Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë-Serbi: Arrihet marëveshja për lëvizjen e makinave dhe qytetarëve mes dy vendeve

    Marrëveshje për dokumentet me Serbinë, Kurti: Zgjidhjet normalizuese, përmes reciprocitetit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha reciprociteti duhet të jetë përbrenda çdo zgjidhjeje normalizuese me Serbinë, teksa foli për marrëveshjen e arritur me Beogradin sa i përket dokumenteve identifikuese.

    Emri:  albin-kurti3.jpg

Shikime: 257

Madhësia:  23.0 KB

    Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, marrëveshja për dokumentet për hyrje-dalje, do të mundësojë që qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë të mund të kalojnë “pa pengesa” pikëkalimet kufitare midis dy shteteve.

    “Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, shkroi Kurti në Facebook.

    Kurti falënderoi zyrtarët e BE-së, Borrell e Lajçak, por edhe emisarin amerikan, Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për angazhimin dhe kontributin e dhënë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

    Bashkimi Evropian njoftoi më herët gjatë 27 gushtit se palët janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje dhe se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë do të mund të lëvizin me dokumentet e identifikimit të lëshuara nga shtetet e tyre përkatëse.

    Nga Serbia kanë deklaruar se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës, teksa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se marrëveshje ruan “praninë e shtetit të Serbisë në Kosovë”.

    Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, ai për dokumente dhe targa serbe, nxitën pakënaqësinë e serbëve lokalë, që kulmuan me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.

    Por, pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve për 1 shtator.

    Zyrtarët e BE-së dhe ata të Shteteve të Bashkuara u angazhuan që të bindin palët që të arrijnë marrëveshje, me qëllim të shmangies së tensioneve.

    Serbia qe 11 vjet, kur u nënshkruan Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, ka lëshuar dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Kosovës me të hyrë në territorin e saj. Këtë masë, Kosova e ka aplikuar për disa orë më 1 gusht, por u tërhoq nga lëshimi i dokumenteve të tilla pasi u hoqën barrikadat.

    Edhe më herët, Kurti ka deklaruar se ishte në favor të heqjes dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje, nëse Serbia do të vepronte njësojë.

    Ndërkaq, vendimi për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e që qarkullojnë në Kosovë, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator, pasi palët nuk kanë arritur ndonjë kompromis për këtë temë.

    Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

    Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet dhe reciprocitetin!

    Emri:  kosove-serbi-765x383.jpg

Shikime: 230

Madhësia:  42.7 KB

    Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel, e cilëson marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit si një zgjidhje evropiane. Vuҫiq tha se me njohjen e dokumenteve të Prishtinës nuk nënkupton njohjen e Kosovës.

    Kosova dhe Serbia ranë dakord që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve duke zgjidhur mosmarrëveshjen mbi lëvizjen e qytetarëve. Këtë e bëri të ditur shefi i diplomacisë europiane, Josep Borel.

    Shefi i diplomacisë evropiane përgëzoi udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për këtë marrëveshje e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetitpër përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

    I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, falënderoi edhe të dërguarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

    Dy emisarët e dialogut Kosovë-Serbi, Escobar dhe Lajҫak, gjatë kësaj jave, qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me udhëheqësit shtetërorë dhe ata partiakë për çështjen e dokumenteve dhe të targave dhe thanë se palët u zotuan se do të shmangin dhunën më 1 shtator, kur parashihej që të hynte në fuqi reciprociteti i Kosovës për dokumentet e udhëtimit dhe targat e makinave.

    Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, shkroi se “Reciprociteti është parimi që na bën të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, tha se pranimi i dokumenteve të udhëtimit të Kosovës nuk nënkupton që Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më parë, se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.

    Sa u përket targave të makinave presidenti Vuҫiq tha se “ende nuk është arritur një marrëveshje me Kosovën, por se ende ka një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”.

    E . S / SCAN

Tema të Ngjashme

  1. Bruksel: Bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshje për lëvizjen e lirë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-06-2015, 22:04
  2. Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 303
    Postimi i Fundit: 07-12-2014, 09:00
  3. Nënshkruhet marëveshja Kosovë-Serbi
    Nga PLAKU në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 693
    Postimi i Fundit: 08-01-2013, 22:40
  4. Kosove: Nenshkruhet mareveshja policore Eulex - Serbi
    Nga Val9 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 12:09
  5. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •