Nuk janë të rralla rastet kur njerëzit ndryshojnë botkuptimin ndryshojnë mënyrën e të
mëenduarit, ndryshojnë mënyrën e jetesës, e plot ndryshime të tjera. Në Psikologji dhe Psikiatri
këto ndryshime quhen ndryshime të personalitetit që kanë për bazë një traumë të rënë personale
apo kolektive.
Sidoqoftë, sipas Sistemi i Suksesit në Punësim del se çdo person është një kombinim unik i të
katër llojeve të personalitetit.
Personaliteti "A" i pëlqen të jetë në krye dhe të kontrollojë mjedisin dhe jetën e tyre. Ata
zakonisht nuk janë shumë të orientuar në detaje, duke zgjedhur t'u delegojnë detaje të tjerëve.
Personaliteti "B" është një individ shumë tërheqës, energjik dhe me ritëm të shpejtë, të cilit i
pëlqen të jetë rreth njerëzve dhe kënaqet duke qenë në qendër të vëmendjes. Ata janë ndërtues të
mirë marrëdhëniesh dhe shumica e njerëzve i pëlqejnë menjëherë.
Personaliteti "C" është një individ i orientuar shumë nga detajet që i pëlqen të përfshihet në gjëra
që janë të kontrolluara dhe të qëndrueshme. Ata janë të interesuar për saktësinë, racionalitetin
dhe logjikën. Njerëzit të cilët duket se nuk mund të kontrollojnë emocionet e tyre do t'i
shqetësojnë ata sepse besojnë se të qenit emocional e bën objektivitetin të vështirë ose ndoshta të
pamundur.
Personaliteti "D" merr një ritëm më të ngadaltë dhe të lehtë drejt punës dhe jetës së tyre në
përgjithësi. Ata kërkojnë siguri dhe jetëgjatësi në punë dhe janë shumë të lumtur duke bërë një
detyrë të përsëritur, ditë pas dite, pasi përsëritja i lejon ata të bëhen shumë të aftë në atë që bëjnë.
Por ka një personalitet të pestë që quhet dhe Personaliteti "X",Kurdoherë që dy ose më shumë
lloje të personalitetit janë të barabartë në forcë, Sistemi i Suksesit në Punë do t'u shtojë një "X"
atyre tipave të personalitetit.
Për shembull, nëse dy Llojet e Personalitetit me fuqinë më të lartë të një Aplikuesi ishin "A" dhe
"B", Sistemi do t'i raportonte ato si "AX" dhe "BX". Në rastin jashtëzakonisht të rrallë që të katër
llojet ishin identike, aplikanti do të konsiderohej një tip personaliteti "X"
(https://ëëë.hiresuçess.com/support/p...y-descriptions).
Personaliteti "X" tregon një "kryq" midis dy ose më shumë llojeve dhe kjo është karakteristike
për një grup të madh individësh të cilët kryejnë apo kanë kryer punë sipas urdhërit apo sipas
pagesës duke e paturfare lehtë të ndryshojnë personalitetin ose siç quhet personalitet i
shumëfishtë.
Dihet që në kohën e Diktaturës orientimi komunist ishte krijimi i `Njeriut të Ri` i tipit pak a
shumë `Lei Fen` kinez, ku çdo njëri të bënte detyrat që i ngarkohen, e të mos kundërshtonte, të
brohoriste Partinë dhe Enverin, të jetonte sa më thjeshtë që mundej sepse thjeshtësia koke ulja,
sipas diktatorit, qënkërkesh tipari më i mirë nga të 11 karakteristikat e komunistit.
Shumica e popullit nën diktaturë u nënështrua, por jo me bindje, dhe paçka se nuk pati dissident,
kundërshtimi për padrejtësite e asaj kohe shprehej fshehurazi ose me anektoda.
Kështu `Njeriu i Ri` u krijua sipas Modelit diktatorial, por shumë shpejt pas ndryshimit të
sistemit u pa se Njeriu i Ri` nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër me bisht dhe shumë shpejt
do të shihej se ky `Njeri i Ri` do të transformohej në binjakun por me valencë të kundërt në
kohën e demokracisë, dhe 11 kërkesat e Njeriut të ri të diktaturës, na u bënë 11 kërkesa të tjera
të Njeriut në kohën e Demokracisë midis të tjerave dallojnë:
-të flasë hapur dhe të shkuajë me shkronja të mëdha gënjeshtra dhe të vërteta kundër Diktaturës,
mjafton që ti dalë emri si democrat i vendosur………
-të shajë këdo që mundet dhe të lavdërojë atë që e paguan,
- sa herë të jepet rasti të korruptojë dhe të marrë çdo gjë që mundet në emër të demokracisë
-mundësisht të fshehe identitetin e tij në rast se ka qënë ish bashkëpuntor i sigurimit ose të
largohet jashtë shtetit që ti shpëtojë urrejtjes nga të persekutuairt,
- sa herë ti jepet mundësia të pasurohet sa më shpejt të jetë e mundur duke përdorur çdo gjë:
kontrabandë, tutor, shitje blerje drogash,, krime etj,
- të synojë që për të mbrojtur pasurinë e tij të vënë në mënyrë të padrejtë të futet në ndonjë parti
madhe dhe të bëhet deputet, ose kryetar bashkie, apo prefekt, etj,
Në këtë mënyrë Demokracia në Shqipëri arriti të lulëzojë aq mirë sa brënda 6 vitesh ndodhi
katrahura e skemave piramidale, gjatë gjithë kohës e deri më sot u larguan mbi 1.4 milion
njerëz, dhe tani largohet vetëm rinia, duke e kthyer Shqipërinë në një Republikë Pleqsh, vazhdoi
të lulëzojë mbjellja e drogës, korrupsioni, bandat, tutorët, krimet shkelja e padënuar e ligjit, ose
denimi me ligj i të varfërve kurse të pasurit në bashkëpunim me ligjin i shmangen me sukses atij,
të shoqëruara me një system shëndetësor public të korruptuar dhe që i bëhet barrë pacientëve, me
një system ligjor, difektoz, e për pasojë Njeriu i Ri i diktaturës u shndërrua me sukses në Njeriun
e sotëm shqiptar të Demokracisë Perëndimore, ku në rradhët e tij u futen me sukses edhe
anëtarët e LGBT IU A, dhe plot të tjerë ish bashkëpuntorë të sigurimit, dhe radikalistë.
Sot Shqipëria pjestare e Demokracisë Perëndimore e cila shpreson të integrohet sa më parë në
BE, po përpiqet të realizoje kushtet e vendosura, por sidoqoftë e ardhmja është e pasigurtë nëse
do të intëgrohet shpejt në BE apo jo. Shpresojmë që Njeriu i Demokracisë shqiptare të na
ndihmojë për tu integruar sa më parë.
priftipirro2017@gmail.com
Krijoni Kontakt