Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Bëmë o vëlla Erdogan të të ngjaj! Rama del me ligj për të kriminalizuar fjalën e lirë në Shqipëri!

    Ligji anti-shpifje/ Miratohet drafti i Erdoganit

    Emri:  paketa-anti-shpifje.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  30.5 KB

    Njësoj si Edi Rama në Tiranë edhe sulltani turk Erdogan ishte përfshirë prej kohësh për miratimin e një paktete kundër lirisë së mediave në vendin e tij. Qeveria shqiptare gjendet nën presionin e madh të BE-së e cila në raportin e fundit theksoi se projekti Rama nuk mund të aprovohet pa konsensusin e shoqatave të gazetarëve. Pikërisht për këtë kryeministri tentoi të organizonte pa sukses një takim me shoqatat që mbrojnë lirinë e shtypit në kontinentin tonë po pa sukses. Ato do të vijnë në mes të nëntorit në Tiranë për të vëzhguar në vend gjendjen e rëndë të lirisë së fjalës.

    Por ndërkohë që në Tiranë kanë mbetur disa skrupuj, në Ankara i kanë hedhur ato me kohë pas krahëve. Pas më shumë se një javë debatesh të forta, në 13 tetor, deputetët e mazhorancës presidenciale turke miratuan në parlament atë që u quajt nga shtypi perëndimor si një nga projektligjet më të kritikuara të viteve të fundit. Në qendër të tij janë dyzet nene gjoja për të luftuar kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Vetë presidenti Erdogan që sipas një ivestnigimi të fundit të Reuters kontrollon mbi 90% të mediave në vend dhe që i ka quajtur rrjetet sociale si “një flamë që tenton të shkatërrojë Turqinë, mendohet se është pas kësaj nisme. Brenda saj gjenden nene të tmerrshme…

    Neni 15 parashikon anulimin e kartës së shtypit për gazetarët që do të veprojnë “kundër rregullave dhe moralit të ishtypit”, pa dhënë më shumë detaje. Ndryshimi më i rëndë është neni 29. Ai lejon dënimin një deri në tre vjet burg për personat që shpërndajnë në rrjete “informacione mashtruese” duke minuar “unitetin shtetit”, “rendin e vendosur” ose që “zbulojnë sekrete shtetërore”. Ai është një formulim shumë i paqartë për të përndjekur çdo gazetar apo këdo që shpërndan informacione që si pëlqejnë pushtetit.

    Paketa anti shpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?

    “Ky ligj për fat të keq nuk është befasi, nënvizon gazetari dhe profesori i ekonomisë Mehmet Altan, vetë i burgosur për njëzet e një muaj përpara. Megjithatë, është një shenjë e një dekadence të vazhdueshme që synon të vendosë monopolin e ligjërimit zyrtar. Nëse liria e shtypit nuk ka nuk ka qenë asnjëherë një realitet në Turqi, të paktën më parë ka ekzistuar vullneti i autoriteteve ta ruajtur atë sa për fasadhe dhe dukje. Por sot edhe kjo vitrinë është shpartalluar», thotë ai.

    Në dekadën e fundit, veçanërisht pas “grushtit të shtetit” në vitin 2016 në Turqi janë mbylluar 189 media, rreth 319 gazetarë janë arrestuar, duke përfshirë 36 që ende gjenden pas hekurave, sipas Sindikatës së Gazetarëve të Turqisë (TGS). Por pavarësisht kësaj pushteti autokratik nuk ngopet dhe sipas raportimeve të shtypit perëndimor ofensiva e re për tkurjen e lirisë së shprehjes bëhet tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit tjetër, në të cilat Erdogan nuk paraqitet mirë në sondazhe. “Pushteti do që të ekzistojë vetëm e vërteta e tij” ishte refreni i opozitarëve që e kundërshtuan këtë nismë. Njëra prej tyre, Meral Aksener, liderja e Partisë së Mirë (Iyi Parti, e djathta nacionaliste dhe laike), tha që në fillim të diskutimeve: “Ky ligji është një kryevepër monstruoziteti. Kush do ta bëjë diferencën mes të vërtetës dhe të gënjeshtrës? Kush do të kontrollojë? Do të ketë një AKbook [aludim për AKP-në, partinë e presidentit] për të në vend të Facebook? Një zog i Bestepe [Pallati Presidencial në Ankara] në vend të zogut Twitter”?

    Rama për ‘Anti-shpifjen’: Do miratohet
    Po për të njëjtat arsye qeveria mban ngritur, si shpatën e Demokleut, paketën anti shpifjeve kundër mediave online në Shqipëri. Solialistët e votuan njëherë këtë draft në dhjetor 2019, ndonëse pati reagmime shumë të forta nga BE, OSBE dhe organizatat ndërkombëtarëve të gazetarëve. Pasi ish presidenti Meta e ktheu ligjin mbrapsh ai u çua në Komisionon e Venecias. Verdikti qe i qartë: “Ligji karakterizohet nga paqartësi dhe mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë. Ligji mund të prodhojë censurë dhe autocensurë në median online dhe jo vetëm”. Por pavërsisht nga konsensusi se kjo është një nismë kufizuese, nën shembullin e Erdogan, Edi Rama nuk është tërhequr nga ideja e tij e vjetër. Prandaj Raport progresi i sapo publikuar e ngrinte sërish këtë shqetësim dhe prandaj organizatat më të mëdha nërkombëtare të lirisë së shtypit, do të thyejnë një regull të pashkruar për të mos u rikthyer dy herë në të njëjtin vend, për të ardhur në mes të nëntorit në Tiranë.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Bëmë o vëlla Erdogan të të ngjaj! Rama del me ligj për të kriminalizuar fjalën e lirë në Shqipë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po ky ligj eshte kthyer mbrapsht nga venecia dhe eshte pranuar nga parlamenti argumenti kunder se drejtes se fjales, se mund te abuzohet, por duhet te shihet mire edhe pasoja se mund te akuzohen padrejtesisht njerez te pafajshem publikisht. Duhet te mbrohen te pafajshmit, se mund te paditen kot. Kjo do nje zgjidhje.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bëmë o vëlla Erdogan të të ngjaj! Rama del me ligj për të kriminalizuar fjalën e lirë në Shqipë

    ‘Vëllazëria është vetëm brenda kombit’/ Berisha: Feja e shqiptarit është shqiptaria

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë një video gjatë takimit me gazetarët, ku ka theksuar se ‘jemi komb pluri-religjoz dhe se vëllezër jemi vetëm me njëri tjetrin’.

    Këto deklarata, Berisha i bëri pasi hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama i cili është vendosur në shërbim të plotë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

    ‘Jemi komb pluri-religjoz. Vëllezër jemi vetëm me njëri tjetrin. Vetëm me njëri tjetrin. Vëllazëria është vetëm brenda kombit. Nuk kemi vëllezër jashte kombit’, ka thënë Berisha gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët në selinë blu.

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-01-2021, 17:23
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2016, 15:29
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-04-2016, 12:07
  4. Ben Blushi: Edi Rama e Ilir Meta e kanë kriminalizuar politikën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-12-2015, 15:36
  5. Erdogan: Ligj kunder abortit
    Nga the admiral në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 11:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •