e di qe jam injorant dhe po kerkoj dije kush mund te me jape shpjegime per emrat e qyteteve shqiptare si Lezha,Kuksi,Shkodra,Tirana,Durresi,Fieri,Kavaja,Ko rca etj etj
e di qe jam injorant dhe po kerkoj dije kush mund te me jape shpjegime per emrat e qyteteve shqiptare si Lezha,Kuksi,Shkodra,Tirana,Durresi,Fieri,Kavaja,Ko rca etj etj
kurre mos thuaj kurre
bsdev (03-03-2017)
Per Korcen kam lexuar qe shqiptohej edhe Goritza, me duket si emer sllav. Ben vaki jam gabim.
bsdev (03-03-2017)
po ate kam lexuar edhe un po nuk besoj qe eshte sllav sepse korca eshte quajtur ashtu edhe para dyndjeve sllave ne ballkan
kurre mos thuaj kurre
bsdev (03-03-2017)
he mo nuk paskeni dijeni per kete nje ndihme lezha-lisus ,shkodra-scutari(lat)-scodra(anc)-iscander(tur),fieri-apollonia,butrinti,
per shkodren disa thone shko koder meqe kalaja eshte ne nje koder besohet qe per ate i ka met shkoder nje tjeter qe lexova eshte turqit e thrasin shkodren iskander po ashtu thrrasin dhe leken e madh dhe nje teori eshte qe shkodra u themelua nga leka per fierin dihet qe eshte apollonia pas apollonit biri i diellit ose si e shpjegon A.Kola ylli i vazhdueshem
kurre mos thuaj kurre
bsdev (03-03-2017)
Rili, plako!, ti nuk je injorant, por je thjesht ne kerkim te dijenise, dhe ketu ne forum vetem dijeni ke per ta gjeturPostuar mė parė nga rili
!
Sa per temen qe ke hapur plako, eshte nje teme per te cilen (pare nga nje kendveshtrim shqiptar) nuk ke qejf te diskutosh shume. Sidoqofte, meqe ti je ne kerkim te dijenise, si dhe qe te mos mbesesh injorant, do perpiqem te jap nje tabllo te shkurter te toponimise/topografise shqiptare, origjines se emrave, ne baze te studimeve qe jane bere ne kete fushe nga studiues shqiptare dhe te huaj.
Emrat e qyteteve/vendeve shqiptare brenda kufijve te Republikes se Shqiperise ndahen ne disa kategori, mvaresisht nga origjina e emrit: emra me origjine latine, sllave, greke, turko-orientale, shqipe si dhe emra etimologjia e te cileve eshte veshtire te percaktohet ose eshte e panjohur.
Me poshte do te jap emrin ne shqip (te shqiperuar) kurse ne kllapa emrin origjinal ne gjuhen nga e cila eshte huazar. Disa emra e kane ruajtur me mire emrin origjinal, qe i ben me lehte per tu dalluar origjinen. Disa te tjera i jane nenshtruar ndryshimeve me radikale qe ti 'pershtaten' gjuhes shqipe.
Emrat e qyteteve me origjine latine ose qe jane huazuar drejpersedrejti nga latinishtja jane: Lezhe (Lissus), Puke (Via-Publika), Shkoder (Scutari), Durres (Dyrracium) etj.
Me origjine sllave (kryesisht nga bullgarishtja) jane emrat e qyteteve: Berat (Beligrad), Korce (Gorice), Pogradec (Podgradec), Corovode (Cernavoda), si dhe emrat e shume fshatrave (Psh: Selenice, Bistrice, Grabove, Mavrove, Vranisht, Dragostunje, Golem, Trebicke, Kopac, Krushove, Cermenike, Cerkovice, Gore, Moker, Bellkamen, Bellove, Bukove, Visoke, Zadrime, Izvor, Lukove, Leshnice, Polene, Poljan, Rrogozhine, Radomir, Ribnice, Ravanik, Selishte, Selce, Starove, Malisheve, Trave, Terbac, Sushice, Nove, Novoselle, Nivice, Nistrove, Nepravishte etj).
Ketu vlen te permendet edhe emri i Vlores qe eshte me origjine (me duket) latine, por qe ne shqip ka hyre nepermes sllavishtes: Aulona (lat.)- Avlona (gre.) - Valona (sllav.) - Vlona (geg.) - Vlora (n-r, rrotacion i toskerishtes).
Me origjine greke jane emrat e qyteteve & vendeve: Sarande (Agios Saranda), Patos, Gjirokaster (Argyrokastron), Mallakaster (ka te ngjare qe kjo fjale eshte nje perzierje sllavo-greke: malla+kastron), Tepelene (edhe kjo me duket se eshte nje fjale e perzier turko-greke, sic e pagezuan turqit: tep(e)+eleni).
Me origjine turko-orientale jane emrat e qyteteve: Elbasan (Il-basan), Tirane (Tehran-Tihran-Tirane), Kavaje (Kavalje), Lushnje (Salushe?) etj.
Me origjine shqipe eshte emri i Krujes (Krua) si dhe nje numer fshatrash. (Mendohet qe edhe emri i Ulqinit eshte me origjine shqipe).
Nje gje te ben pershtypje kur sheh toponimine e siperpermendur: shperndarja & perhapja e emrave te qyteteve pak a shume korrespondon me shperndarjen religjioze te shqiptareve ne Rep. e Shqiperise. Per shembull ne jugun 'orthodoks' mbizotrojne emrat me origjine sllavo-greke, ne Shqiperine e mesme- 'myslimane' dominojne emrat me rrenje turko-orientale, ne Veriun 'katolik' dominojne emrat me origjine latine. Kjo pak a shume te jep nje fare ideje te historise se perhapjes se feve mes shqipfolesve.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fejer_nagy : 24-12-2005 mė 08:12
Meqë unë jam nga Ferizaj, do të iu tregoj prej nga emri i qytetit tim.
Para 131 vitesh (pra është qytet me moshë të re) kur u ndërtua hekurudha që lidhte qendrën e ish Jugosllavisë – Beogradin dhe Selanikun (në Greqi) nga ana e francezëve (nga kjo rrjedh fjala e përdorur nga të moshuarit-Udha e Frengut) në vendin ku është ngritur qyteti personi me emrin Feriz kishte ndërtuar një bujtin (han), prandaj duke qenë realisht themeltar i qytetit, vendi e merr emrin e tij dhe sot quhet FERIZ-AJ.
Duke dashur pushtuesit që të gjitha toponimet ti sllavizojnë, filluan ta quajn edhe me emrin Uroshevac (Vendi i Uroshit (emer sllav)), dhe duke e paraqitur këtë far Uroshin si themelues të qytetit.
Sido që të jetë emri Ferizaj vjen nga themeluesi i tij FERIZI.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
bsdev (03-03-2017)
Pershendetje:Postuar mė parė nga fejer_nagy
ka disa pasaktesi ne shkrimin tend.
Shkoder nga scodra nuk eshte me origjine latine dhe nuk vjen ne shqip me ndermjesine latine, Plus edhe Durres ne shqip nuk vjen nga latinishtja Dyrrachium.
Eshte shume me e pranueshme nga durrakion dhe ka edhe teori qe vjen nga nje ndermjetesi sllave Drac. Por jo nga latinishtja.
Aulona eshte nje term para-latin ne shqiperi (shek IV para.K), ka edhe teori qe e shohin si term para-indoeupian. Dhe eshte hera e pare qe degjoj ndermjetesin sllave ne kete emer. Trasformimet e au -> v kane ndodhur: shqip varr <- vorr <- preshqip aur(V)n.
gjirokastra eshte greke besoj poashtu dhe saranda eshte greqisht po tepelena butrinti
kurre mos thuaj kurre
Shkodra eshte fjale shqipe dhe rrjedh nga fjala koder.Kjo nuk do koment.
Un di qe Ferizaj, si emer ka lidhje me fjalen "hekur", do me thene "ferris" dicka e tille ne latinisht, pasi ishte zone e njohur per grumbullimin e hekurit dhe te transportimit te tij (meqe kalon edhe hekurudha aty).Postuar mė parė nga Poeti
Kshu kam lexu, po nuk e di mire, pasi jam TR.
Krijoni Kontakt