Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Shkup: Qytetarët në protesta masive kundër "bullgarizimit të Maqedonisë" nga Makroni i Francës

    Tensione në Shkup, protestuesit thyejnë xhamat e ministrisë, lëndohen 4 policë



    Protestues të shumtë në Shkup kanë thyer xhamat e godinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

    Sipas raportimeve bëhet me dije se në drejtim të godinës qeveritare është hedhur koktej molotovi dhe sende të forta.

    Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që të mësojë historinë dhe në pankartat e tyre, emri i tij ishte deformuar në Bugar Osmani.


    Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se 4 policë janë lënduar, teksa shtoi se në protestën e djeshme u tentua eskalimi i situatës.

    “Dhuna ndaj atyre që kujdesen për rendin, policisë maqedonase , ndaj institucioneve nuk do të sjell asgjë. Dje kishim tentim për eskalim të situatës, kemi 4 policë të lënduar”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Spasovski.

    Pas thyerjes së xhamave të Ministrisë së Jashtme, protestuesit kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit.

    Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

    Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkup: Qytetarët në protesta masive kundër "bullgarizimit të Maqedonisë" nga Makroni i Francës

    47 policë të lënduar nga sulmet e protestuesve në Shkup, arrestohen 10 persona

    Emri:  Screenshot_1-4.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  28.7 KB

    Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protestuesve kundër propozimit francez në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 11 policë janë lënduar më rëndë, ndërsa dy prej tyre e kanë gjendjen më serioze.

    Lëndimet kanë ndodhur kur protestuesit hodhën fishekzjarre, bomba tymuese, sende të ndryshme të forta, gurë drejt policisë dhe Kuvendit ku u shkaktuan edhe dëme të shumta materiale.

    Edhe në mesin e protestuesve ka të lënduar, ndërsa rreth dhjetë prej tyre janë arrestuar tashmë.


    Situata u përshkallëzua kur një grup me maska të zeza në fytyrë hyri në mesin e turmës dhe e theu kordonin policor dhe sulmoi policinë me sende të forta.

    Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE ka thënë se protestën e kanë përshkallëzuar provokatorë të dërgura nga pushteti.

    Ndërsa, pushteti dënoi VMRO DPMNE-në dhe dhunuesit për incidentet e shkaktuara në protestë.

    Përshkallëzimi i situatës filloi në momentin kur protestuesit thyenë xhamat e Ministrisë së Jashtme dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Bujar Osmani dhe në pankartat e tyre, emri i tij ishte deformuar në Bugar Osmani.

    Më pas, ata marshuan drejt godinës së parlamentit maqedonas ku goditën me sende të forta kordonin policor që ishte vendosur në hyrje të ndërtesës.

    Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

    Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkup: Qytetarët në protesta masive kundër "bullgarizimit të Maqedonisë" nga Makroni i Francës

    Frikë nga bullgarizimi, Grubi: Romakët, bizantinët, osmanët, serbët dhe as bullgarët nuk arritën të asimilojnë maqedonasit

    Emri:  -640-0-45jpg-1657129604.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  36.7 KB

    "Është fyese që dy politikanë me agjendë anti-BE dhe pro-ruse në shekullin e 21-të trembin popullin maqedonas me asimilim. Epo, nuk funksionoi për romakët, bizantinët, osmanët, serbët apo bullgarët. Propozimi francez nuk është zgjidhja më e mirë, por nuk do të kemi kurrë një më të mirë!"

    Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili u rekomandoi elitave politike të pranojnë propozimin francez për heqjen e vetos bullgare.

    “Afati i fundit për anëtarësimin e Maqedonisë në BE ishte dje, nuk kemi më kohë për të pritur, andaj kërkoj nga palët që ta pranojnë të ashtuquajturin propozim francez, ta miratojnë atë dhe ta obligojnë Qeverinë për zero kompromis në aspektin e veçorive gjuhësore, historike, identitare dhe arsimore të popullit maqedonas dhe të këtij vendi, prandaj Qeveria duhet t'i afrohet negociatave për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Grubi i pyetur se kur është afati i fundit që vendi të marrë vendim lidhur me Propozimi francez.

    "Në vitin 2011 kishim një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Greqinë, e cila ishte më e mirë se ajo që morëm me Marrëveshjen e Prespës, e cila vendosi ndryshime kushtetuese dhe erga-omnes për emrin e ri të shtetit", vlerësoi Grubi dhe shtoi se propozimi është i harmonizuar nga BE-ja nuk është më i miri, por se "nuk do të kemi kurrë një më të mirë".

    Në shekullin XXI është fyese që populli maqedonas ka frikë nga asimilimi, tha Grubi dhe theksoi:

    “As romakët, as bizantinët, as osmanët, as serbët dhe as bullgarët nuk arritën të asimilojnë popullin maqedonas. Askush nuk do të mund ta bëjë këtë në ditët e sotme. Populli është i trembur nga dy politikanë që protestojnë çdo ditë me një frymë antievropiane dhe një agjendë pro-ruse. Pra, a ju asimilon dikush ju gazetarëve? Si person, gjuha e të cilit u sfidua, ju garantoj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkup: Qytetarët në protesta masive kundër "bullgarizimit të Maqedonisë" nga Makroni i Francës

    SHBA-ja thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shkup, Kate Marie Byrnes i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut përmes një letre të hapur, që të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

    Byrnes thekson se pranimi i këtij propozimi, do të sjellë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.

    “Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira. Por, pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit. I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave janë partnere dhe aleate tuaj të ngushta, në një dhomë me ju”, shkruan ambasadorja amerikane.


    Sipas saj, propozimi francez nuk cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe se përmbajtja e tij më shumë është teknike.

    Disa ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e propozimit francez.

    Ai nënvizoi se RMV-ja është në një moment kyç të historisë së saj kur 17 vite pas statusit kandidat, po hapet mundësia që të fillojnë bisedimet me BE-në.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkup: Qytetarët në protesta masive kundër "bullgarizimit të Maqedonisë" nga Makroni i Francës

    Macron thirrje RMV-së: Keni fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e historisë

    Emri:  macron-3.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  33.0 KB

    Presidenti francez Emanuel Macron i ka dërguar një mesazh Maqedonisë së Veriut për ta pranuar propozimin francez.

    Macron ka shkruar se RMV-ja është në një moment kyç të historisë së saj kur 17 vite pas statusit kandidat, po hapet mundësia që të fillojnë bisedimet me BE-në.

    “Përzgjedhja është e juaja. Ju popull maqedonas, që nga pavarësia keni treguar guxim të madh politik dhe mençuri. Në vitin 2001 keni nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, simbol i një suksesi në një shoqëri multietnike. 18 vite më pas arritët të gjeni forcë të nënshkruani Marrëveshjen e Presës, dhe u bërë anëtari i 30 i NATO-s. E merituat respektin e tërë Evropës. Dinjiteti i juaj si popull maqedonas asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje. Edhe njëherë ka ardhur koha të bëni zgjidhje ndërsa ne jemi në anën tuaj që t’ju inkurajojmë që të bëni hap të ri”, thuhet në letrën e Macronit.


    Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë e çështjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por se dokumenti final ka adresuar çështjet kryesore të të dy palëve.

    “Në Bullgari, draft marrëveshja ishte lëndë e debatit intensiv. Por në fund, Kuvendi bullgar diti ta marrë përgjegjësinë me votim të gjerë mbipartiak. Tani ju mbetet juve maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë tani është e juaja. Nuk mund të them se kjo marrëveshje është perfekte por do t’ua pastrojë rrugën evropiane. Si çdo marrëveshje edhe kjo bazohet në kompromise dhe balancime. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin e gjuhës maqedonase që është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, thuhet mesa tjerash në mesazhin e Macronit.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkup: Qytetarët në protesta masive kundër "bullgarizimit të Maqedonisë" nga Makroni i Francës

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez

    Emri:  kovacevski-1.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  20.5 KBQeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar propozimin francez për kornizën negociuese në lidhje me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por nuk ka marrë një vendim në lidhje me të.

    Gazetarja e Euronews Albania në Shkup, Ferikan Iljazi raporton se propozimi i është deleguar Kuvendit, por ende nuk është marrë dokumenti zyrtar.

    Pas marrjes së dokumentit, do të thirret një seancë sipas procedurave parlamentare ku do të marrin pjesë të gjithë deputetët. Pritet që kjo seancë të thirret ditën e nesërme.


    Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka dërguar një mesazh Maqedonisë së Veriut për ta pranuar propozimin francez.

    Sipas tij, RMV-ja është në një moment kyç të historisë së saj kur 17 vite pas statusit kandidat, po hapet mundësia që të fillojnë bisedimet me Bashkimit Europian.

    Ditët e fundit, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protesta të qytetarëve që kundërshtojnë propozimin francez për zgjidhje të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

    Protestuesit kërkojnë nga qeveria të mos i nënshtrohet kërkesave bullgare me të cilat dyshojnë se cenohet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe hapet rruga për siç thonë, bullgarizim librash dhe heronjsh kombëtar.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-01-2022, 23:42
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2022, 11:15
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2015, 11:05
  4. Spanjë, protesta masive kundër monarkisë
    Nga Archon në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2013, 12:31
  5. Flet për "Shekullin" drejtoresha e Institutit "Pjetër Bogdani" në Shkup
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 19:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •