FOTO - Nami me klikime tek postimet e Ramës/ Por shumica janë aziatikë të blerë

Emri:  auto_Screenshot_11662321659.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  41.1 KB

Qindra ndjekës nga Azia kanë pëlqyer postimin e fundit të Ramës në Facebook.

Është një album fotosh i postuar nga kreu i qeverisë ku përfshihen takimet e tij në samitin e Ballkanit të Hapur, në atë të BLED në Slloveni e takime të ndryshme në Tiranë.

Por shumica e personave që kanë pëlqyer postimin e Ramës janë më së shumti aziatikë nga një vend i Azisë juglindore dhe pikërisht Vietnami por edhe nga Bangaldeshi dhe Kina.

Dhe shumë pak janë shqiptarë që kanë marrë mundimin të shikojnë fotot e kreut te qeverisë.

Kjo tregon se sa shumë para të taksapaguesve shqiptare harxhohen për të blerë klikime në mënyrë që kreu i qeverisë të rekalmohet si shumë i ndjekur dhe pelqyer në rrjetet sociale.

Emri:  auto_7777771662321668.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  22.6 KB

Syri