Vrasja nė Pogradec, Prokuroria akuzon njė inspektor policie pėr shpėrdorim detyre
Prokuroria e Korēės akuzon njė inspektor tė Patrullės se nuk mori asnjė masė pėr tė dokumentuar shkakun e vdekjes sė Eglantin Progės nė Pogradec, ndėrsa raporti paraprak pėr prokurorin e gatshėm pėrmbante tė dhėna tė pavėrteta.
Nga Edmond Hoxhaj
Eglantin Proga u dhunua pėr vdekje mė 10 gusht nė Pogradec. Foto: Facebook.
E vėnė nėn shenjestėr pėr lehtėsim tė akuzės nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Policisė sė Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Prokuroria e Korēės u kundėrpėrgjigj tė mėrkurėn me marrjen nėn hetim tė njė inspektori policie pėr shpėrdorim detyre nė Pogradec, me pretendimin se nuk kishte marrė asnjė masė pėr tė dokumentuar apo bėrė prezent shkakun e vdekjes sė 42-vjeēarit Eglantin Proga mė 10 gusht.
Sipas njoftimit pėr shtyp tė Prokurorisė, inspektori me inicialet A.L i trupės sė shėrbimit nė Patrullėn e Pėrgjithshme dyshohet se ka shpėrdoruar detyrėn, pasi ka raportuar tek kolegėt tė dhėna tė pavėrteta, duke pretenduar se viktima kishte qenė i dehur dhe kishte rėnė nė tokė, pa marrė parasysh rrėfimin e njė dėshmitari okular, i cili i ka thėnė se ndaj 42-vjeēarit ishte ushtruar dhunė.
Nė njoftim sqarohet se pas mbėrritjes sė policisė, i ndjeri ėshtė transportuar nė spital pa shenja jetė. Njė prej dėshmitarėve nė momentin e ngjarjes, kushėri i viktimės, ka shpjeguar para hetuesvve se ka dėgjuar inspektorin A.L., i cili i ka komunikuar se njė person ėshtė i pirė dhe ėshtė rrėzuar. Dėshmitari ka shpjeguar se i ka thėnė punonjėsit tė policisė se kushėriri i tij ishte goditur, por inspektori i ka thėnė ore ik andej'.
Prokuroria e Korēės thekson gjithashtu se nė raportin paraprak qė i kishte dorėzuar policia, viktima konsiderohej gabimisht si i dehur dhe ngjarja si aksidentale.
Rezulton e provuar, se prokurorit tė gatshėm i ėshtė raportuar paraprakisht fakti se nga salla operative ėshtė marrė njoftim se njė person i dehur i moshės rreth 37 vjeē ėshtė rrėzuar dhe pėr pasojė ka ndėrruar jetė nė Spitalin Rajonal tė Pogradecit, konstaton prokuroria, duke shtuar se si pasojė e veprimeve tė punonjėsit tė policisė nuk ėshtė bėrė i mundur dokumentimi real i ngjarjes sė ndodhur.
Dyshimet pėr njė tentativė manipulimi tė ngjarjes u denoncuan publikisht edhe nga familjarėt e viktimės, duke shkaktuar irritim dhe revoltė nė rrjetet sociale. Por tė mėrkurėn, kėto dyshime u hodhėn poshtė nga kreu i Policisė sė Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe kryeministri Edi Rama, tė cilėt sulmuan mediat pėr dizinformim me ngjarjen.
Pas qėndrimit tė kryeministrit Edi Rama, edhe institucionet e drejtėsisė u vendosėn nė njė radhė tė pazakontė pėr tė reaguar.
Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se punonjėsit e policisė vendore nė Pogradec i kishin kryer si duhet gjithė veprimet hetimore dhe se nė kohė rekord kishin zbardhur ngjarjen.
Ai tha se policia e kishte dėrguar materialin hetimor nė prokurori pėr Vrasje me dashje dhe se nėse organi i akuzės kishte kėrkuar njė tjetėr masė ndaj autorit, kjo ishte ēėshtje qė nuk nuk u takonte dhe se as nuk kishin tagrin ta komentonin.
Rreth njė orė pas konfrencės sė Rrumbullakut, kryeministri Edi Rama nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin X, mbrojti Policinė e Shtetit dhe Urgjencėn Kombėtare, duke u shprehur se kėto institucione dhanė publikisht provat qė hedhin poshtė akuzat e pabazuara se u tentua tė fshihej ngjarja.
Vrasja nga pakujdesia' e ngritur si akuzė nga prokuroria, e cila tingėllon e pakuptueshme pėr kėdo qė ėshtė njohur me dinamikėn e kėsaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjė lidhje me Policinė e Shtetit apo me punonjėsit e urgjencės, tė cilėt kanė kryer detyrėn me profesionalizėm dhe integritet tė plotė ligjor e moral, shkroi Rama nė rrjetin social X.
Edhe Inspektoriati i Lartė i Drejtėsisė deklaroi nė mbrėmje se kishte nisur verifikimet pėr rastin, ndėrsa ndaj tė akuzuarit pėr ngjarjen pati lehtėsim tė akuzės nga vrasja me dashje nė vrasje nga pakujdesia.
BIRN
Krijoni Kontakt