Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Keqqeverisja e Edi Ramës bëhet shqetësim i madh për Evropën nëpërmjet emigracionit ilegal

    Policia franceze shpon gomonen e shqiptarëve që ishin nisur për Angli

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-08-25-at-8.51.00-PM.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  23.6 KB

    Policia franceze ka filmuar momentin kur ka shpuar një gomone teksa ka përdorur spraj kundër emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin për në Angli ditën e enjte.

    Grupi që përfshinte shqiptarë dhe kurdë po përpiqeshin të niseshin me gomone nga porti i Dunkirkut.

    4 policë të kufirit në Francë i kanë bllokuar rrugën atyre që mbanin gomonen. Njëri prej policëve shpoi gomonen me thikë.

    Numri i emigrantëve që e kanë kaluar këtë kanal është rekord për këtë vit. Ai ka arritur në 23 mijë. Vetëm në gusht, aty kanë kaluar 6887 emigrantë.

    Pavarësisht kohës së keqe, vetëm të enjten kanë mbërritur në tokën angleze, 400 emigrantë.

    Britania e madhe ka njoftuar planin për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë.

    Punonjësit anglezë për emigracionin do të shqyrtojnë me shpejtësi kërkesat për azil të shqiptarëve dhe ata që nuk e fitojnë azilin do të kthehen shpejt.

    Britania i ka njoftuar shqiptarët për këtë masë edhe nëpërmjet reklamave në gjuhën shqipe.

    Në 6 muajt e parë të vitit 2022, janë 2165 shqiptarë që kanë shkuar në Angli me gomone. Shqiptarët dhe afganët përbëjnë 18% të numrit total të emigrantëve në Britani.

    Euronews
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Keqqeverisja e Edi Ramës bëhet shqetësim i madh për Evropën nëpërmjet emigracionit ilegal

    Agjentë të policisë shqiptare në Britani për të ndalur fluksin e emigrantëve ilegalë

    Emri:  gomone-1.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  45.7 KB

    Agjentë të policisë shqiptare do të vendosen në lokalitetin e Doverit, në Britaninë e Madhe, për të ndihmuar në identifikimin dhe për të dëbuar emigrantët e paligjshëm që synojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes kanalit që e lidh atë me Francën.

    Gjithçka pritet të ndodhë së shpejti në kuadër të një nisme të ministres së Brendshme, Priti Patel kundër ardhjeve në rritje të azilkërkuesve nga vendi ynë, shkruan britanikja “Telegraph”.

    Sipas gazetës së njohur, ministrja Patel ka rënë dakord për një plan veprimi me homologun e saj shqiptar Bledi Çuçi për të përshpejtuar deportimet, në një kohë kur të dhënat zyrtare sugjerojnë se shqiptarët përbëjnë nga 40 deri në 60 për qind të emigrantëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla.

    Për pasojë, oficerë shqiptarë do të vendosen në Dover por edhe porte të tjera, për të ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve, në hetimin e tyre nëse kanë të kaluar kriminale dhe në asistimin e agjencive ligjzbatuese britanike.

    Ministrja Patel zhvilloi bisedime me ministrin Çuçi ditën e martë, për të përshpejtuar kthimin në atdhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë ilegalisht në Britani, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve vitin e kaluar.

    Nga ana e tij, Çuçi do të nisë një fushatë ndërgjegjësimi për të paralajmëruar në shqip emigrantët se do të përballen me 4 vjet burg dhe dëbim nëse hyjnë ilegalisht në Britani.

    Nga autoritetet lokale pretendohet se 6 mijë nga 23 mijë emigrantët që kanë arritur Mbretërinë janë nga Shqipëria, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s dhe synon të bashkohet me BE-në.

    Por shqiptarët përbëjnë edhe më shumë se çerekun, ose 27 për qind, të 4 mijë e 171 viktimave të skllavërisë moderne, sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme në Londër, për tremujorin e dytë të këtij viti.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Keqqeverisja e Edi Ramës bëhet shqetësim i madh për Evropën nëpërmjet emigracionit ilegal

    Instituti i Tony Blair rikthehet si këshilltar PR-i për qeverinë 'Rama'

    Emri:  auto_Rama-Blair.1661445163.jpg

Shikime: 120

Madhësia:  54.2 KB

    Qeveria shqiptare ka angazhuar sërish institutin e drejtuar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair për këshillim në çështjet e politikës së brendshme dhe ndërkombëtare, ndërsa pretendon se konsulencën e përfiton falas.

    Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë shqiptare përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute for Global Change”.

    Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, “Tony Blair Institute” kërkon të punësojë një këshilltar të lartë për të punuar me qeverinë shqiptare, me qëllim “çuarjen përpara të një axhende ambicioze transformimi” të vendosur nga kryeministri dhe zv.kryeministrja.

    Sipas njoftimit, “Tony Blair Institute” pritet të angazhohet në reformat e sektorit publik, përfshirë axhendën politike kombëtare, transformimin dixhital, reformën e energjisë dhe transformimin e qeverisë shqiptare.

    “Këshilltari do të punojë ngushtë me homologët e qeverisë në zyrën e Kryeministrit dhe ministritë dhe agjencitë përkatëse,” thuhet në njoftimin e “Tony Blair Institute”.

    Mes fushave të përgjegjësisë së këshilltarit renditen këshillat strategjike mbi çështje të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare si dhe metodat e komunikimit dhe PR-it për të promovuar ‘sukseset e projekteve në publik”.

    Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e themeloi organizatën jo-fitimprurëse “Tony Blair Institute for Global Change” në vitin 2016 dhe punon aktualisht me 20 vende të botës, kryesisht shtete të Afrikës.

    Blair e ka këshilluar edhe më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”- një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016. Megjithatë, puna e Blair në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht.

    Ndërkohë, studioja ligjore e Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar.

    I pyetur nga BIRN mbi kushtet e këshillimit të qeverisë shqiptare nga Instituti i drejtuar nga Tony Blair, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se ajo nuk i kushtonte asgjë shqiptarëve.

    “Nuk kemi asnjë marrëveshje financuese,” tha Fuga në një përgjigje përmes aplikacionit Whatsapp.

    “Herë pas here ata ofrojnë konsulencë falas. Ne s’paguajmë gjë. Taksapaguesit shqiptarë nuk paguajnë gjë,” shtoi ai, duke mohuar edhe ekzistencën e një marrëveshjeje të firmosur.

    Tony Blair është kryeministri më jetëgjatë laburist i Britanisë së Madhe, i cili shërbeu nga viti 1997 deri në vitin 2007. Më pas ai punoi si lobist dhe këshilltar për qeveritë e ndryshme të botës, një punë që e bëri atë të pasur, por gjithashtu të kritikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-03-2015, 13:41
  2. Keqqeverisja e LSI me PD- një këmbanë alarmi për PS
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2013, 09:47
  3. Familja e Edi Ramës bëhet pjesë e fushatës elektorale
    Nga Anesti_55 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-05-2013, 05:58
  4. Shqetesim per Mos Veprim !!
    Nga brunilda_it në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2009, 21:13
  5. Njoftim Per Shqetesim
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 08:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •