Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Anija e Edi Ramës po fut ujë: Top Channel kujtohet t'iu thotë të vërtetat e hidhura shqiptarëve

    Përplasja/ Ç’po ndodh mes Ramës dhe Top Channel

    Emri:  Screenshot_20221030_201108.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  49.4 KB

    Shumëkush ka mbetur i çuditur këtë të dielë kur ka parë një tëitter të kryeministrit i cili akuzonte një televizion kombëtar për përfitime të paligjshme. Sipas Ramës prej këtij ekrani dezinformohej për të ngritur njerëz kundër qeverisë. “700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”. “7 punonjës në ditë ikin nga policia”. ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!- shkruhej në mesazhin e kryeministrit.

    Emri:  rama-tch.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  37.5 KB

    Nuk ishte e vështirë të kuptohej se përse bëhej fjalë. Njëri nga vetëm 3 TV-të kombëtare në vend për të cilin aludonte Rama, ishte Top Channel. Lapsi.al ka ndjekur edicionin e mbrëmjes së këtij ekrani dhe kronikat e renditura njëra pas tjetërës trajtonin pikërisht ato tema për të cilat shqetësohej kryeministri. braktisjen masive të Shqipërisë, njerëz që nuk ishin sistemuar ende pasi tërmeti i prishi shtëpinë. Madje në një kronikë Top Channel argumentonte se nga vendi janë larguar mbi 700 mijë shqiptarë.

    Pjesa mkryesore e kronikave ishin kritike me qeverinë madje ishin mbledhur edhe vox pop-e nga studentët për një fjali të Ramës që ata që mbarojnë përj mjekësi nuk do të kenë të drejtë të marrin diplomën pa kryer disa vite punë në vendin e tyre (fotot poshtë).

    Emri:  emigracion.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  30.1 KB

    Ka disa ditë që televizioni më i madh në vend i ka shtuar shigjetimet ndaj qeverisë të cilën ai e mbështet prej 9 vitesh. Madje ndjekësit e tij të rregullt u surprizuan në 27 nëntor, kur u publikua indeksi i sundimit të ligjit sepse lajmi u shfaq me një titull aspak të zakonshëm për këtë media: “Shqipëria drejt autokracisë” (poshtë).

    Emri:  Screenshot_20221030_200406-300x174.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  16.0 KB

    Që pas largimit të ish drejtorit Sokol Balla që u përfshi në një konflikt me trashigimtaren e TCH, Lori Hoxha edicionet e lajmeve kanë pësuar një çekuilibrim duke shtuar notat kritike. Por ajo që bie gjithashtu në sy nuk është një afrim i kësaj mediaje me opozitën, Sepse aty vazhdohen të transmetohen të paprekuara kronikat servis për Erion Veliajn (poshte). Pra nuk duket se ka një ndryshim në vijën editoriale, por një konflikt vetëm me Ramën.

    Emri:  veliaj-top.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  28.4 KB

    Kjo e bëri kryeministrin të flasë për “kërkim favoresh” dhe disa ditë më parë për media që vënë gjoba.

    Ideja se Top Channnel po i bën shantazh Ramës është përhapur gjërësisht edhe në mediat sociale. Por shumëkush për këtë sërish ka fajsuar kryeministrin për mënyrës se si i ka menaxhuar prej vitesh marëdhëniet me shtypin dhe TV-të. Pikërisht për këtë gazetari i BIRN Albania, Gjergj Erebara shkroi në Facebokkun e tij: “Po në rast se Rama nuk ka dhënë kurrë asnjëherë ndonjë favor të paligjshëm për “ekrane private kombëtare”, çudi si i shkon në mend këtyre ekraneve ta shantazhojnë. Në fund fare ky ka dhjetë vjet në pushtet. Do ta kishin marrë vesh prej kohësh që është i pashantazhueshëm!!!

    Pra duket sheshit që mes televizionit më të madh në vend dhe kryeministrit më jetëgjatë në vend ka nisur një përplasje. TCH deri më tani nuk ka thënë ndonjë gjë që nuk dihej vetëm ka vendosur të shohë ato që që deri pak ditë më para bënte sikur nuk i dallonte. A e bën për shantazh sikurse thotë Rama? Edhe po të jetë kështu faji është sërisj i atij që i ka mësuar mediat tua blejë mbështetjen me tendera dhe para publike.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Anija e Edi Ramës po fut ujë: Top Channel kujtohet t'iu thotë të vërtetat e hidhura shqiptarëve

    Përplasja/ Lajmet e Top-it sërish flakë kundër Ramës

    Emri:  Screenshot_20221101_160425_InCollage-Collage-Maker.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  52.4 KB

    Top Channel vazhdon fushatën e sulmeve kundër qeverisë. Edhe në lajmet e kësaj mesdite ato të orës 15 00 katër tema të ndara në gjashtë kronika kanë prekur ato tema që janë tabu për qeverinë. Lajmi i parë i dedikohej çmimitë të naftës dhe bordit qeveritar që e mban atë lart. Sipas redaksisë së lajmëve me tarifat që janë sot në bursa dhe me uljen e dollarit çmimi duhej të ishte 30 lekë më i lirë, por ai këtë fillim jave u ul vetëm me 4 lekë.

    Emri:  Screenshot_20221101_155006_WhatsApp.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  35.0 KB

    Titulli i kronikës: “Bordi e mban naftën shtrenjtë”. Si për ta përforcuar këtë temë ishte bërë edhe një kronikë e dytë me titull: “Nafta shtrenjton trasportin”.

    Pas këtyre dy lajmeve që për një media pro qeveritare mund të konsiderohen si bomba, spikerja Genta Popa lexoi të tretin: “Energjia në Shqipëri më e shtrentë” ku thuhej se jemi vendi i dytë në rajon ku rryma elektrike kushton më shumë se kudo tjetër.

    Emri:  Screenshot_20221101_150651_Shiko-Shqip-Falas.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  36.7 KB

    Lajmi i katërt i kushtohej protestës së pedagogëve dhe ultimatumit të tyre për të nisur një grevë urie.

    Emri:  Screenshot_20221101_150915_Shiko-Shqip-Falas-e1667316055563.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  44.1 KB

    Pas kësaj pasuan dy kronika për emigrimin masiv të të rinjve ku theksohej se vendi ka humbur 37 përqind te qytetarëve të vet më shumë sesa kushdo tjetër në Ballakan.’

    Emri:  Screenshot_20221101_151225_Shiko-Shqip-Falas-e1667316111664.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  30.8 KB

    Kur edicioni i lajmeve kishte mbërritur në gjysmën e vet, pikërisht në minutën e 15 kamera shkoi në Milot ku kishte ende familje të mbetura pastrehë.

    Gjë e pasakontë në peisazhin tonë mediatik, të dominuar nga politika dhe dirigjuar nga qeveria, kronika me takimin e Edi Ramës u shfaq vetëm në minutën e 20 duke qenë e 9 në radhë.

    Boll ky enumeracion faktesh për të kuptuar se kursi i televizionit kombëtar ka ndryshuar me 180 gradë me largimin e ish drejtorit Sokol Balla dhe se ai për momentin nuk po shërbën më si servis i rilindjes.

    Në një farë mënyre këtë anomali e ka pranuar vetë edhe Edi Rama , i cili në një Tëitter të para disa ditëve pa e përmendur me emër fshikulloi Top Channel duke e konsideruar si një ekran privat që dezninformon pasi do favore të paligjshme.

    Emri:  rama-tch.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  37.5 KB

    Ende është shpejt të thuhet nëse kjo është thjeshtë një flakë kashte apo një ndryshim radikal i vijës editoriale por deri më tani duket sikur TV kombëtar nuk po tërhiqet ndërsa rama nuk është i predispozuar ta lëshojë atë që ai e quan favorin e radhës.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Më kujtohet...
    Nga 2043 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 444
    Postimi i Fundit: 16-01-2024, 05:04
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2022, 12:30
  3. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-05-2013, 11:09
  4. Hakerat kosovar sulmojnë uebsajtin e Top-Channel, i lënë mesazh Ramës!
    Nga Konstantin në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 27-01-2011, 09:43
  5. Te kujtohet..?
    Nga Seminarist në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-06-2002, 03:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •