Hetimet sekrete/Hakerat zbulojnë e-mailet e Gledis Nanos dhe shkresën e DEA-s: Kush është kompania që transporton kokainë nga Ekuadori (EMRAT)

Emri:  emailet-ziko-droga-vocaj-nano.jpg

Shikime: 91

Madhësia:  42.8 KB

Hakerat kanë publikuar ditën e sotme e-mailet zyrtare të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Por mes e-maileve ka rënë në sy korrespondenca me DEA-n e Athinës, e cila e ka njoftuar Policinë e Shtetit për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori.

Emri:  Ziko-Sha11.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  34.2 KB
E-maili i Tonin Vocajt per Gledis Nanon

Drejtuesit e Policisë së Shtetit sipas e-maileve të publikuar sot nga hakerat kanë nxjerr emrat e porositësve të kokainës, po ashtu dhe pronarit të kompanisë Shqiptare, me seli në Durrës.

E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021, ndërkohë që përcillen dhe e-mailet e agjentit të DEA-s në Greqi për këtë kompani, e cila trafikon lëndë të konsiderueshme narkotike.

Emri:  zico1.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  23.3 KB
Informacioni per kompanine qe kryen trafik droge

“Informacioni i mëtejshëm nga Zyra e DEA: “Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine.

Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA.

Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.

Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN.

ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.”- thuhet në e-mailin e publikuar nga hakerat, materiale të cilat nuk janë përgështruar nga institucionet shtetërore.

Emri:  zico11.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  18.8 KB
E-maili i DEA-s, Athine

Panorama