Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    22-VJEĒARJA MUNGOI 3 NETE NE SHTEPI:Babai e Vrau.

    Aventuara pėr tė kaluar tre ditė jashtė shtėpisė i ka kushtuar jetėn 22-vjeēares Groshe Martincanajt. Babai i saj, Gjini, malėsor nga Lekbibaj, i cili prej dy muajsh banonte me familjen e tij nė periferi tė Tiranės, pranė ish-kombinatit "Josif Pashko", nuk mundi tė kapėrdinte "turpin" e vajzės sė tij. Ai e ka pritur dhe e ka qėlluar atė nė hyrje tė oborrit, pak pasi Grosha kishte kaluar portėn. Gjithēka ka ndodhur brenda pak ēastesh. Gjini ka kėrkuar sqarime pėr mungesėn dhe emrin e njeriut me tė cilin ishte larguar vajza. Por refuzimi i Groshes pėr tė treguar njeriun qė dashuronte, e qė mund tė bėhej shumė lehtė pre e plumbave tė pushkės qė mbante nė dorė babai, ka qenė fatal pėr vetė atė. Kėshtu 22-vjeēarja ka pranuar mė mirė tė vetėflijohet se tė tregonte emrin e personit me tė cilin kishte qėndruar 3 ditė. Pas vrasjes, familjarėt janė pėrpjekur tė fshihnin gjithēka nėn petkun e njė vdekjeje natyrale, por krismat qė kanė tėrhequr vėmendjen e fqinjėvė, kanė zbuluar sekretin duke sjellė policinė nė shtėpi.

    Po lotė mbi arkivol
    Arkivoli me trupin e pajetė tė Groshe Martincanajt dje ka qėndruar pėr orė tė tėra nė oborrin e shtėpisė sė saj. Shumė prej familjarėve, tė afėrm dhe tė njohur qėndronin pėrreth tij tė heshtur. Ndryshe nga mortet e tjera, askush nuk e qante vajzėn. Mbase ngaqė tradita e familjes e dėnonte aktin e 22-vjeēares dhe pėrkrahte ndėshkimin e tė atit. Heshtja dhe atmosfera e akullt nė familjen Martincanaj thyhej vetėm nga ndonjė vaj i nėnės sė Groshės. Vajza ėshtė pėrcjellė po nė heshtje nga miqtė dhe tė afėrmit pėr nė banesėn e fundit. Familjarėt me kėtė veprim kanė lėnė tė kuptohet se mė shumė se aktin e njeriut tė tyre qė qėlloi mbi tė bijėn, dėnonin aktin e vajzės qė u largua nga shtėpia pa pyetur prindėrit duke bėrė figurėn e njė femre tė pėrdalė. Madje pėrshtypja finale dominon nė dėnimin e sjelljes sė vajzės dhe nga ana tjetėr nė aprovimin e veprimit tė tė atit. Madje sipas mendimit tė njėrit prej tė peranishmėve nė mort, mbajtja e Gjinit nė burg, ishte e papranueshme. Kėta malėsorė i besojnė mė shumė ligjit tė tyre, tė gdhendur pėr qindra vjet, sipas tė cilit, vajza ka turpuruar familjen dhe meritonte dėnimin kapital.

    Zbulimi i krimit
    Pas ngjarjes, familjarėt kishin mundur tė pastronin gjakun dhe trupin e 22-vjeēares sė vdekur nė vend. Ata ishin marrė vesh shumė shpejt me njėri-tjetrin. Turpi qė kishte kryer Grosha ishte mė i rėndė se plumbi i tė atit qė i mori jetėn asaj. Nė heshtje janė lajmėruar tė afėrmit pėr vdekjen e 22-vjeēares, por askush nuk ka ngritur zėrin pėr tė denoncuar atė qė ndodhi. Megjithėse tepėr tė kujdesshėm nė veprimet e tyre, familjarėt nuk mundėn ta fshehnin krimin. Pas njė sinjalizimi tė marrė mesnatėn e tė hėnės, duke gdhirė dita e martė, disa inspektorė tė Komisariatit numėr 3 kanė shkuar nė banesėn e Martincanajt. Pėrtej kostumit tė zi, me tė cilin ishte veshur trupi i pajetė i Groshes, u dalluan qartė shenjat e plumbit vrasės. Nė kėtė kohė Gjin Martincanaj ėshtė dorėzuar dhe ka pranuar autorėsinė e krimit. Ai ėshtė shoqėruar nė komisariat sė bashku me familjarėt pėr tė dhėnė shpjegime rreth ngjarjes.


    Nė Bėrxull babai vrau vajzėn se i iku natėn nga shtėpia.

    Nė 3 korrikun e vitit tė kaluar, nė Bėrxull tė Tiranės, Ruzhdi Qinami ekzekuton vajzėn e tij, Fiqirete, pasi ishte larguar njė natė nga shtėpia. Ai e pa tė zbriste nga njė makinė dhe tė futej fshehurazi nė shtėpi. Pas njė "gjyqi" qė zgjati njė orė, Ruzhdiu ka qėlluar plot katėr me njė pistoletė dhe e ka vrarė atė. Menjėherė pas ngjarjes familjarėt e larguan trupin e pajetė tė Fiqiretes. Ata prishėn ēdo gjurmė tė plumbave dhe e pastruan gjakun e 16-vjeēares. Nė krye tė pak orėve gjithēka ishte pastruar qė ngjarja tė servirej si vdekje natyrale. I sigurt se krimi do tė mbahej i mbyllur brenda familjes sė tij, Ruzhdi Qinami nuk ėshtė larguar nga shtėpia. Por njė telefonatė ka sinjalizuar Komisariatin numėr 4 tė policisė sė Tiranės dhe gjatė veprimeve inspektorėt e krimeve tė kėtij komisariati zbuluan krimin dhe vunė nė pranga babanė vrasės. Qinami e pranoi mė vonė krimin dhe gjykata e dėnoi atė me 28 muaj burg, me gjykim tė shkurtuar.

  2. #2
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    A ME JU LUMTE DORA, JU LUMTE.
    HOLLAND...

  3. #3
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    nuk e di se cfare te them,pasi e pash edhe ne lajme edhe eshte diskutuar edhe ne familjen time,por keto goca shtyhen nga vete familja e tille qe te bejne ate akt,mendoj una!Respekti i familjes fitohet..edhe nqfse familja nuk e fiton respektin...athere femija detyrohet te genjeje...etj etj.Ne shqiptaret kemi disa tradita teper extreme...njoh goca qe me vellain edhe babin vetem flasin nje 'mirengjes ose naten e mir' kaq....pasi jan rritur ne ate ane!Prinderit jan shok edhe shoqe te femijeve...si babi edhe mami,ne kemi aty fytyre saqe nena nuk derdh lot ngaqe goca i uli emrin e familjes...qe te ben te vrases vete nenen..edhe babain!Fakti qe ajo goce nuk ka treguar emrin e atij personi,tregon qe goca ka qene ne dieni sesi do reagoje babai...Por para se ti thoni babait 'hero' duhet te pyesni veten pse keto goca arrisin te bejne kete akt?mir 1...po edhe e 2ta...do jet edhe nje e 3te...etj..
    mluq pluq bunny
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  4. #4
    WhAtEvEr Maska e SR4Life
    Anėtarėsuar
    18-02-2003
    Vendndodhja
    Myrtle Beach S. Carolina
    Postime
    33
    del manako, shpresoj se thenja jote ishte ironike. nuk dua te besoj se dhe ti mund te besh nje gje te tille te kalamajte e tu .
    Smiling Faces, Beautiful Places

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Jam e paralizuar. S'di cfare te them.

    Turp? Vrasje? Cmenduri?

    Nuk besoj asnje nga keto fjale i shkojne historive tragjike me lart. C'fare me habit me shume eshte qe gjithe familja bie dakort me vrasesit e te bijave. Duket kaq anormale. Ku eshte dashuria per femijen, dhemshuria. Kaq gjakeftohtesi ne vrasjen jo vetem thjesht te dikujt- por te familjes tende (gjakun tende).

    Me vertete jam shokuar nga c'fare lexova.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  6. #6
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Nuk eshte trimeri te vrasesh ....
    Trimeri eshte te dish te falesh. Dhe ai babai i saj po te dinte te komunikonte me vajzen nuk do arrinte puna deri aty.
    Perfundimi...nje vajze e re vdiq...e nje ''baba'' do kaloje vitet ne burg e do vuaje per gjithe jeten me brengen qe i mori jeten femijes qe rriti...
    KUR DO HIQEN KETO PARAGJYKIME PER NDERIN NE SHQIPERI
    SE PO LEME NAM ! PO VRITEN NJEREZIT KOT !
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Erresirra ku ke jetuar dhe jeton te vret syte .
    Mire e ke ti miku im Inter Forever,po ku ta gjeje ai Babai nga Lekbibaj kulturen e komunikimit.
    Jeta e tyre eshte e bazuar ne ligje dhe kanune te shkruara dhe te pashkruara.
    Anabelaa,mos u habit mike e dashur me qendrimin e familjes jane kaq te rrenjosura mentalitet e vjetra dhe forca e kanunit tek ata njerez sa kane thare dhe burimet e loteve ne zemrat e tyre qofte dhe paraarkivolit te pajete te vajzes se tyre.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    10
    Vetem nji fjal kam.....TURP me shkronja te mdhaja.
    Ate te jatin e asaj goces duhej ta kishin varur ose ta kishin egzekutuar ne karrigen elektrike.Nje baba te till asnji njeriu nuk ja uroj,nji injorant i vertet.
    Shqipri dhe shqiptar zgjohuni se jemi ne shekullin e 21 dhe bota esht shum me ndryshe dhe jeta esht me e lir dhe me e bukur jasht gjykimeve dhe zakoneve prapanike.
    Familja shqiptare esht ne kriza te tmerrshme...........
    Edhe pse na mer malli per Shqiprin ,jan histori si kjo e mesipermja qe na ben te msohemi dhe ta vleresojm jeten ne mergim....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    diku ne kete bote pa te ardhura....
    Postime
    19
    E i lumte dora, se per zotin, si burrat ja ka bo, do te thuash eshte femi, po pra ka nga to femi qe ta bine qumshtin e nenes me te dale nga veshet, po si dreqin del prej shpiet, pa i treguar se ku shkon, po a per nje cope '' burre''?????, ben ajo ashtu, edhe ne nje moshe te tille, nuk eshte ma 15 - 16 vjeēe, por ne nje moshe madhore, e din mire ē'ka eshte e keqja dhe e mira.


    Turp, ti vije??????????
    Endrra te parealizuara...

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    "Nderi"-"besa" "krenaria" e "virtyte" te tjera idioteske ...e brockulla shqiptare cuan ne cmendurine e nje shoqerie te pa fe, qe arrin deri sa te kryeje akte te tilla makabre.
    Per mendimin tim nuk eshte faji i prindit sa eshte faji i shoqerise ne te cilen jemi rritur. Dikush thote "bravo" prindi qe vuri "nderin" ne vend, e dikush tjeter thote "mjere" vajza. Nje zot do te duhet te gjykoje se cili kish faj e cili nuk kish. Per mua ka shoqeria, shkolla, familja, cdo shqiptar ka faj dhe cdo kush nga ne duhet te mendohet mire perpara se te gjykoje nje tjeter pasi duhet ti beje pyetje vetes se sa ka bere ai vete qe shoqeria, familja shqiptare te emancipohet.
    Dikush thote INJORANCA e dikush tjeter thote NDERI. Dy gjera qe skane lidhje me njera tjetren per te mos thene qe kundershtojne njera tjetren.
    Cdo te kishit bere ju po te ishit ne pozicionin e atij prindi qe pret 3 dite dhe femija nuk vjen ? Cdo te kishit bere ju po te ishit ai femije qe nuk njofton te pakten se ku je per 3 dite.

    Shume veshtire te zgjedhesh dike dhe ti thuash ke faj. Dikush shkeli ligjin mori jeten e nje personi tjeter ky eshte faji me i madh. Asgje tjeter nuk llogaritet.
    Nese te gjithe ata qe mendojne se eksiston nje menyre qe drama te tilla te mos ndodhin apo te minimizohen atehere ata duhet te japin ndihmen e tyre qe te pakten te hedhin nje gur ne emancipimin e asaj pjese te shoqerise qe ka nevoje.

    Mjere ai qe largohet nga kjo jete pa e shijuar ate...

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mirė se tė urdhėroni nė sofrėn e Dibrės sė madhe e tė vogėl
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe tė 1913 nė Dibėr
    Nga Apollyon nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Kreditė pėr shtėpi, interesat nė ulje, afati nė rritje
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 09:25
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •