Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Question Kush Jemi Ne Shqiptaret...

    perSHENDETje
    Kete teme e hapa me qellim qe te qartesojme ikonen qe kemi ne Shqiptaret per kombin , per kulturen dhe per "pashaporten" tone perball te "tjereve".
    Kam 4 vjet qe ndodhem ne mergim dhe ketu njeriu e ndjen me mire se c'fare do te thote atdhe. Ketu ku ndodhem, ne Greqi, shume here "shqiptar" do te thote njeri i pa shkolle, keqberes etj.
    Sepse ketu nacionalizmi eshte nje "problem real". Ne te njejten kohe pertej kufijve , ne Shqiperi, shume jane ata qe besojne se "Shqiptar" do te thote : populli me i vjeter ne Ballkan , qe ka kulturen me te paster gjuhen me te vjeter e cila nganjehere behet nena e gjuheve te tjere. Nje here duke biseduar me disa bashke'atdhetar ne Athine (njerez te pjekur) u cudita kur degjova se ne Shqiptaret qekemi raca me e paster ("ne dhe Gjermanet") dhe se ne jemi "pasqyra e Ilirve" kur i pyes keta persona si ishin Iliret me thone se ishin te gjithe bjonda sybojqell por kishte dhe ca syjeshil dhe trupgjata. Gjeja par qe mendova ishte: "po une c'fare jam, meqe nuk jam bjond, po gjysma e shtetasve Shqiptar c'far jane (se dhe ata nuk jane "bjonda te gjat").
    Shume jan dhe ata Shqiptaret qe e kan ndare kombin me zona dmth, ne malesi raca eshte me e paster kurse ne Shqiperine e Mesme jane perzier me Turqit , thu ti se para Turqve nuk kaloje pushtues tjeter ne Ballkan. Te gjithe keta njerez une i quaj nacionalista (jo patriot). Sipas nacionalistave prej'ardhja e kombit tone shkon akoma me larg, arine deri te Pellasget. Dhe duke permendur Pellasget dhe bemat e herojve te ndryshem (te cilet rojne vetem ne mite) mundohen ta ngrine sa me lart istorine tone , thu ti se ka nevoje istoria jone per bemat e tyre.
    Po kush eshte prej'ardhja jone?
    Qe te pergjigjemi ketu duhet ne fillim te sqarojme disa gjera:
    1) raca te pastra mbi toke nuk ekzistojne (flijeni mendjen) sidomos ne Ballkan qe ka qene perhere synim i shume pushtuesve. Keta jane disa nga popujt dhe pushtuesit qe shkelen mbi Gadishullin Ilirik (emri i Ballkanit nga Romaket) .... dhe ne Iliri: Greket, Maqedonsit, Romaket, Visigot'thet , Ostrogot'thet, Unnet, Abbaret, Ungret, Bullgaret (fis turk) , Sllavet, Franget, Normandet, Kryqezatat Latine, Venediksit, Katalanet, Selxhuket, Osmanllijte etj. Keta peushtues jo vetem kaluan ne ballkan po shume here dhe u perqendruan aty me shekuj ose u bene popuj te tij. Pra eshte e pamundur te mos kemi ardhur ne kontakt me keta popuj.
    2) As gjuhe te pastra 100 %nuk ekzistojne mbi toke , dhe gjuhet me te largeta ,qe mund te mendoni ,kan ardhur ne kontakt me gjuhe te tjera sepse fakti qe ato fliten nuk i len te mos vijne ne kontakt me te tjera gjuhe psh. ne shume gjuhe europiane mund te gjesh fjale perse megjithese Persia (Irani) ndodhet matan Gjirit Persik disa fjale jane ..."angari" "parajse" e shume te tjera.
    3)Cdo kulture ka biresuar elemente nga nje kulture tjeter, sepse popujt perhere vijne ne kontakt sado e madhe te jet largesia (psh. midis tregetise dhe luftrave) me te vertet rengjethese eshte kur degjon se: ne Ameriken Latine jane gjetur shkronja finikase, ne Sicili jane ndertuar pallate te stilit normando-arab , ne Amerike jane gjetur idhuj dhe ene Vikingesh, ne Finland jane gjetur monedha arabe dhe shume fakte te tjera te cilat tregojne bashkjetesen midis kombeve.
    Pra eshte e pamundur qe ne Shqitaret te jemi rast i vecant. Gjithashtu sipas numrimeve te mija kam gjetur se ne brezin e 8 (dmth. para 250 vjetesh) une kisha mbi 200 para'ardhes, dhe fakti qe une nuk njof asnjerin prej tyre me ben qe te mos mohoj se disa prej tyre mund te ishin: Serb, Grek, Ebrej, Turq, Arab e c'fare lloi te dush.
    Te gjitha keto nuk i'a u them me qellim qe te mohojme istorine tone .Mendoj se me mire per ne eshte , te lidhemi fort "me ate qe jemi" dhe jo me ate qe "duam te jemi", se mbase ne fund do shohim se eshte me mire keshtu.
    PO KUSH JEMI NE TE VERTET NE SHQIPTARET? Ketu secili mund te jap mendimin e vet.
    Une per vete kur degjoje "Shqiptar" nga njehere me rengjethet mishi jo per shkakun se jemi populli "me i vjeter" , "me i zgjuar", populli "me i bukur" dhe ku ta di une por per shkakun se jemi nga popujt me te vuajtur (te radha jane familjet shqiptare qe nuk kan asnjelloj problemi) dhe ky eshte shkaku qe gjysma e Shqiptarve sot ndodhemi ne mergim. Jemi popull i varfer , popull qe rojti ne skllaveri per vite me radhe. Por aman keto gjera nuk kan mudnur te hedhin poshte virtytet tona, si mikpritja, thjeshtesia , atdhedashuria , traditat e shume te tjera. Per keto virtyte duhet te luftojme qe t'i ruajme akoma e jo "per kodrat pas bregut".

    Fund , shume mergimtare sot jemi viktima te racizmit pra mos behemi edhe ne racista, se nuk ka gje me te dhimbshme se sa te ndajne me vete njerezit. Po te mendojme te gjitha keto besoje se do "shkojme me te vertet perpara", nacionalismi vetem mbrapa te con.
    falemiNDERit

  2. #2
    Khalid.
    Nuk ėshtė e vėrtetė se nacionalizmi na ēon prapa. Ai na ēon pėrpara. Nacionalistėt , nacionalizmin dhe patriotizmin, si shumė gjėra tė tjera na i ka shkatrruar edhe diktatura mė e egėr komuniste. E kam fjalorin kroat tė termave tė huaja, dhe nė tė thotė se nacionalist ėshtė ai/ajo qė lufton pėr liri e tė drejta tė kombit tė vet, duke mos i cenuar tė tjerėt. Mos e pėrziej nacionalizmin me shovinizem. Nacionalisti vetem ėshtė shumė mė i zellshem pėr tė mirat e kombit tė vet se patrioti.
    Tė sygjeroj tė lexosh nė kėtė adresė artikullin e shkruar nga prof. Skender Rizaj me titull *Thoti fliste shqip*, ku bėhėt fjalė pėr gjuhėn iliro-pellazge-shqipe tė para 12 000 vjetėve.
    www.mjellma.org nė rubrikėn top tema.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  3. #3
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    eshte e vertete qe kur ndodhesh ne mergim per cfare do lloj arsye ndjen nje mall shume te madh per vendin tend dhe gjeja e pare qe merr eshte ftohtesia.pastaj per nacionalizmin duhet te jemi por jo shoviniste apo rraziste.
    per mua shqiperia eshte gjeja me e shtrenjte ne bote dhe pas studime do kthehem qe te jap kontributin tim per ngritjen e saj

  4. #4
    Kaēaku basket!
    Edhe forcat kosmike do jenė me Ty! Tė falėnderoj, tė jam mirėnjohės dhe tė pėrgėzoj, pėr vendimin Tėnd, qė tė kthehesh nė Shqipėri. Ajo ka nevojė pėr secilin shqiptar, e sidomos pėr ata qė dinė, duan dhe kanė vullnet me e ndihmuar!
    Pasi ti e bekon me vepra veten, edhe Zoti do tė ndihmojė e do tė bekojė!
    Zoti i ndihmoftė e i bekoftė Shqiptarėt!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2003
    Vendndodhja
    myrtle beach
    Postime
    1
    KUSH JEMI NE SHQIPTARET????????
    Kjo eshte pyetja qe do na mundoj tere jeten tone dhe asnjehere nuk do marrim nje pergjigje te sakte.Shqiptaret jemi neve ata mbijetuam ne nje rregjim te rrepte komunist, ata qe mezi prisnin tju hiqnin litarin nga fyti , por shqiptare jemi dhe ne qe pasi na u hoq zgjedha dhe me ne fund u cliruam atehere filluam te flisnim me nostalgji per epoken e Enverit ( mos me thoni se asnjeri prej jush nuk e ka degjuar thenjen''ishim me mire me Enverin'')
    Khalid cfare tradita te ruajne shqiptaret, kur ata nuk mbajne as emrin e vet kur shkojne ne greqi, kur te gjithe jane nga vorioepiri, akoma dhe ata qe kan banu ne kala te dodes, kur pranojne te pagezohem edhe pse nuk jan kristian, kur flasin me krenari per femijte e tyre qe kan shkuar te vegjel , ose kan lindur ne greqi qe nuk flasin apo kuptojne shqip( nuk dua te fyej njeri po flas ne pergjithesi ndoshta po anoj pak ne extreme)
    Persa i perketet lashtesise se popullit tone asnje nuk e ve ne dyshim se iliret kan qene nje nder fiset me te lashta ne ballkan, por fakti qe gjuha shqipe eshte shkruajtur shume vone nuk e favorizon shume.
    nejse nuk du te zgjatem shume, kjo teme do qe e lezetshme ta merrje shtruar ne ndonje kafee
    p.s nuk e di nese e mbani mend nje kenge e vjeter shqiptare qe thote'' dhe ne fund te botes them se jam shqiptare''<------ me prezanton 100%

  6. #6
    neraida!
    Jo vetem pasoja e diktaturės, por kemi pasoja mijėravjeēare tė okupimit tė Kombit tonė. Pėr fat tė keq, na ka hyrė pak nė gjak me e respektuar tė huajen mė shumė se veten. Pastaj drogimi nga komunistėt ka qenė shumė i madh. Njerėzit nuk e dinė ēka dmth. liria e plotė e demokracia, pasi nuk e kanė shijuar kurrė. Varfėria e mjerimi, thonė tė ēon nė derėn e turpit. Pėr tė lehtėsuar sadopak vuajtjet e veta, mergimtarėve, sidomos atyre nė Greqinė shoviniste u duhet tė mohojn veten. Fajin mė tė madh na e kanė pseudointelektualėt qė bėhėn pseudopolitikanė dhe shesin veten, Kombin, dhe bashkėkombasit! Ata janė prostitutanė! Kemi shumė pak intelektualė tė mirėfilltė. Tė shtoj se edhe pėr fajin e tyre, nuk mundem ta shembim komunizmin, dhe kaluam prej ekstremi nė ekstrem, prej diktaturės mė tė egėr, kaluam nė anarshi. Do bėhet mė mirė!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Postime
    35
    mistik.
    te falenderoj per adresen e revistes mjellma dhe artikullin qe printova
    se me te vertet me emocionoi shume dhe me zi pres te shkoj ne shpi e ta lexoj
    sa per pyetjen: se kush jemi ne shqiptaret
    do thosha se jemi populli: me i lashte , me i vuajtur, me liridashes, me mikprites, me heroik, me trim, me i bukur , me ... i ballkanit.
    ju lejoj ti shtoni ju te tjerat se ka shume
    me respekt pertaci

  8. #8
    Pėrtaci, nuk ka nevojė tė mė falėnderosh. Nuk bėra gjė tė madhe. Ėshtė detyrė e jona ta ndihmojmė si tė mundemi njėri tjetrit. Mundoju ti njoftosh tė njohurit tuaj pėr kėtė artikull.
    Pajtohem me atė qė shkrove pėr Kombin tonė. Jemi pėr fat tė keq tonin edhe mė tė prapambeturit dhe mė tė varfėrit e Evropės.
    P.s. Nuk mė pėlqen aspak emri Ballkan. Atė na e kanė vėnė tė huajt. Mund tė quhet Gadishulli Ilirik, ose Evropa Juglindore. (ballkanizėm dmth. egėrsi, pacivilizim).
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Neraida ke te drejte kur thua se shume bashke'atdhetar po c'shqiptarizohen , dhe per kete duhet te "luftojme", qe t'i bejme Shqiptaret anemban botes te ndjehen krenar per ate qe jane dhe jo per mitet ("fshati digjet plaka krihet").
    perSHENDETje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Sa per mitet, ato shqipetare jane thjeshtesisht nje zmadhim i ngjarjeve te ndodhura realisht, lidhur me eposin e Mujit e te Halilit. Fatekeqesisht pak shqipetare kane i lexuar vargjet e eposit shqipetar.Nacionalizmi ne vetvete, ne menyre te vecante tek shqipetaret, nuk ka degjeneruar ne shovenizem, deri ne '90.Duhet te theksoj,per ata qe nuk e dine, se mithet shqipetar jane mite mbrojtes, e ne menyre te tille kane shprehur filozofine e jetes se kombit shqipetar, Mbrojtje e jo Agresion! Edhe pse une vete nuk e vleresoj nje politike te tille, e jam , vetem ne kete rast dakort me Stalinin, kur thote se "Mbrojtja me e mire eshte Sulmi" Ne shqipetareve na ka mjaftuar gjithmone ajo cope toke e dielli qe kemi pasur. Nacionalizmi eshte shprehje natyrore e endrrave te kombit tone, te jetojme te lire e ne paqe ne Token qe na e kane lene te paret tane. Vetem kaq, edhe pse duket pak neve na mjafton. Po per te arritur kete nuk ka qene e lehte, kjo toke eshte lare me gjak, e Gjaku nuk eshte Uje! Persa i perket perzierjes se popullsise, duhet te te njoftoj per dicka. Te paret e mi kane ardhur nga Kosova para 300 vjetesh e jane vendosur ne nje fshat ne Malesine e Gjakoves, ne Luzhe. Une , per fat te keq, nuk jam rritur aty, por kam kaluar shpesh pushimet verore.Femijet e ketij fshati lindin bjonda, e me pas gjate rritjes u ndryshon ngjyra e flokeve, ne te kafet e me vone ne te zeze. Une jam prova e gjalle e keti fakti.Eshte e vertete qe gjate shekujve kane ndodhur shume gjera qe kane ndikuar ne perzierjen e kombit tone, por duhet te shtoj se kjo gje eshte e kufizuar, sepse vete natyra dyshimtare e shqiptarit ka ndikuar ne mbrojtjen e pasteritse se rraces.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga troptit : 18-02-2003 mė 11:51
    JO NEGOCIATA! VETĖVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •