Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,857

    Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit



    Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit
    Aug 20, 2022

    Një incident është shënuar në uzinën ushtarake të Gramshit. Nga informacionet paraprake mësohet se tre shtetas rusë kanë hyrë në uzinë dhe kanë sulmuar me lëndë djegëse ushtarët.

    Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës. Një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt uzinës.

    Sipas informacioneve, rusët pretendonin se ishin turistë. Ata kanë fotografuar ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh. Ushtarët shqiptarë ju afruan dhe i kërkuan shpjegim pasi i kanë informuar se është zonë ushtarake e nuk lejohet fotografimi apo filmimi.

    Rusët tentuan të largoheshin dhe ushtarët këmbëngulën për t’i verifikuar. Në këtë moment, rusët i helmuan me spaj djegës. Ata tentuan të largohen, por u kapën nga autoritetet dhe po hetohen.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit

    Fakti qe kane sulmuar ushtaret te ben te mendosh qe keta jane agjente. Ka turiste qe jane te interesuar per godina te vjetra dhe te brektisura ushtarake dhe civile por ata nuk sulmojne njerezit. Pershembull kanali YouTube me posht ka disa video edhe per Shqiperine dhe ne Polican ata kane hyre fshehurazi ne uzine biles edhe te nivelet nentokesore.
    https://www.youtube.com/c/Exploringt...tenPath/videos
    Por rasti djeshem eshte i dyshimte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,857

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit


    Top Channel/ Zbërthehen rusët e arrestuar! Pranojnë se punonin për shërbimet sekrete ruse
    Aug 22, 2022
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 23-08-2022 më 01:57

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,934

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit

    Dritëhijet e akuzave për spiunazh në ish-uzinën e armëve në Gramsh
    Prokuroria e Elbasanit pretendon përmes provave që i mban sekrete se blogerja ruse dhe dy miqtë e saj erdhën në Shqipëri me mision nga shërbimet inteligjente, por të afërmit dhe miqtë e të akuzuarve i konsiderojnë akuzat një “keqkuptim monstuoz”.

    NgaVladimir Karaj dhe Bardha Nergjoni



    Svetlana Timofeeva, 33 vjeç, Mikhail Zorin, 22 vjeç dhe Fedir Alpatov, 23 vjeç të mërkurën në Gjykatën e Elbasanit.

    Në kafazin e tejdukshëm të një salle gjyqi në Gjykatën e Elbasanit, 23-vjeçari rus Mikhail Zorin dhe 24 vjeçari ukrainas, Fedir Alpatov u shfaqën njëri pas tjetrit me pranga në duar mesditën e së mërkurës, të ndarë nga një punonjës policie.

    Svetlana Timoveefa, blogerja 33-vjeçare ruse e njohur gjithashtu si Lana Sator u ul një rresht më pas, e rrethuar nga katër policë.

    Tre të rinjtë u akuzuan për spiunazh dhe goditje për shkak të detyrës nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, por dyshimet dhe provat mbetën të panjohura, pasi Ajazi i konsideroi ato si “sekret”.

    “Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision, të rekrutuar nga shërbimet e intelegjencës ruse me detyra të përcaktuara,” thuhet në kërkesën për masë sigurie të Prokurorisë së Elbasanit.

    Çështja u trajtua me sensitivitet edhe nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila pak minuta pas nisjes së seancës i mbylli dyert për mediat. Në fund të seancës, gjyqtarja pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e “arrestit me burg” – vendim i cili u kundërshtua nga avokatët.

    Sajmir Visha, avokat i zgjedhur nga ukrainasi Alpatov deklaroi se klienti i tij nuk ka të bëjë “në mënyrë kategorike me shërbimet ruse”.

    Demir Çiftja dhe Aldi Kaçi, dy avokatë të caktuar kryesisht për Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva i kundërshtuan gjithashtu pretendimet e Prokurorisë, por mbajtën qëndrime të ndryshme për masën e arrestit.

    Kaçi kërkoi lirimin e menjëhershëm të Timofeevës, ndërsa Çiftja e konsideroi të ligjshëm arrestimin e Zorin për shkak të përplasjes me ushtarët, por shtoi se “klienti i tij ishte trembur dhe reagoi për vetëmbrojtje”.

    Timofeeva, Zorin dhe ukrainasi Alpatov njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtrake të “Luftës së Ftohtë”.

    Përfshirja e tyre në incidentin e ndodhur në afërsi të ish-uzinës mekanike të armëve në Gramsh ngjalli reagime të menjëhershme dhe fitoi vëmendje ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë.

    “Nuk është spiune”


    Svetlana Timoveefa, e njohur gjithashtu si Lana Sator, ka një status të veçantë mes Urbex.

    “Ajo bën fotografi të mrekullueshme,” thotë Maria Passer, një blogere ruse që punon aktualisht në Bangladesh dhe shoqe udhëtimesh me Timofeevën.

    “Ajo është një fotografe e apasionuar me vendet e braktisura dhe të rrënuara, nuk është një spiune,” shtoi ajo në një bisedë telefonike me BIRN.

    Passer tha se kishte udhëtuar në 10 shtete të ndryshme së bashku me Timofeevën, pa llogaritur një sërë destinacionesh të tjera në Rusi. Në vitin 2018, dy vajzat kishin vizituar për herë të parë edhe Shqipërinë – përmes një udhëtimi nga veriu në jug si “backpackers”.

    Passer tregon se ato udhëtuan me “auto-stop” dhe fjetën në familje që ofrojnë një krevat të lirë për turistë me buxhet të ulët. Megjithatë, ajo kujton si kulminacion të udhëtimit vizitat në bazën e aviacionit në Gjadër të Lezhës dhe tunelet e nëndetëseve në Pashaliman.

    “Nuk patëm asnjë problem,” kujton Passer, duke qeshur me nervozitet nga frika se mos rrëfimi i saj për hyrjen në bazat ushtarake mund ta rëndojë më tej situatën e Timofeevës. Por ajo shton se bazat nuk ishin të ruajtura.

    “Në Gjadër dikush po kulloste bagëti, ndërsa në tunelin e nëndetëseve [në Pashaliman] hymë përmes një vrime në një derë të blinduar, që ishte krijuar më herët,” shton ajo, ndërsa nis më vonë një foto të derës së blinduar.

    Timofeeva u rikthye sërish në Shqipëri në vitin 2019. Ajo fotografoi uzinën e armëve në Poliçan dhe një sërë zonash të tjera, të cilat i publikoi në Instagram – pa shkaktuar asnjë problem.

    Edhe Yuri Zorin, babai i 23 vjeçarit Mikhail Zorin i tha BIRN se i biri ishte i apasionuar pas “qytetërimit të harruar dhe të ndaluar” dhe vizita e tij në Shqipëri nuk kishte asnjë “qëllim sekret”.

    “Unë nuk i di të gjitha rrethanat e asaj që ka ndodhur, informacionin e kam marrë vetëm nga media. Por unë jam avokat me profesion dhe jam i bindur që gjithçka ka ndodhur në uzinën e armëve në qytetin e Gramshit, është një keqkuptim monstruoz dhe që në asnjë mënyrë nuk mund të kualifikohet si spiunazh,” tha ai përmes një letre të dërguar në aplikacionin Whatsapp.

    Yuri Zorin tha se i biri ishte diplomuar në një universitet shumë të mirë të Teknologjisë Kimike në Moskë, por ishte zhvendosur prej një viti në Pragë, ku kishte mësuar gjuhën dhe kishte fituar të drejtën për të bërë një Master.

    Ai shtoi se pavarësisht studimeve, të birit i pëlqente “turizmi i paorganizuar” – çka ishte dhe plani i tij për këtë verë.

    “Si rregull ai kishte me vete biçikletën, një çantë shpine dhe një tendë. Ai planifikonte të vizitonte Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë,” tha Yuri Zorin, ndërsa shtoi se i biri ishte takuar me Timoveefën dhe Alpatov më 17 gusht.

    Vetë ai kishte komunikuar me të birin deri pasditen e 20 gushtit.

    “Mesazhin e fundit nga Mikhail e kemi marrë më 20 gusht rreth orës 2 pasdite. Na dërgoi një foto, tha që po binte shi dhe që ai dhe miqtë e tij ishin në makinë. Pas kësaj komunikimet u ndërprenë,” shkroi Yuri Zorin.

    Kirill Permyakov, një tjetër pjesëtar i Urbex që jeton në Berlin, i tha BIRN se i njihte të tre të arrestuarit dhe se nuk e besonte akuzën e ngritur ndaj tyre. Ai shtoi gjithashtu se Zorin dhe Alpatov kishin vizituar Gjermaninë përpara se të mbërrinin në Shqipëri – por planet e tyre të eksplorimit nuk ishin materializuar.

    “Më kërkuan t’i takoja kur ishin këtu. Kishim në plan të vizitonim vende të braktisura në Gjermaninë Lindore, por unë nuk isha i lirë në atë kohë,” tha Permyakov. I riu thotë se ndjehet keq që miqtë e tij ishin ndaluar dhe mendon se ata kanë bërë budallallëk që kanë kundërshtuar rojet duke përdorur spray – por lënda sipas tij ishte shumë e zakonshme për eksploruesit urbanë.

    “Unë shpresoj në një hetim të ndershëm,” tha ai, ndërsa shtoi se kishte ndjekur udhëtimin e tyre në Shqipëri përmes fotove të postuara në rrjetet sociale.

    Pikëpyetjet e hetimit



    Sipas kërkesës për masë sigurie të Prokurorisë së Elbasanit, akuza e spiunazhit apo dyshimet se tre blogerët ishin rekrutuar nga shërbimet ruse bazohen në seancat e pyetjeve të tre të ndaluarve.

    Por në një intervistë me BIRN të martën, prokurori Kreshnik Ajazi tha se i kishte klasifikuar ato si “sekret”, duke u bazuar në nenin 279 të Kodit të Procedurës Penale që i jep të drejtën prokurorisë që të mos i ndajë me të akuzuarit provat që i konsideron të rëndësishme për vijimin e hetimeve.

    “Prokurori ka urdhëruar ruajtjen e sekretit të akteve të hetimeve paraprake që i përkasin deklarimeve të këtyre shtetasve të huaj,” thuhet në kërkesën për masë sigurimi.

    Ajazi i tha BIRN se këto akte konsideroheshin aq sekrete sa për momentin “nuk do t’ia vinte në dispozicion as gjykatës”.

    Megjithatë, tre avokatët e caktuar nga gjykata për të ndjekur procedurën e marrjes në pyetje të të arrestuarve mohuan për BIRN që të kishin dëgjuar dëshmi inkriminuese nga ana e tyre.

    Avokati Demir Çiftja këmbënguli në një intervistë me BIRN se Mikhail Zorin nuk kishte pranuar asnjë akuzë në prani të tij. Ai relativizoi edhe përplasjen e të riut rus me ushtarët e uzinës mekanike të Gramshit, ndërsa e konsideroi sulmin jo të një rëndësie të tillë që të justifikonte masën e “arrestit me burg”.

    “Ka përdorur një spraj që mund të gjendet kudo nëpër supermarket,” tha avokati, duke ironizuar pretendimet se bëhej fjalë për lëndë “neuro paralizuese”.

    Çiftja tha gjithashtu se Zorin nuk kishte dukjen e një spiuni, por atë të një turisti “me çantë në shpinë dhe me këpucët me baltë”.

    Aldi Kaçi, i cili përfaqësoi Svetlana Timofeeva gjatë marrjes në pyetje dhe në masën e sigurisë, pohon të njëjtën gjë.

    “Ajo ishte shumë e qetë. I ka mohuar akuzat,” tha Kaçi. Avokati që ishte i pranishëm në dëshminë e ukrainasit Fedir Alpatov, po ashtu pohon mohimin e akuzave.

    Avokatët e caktuar kryesisht i thanë BIRN se kishin pasur vetëm një moment të shkurtër “vetëm për vetëm” me të akuzuarit. Gjatë këtij momenti, Zorin kishte kërkuar të kontaktonte familjen, Timofeeva kishte kërkuar të dinte se kur do të dilte në gjykatë, ndërsa ukrainasi Alpatov kishte kërkuar të vihej në kontakt me ambasadën ukrainase në Tiranë.

    E pyetur nga BIRN nëse kishte pasur kontakt me Alpatov, ambasada ukrainase në Tiranë tha se ishte në pritje të lejes nga organet kompetente.

    “Ambasada po heton të gjitha rrethanat e rastit dhe do të mbrojë shtetasin e saj në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar,” tha ambasada ukrainase përmes një zëdhënëseje.

    Ndërsa ambasada ruse në Tiranë njoftoi se kishte bërë një notë për Ministrinë e Jashtme, duke pretenduar se nuk ishte informuar për ndalimin e shtetasve të saj dhe incidentin.

    Avokati i ri i Alpatov i zgjedhur nga familja e tij, Sajmir Visha, kërkoi pavlefshmëri totale të deklarimit të tij të mëhershëm. Visha i tha BIRN në një telefonatë se i mbrojturi prej tij ishte pyetur në rusisht dhe jo në gjuhën amëtare.

    “Ai është ukrahinas, ligji kërkon që të pyetet në gjuhën amtare,” tha Visha.

    Aventurë në kohën e gabuar!?



    Incidenti i 20 gushtit në ish-uzinën e armëve në Gramsh si dhe arrestimi i dy të rinjve rusë dhe një ukrainasi u pasua me akuza të ndërsjellta politike lidhur me sigurinë kombëtare në Shqipëri.

    Duke iu referuar vizitave të mëparshme të Timofeevës në bazat ushtarake, përfaqësues të opozitës i mëshuan mungesës së mbrojtjes dhe cenimit të sigurisë kombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se opozita po e përdorte incidentin për interesat e veta.

    Por përtej akuzave me agjentura ruse, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi se uzinat nuk ishin sekrete dhe se ishin tashmë një “atraksion aventurierësh”.

    Peleshi tha se këto mjedise ishin të vizitueshme e të fotografueshme, nëse pajiseshe me leje nga autoritetet.

    “Siguria kombëtare nuk është cënuar”, shtoi ai.

    Në komunitetin Urbex, Shqipëria është një destinacion popullor.

    “Shqipëria është e njohur për objektet e Luftës së Ftohtë,” tha Kirill Permyakov nga Berlini.

    Edhe Maria Passer e përshkruan vizitën e vitit 2018 në Shqipëri si emocionuese për shkak të historisë së pazakontë, të ngjashme me atë të kohës së Stalinit si dhe mijëra bunkerëve.

    Passer thotë se u kishte ndodhur të ndaloheshin nga rojet e sigurisë, të shoqëroheshin në polici dhe të liheshin të lirë, por u kishte ndodhur edhe që rojet të “ktheheshin në guida dhe t’i shoqëronin në godinë”.

    Por ndryshe nga herët e tjera, një luftë po ndodh në Ukrainë dhe situata botërore ka ndryshuar.

    “Nëse do të kishte ndodhur dy vite më parë, nuk do ishte aksident serioz, por për shkak se po ndodh tani, qeveria shqiptare është duke kërkuar shpjegime dhe qëllime sekrete,” përfundoi ajo.

    reporter.al

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit

    Nuk heq dore kollaj budallai nga "lojrat me lufta", e ka patur zakon gjithe jeten e tij.

    Edi Rama eshte coban, dhe si i tille ai e do shume genjeshtren. Genjeshtra per cobanin eshte zgjuarsi. Kjo i dallon cobanerine nga shqiptaret autoktone. Cobaneria genjen. Shqiptaret autoktone nuk genjejne, e kane te shenjte fjalen qe japin.

    Edi Rama eshte edhe psikopat klinik. Gjithe jeten e tij ka vuajtur nga crregullime mendore, dhe eshte mjekuar e vazhdon te marri ilace edhe sot e kesaj dite. Keto crregullime mendore e shtyjne dhe e bejne paranojak. Ai kujton se bota do ta vrasi. Kur Fatos Nano e solli nga Franca ne Tirane dhe e beri minister, ai shpiku lajme se sikur gjoja dikush i kish qelluar me arme poshte dritares se shtepise se tij ne pallat. Lajm i madh e buje e madhe. Problemi i vetem ishte se vetem Edi Rama e kish degjuar kete arme te shkrehej ne dritaren e hyrjes se apartamentit te tij. Gjithe familjet e tjera qe jetonin ne te njejtin pallat nuk kishin degjuar gje.

    E njejta gje edhe tani. I pelqen te krijoje trillime te tilla, sikur "spiunet e Putinit po vijne ne Shqiperi", pasi ne mendjen e tij ai kujton se eshte duke i rritur vlerat vetes. Eshte duke terhequr vemendjen e botes tek vetja. Hej, Putini e ka zene me mua, hajdeni me ndihmoni ju te NATOs.

    Psikopate klinike si Edi Rama jane per te ardhur keq, por jo aq keq sa te vjen per ate popull qe e gjen veten me nje Kryepsikopat ne krye te Qeverise. Dhe ajo qe me ben mua per te qeshur eshte se nje qerre me ministra e njerez me mendje te shendoshe, i vijne pas qejfit Kryepsikopatit. Ata nuk jane turiste kurioze, ata jane spiune te Putinit! I ka bere te gjithe si vetja!

    Sic i tha presidenti i Serbise, sic i thone edhe gjithe ruset: "Edi Rama, ti je rraca jone!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-08-2022 më 16:58

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,857

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit



    Top Channel/ CIA “zbarkon” në Elbasan? Agjencitë partnere të Shqipërisë interes për hetimet
    Aug 28, 2022

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit

    Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit. Dëshmia: Si u kontaktua nga shërbimi sekret Mikhail Zorin për të “kryer një detyrë”

    Emri:  mikhailzorin.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  44.8 KB

    Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve që u arrestua për hyrje në ish-fabrikën e armëve në Gramsh. Ndaj Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov, rëndon akuza “Sigurimit të informacionit” kryer në bashkëpunim, ndërsa për të parin rëndon edhe akuza e goditjes për shkak të detyrës.

    Në dosjen hetimore e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, janë marrë edhe dëshmitë e tyre. Mikhail Zorin sipas dosjes, kishte si alibi udhëtimin e tij në Shqipëri pasi do të përdorte makinën e shokëve të tyre.

    Siç ka dalë edhe më herët në dritë, Zorin ishte shoqëruar nga policia ruse për pjesëmarrjen në protestat për lirimin e Aleksi Navalnit, tanimë i ndjerë dhe gjatë marrjes në pyetje ishte shoqëruar edhe në zyrat e shërbimit inteligjent rus, FSB. “Në mars 2021, ai ka marrë një telefonatë në celularin e tij, nga një numër telefoni Rus dhe pasi e ka hapur, ishte një femër e cila i’u prezantua si punonjëse e sekretariatit të FSB. Ajo i kërkoi nëse mundej që të shkonte brenda disa ditëve në ndërtesën kryesore FSB në Moskë. Kjo ndërtesë ndodhet në sheshin Lubianka në Moskë.

    Ai shkoi atje, u paraqit tek recepsioni, paraqiti pasaportën dhe i tha se ka një takim. Atje, roje të forcës Rosgvardia e kanë çuar në një zyrë…Tek zyra mban mend që ishte një pllakë informuese ku ishte emri i personit dhe konkretisht: VLADIMIR GENNADIEVICH (emri i babait) PETROV (mbiemri). Ai ishte i vetëm në zyrë dhe atje biseduan. Deklaruesi sqaron se Vladimir Petrov, i ka thënë që kishte lexuar të dhënat e tij dhe atje kishte parë që ai ishte shoqëruar dhe herë të tjera në polici, për fotografime të vendeve të braktisura dhe ai e dinte për hobin e tij, i cili është eksplorim urban”, thuhet në dëshminë e tij.

    Në këtë takim, zyrtari i lartë i FSB-së i ka kërkuar atij që të punonte për shërbimin sekret.

    “Gjithashtu ai e dinte pjesëmarrjen e tij në protestën e Janarit dhe nëse nuk donte më telashe si arrestime etj, ai i propozoi që të punonte për FSB dhe konkretisht ai i ka thënë: “Nëse nuk kërkon telashe, në mund të krijojmë shumë telashe për ty për punën tënde apo kur udhëton jashtë shtetit, kështu që do jetë më mirë nëse punon për ne.”. Atje ai i tregoi deklaruesit disa fotografi të tijat dhe i ka thënë: “Që në e dime se je ti ai që bën këto fotografi”, prandaj deklaruesi duhet të bashkëpunonte duke firmosur disa letra. Letra që ka firmosur ishte vetëm një dhe aty shkruhej se Mikhail Zorin nuk ishte punonjës i FSB, por do të punonte me ta dhe do t’i informonte në vazhdimësi. Gjithashtu ata do t’i kërkonin atj në kohë të ndryshme që të bënte punë për ta. Pra shkruhej vetem që Mikhail Zorin do të bashkëpunonte. Pas firmosjes, ata i kanë thënë që do ta kontaktojnë nëpërmjet aplikacionit TELEGRAM, ndaj duhet ta kontrollonte shpesh Telegramin. Mikhail Zorin Telegramin e ka të hapur me numrin e tij të telefonit +79165798825. Deklaruesi sqaron se, ky komunikimi funksion në këtë mënyrë: Mikhail Zorin ka Telegramin dhe ata mund t’i dërgojnë mesazhe me numër të fshehur, pra nuk duket numri dhe ai i lexon vetëm mesazhin të cilit mund t’i përgjigjet. Pasi ata e fshijnë bisedën, Mikhail Zorin nuk mund t’i kontaktojë, përsëri ata sepse nuk e ka numrin”, thuhet më tej në dosje.

    Mikhail Zorin ka deklaruar gjithashtu se në maj 2021 vendosi të lërë punën në qendrën e kërkimeve dhe të shkonte në Pragë, Republikën Çeke me qëllim kryerjen e studimeve. Ai fillimisht ka aplikuar online në faqen GoStudy dhe më pas ai ka marrë një mesazh në Telegram nga FSB, duke i thënë: “Jemi nga VLADIMIR GENNADIEVICH, në e dimë që ju keni aplikuar për studime në Republikën Çeke dhe në do kishim dëshirë të bënim një pyetje për të bërë diçka për ne”.

    “Mikhail Zorin i është përgjigjur, duke i pyetur se çfarë pune do të bëjë. Ku përgjigja e FSB ishte që nqs do të kalonte kufirin apo të fluturonte drejt Republikës Çeke, ai duhet të konfirmonte që do kryente një detyrë për FSB. Mikhail Zorin ju përgjigj “Ok” dhe mori detyrën në vijim të mesazheve, e cila ishte që të bënte një përmbledhje me fotografi të objekteve ushtarake në gjendjen aktuale. Për të kryer këtë detyrë kishte kohë 3 muaj, pas mbërritjes në Pragë. Pas tre muajsh ata do ta kontaktojnë deklaruesin që t’i dërgoji fotot e arkivuara/zippuara (të ngjeshura) përmes Telegramit.

    Deklaruesi preu biletën dhe ka udhëtuar drejt Pragës me 22 Tetor 2021 me kompaninë Czech Airlines nga Moska në Pragë. Biletën e preu vetë dhe prindërit i dhanë lekë në dorë që t’i kishte për jetesën. Pasi mbërriti në Pragë, ai filloi të mësoje gjuhën Çeke, në shkollën GoStudy, e cila ndodhej në lagjen 5 (Praga 5) në qytetin e Pragës, në rrugën Vltavska. Adresën kryesore kjo shkollë e ka në lagjen Praga 1, ndërsa Mikhail Zorin studioi në Praga 5. Në fillim ai jetonte në një apartament me qera, të cilin e ndante me studentë të ndryshëm. Ishin 7 persona në një apartament me 4 dhoma. ai qëndroi vetëm 2 ose 3 javë atje, për shkak të kovidit dhe më pas ka kërkuar dhe gjetur një apartament ku filloi të banojë.

    Apartamenti ka qënë në zonën Praga 2 dhe ai paguante 10.000 koruna çeke në muaj, afërsisht rreth 400 euro. Gjithashtu ai atje gjeti një punë, e cila kishte të bëntë me përgatitjen e skenave për koncerte, si ndërtimi i skenës, lidhjet elektrike të dritave si dhe ngarkim-shkarkim. Emri i kompanisë quhet ‘Shameless.CZ”. Ai filloji të frekuentonte shkollën rregullisht dhe në fundjavë në verë punonte tek kompania. Deklaruesi sqaron se nuk kreu dot mision, pasi nuk donte të bënte diçka të tillë, pasi isha tashmë në Pragë dhe ata nuk mund të arrinin tek unë. Pas disa kohësh ata e kontaktuan, rreth datës 20 dhjetor 2021 duke i shkruar: “Ç’kemi, a e mbarove detyren?”.

    Deklaruesi nuk i ka kthyer përgjigje dhe rreth datës 25 Dhjetor, ai mori një mesazh tjetër, që shkruhej: “Mospërgjigja do të të shkaktojë pasoja”. Por në fakt, deklaruesi nuk kishte ndonjë pasojë, deri në fillimin e luftës. Në mesin e muajit Mars, që përkonte një muaj pas fillimit të luftës me Ukrainën, ata e kontaktuan atë nëpërmjet Telegramit, duke i’u prezantuar që janë nga VLADIMIR GENNADIEVICH, duke i thënë që të rishikonte bashkëpunimin e tij me ta. I kanë thënë që e dinë ku punon babai dhe nëna (babai jurist që merret me transaksione pronash, mamaja në logjistikë).

    Për shkak të luftës Mikhail Zorin mendoi se Rusia nuk kishte më frena, mund t’i bënin çdo gjë atij dhe familjes së tij, në këto kushte ai u detyrua të pranonte. I kanë thënë që detyra këtë radhë do të ishte të bënte një përmbledhje të objekteve ushtarake dhe strategjikë, në gjendjen aktuale, në një vend në Ballkan dhe që vendin mund ta zgjidhte ai. Mikhail Zorin vijon me deklarimin se, e kontaktuan përsëri në Qershor dhe i thanë që detyra ishte akoma në fuqi. Ai pranoi. I kanë thënë që mund ta organizonte si të donte. Deklaruesi zgjodhi Shqipërinë, për shkak të historisë së shekullit XX dhe zgjodhi të vijë me biçikletë meqë do të ishte opsioni më i lirë”, thuhet në dosje.

    Deklaruesi sqaron se, “FSB nuk i kishte dhënë objektiva konkrete se në cilën bazë ai do fokusohej. Ata i kanë thënë që të mundohej që të merrte informacione sa më shumë të mundej nga objektivat ushtarake në Shqipëri, apo infrastrukturë kritike. Si mision të tillë, ai zgjodhi sipas mëndjes së tij disa vënde të braktisura ushtarake dhe me qëllim që ta përfundonte misionin e dhënë nga FSB dhe në të njëjtën kohë të zgjidhte objektiva të lehta në mënyrë që si të mos rrezikonte shumë veten, nëpër objektiva të vështirë ushtarake. Sipas detyrave të dhëna, ata do të më kontaktonin në Shtator të 2022 dhe ai do t’ua jepte fotot nëpërmjet aplikacionit Telegram”.

    Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve më 20 gusht të vitit 2022. Teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Tre rusë sulmojnë me lëndë djegëse ushtarët në uzinën e Gramshit

    Rusia donte pikat e dobëta në Shqipëri/ FSB rekrutoi mbështetësin e Navalnit, u kap në repartin e Gramshit. Mijëra pamje me dron dhe

    Në pak ditë udhëtim dy rusët dhe një ukrainas të kapur në Gramsh, fotografuan tunelet e ushtrisë. Misioni u shtri në Gjadër, Tiranë, Durrës, berat, elbasan e fier. Në pamjet e kapura në dron shfaqen edhe ujëmbledhësit në Bovillë e Moglicë, por edhe antenat satelitore dhe ato televizive. Sipas dosjes hetimore për realizimin e porosisë FSB ruse kishte rekrutuar një mbështetës të opozitarit Aleksei Navalni në protestat e vitit 2021

    VIDEO

    Prokuroria e Elbasanit ka dërguar në gjykim me akuzën e sigurimit të informacionit të kryer në bashkëpunim për dy shtetasit rusë dhe një ukrainas të kapur në Uzinës Mekanike Ushtarake të Gramshit në 20 gusht të vitit 2022.

    Në dosje thuhet se Mikhail Zorin, ndaj të cilit rëndon edhe akuza e goditjes për shkak të detyrës, është rekrutuar nga FSB ruse pasi ai u arrestua në protestat e vitit 2021 në mbështetje të opozitarit Aleksei Navalni tashmë të ndarë nga jeta. Fillimisht ai është liruar e më tej është kontaktuar nga FSB ku i është kërkuar bashkëpunim në të kundërt do të kishte pasoja.

    Shkak ishte bërë pasioni i tij për të fotografuar objekte të braktisura.

    Pas zhvendosjes me studime në çeki përmes telegram iu ngarkua detyra e parë, të cilën shprehet se e ka refuzuar. Por në një tjetër moment e kanë kërcënuar me familjen në rusi dhe ndaj zgjodhi si mision Shqipërinë.

    Sa për dy të ndaluarit e tjerë bëhet e ditur se janë njohur në rrjetet sociale ku edhe i ligh i njëjti pasion

    Ndërkaq pas hapjes së dy dronëve, aparateve fotografike dhe celularëve janë zbuluar mijëra foto të reparteve ushtarake, bunkerëve apo dhe objekteve të tjera strategjike.

    Në Gjadër të Lezhës janë bërë përmes dronit 22 fotografi të tuneleve dhe të pistës së avionëve, 24 herë është fotografuar diga e Bovillës në Tiranë, por edhe zonës përreth ujëmbledhësit.

    Më tej vijohet në Durrës në vilën e zogut dhe institucioneve të tjera përfshirë policinë.

    Ndërsa në Kepin e Rodonit janë marrë 22 pamje ku janë edhe antenat satelitore dhe tunele që ndodhen atje.

    Droni ka marrë pamje edhe në Repartet ushtarake të Zall-Herrit dhe Tufinës, e më tej edhe në tunelet e Dajtit, ku nuk kanë shpëtuar as antenat televizive

    Grupi ka ndalur edhe në repartin e RENEA-s që përmbyll setin e fotografive në kryeqytet.

    Në Elbasan, pas fabrikës së hekurit, fotografimi ka vijuar në magazinat Ushtarake të tuneleve të Murrashit, si dhe ura, hekurudha etj.

    Hidrocentrali i Moglicës dhe portat e shkarkimit janë regjistruar po ashtu me dron.

    Ndërsa në Marinzë të Fierit përqendrimi ka qenë te depozitat e karburanteve, tubacionet dhe puset e naftës.

    Në berat janë bërë pak foto nga ura e vjetër, ndërsa në Poliçan e Çorovodë janë regjistruar tunelet.

    Po ashtu nuk kanë munguar as pamjet e tubave të ajrimit dhe pajisjeve mekanike në repartet ushtarake dhe në tunelet.

    Ndërkohë prokuroria ka zbuluar edhe pjesë të shprehjeve të ngurosura në mure e tavolinave të përdorura gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. tema projektesh ne lende te ndryshme
    Nga Anarol në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-06-2014, 13:02
  2. Në pranga ka rënë mbrëmjen e kaluar një adoleshent në qytetin e Gramshit
    Nga HELEN OF TROY në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2011, 12:06
  3. Incident në uzinën ushtarake të Poliçanit
    Nga Qyfyre në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 06:43
  4. Aksidentd ne Uzinen e Ferrokromit Burrel
    Nga MaDaBeR në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2008, 07:38
  5. Grabova e Gramshit-Mrekulli, histori,pasuri shekullore...braktisje
    Nga BARAT në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 08:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •