TMZ raporton nje video te aktorit te njohur te Hollywood John Voight per popullin e tij amerikan.
Videon mund ta shikoni e degjoni me poshte:
TMZ raporton nje video te aktorit te njohur te Hollywood John Voight per popullin e tij amerikan.
Videon mund ta shikoni e degjoni me poshte:
Perkthimi ne shqip i mesazhit me lart:
Bashkëkombasit e mi Amerikanë,
Jemi duke u përballur me rrezikun e një lufte të tretë botërore. Ne si një familje me një të vërtetë të vetme, duhet tu vëmë veshin këtyre gjërave. Shikoni gjithë këto gënjeshtra, gjithë këto mashtrime që ndodhin përditë. A nuk jemi duke i parë gjithë këto gënjeshtra para syve tanë? Duhet të zgjohemi të gjithë nga gjumi. Duhet të zgjohemi, pasi po nuk e pamë këtë gënjeshtër, kjo tokë ka për të vdekur me gjithë bukurinë, me gjithë lirinë, me gjithë mundësitë e saja. Kjo tokë mendohet të jetë toka e njerëzve të lirë por nuk është aspak e tillë. Eshtë një rrjetë e errët, një botë e errët. Por nuk ka për të qënë kështu më gjatë, pasi miqtë e mi, ndryshimi po vjen, dhe një dritë e re do të ndriçojë. Duhet që ne të gjithë ta shikojmë me sytë tanë këtë të vërtetë dhe të lejojmë që drejtësia të bëjë punën e saj. Pasi shiko, mënyra e vetme se si ne mund ti fitojmë zgjedhjet është që të shohim gënjeshtrat, mashtrimet dhe korrupsionin e së majtëve, të medias dhe atyre të panjohurve që ne i njohim kush janë.
Le të bashkohemi të gjithë dhe të votojmë për drejtësinë e vërtetë për të gjithë njerëzit. Le të lutemi që presidenti i vetëm që i kuptonte këto të vërteta dhe kish për zemër interesin më të mirë të popullit amerikan, ëndrës amerikan, presidenti Donald Trump të kthehet në presidencë. Ai dhe vetëm ai mund të ndali kënetën dhe të mund të rindërtojë dheun dhe tokën tonë që të ngrihemi në lavdi.
Shumë dashuri për ju!
Krijoni Kontakt