Ka kohė qė s'shihemi dhe ndiej
Si tė harroj unė dalngadalė,
Si vdes tek unė kujtimi yt
Si vdesin flokėt dhe gjithėēka.
Tani kėrkoj une posht' e lart
Njė vend ku ty tė tė lėshoj.
Njė strofė a notė a njė brilant
Ku tė tė le, tė puth, tė shkoj.
Nė s'tė pranoftė asnjė varr
Asnjė mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallė prap tė tė mbart
Gjysėm tė vdekur, gjysmė tė gjallė?
Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
Tė gjej njė fushė a njė lulnajė
Ku butėsisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndaj.
Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
Dhe tė tė puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do tė dimė as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
![]()
degjohena njerez![]()
Krijoni Kontakt