Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    “Sulm kibernetik i sinkronizuar dhe i sofistikuar”,

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar mbylljen përkohësisht të shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballen me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

    AKSHI sqaron se për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, janë detyruar që të mbyllin sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.

    Njoftim për Shtyp

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
    Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.
    Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gatishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

    balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: “Sulm kibernetik i sinkronizuar dhe i sofistikuar”,

    Bllokimi i shërbimit publik online/ Vasili ngre dyshime: Njësoj si zjarret në hipoteka të qeverisë në hall të madh për shkak të dokumenteve asgjësuese

    TIRANË

    Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas rënies së shërbimeve online duke ngritur dyshime për një bllokim të qëllimtë. Ai deklaron se qeveria në mënyrë të trashë po kërkon të legjitimojë dhjetëra milionë euro tender për gjoja mirëmbajtjen e AKSH.

    Sipas tij, kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencën e plehrave, që shpalli qeveria, për të justifikuar hajdutllëkun me inceneratorët.
    “Por me kryesorja është se ne kemi pare qe marrin ‘flakë’ hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente ‘përvëluese’ për qeverinë.
    Mbyllja e shërbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne këtë rast qeveria, që është në ‘hall të madh’ për shkak të dokumenteve asgjësuese, qe po publikohen përditë kërkon të ‘çlirohet’ me çdo mjet prej këtyre dokumenteve”, shkruan Vasili.

    Por ai thekson se ky është një mundim i kotë sepse shejtani tashmë ka dalë nga shishja.


    POSTIMI I PLOTË

    Bllokimi i shërbimit publik on line, si zjarret në hipoteka të qeverisë në “hall të madh”!
    Sot Qeveria ka mbyllur shërbimin publik on line për “sulme kibernetike” siç po thotë vete.
    Ka disa pyetje qe duan përgjigje sot:
    1️⃣ Kur dolën të dhënat personale, qe ishin ne duar të patronazhisteve a nuk ishte vete qeveria, që i nxori dhe i përdori për të grabitur zgjedhjet?
    2️⃣ Po kur dolen te numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetesua qeveria apo ishte vete edhe aty?
    3️⃣ Po kur dolen rrogat e qindra mijra qytetareve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori?
    4️⃣ A nuk ishte Edi Rama qe deklaroi vete se do te benin publike rrogat e qytetareve?
    5️⃣ A nuk ishte qeveria qe bënte gjoja te paditurin dhe akuzonte gazetaret per nxjerrjen e ketyre te dhenave?
    6️⃣ A nuk ishte qeveria, qe tha kështu ndodh ne gjithe boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?
    7️⃣ Pse nuk ka asnjë te ndëshkuar nga qeveria për daljen e miliona te dhënave personale?
    ‼️Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetëra milion euro tender për gjoja mirëmbajtjen e AKSH.
    Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencën e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllëkun me inceneratorët.
    ‼️‼️Por me kryesorja është se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente “përvëluese” për qeverinë.
    Mbyllja e shërbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne këtë rast qeveria, që është ne ” hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjësuese, qe po publikohen përditë kërkon te ” çlirohet” me çdo mjet prej këtyre dokumenteve.
    Ky sigurisht është një mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja…!

    ballkanweb

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: “Sulm kibernetik i sinkronizuar dhe i sofistikuar”,

    Kreu i PD-së Sali Berisha akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për bllokimin e shërbimeve online dhe thotë se ata po luajnë me privatësinë e qytetarëve.

    Berisha ka publikuar dhe mesazhin e një qytetari dixhital, i cili i shkruan se Rama e ka skenuar vetë këtë sulm kibernetik me qëllim të caktuar.

    POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

    Hacker-at e e-Albania janë të Edi Ramës!?

    Të dashur miq,

    Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik ndaj portalit e-albania, të pandodhur kurrë më parë. Në të gjenden informacionet më të rëndësishme të çdo shtetasi shqiptar, që tashmë janë nën kërcënimin e përdorimit të paligjshëm nga autorë të panjohur.
    Si mundet kjo qeveri, e cila e ka sforcuar me dhunë që portali e-albania të kthehej në një “institucion dixhital” për pothuajse çdo dokument të rëndësishëm, të lejojë një akt të tillë kriminal? Si mundet të ndërmerren nisma të tilla pa pasur një polici profesionale të krimit kibernetik? Si mundet Edi Rama dhe qeveria e tij të luajnë me privatësinë e qytetarëve në këtë mënyrë?
    Ky sulm cenon gjithësecilin prej nesh, por Edi Rama nuk është dhe aq i shqetësuar, sepse ai ka kryer vetë sulme kibernetike. Të dhënat me pagat, kartat e identitetit, numrat e telefonave, vendet e punës ishin në dorën e patronazhistëve gjatë gjithë kohës. Por si ndodhi kjo? Nga i morën kriminelët kibernetikë, të ashtuquajtur “patronazhistë”, këto të dhëna? Edi Rama dhe qeveria e tij me mendësinë komuniste përndjekin çdo hap të qytetarëve, njësoj siç bënin etërit e tij. Edvin Rama, ka përdorur çdo informacion privat të qytetarëve te portalit E Albania për shantazhe gjatë kohës së fushatës elektorale.

    Sulmi kibernetik do të kishte gjasa të pakta për të ndodhur nëse siguria e portalit do të ishte më e madhe dhe aftësia për kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve të ishte më profesionale.
    Sulmi i vërtetë kibernetik ka ndodhur disa kohë më parë, më hapur dhe më i dëmshëm dhe kishte vetëm një autor, Edi Ramën.
    Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! #sb
    – – – – – –
    Pershendetje doktor. Kam nje informacion nga korridoret brenda rilindjes qe koka e meduzes Edi Rama e skenoj vet kete MEGASKANDALIN e kibernitikes per te nderhyre tek serverat e te dhenave personale qe patronazhistet te kene akses me te sofistikuar per zgjedhjet e ardhshme qe mund te jene edhe te parakoheshme!

    Balkanweb

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: “Sulm kibernetik i sinkronizuar dhe i sofistikuar”,

    Sulmet kibernetike jane kercenim edhe per fuqite e medha e jo me per Open Balkan.

    Ndaj marrezia per te kthyer sherbimet publike si kadastra apo hipoteka, zyrat e gjendjes civile dhe shume te tjera online, si te ishim nje vend i zhvilluar eshte jo ndihme, por kercenim per shqiptaret, tashme te ekspozuar e cenuar edhe ne identitetin e tyre. Lista e patronazhisteve per votuesit, ajo e pagave, e targave etj, jane vetem paralajmerim per privatesine e munguar dhe demokracine e shfytyruar te vendit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: “Sulm kibernetik i sinkronizuar dhe i sofistikuar”,

    Nje idiot ekspert ne media thote qe nuk dihen kurre nga vijne keto sulme, pastaj idioti thote qe sulmi vjen nga irani, nje debilizim qe flet ne media, pak kohe me pare qeveria surrelit beri nje mareveshje per sigurine kiberrnetike ne shqiperi me kompani te specializuar americane qe paguhet me leket e buxhetit te shtetit, pse nuk e ndaloi sulmin kjo kompania qe solli gazepi surrelit

    Ore tregojini sulltanit ne surrel se kina po ndjek shembullin e NASA s qe i ka kthyer te gjithe kompjuterat e vet ne Linux prej 20 vjetesh dhe keshtu edhe kina (ashtu si NASA) tani se fundi po I kthen te gjithe PC e veta ne zyrat e administratën publike ne sistemin operativ Linux behet fjale fillimisht per 50 milion PC pastaj mbas kesaj te gjitha zyrat publike dhe locale ne kine do kalojne ne linux dmth miliona e miliona PC te tjere, se kina ashtu si NASA nuk do carje trapi me microsoftin
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 18-07-2022 më 16:08

Tema të Ngjashme

  1. BIRN: Sulm kibernetik mbi mediat / Dyshimet mbi Erion Veliajn
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 02:48
  2. Sindromi i Havanes- nje sulm i sofistikuar mjekesor kunder SHBA-ve?
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2021, 13:57
  3. Sulm ne Belgjike
    Nga kleadoni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-12-2011, 11:22
  4. Sulm i ri terroriste ne Peje
    Nga JONI 1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-01-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •