Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Hakerat rusë sulmojnë faqen online të shërbimit sekret shqiptar

    Shërbimi Informativ Shtetëror ka rënë pre e një sulmi të hakerave rus të cilët kanë bllokuar faqet online.

    Sipas burimeve nga brenda SHISH, kemi të bëjmë me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web.

    Emri:  auto_SHISH1697222249.jpg

Shikime: 466

Madhësia:  31.5 KB

    I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

    Sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse.

    Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”

    Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.




    Syri

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shtetit të Ramës i ranë brekët: Hakerat publikojnë informacione që konsiderohen sekrete shtetër

    Grupi “Homeland Justice” më i fuqishmi në botë po kalon çdo barrierë dhe nuk ka asnjë që mund të përballet me ta. Një shkrim nga DW tregon se si sulmuan edhe parlamentin e Shqipërisë.

    Nga radio gjermane DW-

    “Sulmi kibernetik nuk ka prekur të dhënat e sistemit. Ekspertët po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash mund të ketë shkaktuar ai,” – theksohet në njoftimin për shtyp te Parlamentit.

    Sipas këtij njoftimi synimi i hakerëve me bazë iraniane ishte të ndërhynin në infrastrukturën e të dhënave, t’i fshini ato dhe të bënin të pamundur punën e Parlamentit.

    Grupi “Homeland Justice” i hakerëve iranianë pranon sulmin

    Grupi iranian deklaroi se “ka sulmuar një kompani telefonike dhe një kompani fluturimesh ajrore që operojnë në Shqipëri.” Në një njoftim të publikuar prej këtij grupi në rrjetin ”Telegram” pretendohet që “janë fshirë më shumë se 2 petabytes me të dhëna të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura me të.”

    Grupi “Homeland Justice” deklaron gjithashtu që “në ditët në vijim do të publikojë të dhënat për klientët e kësaj kompanie.”

    “Do të paguajnë edhe uzurpuesit e karrigeve të Parlamentit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës,” thuhet në mesazhin e publikuar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”.

    Kronologjia e sulmeve kibernetike të hakerëve iranianë.

    Sulmi i tanishëm kibernetik ndaj Parlamentit të Shqipërisë është i katërti që nga viti i kaluar, i kryer nga hakerët iranianë ndaj shërbimeve qeveritare dhe financiare digjitale.

    Tri sulmet e para ndodhën vitin e kaluar. Ato paralizuan përkohësisht shërbimet online në portalin qeveritar e-Albania, sistemet e policisë TIMS dhe MEMEX, – ky i fundit me të dhëna për veprimtari kriminale. Të tre sulmet kibernetike të vitit të kaluar ndodhën dy vjet pas shpalljes së Shqipërisë nga Irani vend armik për shkak të strehimit në territorin shqiptar të muxhahedinëve, opozitës iraniane. Në shtator të vitit të kaluar Shqipëria ndërpreu me efekt të menjëhershëm marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, bazuar në “prova të pakundërshtueshme” se përgjegjës për sulmet kibernetike ishte Irani.

    Në një intervistë ekskluzive për DW, Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike (AKCESK) me seli në Tiranë deklaroi se vetëm në dhjetor 2022 “ka pasur 800 mijë sulme kibernetike me origjinë nga Irani.”

    Sipas tij gjatë vitit 2023 Shqipëria ka ndërmarrë “një transformim të thellë për të ngritur një ekosistem sigurie kibernetike për t’u bërë ballë sulmeve dhe mbrojtjes prej tyre të infrastrukturave publike dhe private. Ekosistemi synon kontrollin dhe monitorimin në kohë reale të aktiviteteve keqdashëse ndaj shërbimeve digjitale në infrastruktura të tilla kritike si qeveria, parlamenti, policia, sektori financiar, transporti dhe shëndetësia.”

    Ani Ruci Korrespondente nga Tirana

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Letra sekrete e Ramës për Cipras: Je shumë i mirëpritur në Tiranë!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2015, 14:09
  2. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2014, 17:05
  4. Hakerat kosovar sulmojnë uebsajtin e Top-Channel, i lënë mesazh Ramës!
    Nga Konstantin në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 27-01-2011, 09:43
  5. Blushi, negociata sekrete mes Ramës dhe Nanos
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-08-2007, 17:33

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •