Shuhet Penelope/ Aktorja me origjinė shqiptare, Irene Papas vdes nė moshėn 96-vjeēare
Irene Papas, e njohur pėr intepretimin e saj nė rolin e Penelopės, filmin Odiseu sė bashku me aktorin Bekim Fehmiu, u shua nė moshėn 96-vjeēare. E njohur nė tė gjithė botėn dhe e vlerėsuar mė shumė ēmime, origjina e saj shqiptare ka ngjallur gjithnjė debate.
rene Papas, aktorja me origjinė shqiptare qė arriti famė botėrore u shua nė moshėn 96-vjecare. Edhe pse grekėt e kanė ruajtur me fanatizėm, origjina e saj nga Epiri me baba shqiptar, ėshtė faktuar edhe nga studiues grekė, me emrin Irene Leleku.
Ikonė e kinematografisė nė vitet 1960, origjinėn e saj shqiptare e ka pėrmendur edhe studiuesi i kinemasė Abaz Hoxha nė librin Shqiptarėt nė kinematografinė botėrore.
Papas ka intepretuar nė rreth 90 filma nga Amerika nė Francė, nga Anglia nė Itali, nėn drejtimin e regjisorėve tė njohur. Roli i saj mė i spikatur ėshtė ai i Penelope, nė filmin Odiseu sė bashku me aktorin nga Kosova, Bekim Fehmiu. Nga te dhenat e dokumentuara prej studiuesve, mesohet se nė shehxhirim at ate kanė komunikuar nė gjuhėn shqipe.
Me interpretimin nė filma si "Z", "Zorba the Greek" dhe "The Guns of Navarone", fitoi vlerėsimin mė tė madh tė karrierės sė saj duke luajtur heroinat e tragjedive greke, si atė tė Elektrės, Klitemestrės, Antigonės, perandoreshės Teodora, Katerina e Aragonės.
Ajo e ngriti veten nė rangun e yjeve tė kinemasė botėrore jo vetėm nga paraqitja, por kryesisht saj mjeshtėrisė artistike.
Pėr interpretimet nė kinema dhe nė teatėr Iren Papas ėshtė nderuar me disa ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare si: Aktorja mė e mirė per rolin e Elektrės , me ēmimin e karrierės nga Madrid National Arts Institution, 2000; U nderua me titullin e nderit si Gruaja e Evropės njė vleresim qė u jepet grave qė kanė kontribuar nė civilizimin evropian.
Irene Papas ka regjistruar edhe disa disqe qė kanė marrė statusin e muzikės klasike greke. Ato saj janė titulluar Ode dhe Rapsodi dhe pėrmbajnė 15 kėngė dhe himne, qė janė bėrė shumė popullore.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt