Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Mali i Zi: Rrëzohet qeveria e shqiptarit Dritan Abazoviç

    Rrëzohet qeveria në Malin e Zi, bie shqiptaro-malazezi, Abazoviç

    Emri:  dritan.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  31.1 KB

    Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Seanca zgjati gati 13 orë ku ka pasur debat të ashpër mes Abazoviçit dhe opozitës.

    Qeveria e tij u rrëzua pas kërkesës se SDP-së, partisë së presidentit Millo Gjukanoviç. Abazoviç tha se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është arsyeja kryesore e rrëzimit të qeverisë së tij.

    Gjatë mbrëmjes së 19 gushtit, Abazoviç propozoi ristrukturimin e qeverisë së tij. Ky propozim nuk u pranua nga deputetët

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mali i Zi: Rrëzohet qeveria e shqiptarit Dritan Abazoviç

    Abazoviç flet pas rrëzimit nga pushteti: Jam krenar për gjithçka kemi bërë në 100 ditë

    Emri:  C58CC7E3-837E-4FF9-BD9E-AA5464DF9D5F.jpg

Shikime: 144

Madhësia:  29.2 KB

    Kuvendi i Malit të Zi votoi mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria e tij u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Abazoviç tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.

    “Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.

    Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.

    “Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira. Ne jemi këtu për të vazhduar luftën së bashku për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik”, tha Abazoviç pas votimit.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mali i Zi: Rrëzohet qeveria e shqiptarit Dritan Abazoviç

    “Dritan Abazoviç bëri histori, por atij i peshoj bishti (viçi) me rëndë se sa koka”!

    Nga Sali Berisha-

    Dritan Abazoviç bëri histori.
    Por atij i peshoj bishti (viçi) me rëndë se sa koka!
    Miq, Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi.

    I ri, energjik pro-europian, ndaj e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb.

    Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon.

    Por marrëveshja e Abazoviçit me Kishën raciste serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj.
    Dritan Abazoviç është politikan i ri dhe unë nuk e marr këtë si fundin e karrierës së tij, por uroj që të nxjerrë mësime dhe të kuptojë se nuk duhet të lejojë t’i peshojë bishti (viçi) më shumë se koka dhe si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se serbët sepse këtë të fundit dhe vetë serbët treguan mbrëmë me votën e tyre se nuk e pranojnë! sb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mali i Zi: Rrëzohet qeveria e shqiptarit Dritan Abazoviç

    Abazoviç u shkarkua/ Kreu i LDSH, Nikollë Camaj: Thonë se politikanët gjithkund shiten, këtu jepen me qira

    Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi u rrezua mbrëmë në orët e vona të natës pas një mocioni mosbesimi, i cili u miratua me 50 vota nga 41 të nevojshme në parlamentin me 80 anëtarë.

    Abazoviç u rrëzua pas marrëveshjes me Kishën Serbe, gjë e cila ishte kundërshtuar për dekada me radhë nga vetë malazezët. Iniciator i mocionit të mosbesimit ishte pikërisht partia e Milo Gjukanoviçit, DSP, me të cilën më herët kishin qenë aleatë.

    Në një intervistë për ABC, Nikollë Camaj kreu i partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Mal të Zi shprehet se Abazoviçin e rrëzuan pikërisht ata që e çuan në postin e kryeministrit.

    “Ai u tregua i paaftë në zgjedhjen e prioriteteve dhe jo dinjitoz gjatë procesit të shkarkimit”, shprehet ai.

    Camaj e quan Abazoviçin të paaftë dhe lehtësisht të përdorshëm nga forcat e tjera. Ai thekson se politikanët shiten gjithkund, por këtu jepen me qira, duke iu referuar pikërisht kryeministrit malazez të shkarkuar tashmë.

    Intervista:

    Çfarë ndodhi mbrëmë?
    Nikollë Camaj: Ndodhi ajo që njohësit e politikës e pritnin, rënia e Qeverisë Abazoviç. Pas një debati mjaft të ashpër, plotë akuza e fjalë të rënda, 50 deputetë, nga 81, sa ka Parlamenti i Malit të Zi, votuan mosbesimin e qeverisë. Dy deputetët shqiptarë patën qendrime të kunderta, në raport me micionin. Dritan Abazoviçin e rrëzuan ata që e emëruan, sëbashku me ata që ky vet i kishte nderruar, në fillim të këtij viti.

    Dritan Abazoviç kërkoi përkrahjen e shumicës së dalur nga zgjedhjet e 30 gishtit 2020, me premtim se do të bënte qeverinë me atë shumicë, pra serbe, por Demokratet nuk i besuan për t’i dhënë mbështetje. Për mendimin tim Abazoviç si kryeminister u tregua i paaftë në përzgjedhjen e prioriteteve dhe jo mjaft dinjitoz gjatë procesit të shkarkimit.

    Çfarë pritet që të ndodhë tutje?
    Nikollë Camaj: Qeveria vazhdon në mandatin teknik për 60 ditë, aq sa ka afat ligjor që dikush të formojë një shumicë të re.

    Nëse kjo nuk ndodh, kryetari i shtetit ka obligim të shpallë zgjedhjet e reja. Kjo mund të ndodh edhe më parë, nëse Parlamenti i shkurton vetes mandatin. Sidoqoftê, në bazë të paraljmërimeve nga mbrëmë, zor se do të ketë shumicë të re, por këtu askush nuk mund të jetë i sigurtë në hapat politikë që do të bëjnë të dëshmuarit për të thënë diçka, e për të bërë diçka tjetër.

    Thonë se politikanët gjithkund shiten, e në Malin e Zi sikur jepen me qera, kështu që parashikimet janë të pamundura. Personalisht mendoj se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

    E kam thënë diku më parë dhe dua ta përsërisë se qeveri stabile do te kemi vetëm atëherë kur dy palët që përfaqësojnë shumicën (figurativisht, partizanët dhe çetnikët) të ulen në tryezen e bisedimeve, por pasi të jenë çliruar nga tepricat; të parët nga hajdutët dhe të korruptuarit, e të dytet nga klerofashistët. Kombinimi i tyre, sëbashku edhe me partitë e pakicave, do të prodhonte qeveri stabile, të vërtetë proeuropiane. Nëse ata e duan shtetin e vet, do ta bëjnë këtë.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2022, 01:04
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2015, 11:21
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 11:11
  4. AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?
    Nga Antiproanti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-02-2014, 14:47
  5. Qeveria Nano njeh Kosovën si pjesë e unionit Serbi-Mali i Zi
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 09:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •