Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Në kërkim të Palafitit, arkeologët në vendbanimin 7500-vjeçar në Pogradec



    Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit “Palafit”, i cili ka ekzistuar 7500 vjet më parë.

    Projekti që mban emrin “Lin 3” po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër.

    Sipas Ardian Anastasit, Drejtuesit Shkencor të punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta se ai shtrihej edhe bregun e liqenit.

    “Fazën e parë e kemi kryer vitin që kaloi dhe ishim të fokusuar në tre sondazhe të cilat i bëmë nën ujë. Duke qenë se sipërfaqja e këtij vendbanimi është e madhe, vendosëm që si fazë të dytë të bënim disa verifikime, që kishin të bënin me perimetrin e këtij vendbanimi në pjesën e tokës”, u shpreh ai.

    Mjaft të surprizuar, të kënaqur me bashkëpunimin dhe zbulimet paraqiten edhe zvicerianët. Martin Hinz tregon se puna ka pasur dhe do të ketë rezultatë edhe më të mira.

    “Bashkëpunimi jonë me kolegët shqiptarë është pjesë e një projekti europian të rëndësishëm që ka të bejë me banesat e pilotëve në rrethinat e liqenit të Ohrit. Jemi shumë të kënaqur ndërsa punojmë me koleget shqiptarë, gjithashtu duam të shkëmbejmë eksperiencat tona këtu.

    Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojmë nën ujë, që prej 2 vitesh, dhe tani po përpiqemi të zbulojmë se si kjo që kemi në këtë zonë, ka vijuar të shtrihet drejt bregut të liqenit”, tha ai.

    Ardian Anastasi thotë se do shkohet drejt një rindërtimi të palafitit në një rreze prej 30 km.

    “Synojmë që të krijojmë një peisazh të vendbanimit si ka qenë dhe si është zhvilluar, theksoi Anastasi.

    Vendbanimi Palafit i Linit rezulton më i madhi në Ballkan dhe mbase edhe në Europë. 7500 vjet më parë banorët zhvillonin bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin.

    Ekziston edhe një palafit tjetër në palën maqedonase, por shumë herë më i vogël më sipërfaqe sesa ky i Linit.

    Euronews
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Në kërkim të Palafitit, arkeologët në vendbanimin 7500-vjeçar në Pogradec

    SYRI TV/ Vendbanimi palafit në Lin të Pogradecit, më i vjetër në Europë

    VIDEO

    Rëndësia arkeologjike e vendbanimit palafit të zbuluar në Lin të Pogradecit është pohuar edhe nga arkeologët e huaj.

    Studimet dhe kërkimet shqiptaro- zviceriane vërtetuan hipotezën e ngritur nga arkeologet një vit më parë për zbulimin e ketij vendbanimi, ndërsa do të aplikohet edhe dendokronologjia dhe kërkimet nën ujë për zbulimin e objekteve dhe të dhënave të tjera me interes studimor dhe turistik.

    Arkeologu zvicerian Albert Hafner pohoi rëndësinë e jashtëzakonshme arkeologjike të vendbanimit palafit të zbuluar në Lin të Pogradecit. Sipas tij vendbanimi është 8000 vjeçar, pra 6000 vite para lindjes së Krishtit.

    Dendokronologjia do të aplikohet për të zbuluar më shumë detaje. Ajo çka pranohet është se ky vendbanim i zbuluar është më i vjetri në Evropë sa i takon zonave liqenore. Studimet e objekteve të gjetura nga kërkimet e përbashkëta shqiptaro- zviceriane vërtetuan edhe hipotezën e ngritur nga arkeologet një vit më parë për zbulimin e ketij vendbanimi në këtë zonë. Mes objekteve të zbukuara janë qeramikat, një thikë stralli, dy unaza kockash dhe skeleti i një njeriu në moshë të re. Këto objekte hedhin dritë mbi këtë venbdbanim dhe stadin shoqëror të këtyre banorëve të hershëm.

    Prej vitit 2019 ka pasur studime dhe kërkime nga ekspedita shqiptaro - zviceriane për vendbanimin e Linit. Puna do të vijojë edhe me kërkimet nën ujë për zbulimin e objekteve dhe të dhënave të tjera të cilat kanë interes, jo vetëm studimor por edhe turistik.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Arkeologët janë në kërkim të një thesari të fshehur ne lume
    Nga fegi II në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 16:02
  2. Banda e Tritolit: Atentati ndaj Ardian Kollozit u pagua 7500 euro
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2014, 12:33
  3. Shtëpia 100 metra katrorë në Serbi – 7500 euro
    Nga Sharri-Liburna në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-03-2012, 09:53
  4. Si të zbuloj identitetin, vendbanimin e dërguesit të e-mail-it?
    Nga Arioni në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 25-05-2008, 13:54
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 05:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •