Gjykata konfiskon Ora News dhe pronat e tjera tė Ylli Ndroqit, avokatėt: Vendim i padrejtė me prapavijė politike
Gjykata e Posaēme ka vendosur tė konfiskojė pasuritė e presidentit tė Yldon Media Group, Ylli Ndroqi.
Mes 24 pronave tė konfiskuara ėshtė edhe televizioni Ora News. Jashtė ambienteve tė GJKKO avokatėt e Ndroqit e cilėsuan kėtė vendim si tė padrejtė dhe se asnjė Gjykatė nė botė nuk do tė merrte njė vendim tė tillė.
Bindem qė sistemi ynė ka sėmundje aq tė rėnda sa nuk besoj se do tė jepet ndonjėherė drejtėsi. Nuk e di ku i gjeti numrat. Ky ėshtė vendim qė synon goditjen e medias.
Janė kujdesur qė Ora News tė ketė 60% tė kuotave tė sekuestruara qė nėnkupton humbjen e kuotave kontrolluese. Ėshtė vendimi mė i pabazė qė kam dėgjuar me veshėt e mi. Asnjė gjykatė nė botė nuk do tė merrte njė vendim tė tillė tha avokati Jordan Daci.
Mė tej avokati i biznesmenit shtoi se gjykata pėrcaktoi vetė ekspertėt dhe se refuzoi provat e dorėzuara.
Ky ėshtė njė proces pasurish dhe numrash, gjykata caktoi vetė ekspertėt e saj, vetė administroi provat, ky pėr mua ėshtė akt shumė i rėndė. GJKKO shkelmoi me kėmbė provat, shtoi avokati.
Koha Jone
Krijoni Kontakt