Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri do të mbahen më 14 maj 2023, sipas dekretit të nënshkruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjithashtu theksohet se "Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë".
Katër vjet më parë në Zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri që u mbajtën më 30 qershor 2019 u fituan nga PS me kadidatin Erion Velia i cili është aktualisht Kryebashkiak i Tiranës.
Kryebashkiaku aktual i Tiranës premtoi shumë gjëra dhe kishte bërë një Program për tu admiruar në se do të shikonin premtimet :
-Ne infrastrukturë - 66 premtime. Tek premtimet në infrastrukturë premtimet pikante ishin: `1. Do të kryhet normalizimi i trafikut dhe përcaktimi i zonave me trafik të kufizuar me
qëllim reduktimin e ndotjes
10. Do të kryhet ndërtimi i një strehe në përputhje me standardet europiane për kafshët e
rrugës në territorin e bashkisë…
29. Do të pilotohet ideja e mesditave pa makina ku ndalohet lëvizja e makinave në rrugë të
caktuara midis orës 11:30 dhe 13:00
30. Do të kryhet zhvillim i mëtejshëm i qendrës së menaxhimit të trafikut me qëllim për të
rritur analizimin e trafikut, monitorimin dhe koordinimin në mënyrë dinamike të gjithë
semaforëve të Tiranës dhe devijimin e trafikut drejt akseve me më pak ngarkesë
31. Do të krijohet një sistem i qartë dhe i thjeshtë i ndalimit të qarkullimit për automjetet që
kryejnë transport mallrash, furnizim apo ndërtim në orë të caktuara dhe rrugë të caktuara
të kryeqytetit
32. Do të krijohen zona me trafik të kufizuar në të cilat do të ndalohet qarkullimi i
automjeteve gjatë orareve të pikut por pa penguar banorët e zonës dhe automjetet e
urgjencës
33. Do të kryhet kontroll i rreptë për t'i dhënë fund fenomenit të uzurpimit të vendeve të
parkimit në Tiranë
34. Do të investohet për ndërtim parkingjesh nëntokësore në partneritete publike private në
territorin e bashkisë….`.
-Në Arsim/Kulturë/Sport – 50 premtime.Tek premtimet në Arsim Kulture Sport premtime picante ishin: `34. Do të dyfishohen hapësirat sportive për çdo 100000 banorë brenda vitit të parë të mandatit duke aktivizuar ambientet e shkollave si qendra komunitare dhe duke i vënë ato
plotësisht në shërbim të sportit
35. Do të krijohen 40 ambiente sportive për çdo 100000 banorë brenda mandatit
36. Do të krijohen 90 ambiente të reja sportive në hapësirat e lira brenda blloqeve të banimit
37. Do të rehabilitohen të gjitha ambientet sportive në pronësi të Bashkisë….`.
-Në Mjedis Turizëm - 23 premtime. Tek Premtimet Mjedis Turizmit picante ishin premtimet 4-5-6-7 : `4. Do të kryhet ndërtimi i një impianti për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve duke ndaluar rreptësisht djegien e tyre në territorin e bashkisë
5. Do të kryhet rehabilitimi dhe gjelbërimi i 135810 m2 hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë
6. Do të kryhet rigjenerim dhe transformim i ish zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit
7. Do të kryhet aplikim në projektin " Fasadat e Gjelbra" me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale`
-Në Bujqësi -15 premtime. Tek premtimet bujqësore ishte premtimi 5: `Do të zbatohet politika të KM 0, në mënyrë që njerëzit nga Tirana të blejnë produktet në Krrabë`?!
-Në Shërbimet Sociale – 10 premtime. Tek premtimet këtu ishte premtimi Nr.6:`Do të kryhet, brenda 100 ditëve të para të mandatit, shpërndarja e të gjitha banesave sociale (385 banesa) dhe hartim i një politike të mirëfilltë për strehimin social`
-Në ekonomi dhe punësim – 15 Premtime. interesant ishte fakti se premtimi i 15 ishte: `Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do t’i jepet biznesit që është i fokusuar në produktet “MADE in TIRANA”, kapanone me qira 1 euro m2`?!
(PREMTIMET-TIRANA.pdf (portavendore.al)
Sot pas katër viesh jemi par një tabllojë tjetër të premtimeve të parealizuara si ato që veçova mësiër, por edhe për mos transparencën e buxhetit të Bashkisë.
Pa i hyrë problemeve të 60 bashkive të tjera, Bashkia e Tiranës ka një popullsi prej 1.2 milion banorë megjithë rrethinat dhe dihet vështirësitë që ka për tu manaxhuar.
Sidoqoftë problemet më të mprehta me të cilat ky kryebashkiak u përplas gjatë drejtimit të kësaj Bashkie të cilat janë lënë pa zgjidhj;
Problemi i plehrave dhe i incieratorit,
Problemi i pakingeve te anës rrugëve
Problemi i pagimit të taksave për pastrimin, për taksat për fëmijet e kopshteve dhe çerdheve dhe ata të shkollë në të cilën pagonin familje që nuk kishin probleme të tilla.
Problemi i pastirmit të rrugëve sidomos në rrugët e bllokut ku asnjë pastrues bashkie nuk futet.
Problemi i zhurmave nga makinat e mëdha që lëvizin në mës të ditës në kundërshtim me Rregulloren e Rrugëve por edhe nga zhurmat pas mesit të natës ku në rrugë garojnë me makina shoferët e të fortve apo dhe të institucioneve të veccanta që nuk kanë frikë nga policët.
Problemi i vendosjes së parkimit të taksive çdo 50-100 m duke penguar familjet dhe individët e interesuar për parkim.
Problemi i bërjes së zonës së hapsirës para Pallatit të Kulturës hapësirë e cili zhduku 7 rrugë komunikuese dhe detyron makinat të futën në rrugë pa rrugë, duke krijuar trafik të rënduar.
Problemi i mos realizimit të një rrugë direkte në formë nënkalimi apo mbikalimi në qëndër mbi hapësirën e madhe para Pallatit të Kulturës
Problemi i zënies së vëndeve të parkimit para pallateve me parkime private nga zyra private,
Dështimi i logove `REZIDENT` të shpërndara nga Bashkia për ti vendosur në makinat e popullit që të parkojnë pranë vëndit të banimit, e që faktikisht nuk vlejnaë aspak.
Sigurisht pështimi më i madh për Kryebashkiakun aktual është kapja nga e ashtuquajtura `mafia e ndërtimeve` sepse ka dhënë leje që kanë dëmtuar hapësirën e gjelbër përreth Tiranës duke zvogëluar sipërfaqen e kurorës përreth liqenit të Tiranës Leja për ndërtime në atë zonë dhe lejet që presin zbatimin do të jenë një katastrofë nëse do të miratohen.
Difekt tjetër i rëndë i Kryebashkiakut është mos marrja parasysh apo nënvlerësimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak për cdo problem kryesisht për incineratorët.
Difekt i madh është mos funksionimi i Administratorëve të `minibashkive` që sot nuk quhen kështu, duke krijuar një mosfunksionim të rëndë në manaxhimin, kontrollin dhe marrjen e masave për përmirësimin e gjëndjes.
Problem tjeter janë Policia Bashkiake e cila vetëm vendos gjoba por problemet që sheh përreth në shklelje të ligjit policia bashkiake largohet pa kryer asnjë veprim në ndihmë të banorëve.
Krahas këtyre, problem i madh për çdo Kryebashkiak dhe jo vetëm ai i Tiranës shtë mbajtja e Këshiltarëve jo profesionistë dhe në vënd të tyre Këshilltarë janë patronazhistët dhe militantët. Madje dhe në strukturat partiake të PS drejtues janë vënë miq, të afërm dhe ata që paguajnë për një post partiak apo në `hot stuff`.
Kjo ka shkaktuar që strukturat e PS drejtohen nga militantë nga Tepelena, Skrapari, Gramshi, Tropoja, Hasi, Dibra, fshtatrat e Vlorës e të Gjirokastrës, dhe nga fshtarat e Shqipërisë së mesme (megjithë respektin për popullin e këtyre zonave), e plot të tjerë të panjohur për banorët e Tiranës por edhe në qytetet e tjera të mëdha, ku strukturat partiake të çdo lloj partie gëlojnë nga amatorizmi, korrupsioni, mitmarrja, patronazhistët. Shumë pak njerëz me vlera dhe integritet ka në drejtim. Kjo sigurisht ka dëmtuar edhe Bashkinë e Tiranës.
Në përfundim po ti bëjmë një rezyme punës të Kryetarit Erion Velia mund të vërejme se negativiteti rëëndon më shumë se punët e mira. Kjo mbetet një këmbanë alarmi për Kryeministrin dhe PS, sepse po nuk u ndërhy në këto sektore dhe po nuk u rregullua më ligj puna e keshilltarëve të Kryetarit të Bashkisë , madje dhe këshilltarëve të Ministrave të cilat kanë mbledhur bukuranet e dynjasë nëpër administratë, populli i Tirans do të votojë një qytetar të papërlyer, me integritet dhe profesionist i mirë i kujtdo Partie qoftë madje dhe i pavarur.
Tirana ka nevojë për një drejues puntor dhe jo për ndonjnjë militant partie, asa pëër ndonjë ish bashkëpuntor i sigurimit apo mik i tij, dhe as për ndonjë të korruptuar të harruar as për ndonjë mafioz që bërtet se jam `burrë i mirë`…


priftipirro2017@gmail.com