Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Shoqëria me vajza VIP dhe policë/ Gabimet me kodet e mafias që sollën zhdukjen e Vis Martinajt

    Emri:  640-0-1661416464xmartinaj-422-1.png

Shikime: 877

Madhësia:  259.6 KB

    Vijon prej të paktën tre javësh misteri mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, personazhit të konsideruar si “Mbreti i Lojërave të Fatit”, i cili mendohet se ka arritur një pasuri prej gati 600 milion euro prej aktiviteteve të ligjshme dhe të paligjshme.

    Gazetarët flasin se ka një video kur ai është kapur nga kundërshtarët e tij, teksa i ofron madje atyre 50 milion euro për ta liruar. Artan Hoxha në atë video shihej se Martinaj ishte tortuar, ndërkohë që deri më tani nuk ka një reagim zyrtar as nga policia dhe as nga prokuroria se çfarë ka ndodhur realisht me Martinajn.

    Disa nga ekspertët e botës së krimit thanë se Ervis Martinaj, nuk zbatoi rregullat e botës së mafies. Ishte më i ekspozuar seç duhet, donte të ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe në vendet më luksoze në Shqipëri.

    Cilat janë gabimet me kodet dhe rregullat e mafias që sollën zhdukjen e Vis Martinaj?

    Kodi i heshtjes

    Omerta është kodeksi i heshtjes i cili i ndalon mafiozët që të tradhtojnë partnerët e tyre tek autoritetet. Dënimi i tradhtisë është vdekja e tradhtarit dhe e familjes së tij.

    10 Urdhrat e Shenjta

    Në nëntor të vitit 2007, pas arrestimit të Salvatore Lo Picolo (do të sqarojmë më vonë se kush është), policia siçiliane gjeti një dokument që përmbante “Dhjetë Urdhërat” në vendin ku strehohej ai. Ata janë udhërrëfyes si të bëhesh një mafioz i mirë, i respektuar dhe i ndershëm.

    Askush nuk duhet ta prezantoje veten drejtpërdrejt para ndonjërit nga miqtë tanë. Duhet të ketë një palë të tretë për ta bërë këtë.

    Asnjëherë mos shiko gruan e mikut tënd.

    Mos lejo të të shikojnë me policë.

    Mos shko nëpër pabe dhe klube.

    Të jesh gjithmonë i disponueshëm për Cosa Nostrën është detyrë-edhe nëse gruaja është duke lindur.

    Takimet duhet të respektohen plotësisht.

    Bashkëshortet duhet të trajtohen me respekt.

    Kur pyetesh për ndonjë informacion, duhet të tregohet gjithmonë e vërteta.

    Paratë nuk janë të duhura nëse i përkasin të tjerëve apo familjeve të tjera.

    Njerëzit të cilët nuk mund të jenë pjesë e mafias, çdokush që ka lidhje të afërta me policinë, çdokush që mban marrëdhënie të paplota me familjen, çdokush që sillet keq dhe nuk i ruan vlerat morale.

    Zhdukja e Martinajt është kthyer në një mister të madh, ndërsa duket se çelësi i të gjithë kësaj historie është Efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili nuk është zbërthyer ende duke dhënë detaje të cunguara mbi lëvizjet e Martinajt në ditët e para të gushtit, pas të cilave më pas nuk ka asnjë gjurmë të tij.

    Prokuroria po heton në dy linja sa i përket këtij fakti: Linja e parë lidhet me gjetjen nga kundërshtarët pasi është tradhtuar nga njerëzit e tij dhe mundësinë e vrasjes së Martinajt prej tyre, kurse linja e dytë lidhet me një vetëzhdukje të tij për t’i shpëtuar edhe policisë, por edhe kundërshtarëve, të cilët kohët e fundit i ishin afruar shumë.

    Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, në mbikalimin pranë Fushë Krujës u ekzekutuan tre persona, njerëz të rrethit të Ervis Martinajt, ku njëri prej tyre ishte djali i xhaxhait të tij, Brilanti. Në të dyja këto pista, prokuroria dyshon se Lami nuk po thotë gjithçka di. Madje, ka dyshime se ky në çdo rast, ky efektiv i Forcave Operacionale të jetë në dijeni si në rastin e mundshëm të kapjes së Martinajt prej kundërshtarëve ashtu edhe nëse është zhdukur vetë.

    Denoncimi

    Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin patur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.

    Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt. Madje, makina e përdorur prej tyre, një Toyota Land Cruiser e blinduar ishte përdorur shumë shpesh nga Ervis Martinaj duke shtuar dyshimet se objekt i atentatit të Laçit ishte pikërisht ai.

    Vrasjet e bujshme

    Emri i Ervis Martinajt do të përflitej për herë të parë publikisht pas vrasjes së Elvis Doçit në vitin 2013 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gjithçka ndodhi pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” ku në vitin 2013 u vendos bllokimi i lojërave të fatit. Prokuroria dyshoi atëhere se vrasja e ndodhur pak javë më pas në zonën e Komunës së Parisit kishte lidhje me këtë operacion dhe një ndër të dyshuarit ishte pikërisht Martinaj.

    “Stacioni” tjetër i bujshëm i Martinajt ishte edhe vrasja e Enton Nikës në Linzë në tetor të vitit 2015. Martinaj ishte i shoqëruar nga Mirsad Kuçana, Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani. Pas një debat verbal dhe grushteve, personat që shoqëronin Martinajn qëllojnë ndaj Nikës duke e lënë të vdekur në vend.

    Ngjarja tjetër e bujshme ishte masakra e tetorit 2018 në ish-Bllok ku Martinaj u plagos në qafë, ndërkohë që mbeti i vrarë një prej personave që e shoqëronin atë, Fabian Gaccaj. Gjithçka ndodhi pas një sherri me Ervin Matën ku i pranishëm ishte edhe ish-ushtari i Forcave Speciale BOS, Merviol Billo. Ky i fundit është ende në arrati. Që prej kësaj periudhe, Ervis Martinajt i janë vrarë një numër i madh personazhesh që njiheshin si “njerëzit e tij”.

    Kush është “Mbreti” tani?

    Artan Hoxha tha se përballë Ervis Martinajt janë organizuar disa grupe kriminale, të cilat kanë patur një qëllim të vetëm: Largimin e tij nga “loja” pasi ishte kthyer në një personazh që kishte prishur balancat e marrëdhënieve mes krimit, politikës dhe botës së biznesit.

    Hoxha paralajmëroi gjatë intervistës në ABC se grupi në fjalë, i cili ka financa tepër të shëndosha si edhe një grup të armatosur profesionistësh janë ata që do të mbretërojnë gjatë dekadës së ardhshme në fushën e krimit të organizuar.

    Sipas tij, ky grup është një “përbindësh” që u krijuar për të hequr qafe Martinajn, ndërkohë që tashmë do të kthehen në një rrezik të madh për vendin pasi kanë gjithçka që iu duhet për të qenë të paprekshëm, qoftë edhe mbështetjen politike, raporton abcnews.al.

    Kush e donte të vdekur Ervis Martinajn?

    Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013.

    Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend. Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.

    Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare.

    Voxnews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Ervis Martinaj punësoi ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, thotë gazetari



    “Ka disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn. Një nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri”.

    Kështu u shpreh gazetari Flamur Vezaj në një intervistë për “Euronews Albania”, në lidhje me aludimet e fundit se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar.

    Sipas Vezajt, zyrtarë të policisë informonin Ervis Martinajn, ndaj shumë operacione për kapjen dhe arrestimin e tij kanë dështuar.

    “Ervis Martinaj në aspektin financiar është një ndër personat që kanë krijuar ose kanë akumuluar të ardhura të mëdha nga bastet, nga lojërat e fatit. Në borderotë e tij, ka pasur zyrtarë të lartë të policisë për shkak të mos cënimit të biznesit të tij. Edhe rasti i fundit i arrestimit të oficerit Lami, ishte personi të cilin shteti shqiptar e paguante për të kontrolluar, vëzhguar dhe arrestuar personat në kërkim, ndërsa ai shoqëronte Ervis Martinajn.

    Unë mendoj se ka disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn. Një nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri. Në listëpagesat e borderosë së tij, ka pasur shumë persona të ndryshëm të cilët e informonin para kohe. Ka disa operacione për arrestimin e tij dhe asnjëherë nuk është arrestuar”, nënvizoi ai.

    Gazetari për Vis Martinajn: Oficerja e Interpolit raportonte te armiqtë e tij

    Gazetari Flamur Vezaj deklaroi se grupet armike të Ervis Martinajt, kanë investuar shumë financiarisht për kapjen dhe eleminimin e tij.

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, Vezaj tha se një një oficere e Interpolit kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt.

    Sipas tij, Martinaj ishte një person shumë i kujdesshëm i cili nuk ekspozohej në vende publikem ku mund të identifikohej apo eleminohej.

    “Ervis Martinajn, për më shumë se tre vite nuk e gjenin dot armiqtë e tij, të cilët financiarisht janë shumë të fuqishëm dhe janë disa grupe kriminale. Ai ishte shumë i kujdesshëm për t’u ekspozuar në vende publike apo dhe në vende ku mund të identifikohej apo eleminohej nga grupet armike, të cilat kanë investuar jo pak.

    Në Shqipëri, është proceduar një oficere e Interpolit e cila kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt për llogari të një grupi kriminal. Ervis Martinaj ishte shumë i kujdesshëm”, theksoi ai.

    ‘Është shumë dinak’, gazetari: Zhdukja e Ervis Martinajt mund të jetë inskenuar

    Gazetari Flamur Vezaj beson se zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj mund të jetë inskenuar.

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, Vezaj u shpreh se inskenimi i rrëmbimit, mund të jetë e vetmja mënyrë që të kundërpërgjigjet ndaj armiqve të tij, duke qenë i qetë për disa kohë.

    Vezaj deklaroi se Ervis Martinaj është shumë i kujdesshëm, duke mos u ekspozuar personalisht në kryerjen e një krimi, por duke përdorur të tjerë.

    “Nuk kemi asnjë rast konkret, një pamje filmike të një institucioni apo të një vendi të ngjarjes ku Ervis Martinaj nuk është rrëmbyer. Deri më tani, jemi thjesht në aludimet se Ervis Martinaj është rrëmbyer. Unë dyshoj, duke njohur Ervis Martinajn si kontigjent kriminal, ai është një person shumë dinak, intrigant, ishte në gjendje të bënte shumë gjëra. Në të gjitha ngjarjet ku është përfshirë për vrasje, Ervis Martinaj ka dalë i pastër ose i papërlyer.

    Është një person shumë i kujdesshëm. Anjëherë nuk është ekspozuar vetë me dorën e tij të kryejë një krim, ka përdorur persona të tjerë. Edhe në rastin konkret, mendoj që më shumë është inskenuar ky rrëmbim, sepse e vetmja mënyrë që të kundërpëergjijet ndaj armiqve të tij, është që të lihet i qetë për disa kohë”, theksoi gazetari.

    Gazetari: S’ka prova konkrete për zhdukjen apo vrasjen e Ervis Martinajt

    Gazetari Flamur Vezaj thotë se ende nuk ka prova konkrete që të faktojnë rrëmbimin apo ekzekutimin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, Vezaj u shpreh se shumë se nuk ka as dëshmitarë, që mund të kenë parë Martinajn duke u rrëmbyer apo ekzekutuar.

    Sipas tij, lajmi për zhdukjen e Martinajt është bazuar nga në informacione operative nga zyrtarë të policisë.

    “Ajo që unë mendoj dhe gjykoj në bazë të informacioneve që kam, nuk kemi një provë konkrete që Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer apo është ekzekutuar, apo të ketë një dëshmitar konkret i cili flet për rrëmbim të tillë papo zhdukje. Shumica edhe e kolegëve të mi po bazohen në informacione operative nga zyrtarë të policisë, të cilët kanë filluar të përhapin thënien që Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe zhdukur.

    Mund të flasim sa të duam me thashethem, por kur nuk kemi një fakt, unë mundohem të rri te fakti. Fakti është që nuk kemi asnjë dëshmitar konkret i cili flet, qoftë në polici apo prokurori, se është parë Ervis Martinaj duke u rrëmbyer”, theksoi ai.

    Euronews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-09-2022 më 11:36

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Çfarë di agjenti i Martinajt, Prençi: Nëse flet Jeton Lami, ‘tërmet’ në polici



    sh-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Shemsi Prençi thotë se agjenti jeton Lami i arrestuar si personi që shoqëroi Ervis Martinajn është vetëm një nga policët e shumtë që janë vënë në shërbim të krimit.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi u shpreh se nëse Lami flet dhe tregon çfarë di, do ketë shkarkime në kupolën e policisë së shtetit.

    “Me dhjetëra policë bëjnë punë të dyta, edhe në shërbim të krimin, dhe këtë e dinë shefat e tyre që marrin rrogën nga lokalet që lejohen të përdoret drogë. Edhe Rama e di prej pak kohësh tashme se elita e policisë është në shërbim të krimit”, tha Prençi.

    Sipas Prençit, Nano duhet të kishte larguar drejtuesit e policisë në qarqet ku janë favorizuar grupet kriminale.

    “E ka për detyrë, Nëse i bën presion ministri e lë detyrë. të njëjtën gjë ka bërë edhe unë kur kam qenë në poste të larta drejtuese në policinë e shtetit”, tha Prençi.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Dëshmia e agjentit para Gledis Nanos për Ervis Martinajn | 5 zhvillime

    ‘Zyrtarë në shërbim të Ervis Martinajt’, çfarë dëshmoi agjenti para Gledis Nanos

    Gazetari Elton Qyno u shpreh për Euronews Albania se agjenti Jeton Lami dëshmoi para ish-drejtorit të Policisë së Shtetit se Ervis Martinaj ndihmohej edhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

    Gazetari nënvizoi se nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, gjysma e drejtuesve të Policisë do të shkarkohen.



    Çfarë shkruante Vis Martinaj në mesazhin e fundit, gazetari: E tradhtuan shokët

    Gazetari Elton Qyno tregoi për Euronews Albania se para se Ervis Martinaj të zhdukej familja ka pasur kontakte në forma të ndryshme me të.

    Ai tha se mesazhi i fundit i Martinajt ka qenë me xhaxhain e tij, më 8 gusht të këtij viti ku i kishte kërkuar të kishin kujdes pasi mund të kishte kontrolle.

    “Pas disa minutash nëna e Brilant Martinajt, i ka çuar një mesazh ku e ka pyetur se nga kush duhet të ruheshin. Nga ky moment ai nuk është përgjigjur më dhe familja nuk ka pasur më asnjë kontakt me të në telefon. Kur kanë nisur të kontrollojnë kamerat, kanë konstatuar se zona e Shijakut ka qenë vendi i fundit ku ai është zhdukur”, tha gazetari.

    Gazetari tha se familjarët dyshojnë se Ervis Martinaj është tradhtuar nga shokët të cilëve iu besonte verbërisht.

    Është zënë në besë sipas tyre. Pikëpyetja më e madhe është se pse nuk po e merr SPAK këtë çështje dhe pse policia s’ka një deklaratë zyrtare”, tha gazetari.

    Zhdukja e Vis Martinajt, Qyno: Familja s’e ka hapur mortin, po hetojnë privatisht

    Gazetari Elton Qyno tha se familja e Ervis Martinajt nuk ka hapur mortin në emër të djalit të tyre.

    Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nga komunikimet me babanë e Martinajt, ai thotë se shpresat se mund të gjendet janë të humbura.

    Por nga ana tjetër familja ka nisur një hetim privat lidhur me zhdukjen e të shumëkërkuarit.

    “Familja po heton privatisht bashkë me shoqërinë e Ervis Martinajt, kemi edhe hetimin nga prokuroria e Laçit që po heton të njëjtën ngjarje. Familja ka më tepër burime të kontaktit se me cilët persona shoqërohej djali i tyre”, tha Qyno.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Ervis Martinaj ka të infiltruar brenda RENEA-s, thotë gazetari Poli Hoxha

    Emri:  hoxha.jpg

Shikime: 803

Madhësia:  20.7 KB

    Gazetari Poli Hoxha deklaroi se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka të infiltruar në repartin e forcave speciale të RENEA-s.

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha theksoi se RENEA, por edhe njësia “Fast”, varen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe sipas tij kanë dashur që këtë t’ia faturojnë Gledis Nanos.

    “Është e vërtetë që deri më tani, shërbimi i brendshëm policor, ka zbuluar që në shërbim të Ervis Martinajt nuk ishte vetëm polici i Forcave Operacionale, por ishte një nga ekipet elitë që është krijuar në 2019, “Fast”, me 50 ish komando dhe ish ushtarakë, për gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e elementëve shumë të rrezikshëm. Një punë që e ka kryer më parë RENEA.

    Rezulton që organizata e Ervis Martinajt, përveç shumë e shumë brenda radhëve të policisë, ka inflitruar edhe brenda RENEA-s, është krimbur edhe reparti special, RENEA. Këto reparte speciale, RENEA, Fasti, varen direkt nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe këtë kanë dashur t’ia faturojnë Gledis Nanos”, nënvizoi Hoxha.

    Gledis Nano u shkarkua këtë të mërkurë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

    Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

    Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Gazetari: Çështja e Ervis Martinajt, kulmi i përplasjeve mes Gledis Nanos dhe Ramës



    Gazetari Poli Hoxha thotë që konfliktet mes ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, kanë nisur para 2-3 muajve.

    Në një intervistë për ‘Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se përplasja mes tyre, kulmoi me ngjarjet e fundit kriminale, që kishin lidhje me të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.

    “Konfliket kanë nisur që para 2-3 muajsh, mes Gledis Nanos dhe Edi Ramës, përmes Bledi Çuçit. Kur është puna për të ndërhyrë, Rama ndërhyn edhe për një shef komisariati. Ka nisur në fillim për transferime. Kohët e fundit ka pasur një konflikt për Neritan Nallbatit, ish drejtori i Durrësit që erdhi në Drejtorinë e Përgjithshme dhe për atë që e zëvendësoi. Kulmi është arritur me ngjarjet e Ervis Martinajt”, theksoi gazetari Hoxha.

    Gledis Nano u shkarkua këtë të mërkurë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

    Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

    Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

    Euronews

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Gazetari: Mes policisë dhe SPAK përplasje pas zhdukjes së Ervis Martinajt



    Gazetari Ermal Vija tha për Euronews Albania se kohët e fundit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë ka pasur një përplasje në distancë, për shkak të operacionit “Plumbi i Artë”.

    Vija këtë e tha teksa foli për lajmin e dorëheqjes së kreut të Policisë së ShtetitGledisNano.

    “Në fakt ka pasur një fërkim përsa i takon Policisë së Shtetit me prokurorinë në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, ku Ervis Martinaj aludohet se është zhdukur. Kjo ka sjellë dhe përplasje mes Prokurorisë së Posaçme dhe policisë“, tha ai.

    Më tej ai tha se aktualisht Gledis Nano vazhdon të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    Euronews

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Rama për hetimin e Martinajt: Po dëgjojmë legjenda me luanë, jo u vra, jo s’u vra



    Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Policisë së Shtetit të hetojë dhe zbulojë “dilemën” për vrasjen e Ervis Martinajt.

    Ai ja delegoi detyrën drejtorit të Ri të Policisë së Shtetit pikërisht gjatë ceremonisë së emërimit të tij, duke i kërkuar gjithashtu që zbulimi i ngjarjes të ishte sa më i shpejtë.

    “E papranueshme që me javë të tëra mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe janë bërë si një Big Brother i kronikës së zezë. Jo u vra, jo s’u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj-lloj legjendash me luanë, me bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar,” – u shpreh Rama.

    Sipas kryeministrit, nëse Martinaj është vrarë, kjo i duhet bërë me dije publikut, e nëse jo duhet kapur për t’u dënuar.

    Muhamet Rrumbullaku është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë. Ai tha se Rrumbullaku plotëson të gjitha kushtet për të qenë numri një i policisë.

    Euronews

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Llabani zbërthen skemën: 300 milion euro investime me paratë e Martinajt në Tiranë

    Emri:  mkuh.jpg

Shikime: 791

Madhësia:  19.5 KB

    Gazetarja Anduena Llabani, është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj ka investuar 300 milionë euro në ndërtime në Tiranë dhe në Vlorë.

    Në emisionin, “Now” në Euronews Albania, Llabani tha se institucionet shqiptare nuk e japin këtë informacion pasi gjysma e policisë paguhen nga këto para.

    “Institucionet e huaja ligjzbatuese sjellin informacione që tregojnë që janë 300 milionë euro të investuara në ndërtim në Tiranë dhe në Vlorë, pikërisht me paratë e hedhura nga Ervis Martinaj. Dhe ky informacion u është dhënë institucioneve shqiptare, por u ka ardhur nga jashtë sepse institucionet tona nuk e bëjnë dot këtë gjë, sepse nuk e kanë mundësinë ta japin sepse gjysma e policisë investohet nga ky grup.”- tha ajo.



    “Fol me emra”, përplasen gazetarët: Tregoni kë ka paguar Ervis Martinaj

    Gazetarët Anduena Llabani dhe Ylli Pata kanë debatuar në lidhje me aktivitetin kriminal të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe bashkëpunimin e tij me zyrtarë të policisë.

    Të ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Llabani tha se në telefonin e Martinajt janë gjetur emra të shefave të komisariateve, drejtuesve të policisë, apo edhe të ministrave.

    “Edhe institucionet e larta në kupolën e Policisë së Shtetit, nuk kanë mundësi të marrin të dhëna policore nga kolegët e tyre. Nëse kemi dëgjuar emra shefa komisariatesh, po të garantoj që në telefonin e Ervis Martinaj janë gjetur emra drejtorësh, ministrash”, u shpreh ajo.

    Ndërsa, Pata theksoi se prej kohësh është thënë se shumë zyrtarë policorë janë paguar prej tij dhe se emrat duhet të bëhen publikë.

    “Është folur prej kohësh që kanë marrë paga. Duhet t’i thoni se kush janë. Kush janë ata shefa komisarietesh dhe drejtoresh. Duhet t’i themi”, nënvizoi ai.

    Euronews

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri

    Misteri për zhdukjen e Ervis Martinajt/ Gazetari Hoxha: Miksoi krimin me politikën! Aleanca që kanë lidhje shumë të fuqishme me autoritet

    Historia e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet mister. Ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij, që pas lajmeve se ai është zhdukur.

    Emri:  artan-hoxha-ervis-martinaj.jpg

Shikime: 784

Madhësia:  36.8 KB

    Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha thotë se ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, pasi sipas gazetarit ai evoluoi botën e krimit dhe krijoi një miksim mes biznesit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm me botën politike.

    Sipas Hoxhës, edhe pse aleanca e krijuar nga Martinaj ishte e fuqishme, grupi që e ka eliminuar tregoi se ka lidhje më të fuqishme me autoritetet.

    “Vis Martinaj është rrëmbyer në momentin që ishte njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Aleanca e krimit është një aleancë mes grupeve të fuqishme. Vis Martinaj nuk ishte një personazh i zakonshëm i botës së krimit, ai evoluoi botën e krimit, miksoi biznesin e ligjshëm me atë të paligjshëm, botën politike. Ai bëri një miksim të strukturës së krimit të organizuar në Shqipëri. Aleanca që e ka kryer këtë atentat kanë dëshmuar që kanë lidhje shumë më të fuqishme me autoritet. Tani do të jetë shumë e vështirë të rikthehet kontrolli e rendit dhe sigurisë. Nuk kemi të bëjmë me organizata që merren me krim ordiner, por me organizata që kanë buxhet më të madh se ministria e Brendshme. Sot e kësaj dite ne ende nuk e dimë, autoritete nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur”, tha Artan Hoxha për Abc.

    ABC

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me violinisten Ervis Gega-Dodi
    Nga GrafvD në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2018, 12:03
  2. Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 13-11-2015, 10:35
  3. Lufta per fshatin Martinaj
    Nga Viskont Preka në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 14:13
  4. Koka e Ali Pasha Tepelenës do të vijë në Shqipëri
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 11-02-2013, 15:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •