Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Dhoma e Avokatisë në Tiranë: Harta e re gjyqësore një katastrofë! Avokatët e bojkotojnë

    Harta e re gjyqësore, kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë: Është katastrofë

    Emri:  Fatmir-Braka-3.jpg

Shikime: 256

Madhësia:  33.6 KB

    Harta e re gjyqësore është kundërshtuar nga avokatët në mbarë Shqipërinë, aq sa kanë bojkotuar edhe seancat. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, Fatmir Braka thotë se bojkoti nuk është shkelur nga asnjë avokat në vend, ndërsa qeveria nuk ka reaguar deri më tani.

    ”Qytetarët janë plotësisht dakord me ne, sepse bojkoti do të sjellë të mira, nëse do të ketë ndryshime. Është absolute që Shqipëria do të funksionojë me Gjykatë Apeli.

    Kemi shembull të pastër Gjykatën e Apelit Administrativ, ku u tha se gjyqet do të zgjidhen në Apel për 30 ditë. Shumë e kënaqshme po të ndodhte kjo, por sot unë them se kanë akoma çështje të 2017 që nuk mendohet të hyjnë për gjykim. Është një katastrofë”.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhoma e Avokatisë në Tiranë: Harta e re gjyqësore një katastrofë! Avokatët e bojkotojnë

    Harta e re gjyqësore, Adriatik Lapaj: Është cenuar e drejta e qytetarit për të pasur akses në drejtësi

    Emri:  Adriatik-Lapaj.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  34.2 KB

    Me hartën e re gjyqësore, avokati Adriatik Lapaj thotë se ata që do të preken nga vendimi nuk janë avokatët, por drejtpërdrejtë qytetarët. Për të është cënuar e drejta e qytetarit për të pasur akses në drejtësi si edhe janë shtuar kostot me të cilat qytetari do të duhet të përvballet në rast se do të synojë të kërkojë drejtësi.

    ”Qytetari nga gjykata nuk duhet të jetë më shumë se 30 kilometra larg. Sot kemi 6 gjykata administrative të Shkallës së parë që me hartën e re kalojnë në Lushnje. Janë rritur kilometrat midis qytetarëve dhe Gjykatave. Kjo do të thotë që në shumicën e rasteve qytetarët do të duan të lënë ditën e punës, do të punësojnë një avokat që kushton më shumë dhe do të kenë më shumë kosto për karburantin.

    Së dyti, rritet korrupsioni sidomos në çështjet administrative. Kemi shumë inspektoriate që penalizojnë qytetarët që pretendohet se kanë bërë shkelje. Kur gjykatat ishin afër mundësia për qytetarët që të shkonin në gjykatë dhe të kundërshtonin gjobën administrative ishte më e lartë.

    Së treti, zbraz qytetet nga intelektualë, avokatë, ekspertë të fushës. Mendoj që kjo që ka ndodhur nuk është menduar mirë. Në vende të tjera Moldavi dhe Portugali kjo reformë pranohet edhe në raporte që ka dështuar”.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhoma e Avokatisë në Tiranë: Harta e re gjyqësore një katastrofë! Avokatët e bojkotojnë

    “Zëri i Amerikës”: Harta gjyqësore, shqetësim dhe nga organizatat e shoqërisë civile

    Nga “Zëri i Amerikës”-

    Në Shqipëri, përveç Dhomës së Avokatisë, e cila nisi të martën një grevë katër ditore në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) edhe organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në procesin e konsultimeve për hartën e re gjyqësore, kanë shprehur shqetësim për reduktimin e ndjeshëm të nurmit të gjykatave në të gjithë vendin, dhe pasojat e saj.

    Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjthë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë apeli.

    Sipas Qendrës për Fuqizimn e Ligjit (CLE) “çdo nismë e ndërmarrë duhet të ketë si qëllim të sjellë drejtësinë sa më afër qytetarëve dhe jo ta largojë e vështirësojë atë”, thuhet në një deklaratë të saj.

    INdërsa, Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) i cili në muajin shkurt iu drejtua KLGJ-së me një raport vlerësimi mbi propozimin për hartën e re vë në dukje në një postim në Twitter se “vendime të rëndësishme politike, si rikonfigurimi i hartës së gjyqësorit në vend duhet të marrin në konsideratë duke bërë një analizë më të detajuar, edhe të aspekteve të eficiencës financiare dhe vlerës së kthyer për publikun”.

    Sipas KLGJ-së një ndër objektivat e hartës së re është dhe “ulja e kostove”. Por ISPL vëren se “nga pikëpamja e eficiencës financiare, të dhënat e përfshira në raport janë të pamjaftueshme për të vlerësuar vërtetësinë e pohimeve, aq më tepër në kushtet kur pjesa kryesore e shpenzimeve gjyqësore është e lidhur në shpenzime për paga dhe nuk pritet të ulet më konsolidimin e gjykatave, meqenëse numri i gjykatësve dhe stafit tjetër gjyqësor nuk pritet të reduktohet”.

    Për Dhomën e Avokatisë, harta e re gjyqësore, cënon qasjen në sistemin e drejtësisë dhe rrit shpenzimet për qytetarët”. Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, thekson se “vlerësimi i kostove të rritura për individët dhe qasjen e tyre në drejtësi nuk duket të jetë përfshirë gjerësisht, ndonëse do të duhet të ishtë një aspekt I rëndësishërm (paçka se jo ngushtësisht i lidhur me temën e këtij dokumenti)”.

    Në deklaratën e KLGJ-së për miratimin e hartës theksohet se “në aktin e miratuar u reflektuan sugjerimet dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit”.

    Por Dhoma e Avokatisë, ka deklaruar se asnjë prej sugjermeve të saj nuk është marrë në konsideratë. Po ashtu dhe Komiteti i Helsinkit. Drejtuesja e tij Erida Skendaj shprehet “e indinjuar” në një postim në Tëitter, ndërsa nënvizon se “argumentat tona kundër nuk sollën as reflektim të KLGJ e nuk u njohëm me shkaqet e refuzimit”.

    Nga ana e saj dhe Qendra për Fuqizimn e Ligjit shprehet se “rekomandimet e përcjella në procesin e konsultimit nga aktorët e interesuar nuk janë reflektuar, duke e bërë jo efektiv procesin e konsultimit dhe më e rëndësishmja, duke miratuar një hartë gjyqësore e cila rrezikon të cënojë aksesin në drejtësi të qytetarëve”.

    Të martën disa qindra procese gjyqësore nuk u zhvilluan ndërsa sallat e gjykatave ishin bosh për shkak të grevës së avokatëve.

    Zeri i Amerikes

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhoma e Avokatisë në Tiranë: Harta e re gjyqësore një katastrofë! Avokatët e bojkotojnë

    Kryeministri i vendosur: Harta e re Gjyqësore nuk ndryshon, le të hidhen përpjetë avokatët!

    Kryeministri Rama sot në konferencë shtypi ka deklaruar prerë dhe i vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim te Harta e re Gjyqësore.

    Ja se çfarë tha Rama:

    “Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë neglizhuar. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca, as Italia, është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, e dakordësuar. Kush i bie ndesh, është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Përvecse s’ka asnjë shans që të ketë sukses“- theksoi kryeministri.

    Ndërkohë Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë vazhdon grevën, duke mos marrë pjesë në proceset zgjedhore.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhoma e Avokatisë në Tiranë: Harta e re gjyqësore një katastrofë! Avokatët e bojkotojnë

    ”Harta e re gjyqësore nuk ndryshon”, avokatët: S’i kemi kërkuar gjë Ramës, por KLGJ-së

    Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se harta e re gjyqësore nuk do të ndryshojë, edhe pse avokatët janë në një bojkot pa afat.

    Po kështu këta të fundit kanë reaguar pas qëndrimit të Ramës, ku Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë e konsideron të pavend, pasi sipas tyre asgjë nuk i është kërkuar qeverisë, por Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    “Dhoma e Avokatisë i ka kontestimet për vendimin e KLGJ, qeveria s’ka të bëj me hartën 1 apo 4 apele ka vetëm faturën financiare. Dhoma e Avokatisë s’është e vërtetë që s’kemi kërkuar zgjidhe, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo veç publikut, por dhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi, por nuk na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi” -thuhet nga Dhoma e Avokatëve.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhoma e Avokatisë në Tiranë: Harta e re gjyqësore një katastrofë! Avokatët e bojkotojnë

    Harta e re gjyqësore, Berisha: Kapaku i arkivolit që mbyll Reformën në Drejtësi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë me ekspertët për sfidat në sistemin Gjyqësor. Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, dhe se e cilëson si kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

    ”Harta e re gjyqësore që vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, ligji për organizmin e drejtësisë, është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

    Shqipëria kaloi në një proces unik në planetin tokë, asnjë vend, asnjë komb asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e drejtësisë. Për arsye të caktuara fusha ta caktuara janë të detyruara të respektojnë Konventën”.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2013, 12:02
  2. Ndihme rreth praktikes gjyqesore nga juristet ne gj.angleze?
    Nga fighterme në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-11-2011, 18:09
  3. Protesta kunder shamise: Urdher per gjykateset dhe avokatet.
    Nga ☆Angie☆ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-08-2009, 01:40
  4. Debat në dhomën e avokatisë lidhur me drejtësinë shqiptare
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 19:53
  5. Avokatet mashtrues ne Shqiperi
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2003, 03:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •