Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Berisha kërcënon Ramën: Mos kujto se me zhdukjen e Ervis Martinajt i ke mbyllur hesapet e Olsit!

    Akoma nuk quhet e mbyllur çështja e Ervis Martinaj. Kryeministri Rama ka kërkuar që Policia e Shtetit të sqarojë nëse është vrarë apo është zhdukur për tu fshehur Ervis Martinaj, “mbreti i lojërave të fatit”.

    Por kryetari i PD Sali Berisha, në një takim në qytetin e Përrenjasit, ka folur edhe në lidhje me Ervis Martinaj, personazh i cili prej kohësh rezulton i zhdukur.

    Berisha tha se kryeministri Rama kërkoi sqarimin e çështjes së Martinaj, kur tashmë ka kaluar një muaj që nga zhdukja e tij.

    Kreu i PD shtoi se pas Ervis Martinaj, me lojërat e fatit qëndron në hije, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

    “Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.

    Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit.

    Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, tha Berisha.

    Ervis Martinaj trazon edhe me mungesën e tij politikën, krimin dhe policinë.

    Koha Jone

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Para zhdukjes lëvizje drejt Kosovës, Policia asnjë version për Ervis Martinajn



    “Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma, ore u vra apo nuk u vra”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt javën e kaluar.

    1 javë më pas Policia e Shtetit, ende nuk e ka një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

    Në hetime është angazhuar edhe sektori i krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme pasi prokuroria e Kurbinit po e heton çështjen për rrëmbim personi.

    E telenovela, ashtu siç e cilësoi kryeministri, me shumë gjasa do të vijojë pasi hetuesit ende nuk kanë gjetur prova konkrete për të dalë në një konkluzion.

    Euronews Albania ka siguruar foton dhe të dhëna nga sistemi TIMS, ku para shpalljes në kërkim Martinaj figuron të ketë patur dalje të shpeshta në Kosovë.

    Në këtë periudhë në rrugë operative policia disponon të dhëna për udhëtime të tij edhe drejt Spanjës e Austrisë.

    Nga ana tjetër ka dyshime se 40-vjeçari mund të ketë përdorur edhe dokumente të falsifikuara.

    Paralelisht me pistën e rrëmbimit, policia po heton edhe një inskenim të mundshëm.

    Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndonëse Martinaj kërkohet nga SPAK pasi i shpëtoi operacionit “Plumbi i artë”.

    Euronews

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Klodiana Lala zbulon detaje të reja nga zhdukja e Ervis Martinajt

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore në lidhje me çështjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Lala u shpreh se grupi hetimor ka kërkuar të dhëna në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut për të kërkuar indicie që mund të çojnë në zbulimin e fatit të tij.

    “Ka të bëjë me disa informacione të reja. Autoritetet kanë kërkuar të dhëna përmes shenjave të gishtërinjve në Romë dhe në Maqedoninë e Veriut. Nuk dihet pse janë drejtuar në këto shtete por janë të dhëna të reja në drejtim të kësaj çështje. Por do të kërkojë një vëmendje të gjatë për të sqaruar këtë ngjarje. Detaji më interesant në atë histori kishte të bënte me një video para se të deklarohej i zhdukur. Unë e kam publikuar atë video për të treguar si një personazh i botës së krimit e sfidonte hapur shtetin në një Durrës të tejmbushur nga turistët dhe një personazh i botës së krimit kishte rekrutuar një punonjës policie”, deklaroi Klodiana Lala në Euronews Albania.

    Ajo u shpreh se në sitë po kalohet edhe një person i shumëkërkuar. Person i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, i cili dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e Martinajt.

    “Dosja ka pafund histori. Është gjetur një automjet që dyshohet se përdorej nga Ervis Martinaj. Është një pistë që i drejton hetuesit drejt Kosovës. Në sitë po kalohet edhe një person i shumëkërkuar i përfolur për ngjarje të ndryshme kriminale që dyshohet se mund të jetë i përfshirë në këtë situatë. Kjo është ngjarje që nuk ka vendngjarje. Nuk ka vend rrëmbimi dhe as vend që të bën të dyshosh se kemi të bëjmë me inskenim. Por nga kamerat e fundit ku është parë mund të nisë hetimi i policisë. Në dosje ka një detaj interesant që thotë se të dhënat para se të denonconte xhaxhai humbjen e kontakteve janë marrë nga një burim konfidencial. Ka një detaj tjetër që mund të jetë nxjerrë në pritë Ervis Martinaj nga një femër që është në proces verifikimi”, u shpreh ajo.

    Euronews

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Artan Hoxha: Ervis Martinaj ishte komshi me kryeministrin, pati konflikt me Gardën

    Emri:  tani.jpeg

Shikime: 549

Madhësia:  50.8 KB

    Artan Hoxha ka folur edhe njëherë për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke deklaruar se ai u rrëmbye nga një skuadër e cila mbante veshje të ngjashme me ato të forcave speciale.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Martinaj kishte afrimitet me opozitën dhe Berisha njihte familjen e tij. Ai gjithashtu deklaroi se kryeministrin Rama e ka patur komshi dhe se mes Martinajt dhe Gardës së Republikës ka patur një konflikt pranë vilës së Ramës.

    “Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të forcave speciale dhe armatim, automjete të forcave speciale. Prandaj kanë lëvizur lirisht nga vendi ku e kanë marrë.

    Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje.

    Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën.

    Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme.

    Ish kryeministri Berisha, që njeh edhe familjen e tij, foli për të ndjerin Martinaj, la të kuptohej se nuk jeton më dhe se ata që e kanë organizuar kanë mbrojtje dhe njohje të pushtetit”, deklaroi ndër të tjera Hoxha.

    Koha Jone

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Gjykata e shkallës së parë refuzon kontrollin e disa banesave për dosjen “Ervis Martinaj”!

    Hetimet për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, duhet se po përplasin institucionet. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

    Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

    Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 3 gusht pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur, shkruan BW.

    Por çudia e gjykatës së shkallës së parë mbetet se si ka mundësi për një dosje kaq të bujshme nuk ka firmosur kontrollin e menjëhershëm siç ka kërkuar Prokuroria? Si mundet të rrëzojnë një kërkesë të tillë apo ju është dhënë kohë që të zhduken gjurmët në këto banesa?

    Një hetim nga SPAK ndaj gjyqtarit apo gjyqtarëve që nuk firmosen, duhet bërë!

    Si ka mundësi që justifikohet kjo gjykatë se gjoja “nuk ka prova bindëse” nga prokuroria, kur ky organ po heton për një dosje ku janë përfshirë banda kriminale, biznesmenë të fuqishëm, politikanë?


    Koha Jone

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Xhaxhai i Ervis Martinaj: E sigurtë që e kanë vra Ervisin, por banda e qeverisë të tregojë ku është kufoma!

    Emri:  ervis-martinaj.png

Shikime: 508

Madhësia:  311.2 KB

    Në një lidhje telefonike me emisionin “Pa Gjumë” në Report Tv, xhaxhai i Ervis Martinaj është shprehur se është i sigurt që Vis Martinaj e kanë vrarë. Ai akuzon vazhdimisht kryeministrin për vrasjen e tij.

    “Ervisit i kanë zhdukur kufomën, e kanë vrarë jam 100 përqind i sigurt. E di kryeministri se ku është. Ai e ka vrarë me bandat e tij. Ai ka interes për bregdetin e jugut”, tha Faik Martinaj.

    “Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai për Report Tv.

    Nëse mbetet e vertetë se kanë vrarë dhe zhdukur kufomën, kjo në Veri nuk falet. Të mos harrojmë se fisi Martinaj është fis i fortë dhe me shumë miqësi e krushqi dhe nuk e falin këtë që u kanë bërë duke iu zhdukur kufomën.

    Me sa duket do ketë hakmarrje të egër e jo me shumë për vrasjen se sa për zhdukjen e kufomës.

    “Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha xhaxhai i Ervis Martinajt.

    Koha Jone

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    INTERVISTA E PLOTË ME FAIK MARTINAJ

    Gazetarja: Po diskutojmë për Ulvi Skanën që ka humbur dhe dyshohet se ka lidhje zhdukja e tij me nipin tuaj, Ervis Martinaj. Ju keni deklaruar në polici, keni thënë se mesazhin e fundit jua dërgoi rreth orës 7 të pasdites në 9 Gusht.

    Faik Martinaj: Rreth orës 7 e 23 minuta të pasdites, të darkës.

    Gazetarja: Çfarë ju shkruante në atë mesazh?

    Faik Martinaj: Asgjë. Kurrgjë. Kujdesni nga shtëpia, kaq.

    Gazetarja: Thjesht ju përshëndeti?

    Faik Martinaj: Ne e dinim, se ne na e ka dhanë mesazhin ky kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësi kombëtare, kryekrimineli i kombit shqiptar, Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënu, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën.

    Ndërhyn gazetarja: Zoti Faik! Zoti Faik! Unë kam dëgjuar edhe deklaratat e kryeministrit tonë Edi Rama që shkaktoi drejtorin e policisë se pret nga policia një version zyrtar.

    Faik Martinaj: Po se nuk i intereson me e zbulu. Se ishin veglat e tij. Ky ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat.

    Gazetarja: Pra ju besoni se nipi juaj është vrarë?

    Faik Martinaj: 100% 100%, e di kryeministri këtë punë

    Gazetarja: Për zhdukjen e nipit tuaj ka pasur deklarata nga kryeministri aktual që e ka komentuar, por edhe nga ish-kryeministri Berisha.

    Faik Martinaj: Nuk i kam dëgjuar deklarimet e ish-kryeministrit Berisha, por (ndërhyn gazetarja: Dëshironi t’ua them edhe unë) por kam dëgjuar që në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar kam dëgjuar kryekriminelin, kryeministrin aktual, kryekriminelin (ndërhyn prap gazetarja: Zoti Faik!) edhe që ka deklaruar para mijëra mijëra mijëra qyetarëve në mitingje që “unë I them atij drejtorit se ne ia dimë targën e makinës”, pra ne na e ka kallzu që do t’jua zhduk.

    Gazetarja: Po të lutëm Zoti Faik! Ju më deklaruar se janë gjashtë banda, ju e dini që nipi juaj…

    Faik Martinaj: Bandat e Edi Ramës, ata që kanë zaptu bregdetin e jugut, bandat e Edi Ramës, i din Edi Rama, e din, krimineli e din, kryekrimineli është Edi Rama.

    Gazetarja: Nipi juaj është zhdukur që në datën 9 gusht zoti Faik dhe një pjesë e mirë e miqve të tyre, janë vrarë dhe ekzekutuar dhe vetëm para disa kohëve është ekzekutuar edhe familjari juaj Brilant Martinaj. U eleminuan edhe miqtë dhe në fund ai u zhduk.

    Faik Martinaj: Të gjitha, të gjitha janë…

    Gazetarja: Mendoni se kemi të bëjmë me bandat e tjera që mund të jenë hakmarrë?

    Faik Martinaj: Jo, jo, bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit.

    Gazetarja: Por hetuesit po punojnë dhe të marrin në pyetje kundërshtarët e Ervis Martinajt dhe Brilant Martinajt. Ata rezultojnë jashtë fatkeqësisht. Mendoni se shteti i ka eleminuar këto të gjithë ndër vite? Saga e vrasjeve ka nisur në 2018.

    Faik Martinaj: Moj motër, Edi Rama i ka qit prej burgut të përjetshëm. Leji ça rrenash fliten. Ky është mjeshtër. Shiko, kundërshtari, hasmi të vret, nuk ka me të zhduk xhenazen.

    Gazetarja: Mendoni se është vrarë dhe kufoma është fshehur.

    Faik Martinaj: Me porosi të Edi Ramës.

    Gazetarja: Me pak fjalë kështu është shprehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

    Faik Martinaj: Kryeministri me gjithë oligarkët e bregdetit.

    Gazetarja: Zoti Faik, por çështja është kthyer në politike, kanë folur edhe kryeministri aktual edh eish-kryeministri. Z.Berisha thotë se është vrarë nipi juaj dhe kufoma mbahet peng. Nga ai e keni mësuar këtë?

    Faik Martinaj: Jo, jo, jo, jo!

    Gazetarja: Po nga e keni mësuar?

    Faik Martinaj: Po e di unë se në fushatën e prillit të vitit të kaluar, na ka thënë. Ka dalë në miting dhe e deklaroi: “Unë i them atij drejtorit të basteve…” Po deshe e kam këtu videon ta çoj në ëhatsapp, por deshe ta çoj. “Unë i them atij drejtorit të basteve, betohet, unë ia di targën e makinës, edhe në brimë të miut po u fut, ne do të të gjejmë”. Edhe e gjeti. Ashtu siç deklaroi edhe e bani, e gjeti. Dëgjo motër, hasmi nuk ka interes me të zhduk xhenazen dhe kufomën, mua baba nuk më ka lënë hasmëri me askënd. Kurse ky qafiri i kombit, Edvini (ndërhyn gazetarja: Të jemi pak korrektë se jemi në transmetim direkt) Edi Rama…

    Gazetarja ndërhyn sërish: Nuk e mendoni pistën se miqtë e tij u eleminuan dhe ai mund të jetë zhdukur vetë?

    Faik Martinaj: Jo moj, ca është zhduk, e ka thënë Edi Rama që në zgjedhjet e kaluara…na ka thënë do t’ju eleminoj…

    Ndërhyrn gazetarja: E mendoni këtë pistë? Duhet të presim, se ende nuk është zbardhu, të presim nga policia e shtetit.

    Faik Martinaj: Dëgjo! Me gjithë konsoderatën për policinë se unë kam punu ca vite në polici të shtetit, nja dhjetë vite. Me gjithë konsideratën që kam për drejtorin e policisë së shtetit, por nuk e len kush. A e kupton? Nuk e len kush. Se janë të gjithë të kapur nga Edi. Nuk i len ai. E kupton? Ai kundërshtarët politikë…

    Ndërhyn gazetari tjetër i Report TV, Sokol Dema: Policia ju ka dhënë një verdikt, një provë përderisa jeni kaq i bindur? Dispononi ndonjë provë?

    Faik Martinaj: Prova është Edi Rama, që na ka dhënë deklaratën në fushatën e kaluar. Na ka thënë “edhe në brimë të miut, ne jua dimë targën e makinës”. Ky është ideatori, ky është iniciatori, ky është me bandat e tij, ky është me oligarkët që ka zaptu bregdetin e jugut, janë interesa. Këtë edhe budallai e kupton… por ai ka të drejtë me fol, ne s’kemi të drejtë me fol. Ai të prangos, ai të vret, ai ta zhduk kufomën, ai t’i bën të gjitha. Unë do t’i bëj thirrje nëpërmjet emisionit tuaj: Të paktën xhenazen nxirre, të ketë një varr!

    Ndërhyn gazetarja: Vrasjet para se zhdukej Ervisi, vrasjen e Brilant Martinajt dhe të miqve të tyre, me çfarë i lidhni?

    Faik Martinaj: Deklarata e Dumanit, erdhi, qitën të gjitha këto pasoja. Dumani prokuror, Dumani i penduar. Dumani burg të përjetshëm, Edvin Rama e nxjerr prej burgut. Si kujtoni ju se nuk kanë lidhje këto punë? Me dosjet e me këto, kush i ka qit prej burgut të përjetshëm? Deklaratat e Dumanit, janë të gjitha këto, por krejt iniciatori është Edi Rama kryeministri kriminel i kombit.

    Lapsi

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Kercenimi i paralajmeruar i Edi Rames kapur ne video


  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Darka me policët/ Loja e dyfishtë e Ramës për zhdukjen e Martinajt

    Emri:  rama-dhe-ervis-martianj-770x433-1.jpg

Shikime: 468

Madhësia:  26.1 KB

    Pas darkës që kryeministri Rama u shtroi drejtorëve të policisë, në mediat afër qeverisë qarkulloi lajmi se ai u kishte kërkuar policëve zbulimin e të vërtetës mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Të njëjtën kërkesë, Rama e ka bërë edhe më parë publikisht.

    Në shtator të vitit të kaluar i drejtoi këtë pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullakun “Ervis Martinaj është vrarë apo jo?”

    Më pas i tha “nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut, nëse jo të gjendet, të kapet t’i dorëzohet Policisë”.

    Por a është kryeministri Rama vërtet i interesuar për zbulimin e kësaj ngjarjeje? A ka pasur vërtet qëllim që t’i bëjë presion policëve për të gjetur Martinajn? Nëse sheh në vijimësi lëvizjet e Ramës, rezulton se mes akteve dhe fjalëve, ka kontradikta të mëdha.

    1) Shkarkimi i Gledis Nanos pas bisedës me Jeton Lamin

    Përpjekja për të gjetur të vërtetën mbi Ervis Martinajn i kushtoi vendin e punës Gledis Nanos, si ish-drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.

    Në bashkëpunim me familjarët e Martinajt, policia e drejtuar nga Gledis Nano gjeti njeriun e vetëm që sot mund të thotë për ku u nis Ervis Martinaj mbrëmjen e 8 Gushtit.

    Ky njeri është Jeton Lami. Ish-efektivi i Operacionales që shoqëronte hap pas hapi Martinajn ruante edhe kontaktet dhe pagesat për shefat e korruptuar të policisë. Jeton Lami është njeriu i vetëm që sot mund të thotë se përse i paralajmëroi familjarët e tij Ervis Martinaj me një mesazh ku i thoshte se “do të ketë kontrolle”.

    Jeton Lami pranoi të rrëfehej vetëm para Gledis Nanos.

    Në këto kushte, nëse do të donte të dinte të vërtetën, kryeministri duhej ta inkurajonte Gledis Nanon në përpjekjet e tij. Në vend të kësaj, Rama urdhëroi shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra. Që nga ajo ditë, Jeton Lami ka heshtur.

    2) Kontrollet në shtëpitë e Martinajve

    Në vend të kërkojë për gjurmët e Ervis Martinajt tek bandat kundërshtare, policia nën drejtimin e Muhamet Rrumbullakut i ka fokusuar kërkimet në shtëpitë e Martinajve.

    Kontrollet në shtëpitë e Martinajve në Fushë-Krujë u zhvilluan natën e Krishtlindjeve dhe kjo nxiti menjëherë hamendësimet se 42-vjeçari është gjallë. Disa ditë më parë u zhvilluan kërkime në vilat që Martinaj kishte blerë në Surrel, ku policia gjëti edhe një pasaportë false të tij.

    Pra nëse sheh, veprimet e policisë ato janë të orientuara drejt familjarëve të viktimës, jo tek të dyshuarit për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e tij.

    3) Darka për policët me “zero rezultate”

    Ka një anomali në darkën, që Rama ka shtruar për shefat e policisë, nëse i rikthehemi mesazheve të tij publike për historinë e Martinajt.
    Pas kërkesës së kryeministrit për të zbardhur misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt, policia ka “zero rezultate”.

    Në këtë histori nuk ka asnjë zhvillim. Muhamet Rrumbullaku dhe vartësit e tij nuk kanë mundur të sigurojnë asgjë më shumë nga çfarë arriti Gledis Nano në ditët e para pas denoncimit për zhdukjen.

    Pavarësisht “zero rezultateve” Rama ulet me shefat e policisë dhe u shtron darkë, duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë me ta në të ardhmen.

    Në vetvete, darka është një inkurajim, se “zero rezultate” është rezultati që duam.

    Lapsi.al

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi: Ervis Martinaj është gjallë!

    Ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi foli për “zhdukjen” e Ervis Martinajt. Gjatë një interviste në Fax News, Prençi tha se në fillimet e tij Ervis Martinaj nuk ka qenë person i inkriminuar, por një njeri me shkollë dhe i arsimuar në fushën e ekonomisë. Sipas tij, gjithçka ndryshoi me përfshirjen e tij në fushën e lojërave të fatit dhe kjo e implikoi atë në akte të rënda.

    Ai u shpreh së ish-biznesmeni është gjallë, ndërsa theksoi se beson që vetë Martinaj të dalë një ditë dhe t’u thotë në sy politikanëve se ai ka blerë sistemin e drejtësisë pasi këtë mundësi ia ka dhënë sistemi i korruptuar i drejtësisë në Shqipëri.

    “I kam thënë gjërat për Ervis Martinaj. E kam shprehur me bindje të plotë se Visa Martinaj, ai pasi mbaroi shkollën nuk ishte person i inkriminuar. Por i shkolluar si gjithë shqiptarët e tjerë, në nivelin e menaxhimit të biznesit. Fakti që flasin jo vetëm thashethemet, por edhe dokumentet që një biznes i tillë ka paguar tatimet, ka paguar policët, dhe ai ka qenë i suksesshëm për këtë”, shkruan zjarr.tv në web e tij.

    “Pastaj atij i është bërë një luftë e pandershme për ekonominë që kishte vendosur, dhe është zhytur në inkriminim. Kam bindjen se ai është gjallë”, theksoi Shemsi Prençi.

    Ervis Martinajt i kanë vrarë shumicën e miqve dhe të grupit të tij e me sa duket ai po përgatitet për supër goditje, gjithnjë nëse i besojmë fjalëve të ish-drejtues të lartë të Policisë, Shemsi Prençi, i cili duhet të ketë informacione.

    Koha Jone

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me violinisten Ervis Gega-Dodi
    Nga GrafvD në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2018, 12:03
  2. Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 13-11-2015, 10:35
  3. Lufta per fshatin Martinaj
    Nga Viskont Preka në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 14:13
  4. Koka e Ali Pasha Tepelenës do të vijë në Shqipëri
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 11-02-2013, 15:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •