Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    133

    Shenjtorja Orthodokse Shqiptare Angjelina Arianiti

    Para se tė flasim pėr njė nga shėnjtoret e rralla shqiptare tė shek XV e cila pėr fat tė keq nuk ėshtė futur nė Kalendarin Ortodox Shqiptar si shėnjtore, ndoshta pėr shkak tė mos informimit tė saktė pėr kėtė Shėnjtore tė rrallė, ėshtė e arėsyeshme tė flasim sė pari pėr familjen e saj tė Fisit tė lavdishėm tė Aranitasve tė cilėt sė bashku me Gergj Kastriotin-Skėnderbeun luftuan kundėr invazionit turk duke mbrojtur Krishtėrimin dhe Atdheun pėr 25 vite rresht, por edhe pas vdekjes luftrat kundėr turqve nuk rreshtėn.

    Pra nuk ėshtė vetėm Nėnė Tereza Shėnjtore shqiptare e krishterė. Ka dhe njė shėnjtore mė tė vjetėr dhe po aq tė fisme shqiptare: Shėnjtorja Angjelina Araniti Komneni. Janė dy, ashtu si dy kokat e shqiponjės sė flamurit.
    Tė dhėna nga familja e Aranitėve ne gjejmė shkurt dhe saktė nga `Foundation of Mediaval Genealogy` ne pjesen e 4 “Araniti“ tė dhėna tė pėrmbledhura nga Charles Caėley ( tė pėrdirėsuara nė Mars 2009) por dhe nga autorė tė tjerė.

    Historia e kėsaj familjeje fisnike shqiptare me gjak blu (sepse mbiemrin Komneni e kishte marrė se kishte njė gjak me perandorėt e Bizantit me te njėjtin mbiemėr qė rridhte qė nga dinastķa e Komnenėve- Aleixo I Comneno perandor 1081-1118,) ėshtė e mbushur me martesa tė shumta si me fisnikėt shiqptarė ashtu dhe me ata sllavė (sėrbė) fisnikė por dhe italianė fisnikė sepse sė pari martesat bėheshin sipas sėrės por mė e rėndėsishmja ishtė se nėpėrmjet martesave forcoheshin aleancat pėr tė luftuar armiqtė dhe pėr tė mbrojtur zotėrimet.
    Shėnjtorja Angjelina Araniti bija e gjashtė e Gjergj Araniti u martua me njė fisnik sėrb djalin e Dhespotit tė Sėrbisė Gjergj Brankoviēit, njė i verbuar nga turqit. Jeta e saj e mundimshme bėri qė pas vdekjes sė tė shoqit, ajo tu bė me dėshirė murgeshė ortodokse nė Manastir siē do ta spjegojmė mė poshtė dhe i u pėrkushtua Zotit, Jezu Krishti dhe Shpirtit tė Shėnjtė: -pra Trinisė sė Shėnjtė.

    Statuja e saj ne France (marre nga: perillos.comPa hyrė nė debate pseudo-nacionaliste, shihet qartė se nė Shqipėri pak ėshtė folur pėr tė pikėrisht sepse ajo u bė murgeshė nė njė Manastir hungarez qė ishte i futur nė zotėrimet sėrbe dhe sot tokat e Krushedolit i takojnė Sėrbisė. Kjo nuk ka rėndėsi se ku u fut murgeshė. Rėndėsi ka se ajo i u kushtua Zotit, dhe dha gjithė pasurinė e saj kishės ortodokse dhe tė varfėrvė duke i ndihmuar. Njerzit e nderuan dhe e respektuan aq shumė sa Kisha Ortodokse Sėrbe e bėri shėnjtore. Bėri shenjtore njė shqiptare, dhe shqiptarėt nuk e kujtojnė. U bė shėnjtorė e Ortodoksisė njė shqiptare qė para 500 vitesh, dhe asnjė shqiptar i krishterė nuk e kujton. Mendoj se kjo ndodh nga mos pasja e informacionit tė duhur.
    Njė shėnjtore shqiptare qė nderohet nė njė vėnd fqinj me tė cilin dikur kemi luftuar sė bashku nė njė koalicion kundėr sundimit turk (kujtoni vitin1389 kur koalicioni ballkanik luftoi me shqiptarė, sėrbė, grekė, bullgarė, hungarezė-kundėr turqve nė fushėn e mėllenjave nė Fushė-Kosovė) dhe tek ne sot, qofshin pėr arėsye tė mos-njohjes sė historisė sė fisnikėve shqiptarė, qoftė pėr probleme politike tė sotme- nuk duhet nėnvlerėsuar e harruar.
    Shėnjtori ėshtė shėnjtor si nė vėndin ku ka bėrė mirėsi, ka dhėnė ndihmė, ka vuajtur, i ėshtė lutur zotit Jezu Krisht qoftė nė sėrbisht , qoftė nė shqip, s`ka rėndėsi, rėndėsi ka qė Shėnjtorja Angjelina Araniti i kushtoi jetėn e saj Zotit Jesu Krisht, e kushtėyoi jetėn duke u lutur nė Kishėn Ortodokse, i a kushtoi jetėn tė varfėrve. Dhe tė varfėrit janė njėlloj kudo.

    Sikundėr thotė njė i ditur: ` Shėnjtorin (ose Martiri) e njohin tė gjithė , por vetėm ai e di se ēka hequr nga vuajtjet e mundimet nėpėrmjet martirizimit`.
    Le tė shohim mė mirė historinė e njė familjeje fisnike shqiptare me gjak blu nga e cila ėshtė Shėnjtorja Angjelina Araniti Komneni, pėr tė treguar qė Familjet e mėdha shqiptare tė asaj kohe luftuan dhe i u pėrkushtuan Zotit me luftėn e tyre duke mbrojtur dy kollonat mė tė rėndėsishme mbi tė cilat ndėrtohet njė komb: Fe-ja dhe Atdheu. Kėtė e dėshmon dhe titullin e nderit qė i dhanė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeu: `Atlet i Krishtit`, sepse mbrojti Atdhuen dhe Krishtėrimin.
    E nėse nga fisi i Kastriotėtve u dallua Skėnderbeu qė mbrojti Krishtėrimin me Shpatė, Angjelina Araniti Komneni nga fisi me gjak blu i Aranitėve mbrojti Krishtėrimin me Shpirt,duke i u pėrkushtuar lutjes, ndihmės, pėrkushtimit e duke ruajtur kėshtu gjallė fenė e bukur, fenė e ėmbėl, fenė e zemrės/ Krishtėrimin Ortodoks.
    I
    Kjo familje fisnike shqiptare me gjak blu kishte zotėrimet nga Vlora (Valona) nė perėndim , kufizohej ne liqenin e Ohrit nė lindje dhe pėrfshinte nė veri lindje Krahinėn e Mokrės.Origjina e Fisit tė Aranitėve ėshtė jo shumė e qartė por dihet qė i pari i Aranitėve ishte: Komnen (Comen) Araniti, qė kishte pėr nėnė – vajzėn e Nikola Sakatit qė ishte `Lord of Sendir`. Komnen Araniti pati katėr fėmijė (tė dhėnat e familjes Aranit janė marre nga rregjistrat e Familjes Muzaka):
    1.Gjergj Araniti Komneni(i famshmi qė realizoi koalicionin me Gjergj Kastriot-Skėnderbeu dhe i dha njėrėn nga vajzat Donikėn pėr grua),
    2. Vėllai i dytė, Vlladen Golem Araniti Zoti i Biaska dhe i Cermenikes, u martua me Angjelina Kastrioti ( ėshtė kjo qė disa historianė e ngatėrrojnė me Angjelina Aranitin Shėnjtoren e famshme shqiptare) te bijen e Gjon Kastrioti dhe Vojsava Tripalda.
    Angjelina ishte martuar me Vladen Golem Aranititin. Ajo kishte njė djalė qė njihej me emrin Muzaku i Angjelinės. Muzaku i Angjelinės mbante edhe njė emėr tjetėr, (qė vinte nga i ati), Golem Arianiti. Muzaka i Angjelinės, sipas Barletit, ishte “njė burrė i pashoq pėr mjeshtėritė e luftės”. Ky pati njė fat tė keq. Ai u kap rob nga Ballaban pasha dhe u rop i gjallė nga sulltani.
    3. Vėllai i tretė Komnen (Comen) Araniti. Nuk dite gje tjetėr pėrveēse ėshtė martuar mė Vojsavėn bijėn e …?
    3.Njė motėr qė nuk i dihet emri por qė u bė gruaja e parė e Pal Dukagjinit, dhe njė motor tė dytė me nėnė tjetėr Vojsava (Gojasava) Komneni (Comeni) qė nuk dihet se si ka shkuar jeta e saj.
    Gjergj Araniti njė nga bashkėkohėsit, bashkėluftėtarėtm, dhe vjehri i i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, pati nėntė fėmijė mė gruan e parė Maria Muzaka (martesa para 1444) bija e Andrea Muzaka-s dhe Ana Zenebishi (Zenevesi), dhe me gruan e tij tė dytė me emrin Pietrina Franko (vejusha e Sarmazzo tė Korfuzit e bija e Baronit Oliver Franko tė Taurizanos), pati katėr fėmijė (martesa e dytė duhet tė jetė bėrė para 1449). Nė njė dokument martesor tė martesės sė parė tė asaj kohe thuhet se:`.. Gjergj Araniti ishte Zoti (ose Signor ose Princ) i Cermenikes, Mokres dhe i Spatarit (Shpatit)..`.

    Me martesėn e parė pati kėto fėmijė sipas rradhės sė lindjes:
    1.Andronika (Donika) Araniti (lindur?- vdekur pas 1500), martuar me Heroin tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.
    2.Vojsava Araniti (ose Gojsava, lindur?-vdekur para korrikut 1469) e cila u martua Zotin Ivan (Giovanni) Cernojeviē, Zoteruesin e Malit tė Zi dhe tė Zeta-s qė ishte i biri i Stefan Cernojeviē dhe i Mara Kastriotit (lindur?-vdekur korrik 1490) motra e Skėnderbeut.
    3. Thoma Araniti (lindur?-vdekur 11korrik 1489), nuk ka tė dhėna tė tjera por ka qėnė Protonotar i Papės (protonotar –njėri nga 12 klerikėt e Papės tė cilėt janė noterė dhe bėjnė dorėshkrime autentike).
    4. Kyrana (Qerana ose Qyrana )Araniti, u martua me Gjergj Dukagjini (lindur?-vdekur pas 25 qershorit 1462, sot mbiemrėr i njohur shqiptar) dhe pati i dy fėmijė.
    Manastiri nė Krushedol ku gjėnden eshtrat e Shėnjtores shqiptare Angjelina Araniti5. Elena Araniti u martua dhe kjo me Gjergj Dukagjinin (lindur?-vdekur para1462); pati disa fėmijė-tė gjithė u konvertuan nė myslimanė.
    6.Despina Araniti u martua me Tanush Dukagjinin me tė cilin pati njė djalė dhe njė vajzė me emrin Teodora e cila gjithashtu pati dy djem: zotin Blasio dhe Jacobo.
    7.Angjelina Araniti (lindur?-vdekur me 1516 nė Krushedol), shėntorja pėr tė cilėn bėhet fjalė. Angjelina u martua me zotin Stefan, djalin e zotit Gjergj Despotit tė Serbisė (sipas dorėshkrimit tė Masarelit qė gjėndet nė Vatikan). Edhe Teodor Spandounes e konfirmon kur thotė nė shėnimet e tij qė `…Agjelina, bija e Golemo (tė madhit ose Gjergj ndodhta) Aranitit u martua ė Shkodėr 1461 me Stefan Brankoviē djalin e Gjergj Brankoviē, Despotit tė Sėrbisė dhe tė Irena Kantakuzenit (vdekur me
    1476).
    8. Comita (Komita) Araniti (lindur?/vdekur mr 1461). U martua me zotin Colco Basichi (ose Z. Gojko Stres Balsha lindur?-vdekur pas 1478) Zotin e Misisė, me tė cilin ajo pati njė djalė dhe njė vajzė.
    9. Katerina Araniti u martua me z. Nicolo Boccali-Zoti i Moresė dhe pati dy vajza, e para u martua tre herė: me Andre Spani (Shpani) dhe pastaj me Nikola Bochalis Baroni I Moresė dhe sė treti me Merkur Bua-Shpata Zoti I Viano dhe Cerveterit Merkur Bua njihet si nga trimat qė e pajtuan disa herė pėr tė luftuar kundėr armiqve tė tyre , shumė nga Orborret mbretėrore tė asaj kohe me tepėr Franca dhe Italia).
    Gjergj Araniti me gruan e tij tė dytė pati katėr fėmijė:
    1.Konstandin Araniti Komneni (1456- vdekur 8 maj1530 ne Montefiore) quhej dhe Princi i Maqedonisė dhe Zoti i Fanit. U martua me Franceska Paleologu dhe pati 7 femije.
    2.Marija Araniti (lindur?-vdekur1474). U martua me Giupo Bartolomeo. Adoptoi djalin e Papa Sixtus IV zZoti I Cerveteri dhe I Vianos.
    3.Teodora (nuk dihet data e lindjes dhe e vdekjes) . U martua me nje shqiptar ne Venedik nuk I dihet emri.
    4.Komnen Araniti (nuk i dihet lindja), por ėshtė vrarė mė 1486.
    II
    Shėnjtorja Angjelina Aranitit bija e gjashtė nga nėntė bijat e Gjergj Aranitit tė famshėm; nuk i dihet ditelindja, por dihet qė ka lindur nė rrethin e Elbasanit dhe ka vdekur ne Krushedol (Krushedoli, ka qėnė pjesė e Hungarisė sė atėhershme) mė 1516. Ka jetuar nė kohėn e luftrav e qė bėri Gjergj Kastrioti –Skėnderbeu. Motra e saj Andronika (Donika) bija e parė e Gjergj Arantit (1404-1461 vdekur nė Leēe tė Italisė), u martua me Heroin tonė kombėtar nė Ardenicė.
    Martesa e saj me djalin e Despotit tė Sėrbisė Gjergj Brankoviē, u bė mė 1461 nė Shkodėr. Njohja e saj me Stefanin e verbėr djalin e Despotit tė Sėrbisė ndodhi mė 1459 nė kohėn kur Despoti I Serbisė sė bashku me djalin e tij u strehua tek I jati I Angjelinės Gjergj Araniti pėr shkak tė ndjekjes qė I bėnė turqit pas rėnies sė Smederevės. Aty u dashuruan. Stefan Brankoviēi(1417-Beograd- 9 Oct1476 in Friulia) u verbua nga Sulltani turk pasi sipas Sulltanit i jati i Stefanit shkeli kushtet.
    Stefan Brankoviēi u zu rob ne Amaseia ne Azine e vogel dhe u verbua nga Sulltani me 8 maj 1441. Stefani Brankoviēi nuk u prit thjeshte si mik ne oborrin e Princit Gjergj Aranitit, ai u trajtua si nje pjesetar i familjes. Dhe nuk eshte per tu cuditur qe Stefani dhe Angjelina u dashuruan me njeri-tjetrin. Me bekimin e prinderve ata u martuan ne kishe. Pas disa vitesh, cifti u bekua me dy djem: Gjergjin (Maksim) dhe Joanin. Kur djemte u rriten, Shen Stefani dhe familja e tij u detyruan qe te largohen ne Itali per te shpetuar.
    Angjelina ka ndenjur njė farė kohe nė Itali por u largua nga Italia me djemte e saj ne vitin 1486, duke ndaluar me pare ne Serbi per te varrosur ne vendlindje trupin e paprishur te Shen Stefanit.Atje ajo i kishte bartur edhe eshtrat e tė shoqit, Stefanit.
    Pas vdekjes sė tė shoqit, Stefanit (1471), Angjelina tashmė vejushė, me familjen e saj vendoset nė Srem, ku mbreti hungarez, Mateja, ia jep nė pronėsi qytetin dhe pasurinė e Kupinovės.

    Duke pare se nuk ishte me ne gjendje ti ndihte te gjitha manastireve, ajo iu drejtua me nje apel prekes Princit te madh, Vasil i II-te i Moskes. Ajo shkruajti: ” Pushteti tone po i vjen fundi, ndersa tendi sa vjen e rritet. Prandaj edhe te marresh persiper detyren tone per tu perkujdesur edhe ndihmuar Kishat edhe manastiret e shenjta, te ngrejtura prej te pareve tuaj te pershpirtshem edhe te mite.”
    Me burimet e dhuruara prej Princit Vasil, Shen. Angjelina ndertoi Lavren e Krushedol, ku tek ky i fundit u varrosen me vone edhe eshtrat e saj te paprishura, se bashku me ato te te shoqit te saj Stefanit edhe te dy bijve te saj Maksimit(Gergj) edhe Princit Joan.
    Angjelina Araniti pas vdekjes sė tė shoqit ndėrtoi aty njė manastir dhe sipas nje doreshkrimi qe gjendet ne Vatikan te shkruajtur nga Massareli ajo u be Murgeshe ne Krushedol ku ndihmoi te varferit, me mission si bamirėse dhe religioze, dhe vdiq po aty si murgeshe.

    Gjate kohes se pushtimit turk, serbet iu drejtuan me lutje qe te liroheshin nga sulmuesit e tyre. Madje edhe jobesimtare jane sheruar prej saj, edhe u mrekulluan per madheshtine e Beses se krishtere.
    Biri i saj, Gjergji, kishte refuzuar titullin e dhespotit, qė ia kishte ofruar mbreti hungarez Matejė, Korvini, pėr t’ia lėnė vėllait tė vogėl Joanit, i cili vdiq pak mė vonė. Pastaj, Gjergji (i biri) bėhet kallogjer dhe e ndėrron emrin nė Maksim.
    Mė 1716, kur turqit u vunė zjarrin kėtyre kishave dhe manastireve, murgeshat arritėn ta shpėtojnė vetėm njė pjesė tė eshtrave tė Shėn-Angjelinės – dorėn e majtė, qė sot e kėsaj dite ruhet nė kivotin e kishės sė Manastirit tė Krushedoll-it (sot pjesė e Serbisė) .
    Tė dy motrat janė dy nga nėntė bijat e Gjergj Aranitit vjehrit tė Skėnderbeut dhe zotėrues i Shqipėrisė sė jugut pjesė tė Epirit dhe tė Arbėrisė sė atėhershme nga Vlora e deri ne Moker perfshi dhe Ēermeniken dhe Shpatin (signor de Cerminica et de Mochino e de Spatennia), dhe kampion i luftės kundėr turqve.
    Nė Beograd gjėndet edhe njė rrugė qė mban emrin e Angjelina Araniti.

    Literatura.
    1.Fine, J. V. A. (1994) The Late Medieval Balkans, A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (Ann Arbour, University of Michigan Press), p. 51, 157-164, 185,235-249, 320-415, 534-561,595-598.
    2.Hopf, C. (1873) Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues (Berlin), Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi, p. 270-340.
    3.Massarelli, A. Dell’Imperadori Constantinopolitani Vat. Lat. 12127 f. 349v-353. [MB]
    4.Charles Cawley’s Medieval Lands (update 14mars-2009);
    Copyrights©Charles Cawley’s anf FMG 2006-2009
    6. Albanians in Belgrade *free wikipedia-2007.
    7.Lidhjet familjare tė kastriotėve dhe Mamica; Prof. as. dr. Luan Malltezi- Revista
    UNIVERS, Viti 2006, Nr.VIII.
    8. Theodore Spandounes (Spandugnino), De la origine deli Imperatori Ottomani, Sathas, C. N. (ed.) (1890) Documents inédits relatifs ą l’histoire de la Grčce au moyen āge, IX (Paris), p. 158.
    9.”Massarelli manuscript” because it was found in the papers of Angelo Massarelli (1510 – 1566).

    SHQIPTARĖT DHE ĒLIRIMTARĖT – 2
    June 12, 2022
    In "Opinion"
    Esad Pasha si at i kombit shqiptar dhe perpjekja e hoxhallareve shqiptare per nje Shqiperi Islamike
    July 16, 2022
    In "Emisioni IMPAKT"
    Lufta e tretė botėrore ka filluar!
    July 16, 2022
    In "Opinion"
    EtiketaAngjelina Araniti Nene Tereza Pirro Prifti Shenjtorja
    Mund tju interesojne

    EMISIONI IMPAKT
    HISTORIA
    Islami politik global: nga kalifati turk te vilajeti i fakihut iranian
    February 15, 2022

    HISTORIA
    OPINION
    TĖ “VĖRTETAT” E QERIM LITĖS RRETH NUMRIT TĖ “TURQVE DHE POMAKĖVE” NĖ BANOVINĖN E VARDARIT
    November 14, 2021

    HISTORIA
    OPINION
    RREZIKU BALLKANAS NGA SERBO-KROACIA E MADHE…!
    November 10, 2021
    Rreth autoritSHIKO TE GJITHA POSTIMET
    Gazeta Impakt
    POSTIMET E FUNDIT
    Esad Pasha si at i kombit shqiptar dhe perpjekja e hoxhallareve shqiptare per nje Shqiperi Islamike PERĖNDIMI KA NEVOJĖ PĖR ERDOGANIN MĖ SHUMĖ SE KURRĖ… Lufta e tretė botėrore ka filluar! Sanksionet ndaj Rusisė Imam Ahmed Kalaja denoncon policin e antiterrorit Bashkim Lamnica per kercenimet ne xhami
    ARKIVI
    July 2022 June 2022 May 2022 April 2022 March 2022 February 2022 January 2022 December 2021 November 2021 October 2021 September 2021 August 2021 July 2021 June 2021 May 2021 April 2021 March 2021 February 2021 January 2021 December 2020 November 2020 October 2020 September 2020 August 2020 July 2020 June 2020 May 2020 April 2020 March 2020 February 2020 January 2020 December 2019 November 2019 October 2019 September 2019 August 2019 July 2019 June 2019 May 2019 April 2019 March 2019 February 2019 January 2019 December 2018 November 2018 October 2018 September 2018 August 2018 July 2018 June 2018 May 2018 April 2018 March 2018 February 2018 January 2018 December 2017 November 2017 October 2017 September 2017 August 2017 July 2017 June 2017 May 2017 April 2017 March 2017 February 2017 January 2017 December 2016 November 2016 October 2016 September 2016 August 2016 July 2016 June 2016 May 2016 April 2016 March 2016 February 2016 January 2016 December 2015 November 2015 March 2015
    “Hebrenjtė nė Shtetin Osman lirshėm kultivuan fenė dhe kulturėn”Marrėdhėniet Turko-Shqiptare nė Kohėn e Ataturkut (Pjesa e 31-tė)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Shenjtorja Orthodokse Shqiptare Angjelina Arianiti

    Angelina Branković (Serbian Cyrillic: Ангелина Бранковић, Albanian: Angjelina Arianiti,Church Slavonic: Преподобная Ангели́на Сербская (Бра́нкович), королева;[1] ca. 1440–1520), née Arianiti, was the Albanian Despotess consort of Serbian Despot Stefan Branković (r. 1458–1459), and a daughter of Prince Gjergj Arianiti. For her pious life she was proclaimed a saint and venerated as such by the Serbian Orthodox Church as Venerable Mother Angelina (Serbian: Serbian Cyrillic: Преподобна мати Ангелина / Serbian Latin: Prepodobna mati Angelina[a]).
    Pra kjo eshte nje shenjtore e Kishes Serbe. Per cfare arsye duhet futur ne Kalendarin Ortodox Shqiptar si shėnjtore?
    Dy jane tiparet qe te karakterizojne ty si postues. Injoranca totale e shoqeruar me nje budallek deri ne marrezi. Ti nuk ndalon kurre duke postuar budalleqe.
    Dhe devocioni qe tregon si spiun ne sherbim te agjendave anti-shqiptare.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Shenjtorja Orthodokse Shqiptare Angjelina Arianiti

    Pastaj, perse nuk e poston burimin, lidhjen se ku e ke postuar kete palo artikull? Apo te vjen turp? Jeni bere njesh ju talebanet e te gjitha ngjyrave, mjekerrcjaper islamike dhe ortodog-et e Janulles.
    https://gazetaimpakt.com/pirro-prift...kse-shqiptare/

    BONUS!
    https://gazetaimpakt.com/islami-hoxh...an-feministin/

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-2020, 03:30
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-2020, 03:29
  3. Shen Angjelina Arianiti-Nje Shenjtore Shqiptare
    Nga pirro10 nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2019, 05:04
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2017, 14:00
  5. Kisha orthodokse,Kosova,dhe emigrantet shqiptare ne Greqi
    Nga FLORIRI nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 19:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •