Serial-killeri Nuredin Dumani ballafaqim me Erion Alibejn dhe Henrik Hoxhajn në SPAK
I penduari i drejtësisë, serial-killeri Nuredin Dumani është paraqitur këtë të premte të 17 qershorit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
“Panorama” ka mësuar se Nuredin Dumani është duke u ballafaquar me Erion Alibejn dhe Henrik Hoxhajn, edhe këta të dy të arrestuar.
Siç mëson Panorama, kjo është faza përmbyllëse e hetimit nga prokurorët e SPAK dhe do bëhet një ballafaqim për dëshmitë e dhëna deri më tani.
Kjo është hera e parë që Dumani paraqitet në SPAK, që pas arrestimit të tij, ku mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri.
Panorama
Krijoni Kontakt