Arti shqiptar nė zi! Ndahet nga jeta nė moshėn 81-vjeēare aktorja e njohur Edi Luarasi

Emri:  Edi-Luarasi.jpg

Shikime: 64

Madhėsia:  33.4 KB

Arti ndodhet nė zi! Kėtė tė premte ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 81-vjeēare aktorja e njohur Edi Luarasi.

Lajmin e kanė bėrė tė ditur, miq tė saj nė rrjete sociale. E para qė ka reaguar ishte shkrimtarja Edlira Dones, e cila shkruan:

“Nga njė postim i djalit tė tij Eldonit sapo mėsova se Edi Luarasi ka ndėrruar jetė. A nuk ishte thjesht njė aktore e shkėlqyer. Mbi tė gjitha ajo ishte njė partnere e shkėlqyeshme e jetės dhe njė nėnė e mrekullueshme pėr Lean dhe Eldonin. Ajo ishte njė grua e shkėlqyer qė nuk palosej. Vuajti dhe jetoi tmerrin, por kurrė nuk e pėrkuli kokėn. Jetė tė humbura nėn njė diktaturė. Historitė qė nė ditėt e sotme pak njerėz do tė donin t’i dėgjonin. Njė lamtumirė e fundit pėr Edi Luarasi. Nė kujtesėn time si njė vajzė 8-10 vjeēare, do tė mbetesh ajo gruaja e bukur qė doli nga shtėpia me hap tė lirė dhe tė frikshėm, dhe unė dhe dy kushėrinjtė e mi tė dashur nga banesa poshtė tėndes, tė shikonim. Po te shikonim Edi. Ti nuk je rritur akoma per te kuptuar dhe ditur se cfare donim ne jete, por pamja jote eshte mahnitese. U prehsh nė paqe, Edi.

Po ashtu, njė reagim ka pasur edhe nga profesori i njohur, Pėrparim Kabo:



“Njė lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e njė gruaje fisnike, e njė mirditoreje trime qė i beri ball diktaturės duke mbajtur familjen dhe nderin e saj…Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo qė u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damės Plakė”…Arti ynė kombėtar humbet kėshtu njė figurė tė spikatur, pyllit tė mirėsisė ju rrėzua edhe njė dru i bukur njerezor…Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le njė brengė tė madhe…Nga sot qielli do ketė mė shumė art, mė shumė dinjitet dhe mė shumė dritė…Lamtumirė fisnike…
Panetoni tė pret Mihali tė pret….
pkabo 3 dhjetor 2021”.

Emri:  Edi-Luarasi-1.jpg

Shikime: 51

Madhėsia:  56.7 KB

Emri:  Edi-Luarasi-3.jpg

Shikime: 48

Madhėsia:  13.8 KB

Emri:  Edi-Luarasi-2.jpg

Shikime: 54

Madhėsia:  36.3 KB

Balkanweb