Kush ėshtė Ganimet Vendresha, themeluesja e TOB-it dhe e shkollės sė Baletit nė Tiranė
Homazhet nė nder tė artistes sė njohur, Ganimet Vendresha do tė zhvillohen nesėr nė hollin e Teatrit tė Operas dhe tė Baletit nga ora 10:00 deri nė 12:00, ndėrsa ceremonia e varrimit po nesėr nė orėn 13:00 nė varrezat e Tufinės.
Ndėrkohė, familja do tė presė vizita ditėn e shtunė dhe tė diel, 1 dhe 2 tetor, nga ora 10:00-13:00 dhe 17:00-19:00 tek Restorant Piazza nė Tiranė.
Ganimet Vendresha lindi nė Tiranė mė 19 shtator 1934. Studioi balet klasik dhe koreografi nė Akademinė e Baletit tė Bolshoi Teatėr tė Moskės, ku dhe u njoh me bashkėshortin e saj tė ardhshėm, Xhemil Simixhiu. Pas 6 vitesh studime, tė dy, sė bashku me tri balerinė tė tjerė qė kryen tė njėjtin shkollim, u kthyen nė Tiranė dhe hapėn Shkollėn e Parė tė Baletit nė Shqipėri. Mė pas ishin bashkėthemelues tė Akademisė sė Arteve, ku dhe punuan si pedagogė, dhe Teatrit tė Operas dhe Baletit, ku punuan deri nė fund tė jetės sė tyre.
Ganimet Vendresha mban shumė ēmime karriere, si edhe tituj tė lartė, ndėr to Nderi i Kombit, Naim Frashėri dhe Mjeshtėr i Madh.
Ganimet Vendresha la pas njė thesar tė madh nė baletin shqiptar, themelet e njė shkolle qė vazhdon trashėgohet edhe sot dhe qė e nderon vendin tonė kudo nė botė.
Tek tė gjithė ata qė e njohėn la pas kujtimin e njė njeriu me shpirt tė bukur e tė mirė, gjithmonė fjalėmbėl dhe e buzėqeshur.
Koha Jone
Krijoni Kontakt