4 milionë euro. Sipas vendimit, Mici i kishte siguruar lingotat e arit me vlerë 15.4 milionë euro për llogari të Franc Çopjes.

    Lika dhe Mici u arrestuan gjatë operacionit në fund të korrikut me akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, por avokati i tyre, Adriatik Kuka i tha BIRN se ata nuk i lidh asgjë me veprimtarinë kriminale që iu atribuohet dhe se “janë të tronditur nga akuzat”.

    Kuka tha gjithashtu se klientët e tij janë taksapagues të rregullt, tregtarë të njohur në qytetin e Tiranës dhe praktikantë të fesë myslimane.

    “Duke qenë se janë praktikantë të fesë myslimane, për shkak të fesë nuk i lidh asnjë gjë me veprimtaritë kriminale. Si rrjedhim, nuk mund të shkelin normat ligjore/njerëzore që vijnë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ligjeve në fuqi,” përfundoi Kuka.

    BIRN

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Dosja e SPAK/ Për vrasjen e Klevis Kapllanit u paguan 500 mijë euro

    Emri:  Screenshot 2024-09-01 at 4.22.39 PM.jpg

Shikime: 1299

Madhësia:  34.7 KB
    Klevis Kapllani

    Për vrasjen e Klevis Kapllanit ngjarje e ndodhur me 15 shtator të vitit 2020, besohet se janë paguar një shumë prej 500 mijë eurosh. Hetimet e Strukturës së Posaçme SPAK kanë zbardhur se financuesit për këtë ekzekutim janë vëllezërit Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja).

    Sipas të dhënave, porositës i kësaj ngjarjeje është Mikael Qosja (Kamami) dhe besonte se Klevis Kapllani është autor i vrasjes së mikut të tij Emiljano Ramazani. Për këtë fakt kishte marrë dijeni nga Eljo Bitri, i cili i kishte dërguar në “SKY ECC” një foto të Kapllanit të rrugës dhe shtëpisë së tij.

    Pjesë në krim, sipas dosjes, dyshohet se ka qenë Elio Bitri, personi me pseudonimin “Miku”, i cili ka qenë drejtuesi i motorit të përdorur në ngjarje, si dhe personi me pseudonimin “Qerosi” (Fred qerosi), i cili ka dërguar me makinë shtetasin Eljo Bitri pranë vendit të ngjarjes dhe e ka pritur në vendin ku kanë hedhur motorin pas ngjarjes.

    Ndihmës të ekzekutorëve evidentohen shtetasit: Arzen Mama, si person që ka dhënë informacione; Maksim Koçi, si personi i cili ka marrë armët e përdorura në vrasjen e Klevis Kapllanit. Po ashtu, sipas SPAK-ut, edhe Leonardo Ramani, është vëllai i të ndjerit Emiljano Ramazani. Ky shtetas ka pasur dijeni në lidhje me faktin se Mikael Kamami po organizonte vrasjen e Klevis Kapllanit.

    Bisedat për vrasjen e Klevis Kapllarit në “SKY ECC” ndërmjet Leonardit dhe Mikael Kamamit ndërpriten disa ditë para ngjarjes pasi Leonardo me familjen e tij udhëtojnë për në Dubai dhe qëndrojnë në një nga banesat e Mikael Kamamit.

    Ora News

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Grupi “Çopja” futi euro e paund në Shqipëri me valixhe me rrota. Dy drejtorë policie në Elbasan e Tiranë u kapën për letrat e OFL-së. Nxorën Francin jo problematik

    Nga Elton Qyno

    Emri:  -640-0-ca3da2eed9c32d2b5ca057d397f3881f.jpg

Shikime: 1263

Madhësia:  50.1 KB

    Miliona euro kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare, të cilët rezultojnë të dërguara nga Dubai përmes valixheve me rrota.

    Shumat financiare janë investuar më pas në biznese të ndryshme duke u “tretur” në industrinë e ndërtimit në Tiranë, biznesin e shitjes dhe dhënies me qëra të makinave, në blerjen e apartamente, vilave luksoze në komplekse moderne si “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës, hotel “Domus”, lokale, e deri në investime në bizhuteri, makina luksoze duke blerë lingota floriri dhe Ar.

    Ndërkohë një shifër marramendëse financiare grupi e shpenzonte për të kryer vrasje me pagesë, blerjen e armëve moderne dhe një seri apartamentesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, me qëllim krijimin e tyre si baza vend-strehuese të anëtarëve që dilnin në kërkim, përfshirë këtu dhe Talo Çelën.

    Valixhet emetoheshin me një postcode dhe më pas priteshin në aeroporte ku më tej tërhiqeshin nga njerëz të organizatës, duke i shpërndarë më tej në linjat respektive sipas direktivave që jepte nga Dubai, Franc dhe Hajdar Çopja alias Bako.

    Sipas SPAK, njerëzit që maskoheshin si tregtarë dhe biznesmenë por të përfshirë në pastrimin e parave të vëllezërve “Çopja”, janë Talo Çela, përmes gruas dhhe vajzës së tij, kushëriri i tij Armis Stafa, Rexhino Doçi, Klajdi Merkaj, Arben Lamçja, Maklen Mici, Bashkim Lika dhe biznesmeni i ndërtimit në Elbasan, Arjan Ormenaj.

    Në një bisedë të zhvilluar në muajin Maj 2020 i hetuari Klajdi Merkaj i kërkon Franc Gergely që t’i ndajë në 3 pjesë shumat monetare dhe të tri pjesët të jenë në një valixhe me rrota që të jenë më praktike në lëvizje.

    Gjatë kësaj bisede Merkaj i tregon Franc Çopja postcodet e valixheve NË22HR.

    Një praktikë e tillë ka ndodhur në dhjetëra raste, ku në Shqipëri kanë hyrë sasitë e eurove.

    Pesë ditë më vonë nga kjo bisedë në 27 Maj 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, lidhur me masat e ndërmara për bllokim pasurie në bazë të Operacionit Forca e Ligjit, ku në këtë bisedë kuptohet se grupi ka bllokuar dy drejtorët e policisë, Elbasan dhe Tiranë.

    Merkaj flet me Francin, duke e informuar atë se për punën e OFL-së ka takuar Drejtorin e Elbasanit dhe Tiranës, të cilët e kanë siguruar se nuk kanë asgjë me emrin e Franc Çopja, madje e njohin si person që punon jashtë dhe, sipas tyre, nuk është problematik.

    Qëllimi i kapjes së dy drejtorëve të policisë ka qenë për ndërmarrjen e asnjë procedure hetimore apo dërgimi formulari për deklarim pasurie, lidhur me pronat që gëzonin në Tiranë dhe Elbasan dy vëllezërit “Çopja”.

    Ndërkohë në 30 Maj 2020, Klajdi Merkaj informon Franc Çopjan se e mori shtëpinë. Më pas Klajdi Merkaj i kërkon Franc Çopjas që shtëpinë ta hedhë në emër të një personi të tretë dhe sipas tij e mira e kësaj shtëpie është se është blerë me kontratë të brendshme dhe jo me noteri.

    Në vijim, Klajdi Merkaj i shkruan Franc Çopja se do bëhet revokim kontrate.

    Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon shtetasit Franc evidentohet kështu:

    "…ti hidhet në emër direkt personit dhe vlera bëhet minimale 50.000 € po “ok” shpia kur të duhet për tu fut…?".

    Në vijim, të komunikimeve ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopjas një armë automatike e cila nga biseda kuptohet se është e llojit “Glock”.

    Më pas, Klajdi Merkaj i rikujton Franc Çopja se duhet të gjejë një emër personi, tek i cili do jetë pronësia e shtëpisë së blerë nga Franc Çopja për shtëpinë dhe se në kontratë duhet të shënohet minimum 55 Euro.

    Më datën 23 qershor 2020 Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopja postcodin me numër NË37SD, të valixheve të tjera. Po më datën 27 qershor 2020, Klajdi Merkaj i dërgon Francit, postcodin me numër LU13LZ.

    Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Francin, jep detaje se janë 2.5 dhe se personi nuk arriti t’i mblidhte në kohë ku dyshohet se bëhet fjalë për transportim të vlerave monetare.

    Gjithashtu në bisedën e 27 qershorit 2020, Klajdi Merkaj e falënderon Franc Çopja për dhuratën e ditëlindjes edhe pse e ka nesër. Në bisedë e sipër Klajdi Merkaj i dërgon Francit postcodin e një valixhe tjetër me rrota B152GJ dhe e informon se në orën 15:00 me të tyren (Angli) do jenë gati.

    Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon Francit: "…B152GJ në orën 15:00 me të tyren janë gati atje është ok…? Ok…". USA.

    Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Franc Çopjan jep detaje se ato që janë dërguar janë 50 (50.000 Euro/Paund) dhe se janë të ndara 1.000, ndërsa për të tjerat shkruan se kanë qenë 1000 dhe të ndara në tufa 10 mijë euro.

    Më 14 Gusht 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, të cilit i shpjegon se po interesohet të investojë në ndërtimin e një kompleksi banimi, sa dyfishi i atij që ka ndërtuar më parë si dhe një pallati në Tiranë.

    Më pas, Klajdi Merkaj i tregon Franc Çopjas se kanë diskutuar për të dy vendet e ndërtimit dhe kanë marrë “…ok…”.

    Gjithashtu, Klajdi Merkaj i thotë Franc Çopjas se tani janë në pritje të bëjnë blerjet e pronave, por për momentin nuk janë mirë me gjendjen e parave “..cash…” dhe i kërkon Francit që ta ndihmojë me një vlerë monetare “…cash…” prej 1.500.000 Euro.


    Pamje, ish-vila "Gjuta" në Tiranë

    Nga bisedat e zhvilluara ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj ndër të tjera informon Francin për ndërtimin hap pas hapi të kompleksit të banimit duke i dërguar edhe foto.

    Përmbajtja e disa prej mesazheve që Klajdi Merkaj i dërgon Francit më 19 Gusht 2020 Klajdi Merkaj e pyet Francin, nëse ka nisur gjë poshtë (shuma monetare) dhe më pas i shkruan Francit se nuk i duhen urgjent.

    Nga bisedat evidentohet se, për Klajdi Merkaj rëndësi ka dakortësia e Francit dhe se tani mund t’i karikojë personat me kapar financiar duke synuar blerjen e pronave.

    Klajdi Merkaj, i shkruan Francit se takimi me B-në, Arben Lamçja ishte i rëndësishëm pasi jep mundësi të shikoj gjëra sa më të mëdhaja.

    Pastrim të parave Franc Çopja ka kryer edhe përmes shtetasit Rexhino Doçi, i cili ka marrë një lokal me qira përballë fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

    Lokali është marrë me qira tek shtetësja M.L, për një periudhë 8 vjeçare është planifikuar të paguhet 70 mijë euro qira.

    Ndërkohë janë dhjetëra raste kur Rexhino Doçi ka kryer tërheqjen e më shumë se 1.5 milion euro cash nga persona të ndryshëm në Tiranë dhe Durrës, para këto që ishin në qarkullim nga Franc Çopja.

    Një tjetër rast dhe person që pastron para për Franc Çopjan është kushëriri i tij, Armis Stafa.

    Evidentohet se Armis Stafa ka marrë përsipër dhe ka kryer veprime aktive nëpërmjet shitjes dhe blerjes së automjeteve me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale për llogari të Franc Çopjas.

    Në 14 korrik 2023 ka dhënë shpjegime për këtë biznes dhe Erion Alibej një i arrestuar se ka porositur vrasje me pagesë, duke deklaruar në lidhje me asetet dhe pasuritë e vëllezërve Çopja. Ndër të tjera ai ka deklaruar se:

    “...Kanë një biznes, pikë shitjesh dhe dhëniesh makinash me qira në aksin Elbasan-Metalurgji, por personi që me letra ka në pronësi këtë biznes e ka emrin Armi, mbiemrin nuk ia di, por di që e ka shtëpinë tek kryqëzimi i Cërrikut, tek lagjia "Gjurma e Mushkës”, dhe di që është kushëri i afërt me vëllezërit “Çopja”, sepse e ëma e vëllezërve Çopja me mamanë e Armit janë vajza tezeje...”.

    Po ashtu Alibej ka treguar dhe për disa biznese të tjera, duke përfshirë dhe rastin e dy vilave të blera në zonën e pas TEG-ut.

    Armis Stafa merret në Elbasan me shitjen e makinave të shtrenjta, për llogari të Franc Çopjas. Del qartë nga bisedat se për çdo veprim komunikon me Franc Çopjan, i cili është pronari real i mjeteve.

    Po ashtu Armis Stafa, e këshillon Franc Çopjan për veprime financiare në funksion të pastrimit të produkteve të veprës penale. Për çdo makinë që shitet në këtë biznes Armis, pyet Francin lidhur me çmimin përfundimtar.

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Europoli: Shkatërrohet rrjeti kriminal i vëllezërve Çopja, me aktivitet në disa shtete evropian

    Hetim themelor për 3 vëllezërit Merkaj nga Berati, pastronin eurot e kokainës që dërgonte në Shqipëri, Franc Çopja

    VIDEO

    Një hetim i thelluar pasuror është hapur nga prokuroria e posaçme SPAK, për tre vëllezërit Merkaj nga Berati, rrethin e tyre familjar dhe shoqëror që kanë në Shqipëri.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se dosja pasurore kundër tyre është hapur rishtazi me hetimin penal që ka nisur në kuadër të procedimit Nr. 75, ku nën hetim në këtë çështje për Pastrim të produkteve të veprës penale është vënë njëri nga vëllezërit, Kajdi Merkaj.

    Në qendër të këtij hetimi janë vëllezërit Astrit Merkaj, Endri Merkaj, Klajdi Merkaj dhe rrethi i bashkëpunëtorëve të tyre.

    Gjatë kësaj kohe SPAK ka skanuar një pjesë të pasurive që gëzohen nga tre vëllezërit dhe prindërit e tyre, duke marrë informacione të detajuara përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe shumë burimeve të tjera, përfshirë këtu dhe Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

    Njëri nga vëllezërit e shpallur në kërkim Klajdi Merkaj, sipas komunikimeve në aplikacionin “Sky” rezulton të ketë mbajtur komunikim të ngushtë me vëllezërit në Dubai, Hajdar dhe Franc Çopja.

    Ky i fundit në shumë raste dërgonte eurot me valixhe me rrota nga Londra dhe vende të tjera të Europës, ndërsa pritës në Shqipëri rezulton të ketë qenë Klajdi Merkaj.

    Këto para investoheshin për qiratë e bizneseve që organizata kishte në Tiranë, në punimet për ndërtimin e komplekseve rezidenciale në Tiranë si dhe në blerjen e trojeve.

    SPAK, deri në këtë fazë ka zbuluar se në emër të Klajdi Merkaj është e regjistruar kompania “Merkaj Invest”. Kjo pasuri është themeluar në 10 shkurt 2022 me seli në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe ka si aktivitet fushën e ndërtimit të të gjitha llojeve duke përfshirë, ndërtimet për qëllime banimi.

    Ndërsa një tjetër pasuri me emrin “Merkaj 3” është hapur fillimisht në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj. Kjo shoqëri ka ndërtuar rezidencën e banimit “Mandarine Drive” në zonën e Lundrës, në Tiranë.

    Kompania është hapur fillimisht nga Klajdi por në dhjetor 2017, ai ka vendosur t’ia shesë kompaninë e ndërtimit vëllait binjak, Endri Merkaj, për vetëm 120 mijë lekë të vjetra. Një kontratë kjo e nënshkruar privatisht dhe jo para noterit.

    Gjithashtu, SPAK po heton 3 vëllezërit Merkaj mbi investimet që ata janë duke kryer në qytetin e Sarandës, pasi ka indicia të forta se në këtë zonë ata po hetojnë një hotel.

    Në skaner janë vënë dhjetëra llogari bankare dhe transaksione të dyshimta, të cilat aktualisht po analizohen nga SPAK.

    Ndërsa në vazhdën e këtyre verifikimeve, SPAK ka zbuluar se tre vëllezërit Merkaj, janë proceduar njëherë në prokurorinë e Sarandës për akuzën e kundërshtimit dhe goditjes për shkak të detyrës të një punonjësi të policisë kufitare në Sarandë.

    Tashmë kjo çështje në ngarkim të tre vëllezërve Astrit Merkaj, Endri Merkaj, Klajdi Merkaj është pushuar me kërkesë të prokurorisë.

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-10-08-at-35814-pm-1728396252.jpg

Shikime: 842

Madhësia:  58.9 KB

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-10-08-at-35814-pm-1-1728396253.jpg

Shikime: 848

Madhësia:  67.2 KB

    ORA NEWS

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Britani: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, 20 shqiptarë në pranga
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2016, 00:06
  2. Itali: Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i kokainës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2015, 12:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2015, 12:38
  4. Itali: Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-italian i heroinës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2014, 17:08
  5. Itali: Shkatërrohet rrjeti i drogës mes Shqipërisë e Siçilisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2014, 03:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •