Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Tuneli i Llogarasė/ A e afron vėrtetė jugun me pjesėn tjetėr tė vendit

    Emri:  tuneli-i-llogarase-1-1-1024x576-1-696x392-1.jpg

Shikime: 1048

Madhėsia:  44.3 KB

    Tuneli i Llogarasė, njė vepėr infrastrukturore e njė rėndėsie tė lartė, u inaugurua ditėn e sotme me premtimin se do tė afrojė jugun pėr cilindo pushues qė do tė shijojė bukuritė e tij.

    Por a ėshtė e vėrtetė kjo?

    Ėshtė e vėrtetė qė ky tunel e afron rivierėn me pjesėn tjetėr tė vendit. Nga Dukati nė Palasė nuk do tė duhen mė 40 minuta, por 5 minuta pėr tė kaluar. Turistėt nuk do tė lodhen nė qafėn e gjatė tė Llogarasė, ku pavarėsisht pamjeve spektakolare, rruga ėshtė cfilitėse. Punėtorėt e shėrbimit do tė udhėtojnė lirshėm. Urgjencat mjekėsore do tė funksionojnė mė shpejt. Vlora do tė jetė mė afėr, Tirana gjithashtu.

    Emri:  4c888fe9fc9063f4eb24bb0fe08b5038.jpg

Shikime: 1014

Madhėsia:  51.9 KB

    (Qafa e Llogarasė)
    Por si pėr tė mos prishur traditėn e tė mos bėrit asnjė pune pa lėnė njė shije tė hidhur, qeveria nuk zhgėnjeu as kėtė herė.

    Edhe pse i ndėrtuar me paratė e taksapaguesve, pa asnjė formė financimi privat, PPP ose koncesion, ky tunel nga viti i ardhėm do tė jetė me pagesė. Ndonėse edhe nėse duhet apo nuk duhet tė jetė me pagesė ka vend pėr diskutim, absurditeti mė i madh vjen nė pikėn kur mėson shifrėn se sa do tė duhet tė paguajnė shqiptarėt nga vera tjetėr.

    Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisė dhe Infrastrukturės Belinda Balluku mbrėmjen e djeshme dha kėtė shifėr nė njė intervistė pėr Top Story.

    Emri:  u1KiBNrh-grida_sd.jpg

Shikime: 999

Madhėsia:  25.9 KB
    (Intervista ku Belinda Balluku zbulon tarifėn e traut pėr tunelin e Llogarasė)

    “Tuneli i Llogarasė ėshtė njė vepėr me pagesė, pasi do tė ketė njė mirėmbajtje me kosto tė larta. Pėrllogaritet diku tė 5 euro, por bėhet fjalė pėr vitin e ardhshėm, jo pėr kėtė vit”, tha ministrja Balluku.

    Pra 5 euro pėr tė kaluar nė njė tunel tė vetėm gjashtė kilometra. Me njė krahasim tepėr tė thjeshtė mund tė kuptojmė se abuzimi me kėtė shifėr ėshtė stratosferik.

    Ky qė shikoni nė foton poshtė ėshtė tuneli i Kalimashit nė Rrugėn e Kombit.

    Emri:  1111Tunnel_Thirra-min.jpg

Shikime: 1035

Madhėsia:  56.8 KB
    (Tunelet e Kalimashit nė Rrugėn e Kombit)

    Ėshtė njė tunel autostrade me dy tuba, dhe ėshtė vetėm 100 metra mė i shkurtėr se ai i Llogarasė. Megjithatė, e gjithė rruga e Kombit, mbi 100 kilometra, me dy tunele sa ai i Llogarasė, me dhjetra vepra arti e ura tė mėdha, ka njė tarifė kalimi prej 5 eurosh.

    Ky krahasim i thjeshtė midis dy veprave infrastrukturore nxjerr zbuluar abuzimin e qeverisė pėr tė tarifuar me njė shifėr absurde tunelin e jugut tė Shqipėrisė.

    Tarifė pas tarife

    Nėse njė qytetar i Kukėsit do tė vendosė tė udhėtojė pėr tė pushuar nė Dhėrmi, sa do ti duhet tė paguajė?

    5 euro pėr rrugėn e Kombit, ndėrkohė qė ajo ishte ndėrtuar me paratė e taksapaguesve shqiptarė dhe jo me koncesion, njėlloj si tuneli i Llogarasė.

    Nė autostradėn aktuale 11 kilometėrshe tė Milotit do tė vendoset tra. Tarifa nuk dihet ende, por minimumi do tė jetė 1 euro nė raport me kilometrat qė pėrshkohen. Segmentit i sapo inauguruar 21 kilometėrsh Thumanė-Kashar kushton 2.1 euro.

    Vazhdojmė tek autostrada e re qė pritet tė fillojė tė ndėrtohet, Kashar – Lekaj (Rrogozhinė). Tarifa pritet tė jetė 3.2 euro. Dhe e fundit, rindėrtimi i autostradės Lekaj – Fier me njė tarifė prej 2 eurosh.

    Emri:  Screenshot-2024-07-05-at-5.02.11 PM.png

Shikime: 1051

Madhėsia:  292.8 KB
    (Autostradat me pagesė)

    Pra nėse mbledhim kėto shifra, tarifa finale del 18.3 euro. Njė qytetari nga Kukėsi qė tė mbėrrijė nė Palasė, Drimadhė, Dhėrmi e tutje, do ti duhet 18.3 euro pėr secilin kalim. Gati 37 euro vetėm tarifa rruge pėr tė shkuar dhe pėr tė ardhur nga bregdeti i jugut.

    Situata do tė jetė e njėjtė edhe pėr ata udhėtarė nga Shkodra. Nė tė ardhmen, me ndėrtimet e dy autostradave lidhėse Milot – Balldren dhe Balldren – Muriqan, ata do tė paguajnė pakashumė tė njėjtėn shifėr finale.

    Pra vėrtetė shkurtojnė kohė, por tarifat e kėtyre autostradave tė reja apo tė ribėra qė listuam sipėr mė sė paku ia vėshtirėsojnė shqiptarit me ekonomi mesatare njė udhėtim nė jug.

    Pėr t’iu kthyer tunelit tė Llogarasė, njė tarifė e tillė e shtrenjtė, ku njė hyrje-dalje nė portėn e jugut do tė kushtojė 10 euro, vjen nė vazhdėn e akuzave ndaj qeverisė se me politikat e saj, me shtytjen pėr investitorėt strategjikė, me izolimin e bizneseve tė vogla, po ia rezervon vetėm njė klase tė pasur tė shqiptarėve pjesėn mė tė bukur tė bregdetit shqiptar. Edhe kjo tarifė vjen si barriera e radhės pėr shqiptarin mesatar qė tė pushojė nė plazhet jonianė tė vendit tė tij.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Llogara/Rama: Hapja e tunelit mė tė gjatė nė Shqipėri, njė ėndėrr e kahershme

    Emri:  rama-2.jpg

Shikime: 983

Madhėsia:  36.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka qenė sot nė Llogara tė Vlorės ku ėshtė inauguruar tuneli mė i gjatė nė Shqipėri. Rama u prit me iso dhe me daulle, ndėrsa disa qytetarė i uruan dhe ditėlindjen kreut tė qeverisė, i cili festoi njė ditė mė parė 60-vjetorin e lindjes. Mė pas u ngjit nė autobusin me qytetarė pėr tė pėrshkuar tunelin 6 km.

    “Llogara, Vlorė – Hapja e tunelit mė tė gjatė nė Shqipėri, njė ėndėrr e kahershme dhe premtim bajat i tėrė fushatave elektorale tė partive, qė sot bėhet realiteti i jetės sė pėrditshme tė njė prej zonave mė spektakolare tė atdheut tonė, si edhe njė motor i ri me shumė kuaj fuqi pėr industrinė e re tė turizmit, tė cilės nė fund tė vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishėm i aeroportit ndėrkombėtar tė Vlorės”, shkruan Rama nė Facebook.

    Emri:  Capture-29.jpg

Shikime: 998

Madhėsia:  32.5 KB

    Emri:  Capture-28.jpg

Shikime: 990

Madhėsia:  35.5 KB

    VIDEO

    Emri:  Capture-30.jpg

Shikime: 994

Madhėsia:  25.8 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Berisha: Tuneli i Llogarasė vepra e dytė mė e madhe korruptive pas djegėsave

    Emri:  Capture-32.jpg

Shikime: 997

Madhėsia:  26.7 KB

    Tuneli i Llogarasė vepra e dytė mė e madhe korruptive pas djegėsave, ka kushtuar 12 mijė euro pėr ēdo turist apo banor qė jeton nė atė zonė

    DEKLARATA E KRYETARIT TĖ PD-sė, SALI BERISHA:

    Tė dashur, qytetarė dhe qytetare, zonja dhe zotėrinj.

    Jam sot kėtu pėr tė denoncuar tunelin e Llogarasė si veprėn publike mė korruptive pas djegėsave, nė 32 vitet e fundit nė Shqipėri.

    Tuneli i Llogarasė, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarė, dy rroga mujore tė ēdo shqiptari, 180 mln euro, por e llogaritur pėr banorė dhe shtretėrit turistik, ky del tuneli mė i paleverdishėm, mė i kushtueshėm i planetit.

    Nė rast se kėtė shumė e llogarisim pėr 8 mijė shtretėr turistik nė maksimum, qė ka zona nga Palasa nė Qeparo, nė njė kohė qė nė tė gjithė Shqipėrinė janė gjithsej 109 mijė shtretėr, i bie qė pėr njė shtrat turistik tė jenė investuar, 22500 euro.

    Por nė rast se e llogarisim pėr banorė, pra tu shtojmė kėtyre shtretėrve edhe numrin e banorėve qė banojnė gjithė vitin nė kėtė zonė, qė nuk arrin kurrė nė 4 mijė, atėherė i takon qė pėr ēdo frymė tė jetė investuar nė kėtė tunel, 12 mijė euro.

    Rikujtoj kėtu se nė tunelin e Kalimashit se nė tunelin e Kalimashit kaluan vjet, 4.4 mln udhėtarė.

    Por unė krahasimin do ta bėj sot me tunelin e Krrabės. Ky tunel qė ka kushtuar gjithsej 14 mln euro pėr kilometėr, ka nė anėn tjetėr tė vet, zonėn e Shqipėrisė sė mesme dhe Shqipėrisė juglindore, Maqedonin e Veriut, njė pjesė tė madhe tė saj, pra rreth 2 mln banorė.

    Nė kėtė kontekst, rezulton se investimi nė tunelin e Krrabės ėshtė gjithsej 32 euro pėr banor, kundrejt 12000 euro pėr banorė qė ėshtė tuneli i Llogarasė.

    Rrjedhimisht investimi pėr banor pėr tunelin e Krrabės ėshtė 375 herė mė i vogėl se sa pėr tunelin e Llogarasė, i cili tejkalon ēdo lloj standardi tė pranueshėm nė rrafshin ekonomik dhe e bėn atė njė megaaferė korruptive Rama-Balluku, sa njė mal.

    Sot natyrisht kjo megaaferė e dyta mė e madhja, pa aferės sė djegėsave, mbyllet, amnistohet nga Zamani dhe Skapi i partisė.

    Garantoj shqiptarėt se drejtėsia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do tė ndėshkohet me tė gjithė forcėn e ligjit.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Tuneli i Llogorasė, Belinda Balluku: 48 orė nga hapja, 22 mijė automjete kanė kaluar pėrmes tij

    Emri:  Screenshot_4-1-832x420-1.jpg

Shikime: 945

Madhėsia:  15.2 KB

    Pak orė nga hapja e tunelit tė Llogorasė, fluksi i qarkullimin tė automjeteve tė rrugės Orikum-Dukat ka shėnuar shifra tejet tė larta.

    Zėvendėskryeministrja Belinda Balluku, njėherėsh dhe ministre e Infrastrukturės dhe Energjisė ndau nė rrjete sociale momente tė qarkullimit tė automjeteve nė tunelin e LLogorasė, ku shihet fluk i shtuar mjetesh qė qarkullojnė nė kushtet e njė rruge tė ndėrtuar sipas standardeve mė tė mira.

    “Tuneli i Llogorasė, 48 orė nga hapja, 22 mijė automjete kanė kaluar pėrmes tij”, shkroi Balluku.

    Tuneli i Llogorasė nė Vlorė, me gjatėsi 5.9 km, ėshtė vepra mė e rėndėsishme infrastrukturore nė jug tė vendit, qė shkurton ndjeshėm kohėn e udhėtimit drejt bregdetit tė jugut.

    Ky investim i jep njė frymėmarrje tė re turizmit dhe ekonomisė sė zonės.

    Hyrja pėr nė tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogorasė dhe del nė fshatin Palasė. Distanca e udhėtimit nė kėtė segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta qė pėrshkohej nga Qafa e Llogorasė.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    VIDEO/ Berisha: Inauguruan tunelin e vetėm nė botė, qė kushton 45 mijė euro pėr banor. Sot radha ishte 1 orė, sepse njėrin tub e vodhėn

    Kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te inaugurimit tė tunelit tė Llogarasė, njė tjetėr vepėr korruptive e qeverisė sė Edi Ramės, qė i ka kushtuar shqiptarėve mė shumė se 170 milionė euro.

    ‘Inauguruan tunelin e vetėm nė botė, qė kushton 45 mijė euro pėr banor. Sot radha ishte 1 orė, sepse njėrin tub e vodhėn dhe hapėn vetėm njė tub’, denoncoi Berisha gjatė fjalės sė tij te ‘Rruga e Shpresės’

    Berisha: Miq!

    Dje inauguruan me dajre dhe daulle tunelin e vetėm nė botė, qė kushton 45 mijė euro pėr banor.

    45 mijė euro pėr banor sepse Edi Rama duhet tė mbushte valixhet me euro.

    Sepse Edi Rama duhet tė afronte pronat e tij.

    Sepse pėr Edi Ramėn qytetarėt nuk ekzistojnė.

    Gjysmėn e Shqipėrisė, nga Miloti nė Vermosh e lė gjithsej me 60 mln euro investime nė 10 vite. Kurse nė tunelin e Llogarasė duke investuar 45 mijė euro pėr banor, nga Palasa nė Himarė, sepse banorėt e Qeparoit, Borshit dhe fshatrave tė tjera, kanė rrugėn e lumit tė Vlorės, tre herė mė tė pėrshtatshme se sa rrugėn e bregut.

    Dje inauguruan, kurse sot radha tek tuneli tejkaloi dhe 1 orė. Nuk ka rėndėsi se sa funksional ėshtė, sepse njėrin tub e vodhėn dhe e futėn nė xhep dhe hapėn vetėm njė tub.

    Nuk ka rėndėsi se kushtoi 2.5 herė mė shtrenjtė se Elbasani.

    Rėndėsi ka qė u mbushėn baulet e Edi Ramės.

    Rėndėsi ka qė u afrua ai me pronat e veta, dhe bėri ndaj shqiptarėve atė qė as Spiro Koleka nuk ua bėri dot kurrė. Ti gjobisė ata nė njė mėnyrė tė tillė, siē i gjobiti Edi Rama.

    11 korriku ėshtė dita e drejtėsisė, dita e tė vėrtetės, ėshtė dita e betejės.

    Shqiptarėt nė 11 korrik tė gjithė nė Tiranė, nga mbarė Shqipėria dhe kudo qė ndodhen.

    O sot o kurrė.

    Fitore, fitore, fitore!


    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Rrugėt me pagesė, Duleviē: Qytetarėt tarifohen dy herė, njėherė pėr ēdo litėr naftė dhe pastaj pėr ēdo kalim qė bėjnė

    Emri:  inxhinieri-dulevic.jpg

Shikime: 984

Madhėsia:  14.4 KB

    Inxhinieri Azmer Duleviē nė rubrikėn “Ēėshtja e Ditės” tė gazetarit Klevin Muka nė News24 tha se kostoja pėr tunelin e Llogarasė nuk duhej tė shkonte mė shumė se 103 mln euro, kurse kėtu ka shkuar 170 mln euro.

    Ai tha se kur hyn nė tunel janė krijuar dy xhepa qė mund tė bėhen burim aksidentesh, pėr shkak se krijojnė iluzionin se tuneli ėshtė mė iu gjerė nė njė kohė qė ėshtė mė i ngushtė.

    “Qytetarėt do tė paguajnė njė tarifė 5 euro, qė do tė rėndojė xhepat e banorėve tė atyre zonave. Njė qytetar qė shkon nga jugu deri nė Kosovė do tė paguajė disa herė nė rrugėt qė do tė kalojė, ēka janė kosto tė shtuara. Mund tė ishin aplikuar abone pėr rrugėt me pagesė.

    VIDEO

    Ne paguajmė pėr ēdo litėr naftė 28-30 lekė dhe tani do tė paguajmė edhe pėr mirėmbajtjen e rrugės. Janė marrė dy herė lekė nga xhepat e qytetarėve. Duhet tė ketė njė reagim, sepse njėherė paguhet te nafta, edhe pastaj paguhet pėr kalim nė kėto rrugėt me pagesė”, tha Duleviē.

    Ai tha se kompanitė qė kanė nė menaxhim kėto rrugė duhet t’i krijojnė mundėsi qytetarėve qė tė bėjnė pagesat online, duke shmangur nė kėtė mėnyrė flukset e pritjes nė kabinat e pagesės. “Nėse kjo nuk zgjidhet atėherė pyetja qė shtrohet ėshtė se ēfarė fituan qytetarėt nė aspektin e kohės, nėse vijojnė tė presin nė rradhė pėr tė bėrė pagesėn?”, tha Duleviē.


    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    SYRI TV/ Tuneli 'mbyll' bizneset nė parkun e Llogarasė, pronarėt e restoranteve: Tuneli na falimentoi

    VIDEO

    Ndėrtimi i tunelit tė Llogarasė ka cuar nė kolaps bizneset tė cilat ndodhen nė aksin e vjetėr tė rrugės qė kalon nga parku kombėtar.

    Pronarėt e dhjetra bizneseve qė operojnė nė kėtė zonė ankohen se vėnja nė punė e tunelit ka shkaktuar njė bllokim total tė aktivitetit tė tyre. Ata thonė se po shkojnė drejt falimentimit pasi klientėt e tyre tashmė janė zhdukur tėrėsisht.

    Dhjetra biznese tė cilat ndodhen nė parkun kombėtar tė Llogarasė thonė se po shkojnė drejt falimentimit pas hapjes sė tunelit. Pronaret e njėsive tregtare deklarojnė se pas hapjes sė tunelit, klientela e tyre ėshtė zhdukur thuajse tėrėsisht.

    Nė aksin e vjetėr qė tė con drejt zonės turistike tė jugut dhe qė kalonte nė parkun e llogarasė pėrvec dhjetra restoranteve ka edhe banorėt tė fshatrave pėrreth tė cilėt si burim tė ardhurash pėr familjet e tyre kanė produktet qė kultivojnė nė tokat e tyre dhe i tregtonin nė anė tė rrugės.

    Banorėt dhe pronarėt e bizneseve apelojnė qė shteti tė investojė nė rrugėn e vjetėr nė mėnyrė qė turistėt tė kenė si alternativė edhe kalimin pėrmes kėtij aksi, duke iu rikthyer mundėsinė e tregėtisė dhe rikthimin e tė ardhurave pėr familjet e tyre.

    Syri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Kur lexon shokun Berisha e vetmja pyetje qe te vjen ne mendje eshte : Tuneli po te ishte bere ne kohen e shokut Sali do kishte kushtuar me pak apo do kishte kushtuar me shume ?

    Eshte kjo shkalle krahasimi me te shkuaren fati i vertete i Rames.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Tunelit duhet t'ia ndryshojnė emrin nga Tuneli i Llogarasė nė Tuneli i Llogarisė!

    - 170 milion euro investim pėr njė tunel qė shkurton 30 minuta rrugė?
    - 170 milion euro investim pėr njė tunel qė do tė kushtojė 5 euro shoferėve nė ēdo drejtim tė kalojnė?
    - 170 milion euro investim nė njė nga zonat mė pak tė populluara tė vendit sipas censit tė fundit?

    E kupton me lajme tė tilla se cilat janė prioritetet e Qeverisė sė Qametit! Prioriteti asnjėherė nuk ėshtė qytetari shqiptar, por klientėt e krimit e drogės qė duan tė pastrojnė paranė e drogės duke ngritur resorte turistike nė rivierėn shqiptare. Kėta klientė tė Ramės qė kanė bėrė pagesėn me pėrqindje nė xhepin e tij, gėzojnė pa masė sot pasi turistėt e pasur nga Tirana dhe ata turistėt e huaj, do ta kenė mė tė lehtė pėr tė shkuar nė resortet e tyre. Investimin nė infrastrukturė e bėn Rama, faturėn ua jep taksapaguesve shqiptarė, dhe baronėt e drogės bėjnė biznes me turizmin. Belerin e futėm nė burg dhe e ndaluam tė bėhet kryetar bashkie, pasi donte tė na nxirrte nė shesh vjedhjet e pronave tė himariotėve nga Rama e shokėt e tij socialistė. Tunelin e ndėrtuam. Resortet i kemi dhėnė lejet jo vetėm anėsdetit por edhe nė mes tė parkut tė Butrintit e nė Sazan. Tani presim vetėm qė tė mbushim xhepat me fitimet e biznesit tė resorteve turistike.

    Kurse ju pensionistėt qė jetoni nė atė vend, qė jeni sot shumica e qytetarėve nė Shqipėri, ju vrini mendjen, ēfarė tė blini me ato paratė e pensionit qė nuk u dalin: bukė apo ilaēe? Kushedi sa janė gėzuar pensionistėt e buxhetorėt e vendit kur e kanė parė tunelin nė televizor. Qeveria ka para per tunelet por nuk ka para per ne? Pa le ata banorėt e zonės, bizneset e vogla tė tė cilėve do tė falimentojnė, kushedi sa do gėzohen nga tuneli i ri. Me se do tė rrojmė ne tani qė rrugėn e vjetėr nuk e frekuenton mė njeri?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2024 mė 15:07

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Inagurohet tuneli i ri i Llogarasė

    Goli 30 milionė euro i Erdogan nė Tunelin e Llogarasė

    Nga Klodian Tomorri

    Emri:  -900-0-1720788057xscreenshot-19-993.jpg

Shikime: 962

Madhėsia:  41.3 KB

    Kjo ėshtė tarifa mė e madhe e suksesit qė ėshtė regjistruar ndonjėherė nė njė punė publike nė Shqipėri. Njė gol 30 milionė euro, qė u gatua nė hotelet e Ankarasė. Atėherė kur qeveria udhėtonte shpesh nė viset e Anadollit duke i thėnė popullit se ishte me mision patrotik pėr tė gjetur vaksinat.

    Ekipi kombėtar i Turqisė humbi shansin e kualifikimit historik nė gjysmėfinalen e Europianit tė futbollit teksa u mund me rezultatin e ngushtė 2 me 1 nga Holanda. Por golin qė nuk arritėn ta bėnin dot tė zgjedhurit e Montelės, e realizuan dy kompani turke nė Shqipėri.

    Madje nė minutat shtesė. Dhe ky ishte njė gol me vlerė 30 milionė euro.

    Nė mars tė vitit 2021, qeveria shqiptare tenderoi pėr herė tė parė ndėrtimin e tunelit tė Llogarasė me fond limit 19 miliardė lekė ose 190 milionė euro me kursin e sotėm. Nė tender u paraqitėn 6 oferta ku mė e ulėta ishte ajo e kompanisė shqiptare Gjoka Konstruksion me 14 miliardė lekė ose 140 milionė euro. Por ministria e Infrastrukturės e anulloi tenderin me arsyen zyrtare se asnjėra nga ofertat nuk ishte e pėrshtatshme.

    Tuneli i ritenderua nė korrik tė vitit 2021. Qeveria shpalli fitues tė garės bashkimin e dy kompanive turke, por kėtė herė me vlerėn 17 miliardė lekė ose 170 milionė euro. Pra 30 milionė euro mė shumė se oferta nė tenderin e parė qė u anullua. Ajo qė ndodhi mė pas ėshtė manual i pastėr brokerimi nė punėt publike.

    Kapitali analizoi bilancet e shoqėrisė ndėrtuese tė tunelit tė Llogarasė nga fillimi i punimeve nė vitin 2021 dhe deri nė fund tė vitit tė kaluar. Numrat e bilancit janė reflektim i pastėr i asaj qė ndodhi me dy tenderat.

    Nė vitin 2021 shoqėria Intekar-ASL faturoi 5.85 milionė euro tė ardhura nga buxheti i shtetit pėr ndėrtimin e tunelit. Nė po tė njėjtin vit shpenzimet totale tė saj ishin 4.7 milionė euro, ndėrsa diferenca prej 1.1 milionė euro ishte fitimi.

    Por nga 4.7 milionė euro shpenzime, 99.9 pėr qind ishin tė klasifikuara nė zėrin e shpenzimeve tė tjera. Kėto janė nėnkontraktimet. Pra praktikisht kompania vetėm ka marrė para nga shteti dhe ka nėnkontraktuar punėn.

    E njėjta situatė rezulton edhe nė vitin e dytė tė ndėrtimit. Pėr vitin 2022, shoqėria Intekar-ASL faturoi 53 milionė euro tė ardhura nga buxheti i shtetit. Shpenzimet totale tė saj ishin 43.5 milionė euro. Diferenca prej 9.4 milionė euro ishte fitimi i realizuar nga kompania. Edhe nė kėtė vit nga 43.5 milionė euro shpenzime totale, 43 milionė euro ishin sėrish nė zėrin e shpenzimeve tė tjera. Pra 99 pėr qind nėnkontraktim.

    Pėr vitin e tretė tė operimit, kompania faturoi 73 milionė euro nga shteti. Shpenzimet totale tė saj rezultuan 60 milionė euro dhe diferenca prej 13 milionė eurosh ishte fitimi. Sėrish edhe nė kėtė bilanc kompania klasifikoi nė zėrin e shpenzimeve tė tjera, 58.5 milionė euro ose 97.5 pėr qind e totalit tė shpenzimeve.

    Numrat e tregojnė tė gjithė historinė. Nė tre vitet 2021-2023, kompania ndėrtuese e tunelit ka shpenzuar gjithsej pėr rrogat e punėtorėve tė saj qė po ndėrtojnė veprėn vetėm 2.1 milionė euro ose 1.6 pėr qind e totalit tė tė ardhurave tė faturuara nga shteti. Pėr tė kuptuar se ēfarė do tė thotė kjo mjafton vetėm njė krahasim me njė tjetėr kompani turke, nė njė tjetėr vepėr tė madhe publike nė Shqipėri.

    Nė vitin 2009, konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka, qė ndėrtoi rrugėn e Kombit, shpenzoi 53 milionė euro si rroga pėr punonjėsit e saj ose 16.5 pėr qind tė tė ardhurave dhe nėnkontraktoi vetėm 39 milionė euro punime tek tė tretėt ose rreth 12 pėr qind tė tė ardhurave. Kėto diferenca kanė vetėm njė arsye. Bechtel-Enka ndėrtonte vet kurse Intekar-ASL thjesht nėnkontrakton. Pėr ironi tek kompania, qė dha ofertėn mė tė ulėt nė tenderin e parė tė anulluar, tė cilėn e detyruan tė tėrhiqej.

    Dhe tani llogaria e tarifės sė suksesit. Nė tre vitet e operimit tė tij, konsorciumi turk ka regjistruar 24 milionė euro fitime. Bilanci i 2024-ės duhet ende tė mbyllet. Por ruajtja e raporteve tregon se fitimi total i Intekar-Asl nė tunelin e Llogarasė do tė shkojė rrumbullak 30 milionė euro. Pikėrisht sa diferenca mes vlerės me tė cilėn kėto dy kompani fituan kontratėn dhe ofertės mė tė ulėt nė tenderin e parė tė anulluar.

    Pra, me pak fjalė, ajo qė ka ndodhur ėshtė kjo. Tuneli i Llogarasė u ndėrtua nga kompania qė dha ofertėn 140 milionė euro nė tenderin e parė tė anulluar. Vetėm me njė ndryshim. Qytetarėt shqiptarė paguan 170 milionė euro, pasi 30 milionė shkuan si divident nė Ankara.

    Kjo ėshtė tarifa mė e madhe e suksesit qė ėshtė regjistruar ndonjėherė nė njė punė publike nė Shqipėri. Njė gol 30 milionė euro, qė u gatua nė hotelet e Ankarasė. Atėherė kur qeveria udhėtonte shpesh nė viset e Anadollit duke i thėnė popullit se ishte me mision patrotik pėr tė gjetur vaksinat.

    Pamfleti

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hapet tuneli i Krrabės
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-06-2013, 18:46
  2. Inagurohet Universiteti i Beratit
    Nga shigjeta nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-09-2012, 01:07
  3. Rihapet tuneli i Kalimashit
    Nga Val9 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-07-2009, 14:37
  4. Tuneli U Kry
    Nga gt2xf nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:58
  5. Tuneli i heshtjes...
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-07-2002, 01:48

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •