Ekipi i Begajt në Presidencë, kush janë këshilltarët e kreut të ri të shtetit

Emri:  Untitled-design-24.jpg

Shikime: 148

Madhësia:  37.5 KB

Presidenti Bajram Begaj po e përfundon procesin e përzgjedhjes së stafit që do e shoqërojë në 5 vitet e ardhshme si President i Republikës.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por Begaj duket se i ka zgjedhur bashkëpunëtorët e tij.

Si sekretar të përgjithshëm, Begaj ka zgjedhur një bashkëpunëtor të vjetër të tij, Florjan Kali që ka punuar me Presidentin, kur kanë punuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shef i kabinetit të Presidentit do të jetë Eduard Seitaj. Këshilltar ligjor pritet të jetë ish-kreu i KQZ-së, Klement Zguri. Ndërkohë, diplomati i njohur, Valter Ibrahimi do të jetë këshilltar për diplomacinë.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar. Ndërsa si këshilltarë për komunikimin dhe mediat Presidenti Begaj ka zgjedhur dy gazetare; Lira Çanga, e cila ka punuar në OSBE dhe Alisa Demollari.

Euronews