Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Po i vjen fundi luftës në Ukrainë? Rusia dhe SHBA zhvillojnë bisedime sekrete në Ankara

    Moska thuhet se përfaqësohet nga spiuni kryesor i vendit në negociata

    Emri:  6372353085f54075241091f6.jpg

Shikime: 476

Madhësia:  12.4 KB

    Në mediat ruse kanë qarkulluar raporte për bisedimet sekrete SHBA-Rusi të organizuara nga Türkiye. E përditshmja Kommersant raportoi, duke cituar burime anonime, se takimi i paparalajmëruar dyshohet se po mbahet të hënën në kryeqytetin turk Ankara. Gazeta raporton se Moska ka dërguar Sergej Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, ose SVR, në bisedime.

    Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov më vonë konfirmoi për mediat ruse se bisedimet dypalëshe ishin zhvilluar në Ankara, duke shtuar se ato u zhvilluan me iniciativën e SHBA.

    Në fillim të këtij muaji, media perëndimore raportoi se zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë po angazhoheshin në kontakte të padeklaruara. Sipas Wall Street Journal, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka qenë i angazhuar me Yury Ushakov, një ndihmës i lartë i politikës së jashtme të Presidentit Vladimir Putin, dhe me Nikolay Patrushev, homologun e Sullivan në qeverinë ruse.

    Shtëpia e Bardhë nuk i mohoi bisedimet, me zëdhënësen Karine Jean-Pierre duke u thënë gazetarëve se kontaktet u fokusuan në "uljen e rrezikut". Ndërkohë, Peskov i tha WSJ-së në atë kohë se shtypi britanik dhe amerikan prireshin të shtypnin "mashtrime".

    Turqia u shfaq si ndërmjetësi kryesor gjatë krizës në Ukrainë. Në fund të marsit, ajo priti bisedimet Rusi-Ukrainë, gjatë të cilave të dy palët bënë përparim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një marrëveshjeje paqeje.

    Negociatat thuhet se u përmbysën nga Britania e Madhe, kur kryeministri i atëhershëm Boris Johnson udhëtoi në Kiev në prill. Sipas mediave ukrainase, ai i tha presidentit Vladimir Zelensky se vendet perëndimore nuk do të mbështesin paktin e propozuar të sigurisë që u diskutua me Rusinë.

    Ankaraja ndihmoi gjithashtu OKB-në për të nisur Iniciativën e Detit të Zi, një marrëveshje që lejon Ukrainën të eksportojë grurin e saj nëpërmjet anijeve tregtare. Marrëveshja, e cila u nënshkrua në korrik, skadon të premten. Moska ka deklaruar vazhdimisht se mund të mos pajtohet me një rinovim, përveç nëse OKB-ja përmbush premtimin e saj për të lehtësuar eksportin e drithit dhe plehrave ruse nga Moska, që ishte pjesë e marrëveshjes.


    Burimi: RT

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Po i vjen fundi luftës në Ukrainë? Rusia dhe SHBA zhvillojnë bisedime sekrete në Ankara

    VOA: Drejtori i CIA-s takohet me homologun rus, e paralajmëron mbi pasojat e përdorimit të armëve bërthamore

    Emri:  Capture-136.png

Shikime: 257

Madhësia:  202.9 KB

    Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë.

    Ky është takimi i parë i nivelit të lartë që vë përballë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë qëkur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt.

    Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtori i CIA-s nuk po zhvillonte asnjë lloj negociate. “Nuk po diskutohet mbi vendimet për luftën në Ukrainë. Ai po përcjell mesazhin, se çfarë pasojash do të kishte përdorimi i armë bërthamore nga Rusia dhe po ngre çështjen e burgosjes së padrejtë të shtetasve amerikanë”, tha zëdhënësi.

    Yllit i basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktori civil Paul Whelan janë në burgjet ruse. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit.

    Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.

    “Informuam Ukrainën përpara se të mbahej ky takim. Ne i qëndrojmë besnik parimit tonë, asnjë veprim për Ukrainën, pa Ukrainën””, tha zëdhënësi.

    Presidenti Putin ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia do të mbrojë me çdo mjet territoret e saj nëse sulmohet, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij Perëndimi është angazhuar në shantazh bërthamor kundër Rusisë.

    Këto qëndrime ngritën shqetësim të veçantë për Perëndimin pasi Moska deklaroi në shtator se kishte aneksuar katër rajone ukrainase.

    Kontaktet SHBA-Rusi në Turqi u raportuan fillimisht nga gazeta ruse “Kommersant”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha kësaj gazete se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Ndërsa agjencia e inteligjencës ruse SVR nuk iu përgjigj kërkesës për një koment.

    Përtej luftës, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një seri çështjesh për të diskutuar që zgjatja e traktatit mbi kontrollin e armëve, marrëveshja për grurin, shkëmbimin e të burgosurve apo lufta civile në Siri.

    Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres tha nga takimi i nivelit të lartë të G20 në Indonezi se Kombet e Bashkuara nuk ishin të përfshire në kontaktet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në Turqi.

    “Është shumë pozitive që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po zhvillojnë bisedime sepse është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen, por ne nuk jemi përfshirë”, tha zoti Guterres.

    Presidenti Biden tha këtë muaj se ai shpresonte në gatishmërinë e zotit Putin për shkëmbimin e të burgosurve, për të mundësuar lirimin e basketbollistes Brittney Griner e cila është dënuar me 9 vjet burg nën akuza për drogë.

    Ish-marinsi Paul Whelan, i cili ka pasaporta amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze po vuan një dënim me 16 vjet burg për spiunazh në Rusi. Ai i ka mohuar akuzat.

    Trafikanti rus i armëve Viktor Bout, i cili ndodhet në një burg amerikan është përmendur i personi që mund të këmbehet me Grine dhe Whelan nëse në të ardhmen dy vendet bien dakord për të shkëmbyer të burgosurit.

    Kremlini tha se bisedimet me Kombet e Bashkuara për një marrëveshje për grurin javën e shkuar ishin konstruktive. Zoti Biden pret që Rusia të tregojë më shumë seriozitet për shkëmbimin e të burgosurve.

    VOA

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 01-02-2024, 22:54
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 16-07-2023, 08:32
  3. Kina dhe Rusia: SHBA ka ngritur 26 laboratorë biologjikë në Ukrainë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2022, 09:26
  4. AAK: Po mbahen bisedime sekrete me Serbinë
    Nga fegi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 26-08-2010, 13:57
  5. A po vjen fundi i botes?
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 20:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •