Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Shtypi dhe intelektualizmi

    Nga Altin Topi

    Nė dekadėn e dytė postkomuniste presupozohet qė Shqipėria akoma po pėrpiqet tė mėsojė si tė heqė vallen e demokracisė. Kontributorėt e shtypit apo mas-medias nė pėrgjithėsi, pėrdite ndeshen me dilemėn e madhe: pėr hir tė tė qenurit objektiv duhet tė marxhinalizojnė nė maksimum ēdo shtysė, apo pėrkatėsi politike-ideologjike, apo tė bėjnė gazetari avokatore, qoftė kjo, nė tė djathtė apo nė tė majtė, duke anėtarėsuar kėshtu veten nė koralin predikues tė pėrkatėsisė tė tyre politike. Tė gjithė pohojnė se gazetaria qė bėjnė ka njė mision; por bėhet pyetje cili ėshtė pra misioni i kontributit tė tyre? Funksioni kryesor i dikujt qė e vesh veten me petkat e gazetarit ėshtė “tė gėrrmojė” atje ku “heshtja”, nuk ka folur akoma. Gazetari duhet tė thotė atė qė tė tjerėt e mbajnė brenda vetes tė pathėnė, apo e pėshpėrisin nėn zė, ai duhet tė bėjė pyetje tė vėshtira, qė ndoshta mund t’i shkaktojne tė intervistuarit humbjen e rehatisė, qetėsisė. Njė gazetar para sė gjithash ėshtė njė reporter qė ėshtė i vendosur t’i bindet instiktit tė tij pėr ta drejtuar nga e vėrteta qė pret t’i zbulohet publikut tė gjėrė. Deri kėtu gazetarit i kėrkohet tė jetė thjesht i saktė, hulumtues, konseguent, dhe i paanshėm. Ky ėshtė zakonisht kostumi qė vesh gazetari i pavarur, dhe vetėm kėshtu shtypi apo media konsolidohet si “institucioni autoritar i katėrt”, i pavarur.

    Pėr sa kohė qė “institucioni autoritar i katėrt” pėrpiqet tė mos krijojė njė atmosferė mediatike, ku i apelohet vetėm njė lloj publiku, qė i ofrohet e njehsohet vetėm njė lloj fizionomie, perspektive, qoftė kjo e njė gazetari, intelektuali, apo figure publike, ky lloj institucioni mbetet i pavarur. Ēdo rrjet mediatik ka gazetarėt e vet “gjeneralė”, tė rrethuar nga “ushtarėt” brohoritės, e stafin administrativ mbėshtetės. Nėse publicistika dhe gazetaria nėpėrmjet figurave autoritare tė saj, ka pėr qėllim t’i drejtohet vetėm njė lloj publiku, apo pėrpiqet tė tjetėrsojė politikisht-ideologjikisht spektrin e opinionit publik ne favor vetėm tė kėtij lloj publiku, ateherė nuk bėhet gjė tjetėr, veēse shkaktohet njė ndarje intelektuale, qė e mėnjanon debatin. E parė nė perspektivė, kjo gjė rrezikon tė krijojė, “xhepa” nė publikun e gjėrė, ku njerėzit “e asfiksuar” nga atmosfera segregacioniste e pėrkatesisė mediatike tė tyre, nuk dėshirojnė tė komunikojnė fare me njėri-tjetrin. Ai qė e ka pėrcaktuar veten se i pėrket “tė djathtės” apo “tė majtės”, nuk do t’ia dijė aspak se ēfarė shkruhet e thuhet nė kampin “kundėrshtar”, dhe as nuk merr mundimin pėr tė pare mundėsinė pėr t’u hapur drejt komunikimit apo dialogut.

    Njė numėr i madh specialistėsh tė fushave tė ndryshme, publiciste, figura tė njohura tė letrave, krijues apo kritikė, akademikė, profesorė nga radhėt e asaj qė ne jemi mėsuar ta quajmė inteligjenca, kanė dalur nė media, duke krijuar e pėrfaqėsuar intelektualin qė nuk ekzistonte mė parė, intelektualin si figurė publike, intelektualin qė kėrkon t’i komunikojė, idetė, opinionet e tij, publikut tė gjėrė. Padyshim, kjo ėshtė njė ogur i mirė pėr tė gjithė ne, e nė vėshtrim tė parė, ngjan qė shtypi shqiptar, ka fituar njė zė tė ri cilėsor, atė tė intelektualit, specialistit, me cilėsinė e figurės publike tė gazetarit, nė shumicėn e rasteve tė komentuesit editorialist. Por po ta shohim pak mė thellė kėtė lloj kontributi gazetaresk tė specialistit-intelektual, do tė shohim se kjo na pėrcjell edhe njė problematikė tė re. Mendova ta shtjelloj mė tej komentin tim duke sjellė njė shembull perėndimor, ku qė nė fillim merret si i mirėqenė fakti, qė traditat e shtypit tė lirė e kontributi i intelektualėve si figura publike, ėshtė padyshim shumė mė i hershėm, e mė solid. Njė figurė e spikatur ėshtė ajo e Noam Chomsky-it, qė para se ta rreshtojmė nė radhėt e intelektualėve, para sė gjithash njihet si eminence amerikane e mbarėbotėrore nė fushėn e linguistikės, filozof i lingustikės. Chomsky mund tė shėrbejė si shembull i llojit tė akademikut, qė i pėrdor dijet qė ai zotėron nė rolin e intelektualit publik, e i metamorfozės qė pėson specialisti-intelektual. pėrgjatė odisesė tė tij si figurė publike.

    Chomsky arriti eminencėn, duke u renditur nė radhėt e njerėzve tė famshėm, me punimin e tij “Strukturat Sintaksore”, Idetė e tij janė tepėr origjinale, duke i dhenė njė shtysė vendimtare debatit tė motshėm se si njerėzit fitojnė njohuritė brenda njė kohe relativisht te shkurtėr e nė sasi tė konsiderueshme. Studimi i Chomsky-t mbi sintaksėn, ēoi nė konceptimin “e faktorėve sintaksorė universalė nė lingustikė”; gjuhėt e botės janė shumė mė pak tė ndryshme nga njėra-tjetra se sa duken nė njė vėshtrim tė parė sipėrfaqėsor, pėr arsye se ato kanė elemente sintaksore universale tė pėrbashkėt qė pėrcaktojnė strukturėn hierarkike tė fjalisė. Shpjegimi qė jep Chomsky: rregullat e pandryshueshmėrisė tė sintaksės intuitive janė tė rrėnjosura ne ndėrgjegjen njerėzore, aq sa qė mund tė shihen si rezultat i trashėgimisė gjenetike. Aftėsia pėr tė mėsuar e pėrdorur gjuhėn, ėshtė mė shumė njė aftėsi e lindur se sa e fituar. Ky shpjegim mund tė mos jetė plotėsisht korrekt, por sot pėr sot ėshtė mė i pranueshmi. Chomsky u shndėrruar ne njė eminencė lingustikė, ashtu sic i kishte ndodhur Betrand Russell-it pėr principet matematike, apo Sartre-it, i reveruar si babai i ekzistencializmit, etj. Joshja qė pėsuan celebritete si Chomsky, Russell, Sartre, nė ndryshim nga kategoria e eminencave tė tjera nė disiplinat e veēanta, ėshtė se tė parėt e pėrdorin kapitalin intelektual qė ato kanė krijuar nėpėrmjet kontributit tė jashtėzakonshėm nė fushat e tyre, per t’i krijuar njė fizionomi publike, platformės tė pikėpamjeve qė ato kanė si individe rreth aspekteve shoqėrore e politike qė ndeshet njerėzimi pėrditė. Chomsky, ashtu si dy tė tjerėt u bė pre e njė joshje tė tillė.

    Ėshtė karakteristike e llojit tė intelektualėve si Chomsky, qė nuk e shohin aspak si problematike, mospėrputhėse, kapėrcimin prej disiplinave tė tyre, ku ato janė njohur si mjeshtėrit e mėdhenj, nė aspektet shoqėrore e nė jetėn publike, e ku me plot tė drejtė presupozohet, se nuk kanė ndonjė privilegj, apo tė drejtė mė tepėr pėr t’u dėgjuar se ēdokush tjetėr. Pretendimi i tyre ėshtė se, duke qenė se kanė dije tė veēanta e mė tė thella nė disiplinat e tyre, janė pikėrisht kėto dije, qė japin mundėsi atyre pėr tė kuptuar me thellė se tė tjerėt botėn. Chomsky beson totalisht e verbėrisht, se aftėsitė e tij filozofike, bėjnė qė kėshillat qė i jep ai shoqėrisė nė aspekte tė ndryshme, tė jenė tė dobishme e tė vlefshme.

    Intelektualėt perėndimorė si Chomsky, shprehėn revoltėn e tyre karshi politikės e ndėrhyrjes ushtarake violente amerikane gjithnjė e nė rritje nė Vietnam. Nė rastin specifik tė Chomsky-t, ai arriti nė konkluzionin se pikėrisht kontributi i tij nė aspektet universale tė lingusitikės, ėshtė dėshmia mė bindėse e imoralitetit tė politikės amerikane nė Vietnam. Sipas Chomsky-t, pėr tė arritur nė kėtė konkluzion, kjo varet se cilen teori tė fitimit tė njohurive e dijeve, ne pranojmė si te mirėqenė e tė cilės i referohemi. Nėse do tė mendonim mendjen e njeriut qe nė lindje si njė “tabula rasa”, trurin e njeriut si njė pjesė prej plasteline, qė mund tė marrin ēfarėdo formė qė dėshirohet, atėherė njerėzit mund t’i kosniderojmė si subjekte tė pėrshtatshme pėr t’i dhėnė formė sjelljeve, e mendimeve tė tyre nga ana e shtetit, drejtuesit e njė korporate, njė teknokrati, profesori, gazetari, intelektuali publik, apo nje udhėheqėsi ideologjik. Por nga ana tjetėr, nėse njerėzit zotėrojnė struktura tė lindura, te trashėguara tė mendjes, qė kanė nevoja tė brendshme pėr shembuj, modele kulturore e sociale tė trashėguara, qė ato i konsiderojnė si “natyrale”, pėrpjekjet e shtetit, apo kujdo tjetėr qoftė, duhet patjetėr tė dėshtojnė, duke qenė se janė tė padrejta. Pėrgjatė kėtij procesi tė imponimit tė kulturės se re(pra nė rastin tonė amerikane-perėndimore), do tė pengohet progresi “natyral” i njerėzimit. Pra edhe pėrpjekja e Amerikės pėr tė imponuar kulturėn e vet nė aspektet shoqėrore, kulturore, politike mbi popullsinė aziatike ishte kriminale(pėrsėri sipas Chomsky-t). Rasti i arsyetimit tė Chomsky-t tregon pėr njė farė selektiviteti pervers. Duke e konsideruar teorinė e tij mbi aftėsinė e lindur gjuhėsore tė njeriut si tė vlefshme, mund tė thuhet pa mėdyshje, se teoria e tij pėrbėn argumentin mė universal, gjithepėrfshirės, kundėr asaj qė quhej “social engineering”, term i pėrdorur nga Stalini, ku intelektualėt, shkrimtarėt, artistėt, janė inxhinierėt e shpirtrave, ndėrgjegjes shoqėrore. “Social Engineering” ishte produkt i intelektualėve e filozofėve milenare si Rousseau, Marksi, Lenini, qė besonin se ato mund tė ridisenjojnė shoqėrinė vetėm nėpėrmjet arsyes, duke u bėrė kėshtu pikėnisja e traditave totalitariste.

    Chomsky nuk dėshiron tė aplikojė teorinė e tij, aftėsinė e lindur tė njeriut pėr tė marrė dije, asimiluar kulturė, nė rastin e studimit tė totalitarizmit; totalitarizmi pėrpiqet me tė gjitha metodat me mizore tė shtypė apo tė ndryshojė karakteristikat e lindura tė njeriut. Sipas Chomsky-t demokracite liberale perėndimore, nga natyra e tyre, janė po aq pėr t’u kritikuar sa edhe totalitarizmi. Kapitalizmi, ashtu si edhe tirania totalitare, pėrdorin tė gjitha mjetet shtrėnguese tė dhunės, pėr tė penguar njeriun tė realizojė vetveten, tė ruajė e tė zhvillojė me vullnetin e tij tė lirė, nė mėnyrė natyrale, karakteristikat e trashėguara qe nė lindje. Ndėrkohė, kur nė njėrėn anė, ato justifikonin pėrdorimin e dhunės pėr tė arritur barazi raciale, apo ēlirim kolonial, apo justifikon terrorizmin marksist, nga ana tjetėr, revoltoheshin kur dhuna pėrdoret nga njė demokraci perėndimore, siē ėshtė qeveria amerikane, pėr tė mbrojtur territoret e Azisė juglindore nga uzurpimi marksist e totalitar. Shpjegimi i intelektualėve si Chomsky ėshtė se lloji i parė i dhunės ishte individual, personal, kundra-violence, kundra-kulture, kurse lloji i dyte ishte dhune e institucionalizuar. Pra kemi nje kapercim nga dhenia e nje shpjegimi plauzibel se si i fitojne njerezit njohurite, ne intelektuale qe kerkojne te keshillojne nje qeveri e shtet demokratik se si t’a beje, zhvilloje, gjeopoliten e tyre. Intelektuale si Chomsky, paten padyshim efektin e tyre, duke ndikuar opinionin publik, e detyruar Ameriken te terhiqet nga Azia juglindore. Vendosmeria e Amerikes per te instaluar demokracira te ngjashme me ato perendimoret ne ato vende deshtoi, duke ia lene vendin “social engineering” te markisteve filo-kineze. Shembuj te tille, rreth protestes social-politike te ketyre lloj intelektualesh, mund te jepen me tonelata, dhe me e fundit eshte reagimet opozitare te shumices te intelektualeve pacifiste europiane ne lidhje me nderhyrjen ushtarake amerikane ne Irak.

    Tani po t’i referohemi rastit te Shqiperise, publiku shqiptar eshte teper skeptik kur intelektualet publike shqiptare te porsa inaguruar ne dhjet vjjetet e fundit, pa dashur te permend ndonjerin me emer, i predikon atyre e “shtetit shqiptar”, se si te sillen e te menaxhojne jetet, aktivitetin, e punen e tyre te perditeshme. Nga rrjedh ky skepticizem e bindje? Nga perceptimi gjithnje e me i dukshem, se “intelektualiteti” i tyre nuk i ben keto lloj intelektualesh me te zgjuar, me te afte, per te dhene keshilla, ose me te vlefshem e ekzemplare ne virtyte e cilesira njerezore. Mjafton te ndalosh ne rruge njerez cfaredo, te gjitha kategorive, e do te shohes se ato jane ne gjendje te ofrojne pikpamjet e sensibilitetin e tyre ne aspekte morale, qytetare, shoqerore, politike, te njejta, apo te ngjashme me pjesen me te madhe te ketij lloji intelektualesh te ekspozuar ne shtyp e mas-media. Ato fare mire mund te mos kene lexuar e degjuar asnje artikull apo kontribut te intelektualeve te tille. Ne shumicen e rasteve duhet te skarcosh menjehere “gjykimin intelektual” te ketyre intelektualeve, kur vjen puna per te dhene verdiktin e tyre per udheheqes shteti apo ne politike, apo per evenimente te rendesishme historike, shoqerore, e politike. Kur i konsideron, i merr ato si grup, ato fare mire mund te shendrrohen ne syte tane si ultrakonformiste, sidomos brenda atyre rretheve te formuar nga njerez, prej te cileve keto lloj intelektualesh publike kerkojne aprovimin e vleresimin. Kur kthehen ne “en masse”. Atehere, ato behen ndoshta te rrezikshem, sepse kjo “mase intelektuale”, mund te kthehet ne “mase kritike”, duke krijuar nje klime ortodoksije, mbizoteruese ideshe. Intelektualet, levizin e jetojne ne boten e ideve e koncepteve, e frymoret, njerezit, shumica, mundet fare mire te mbytet nen tiranine e pashpirte te ideve te tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Tani po t’i referohemi rastit te Shqiperise, publiku shqiptar eshte teper skeptik kur intelektualet publike shqiptare te porsa inaguruar ne dhjet vjjetet e fundit, pa dashur te permend ndonjerin me emer, i predikon atyre e “shtetit shqiptar”, se si te sillen e te menaxhojne jetet, aktivitetin, e punen e tyre te perditeshme. Nga rrjedh ky skepticizem e bindje?
    Mendoj se deri dje populli shqiptar nuk ishte mesuar me ndryshimin e shpeshte te ministrave, Zv. Misnistrave, Drejtoreve, pushtetareve etj. Ata qe ishin vendosuar nga "Partia" kishin nje post te "pa-levizshem", kurse sot ai post ndryshohet shpesh dhe njerzit mendojne se ndryshimet e shpeshta jane te demshme, gje qe mund te jete e vertete deri diku. Ndryshim per ta = Gabim= e keqe, kurse ne te vertete ndryshimin populli duhet ta shohi me syrin e optimistit. Pse? E para jo cdo ndryshim eshte i keq. Kur dikush me i ri ( ne moshe) qofte ky cilido ze nje post njerzit duhet te marrin parasysh dhe te mendojne se sa te mira mund te sjelli ndryshimi dhe vete personi ne shoqerine shqiptare. Te rinjte besoj se sjellin optimizem dhe hapin dritare te reja njohurish sepse edhe edukata qe ata kane marre/leksionet/statistikat/njohurite/metodad e gjithcka tjeter eshte e kohes se tashme, me e re me e fresket.

    Tė gjithė pohojnė se gazetaria qė bėjnė ka njė mision; por bėhet pyetje cili ėshtė pra misioni i kontributit tė tyre?
    Misioni i tyre i vetem duhet te jete mireinformimi i popullsise ne mase qe cdo njeri te kete mundesi te beje nje zgjedhje duke u bazuar ne fakte dhe ngjarje, objektiva, synime te verteta jo jo anesime nga e djathta apo e majta.
    Gazetat duhet te jene thjesht nje qender informacioni qe kane aksese per pyetje/paqartesi tek personat me te cilin publiku nka ka lidhje te perditshme.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    ...artikulli i Altin Topit eshte interesant vetem per mikrokosmosin "Intelektual" shqiptar...'(et encore)

    Ky lloj masturbacioni intelektual sigurisht qe kenaq autorin, por eshte i deshtuar per masat (n.q.s. ju drejtohej masave) d.m.th. ne vend numuro!

    Edhe tipat si Chomsky, Russell apo Sartre me veprat e tyre nuk kane patur lidhje me masat por me nje kategori te caktuar njerezish.

    Nga ana formale ata kane qene te angazhuar duke mbajtur qendrime kundra autoritetit ne fuqi per probleme te caktuara, por mendoj se nuk ka asgje te jashtezakoneshme ne keto qendrime. Ne esence roli i intelektualit ishte i tille. Aq me teper ne vitet 50/70.

    E jashtezakonshmja eshte tek vepra e tyre qe nuk ka fare lidhje direkte me ngjarjet e medha ne bote. Kur them vepra e tyre kam parasysh ne rastin e Bertrand Russell "Principia Mathematica" dhe jo studimin e tij per "krimet e luftes ne vjetnam"! Kam parasysh " La Nausée et Le Mur" te Sartrit dhe jo mbeshtetjen e tij per te gjitha levizjet "revolucionare" ne bote.Kam parasysh vepren e Chomskyt ne punimet e tij mbi gjuhen e jo deliret e mevonshme!

    Ne Shqiperine tone te dashur dhe te mjere nuk ka intelektuale ne kuptimin UNIVERSAL te termit. Dhe ne qofte se egzistojne ca kokra ata jane anonime. Ata qe ne quajme inteleshtuale bredhin mbas tavave te dhese, shtepiave te bukra e noi "keci te njome"!
    Shkruajne ndonje artikull me referime nga njerezit e medhenj te kesaj bote dhe ja kercasin tek Rogneri apo ku ta di une per te qare hallet e memedheut.

    Populli per momentin do pune, sherbim shendetesor dhe arsim. Do politikane te ndershem dhe te thjeshte ne sherbim te tij. Me vone vine intelektualet. Punet nuk behen mbrapsh. Kshu ti thush ti Albo atij Altin Topit.

  4. #4

    Eshte e vertet

    Citim Postuar mė parė nga Laguna
    ...artikulli i Altin Topit eshte interesant vetem per mikrokosmosin "Intelektual" shqiptar...'(et encore)

    Ky lloj masturbacioni intelektual sigurisht qe kenaq autorin, por eshte i deshtuar per masat (n.q.s. ju drejtohej masave) d.m.th. ne vend numuro!

    Edhe tipat si Chomsky, Russell apo Sartre me veprat e tyre nuk kane patur lidhje me masat por me nje kategori te caktuar njerezish.

    Nga ana formale ata kane qene te angazhuar duke mbajtur qendrime kundra autoritetit ne fuqi per probleme te caktuara, por mendoj se nuk ka asgje te jashtezakoneshme ne keto qendrime. Ne esence roli i intelektualit ishte i tille. Aq me teper ne vitet 50/70.

    E jashtezakonshmja eshte tek vepra e tyre qe nuk ka fare lidhje direkte me ngjarjet e medha ne bote. Kur them vepra e tyre kam parasysh ne rastin e Bertrand Russell "Principia Mathematica" dhe jo studimin e tij per "krimet e luftes ne vjetnam"! Kam parasysh " La Nausée et Le Mur" te Sartrit dhe jo mbeshtetjen e tij per te gjitha levizjet "revolucionare" ne bote.Kam parasysh vepren e Chomskyt ne punimet e tij mbi gjuhen e jo deliret e mevonshme!

    Ne Shqiperine tone te dashur dhe te mjere nuk ka intelektuale ne kuptimin UNIVERSAL te termit. Dhe ne qofte se egzistojne ca kokra ata jane anonime. Ata qe ne quajme inteleshtuale bredhin mbas tavave te dhese, shtepiave te bukra e noi "keci te njome"!
    Shkruajne ndonje artikull me referime nga njerezit e medhenj te kesaj bote dhe ja kercasin tek Rogneri apo ku ta di une per te qare hallet e memedheut.

    Populli per momentin do pune, sherbim shendetesor dhe arsim. Do politikane te ndershem dhe te thjeshte ne sherbim te tij. Me vone vine intelektualet. Punet nuk behen mbrapsh. Kshu ti thush ti Albo atij Altin Topit.
    Laguna, mund te them, jo plotesishte, qe ke te drejte. Edhe s'deshiroj qe ti perserise ato qe keni shkruajtur pake me lare.
    Sot me gazetari, akomas s'eshte msuar koncepti baze, i cili eshte informimi sa me i plote per nje ngjarje te caktuar. Sot gazetaret tone ose me sakte "gazetarucet" dine vetem te shkojne neper konferncat e shtypit edhe te pasqyrojne ate qe nje zedhenes ose nje funksionare shteti done me pasqyruar. Edhe s'e marrim mundimin, te gjejne dekumentacionet, qe mund te miratojne ate konferce, ose ta pergenjeshtrojne. Me e bukura eshte se edhe te ashtuquarjtur analsite ose intelektualet tane te ndrritur, jane po te njetit nivel te gazetaruceve tane fillestar.
    Nje shembull i qarte eshte ai i zogut te zi. Ku asnje gazetar s'mori mundimin qe te edhe te shqyrtoje dekometacionin perkates, per kete ceshtje, por maftoheshin vete per te pasqyara koferecat e dy paleve akuzuese, ose te deklaratave qe benin ministri edhe kyretari i bashkise. Po ne kete vorbull hyne edhe analistet tane, qe duke bere shkrimet e tyre te "Rogner", ose te "Piaca", ja fusnin broēkullave te kota, pa pike lidhje. Me e bukura keta analiste tane, duhet te duken gjitheplanesh, duke i futur hundet e tyre, ne urbanistike, ne ekonomim, ne aktualitet etj; Edhe japim mendimin e tyre, qe eshte e mire ose e keqe, por asnje here s'kam lexuar ndonje analiste, ose kam pare nje analiste qe te thote, te shkruaj, se si mund te behet, me mire, ose se si te rregullohet nje ceshtje.
    Te gjithe marrin persiper rrolin e "heroit", por pa bere heroizem.
    Per kete me vjen shume keq, sepse si politikanet tane, edhe keta analiste, shfrytezojne injorancen e nje populli, edhe vesin me te keq, te thashethemaxhinjeve. Edhe ja fusin "kumbullave" sipas qefit.
    Prandaj them, qe Laguna ka plotesishte te drejte.

Tema tė Ngjashme

  1. Shtypi grek kėrkon arrestimin e Alban Bushit!
    Nga YaSmiN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-04-2007, 20:45
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2005, 04:41
  3. 14 vjet RD dhe shtypi i lirė
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2005, 04:23
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Shtypi italian dhe racizmi i ri ?
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •