Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Anglia ndryshe: Liz Truss, një grua kryeministre dhe një kabinet me ngjyrë, asnjë burrë i bardhë

    Profili i kryeministres së re britanike, Liz Truss, një nga dobësitë më të mëdha të saj është…

    Për jo pak veta, Liz Truss është një figurë e pëlqyer, por për anëtarët e Partisë Konservatore në pushtet që zgjedhin se kush duhet të zëvendësojë Boris Johnsonin në krye të partisë, kthimi i saj në mbështetëse të apasionuar e BREXIT-it apo daljes së Britanisë nga BE-ja dhe zotimi për ulje taksash, janë arsyet që e shtynë atë drejt kreut të ardhshëm të qeverisë britanike.

    Emri:  truss-dhe-burri.jpg

Shikime: 152

Madhësia:  31.3 KB
    Kryeministrja britanike, Liz Truss dhe bashkëshorti i saj, Hugh O’Leary

    Ajo gjithashtu njihet edhe për qëndrime të ashpra ndaj Rusisë dhe Kinës.

    “Tani është koha që ne duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe. Duhet të jemi të guximshëm”, tha zonja Truss gjatë fushatës për postin e kreut të Partisë Konservatore britanike.

    Gara e fituar prej saj mund të ketë lidhje edhe me faktin që ishte përballë ish ministrit të financave, Rishi Sunak i cili akuzohet nga jo pak veta si arsyeja e rebelimit kundër shefit të tij, Boris Johnson.

    Jo pak kishin frikë se zoti Sunak gjithashtu nuk do të ishte në gjëndje t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme përballë Partisë Laburiste.

    Megjithëse thotë se është konservatore e vërtetë, ngjitja e saj në krye të kësaj partie nuk ka qenë një rrugë e drejtpërdrejtë.

    Vetë zonja Truss i përshkruan prindërit e saj si majtistë. E ëma e cila ka punuar si ndihmës mjeke dhe mësuese, ndërsa i ati profesor matematik, e merrnin atë në demonstrata kundër kryeministres së parë grua britanike, Margaret Thatcher.

    Tani, ish kryeministrja konservatore Thatcher është idhulli i zonjës Truss.

    Derisa ka qenë në Universitetin e Oxfordit, ajo ka qenë pjesë e Partisë Liberal Demokrate. Në atë kohë, zonja Truss ishte kritike edhe ndaj monarkisë britanike.

    Kryeministrja e ardhshme britanike e përshkroi konvertimin e saj në konservatorizëm si një “rebelim” të nxitur nga besimi se njerëzit “duhet të kenë sukses duke u mbështetur në meritë”.

    Në referendumin e vitit 2016, zonja Truss votoi që Britania të mbetet në BE. Por ajo ndryshoi mendje pasi britanikët votuan për dalje nga blloku evropian, duke thënë se Brexit ofroi një mundësi për të “ndryshuar mënyrën se si funksionojnë gjërat”.

    “Kjo do të thotë të shfrytëzosh sa më shumë mundësitë pas Brexit. Unë do t’i heq të gjitha ligjet e BE-së nga librat tanë të statutit deri në fund të vitit 2023”, tha zonja Truss.

    Që kur mori detyrën e Sekretares së Jashtme në shtator të vitit të kaluar, zonja Truss ka qenë aktive në rrjete sociale duke postuar fotografi nga puna e saj, nga qëndrimi në Sheshin e Kuq të Moskës me një kapele leshi, pavarësisht se ishte relativisht ngrohtë deri tek qëndrimi mbi një tank në Estoni.

    Ajo është rreshtuar si kritike e ashpër e presidentit rus Vladimir Putin.

    “Tani nuk është koha për t’u dorëzuar. Putini duhet të dështojë. Historia na tregon se agresorët kuptojnë vetëm një gjë, forcën. Ne e dimë se nëse nuk bëjmë mjaftueshëm tani, agresorët e tjerë anembanë botës do të trimërohen”, tha ajo pas takimit në Londër me homologun amerikan, Antony Blinken.

    Edhe disa prej mbështetësve më ngurrues të saj thonë se ajo është dinamike, nuk ndalet kurrë dhe i kupton shumë mirë detajet e politikave.

    Disa konservatorë thonë se një nga dobësitë më të mëdha të zonjës Truss stilin e saj të komunikimit, duke e përshkruar atë si të ngurtë. .

    Të tjerë besojnë se ajo mund të sjellë stabilitet pas tre viteve të trazuara të Boris Johnsonit në pushtet.

    Zëri i Amerikës

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Anglia ndryshe: Liz Truss, një grua kryeministre dhe një kabinet me ngjyrë, asnjë i burrë i bar

    Mori sot zyrtarisht detyrën, pse Liz Truss përballet me një nga situatat më sfiduese të çdo udhëheqësi të pasluftës në Britani


    Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë. Mbretëresha Elizabeth e emëroi atë për të drejtuar vendin dhe i kërkoi të formonte qeverinë.

    Emri:  liz-trusss.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  19.2 KB

    Zonja Truss, kryeministrja e katërt konservatore në gjashtë vjet, zëvendëson Boris Johnsonin, i cili u detyrua të largohej nga detyra pas tre vjetëve të trazuar në pushtet.

    “Mbretëresha priti sot deputeten e nderuar Elizabeth Truss dhe i kërkoi asaj të formonte një administratë të re,” njoftoi Buckingham Palace në një deklaratë.

    Kryeministrja Truss do të përballet me një nga situatat më sfiduese të çdo udhëheqësi të pasluftës në Britani, me një inflacion të lartë, rritje të kostos së energjisë dhe paralajmërimin për një recesion të mundshëm brenda vitit.

    Plani i saj për të forcuar ekonominë nëpërmjet uljes së taksave, duke shqyrtuar njëkohësisht mundësinë e një pakete financiare prej rreth 116 miliardë dollarësh për të zbutur ndikimin e kostos së energjisë, ka tronditur tregjet financiare.

    Zoti Johnson, i cili u përpoq të qëndronte në pushtet në korrik pavarësisht se një numër ministrash dhanë dorëheqjen si reagim ndaj një sërë skandalesh, u tha gazetarëve dhe politikanëve të mbledhur në Downing Street herët të martën se kishte ardhur koha që vendi të bashkohej.

    “U them kolegëve të mi konservatorë, së është koha që t’i lëmë lojrat politike. Është koha që të mbështesim që të gjithë (kryeministren) Liz Truss, ekipin e saj dhe programin e saj”, tha zoti Johnson.

    Johnson përdori fjalimin e tij të largimit për të ngritur lart sukseset e tij, përfshirë një program të hershëm vaksinash gjatë pandemisë së koronavirusit dhe mbështetjen për Ukrainën në luftën me Rusinë.

    Ai përmendi gjithashtu Brexit-in si një nga arritjet e tij kryesore, megjithëse sondazhet tani tregojnë se shumica e britanikëve mendojnë se largimi nga Bashkimi Evropian ishte një gabim.

    Zëri i Amerikës

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Anglia ndryshe: Liz Truss, një grua kryeministre dhe një kabinet me ngjyrë, asnjë i burrë i bar

    Fotoja e dites:

    Emri:  63173e9985f5401f7466edf3.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  35.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-09-2022 më 11:15

Tema të Ngjashme

  1. Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?!
    Nga YlliRiaN në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 11:17
  2. Nje grua kryeministre ne te ardhmen?
    Nga BlerinaL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 19-06-2009, 07:42
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-07-2008, 03:51
  4. Diferenca e moshës në një marrëdhënie burrë-grua
    Nga Flori në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2008, 11:57
  5. Nje grua dhe nje burre
    Nga ajzberg në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-04-2008, 21:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •