Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 53
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Talo Çela na ndau 20.000 euro”- Dëshmia e Nuredin Dumanit për Gentian Sharrën, që iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri. Ja vjedhjet ku u përfshi

    Pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, në pronësi të Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafait u sekuestruan me vendim të gjykatës së Elbasanit, në operacionin “Illegal assets”.



    Gentian Sharra ndodhet i arrestuar tashmë, pasi prangat i vunë gjatë operacionit “Plumbi i artë”, zhvilluar pas rrëfimit që ka bërë për hetuesit Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ku ka zbuluar implikimin në ngjarje të rënda kriminale në vend për 8 banda të rrezikshme.

    Në rrëfimin e tij, Dumani, që e publikon sot “GazetaPanorama.al”, i penduari i drejtësisë ka treguar për implikimin e Gentian Sharrës në të paktën dy ngjarje.
    Njëra prej tyre, grabitja e një argjendari në Elbasan, në fillim të vitit 2011.

    Sipas rrëfimit të Dumanit, organizator i kësaj grabitje ka qenë Gentian Sharra.

    “Neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën.

    Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makinë Benz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe.

    Ngjarja e dytë ku e implikon Gentian Sharrën dëshmia e Nuredin Dumanit bën fjalë për vjedhjen me armë të shtetasit Xhemali Liçi, më datën 19.11.2012, në qytetin e Elbasanit.

    SPAK thotë se me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “……Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu. Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina. Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin. Desha të dija hollësi se për çfarë shume bëhej fjalë dhe ai më tha se bëhej fjalë për 200.000 Euro. Aktiviteti i personit ishte doganier në Korçë por se mbaj mend mirë ose ky ose vëllai i tij.
    Në shtëpinë e Talos erdhi Gent Sharra, ishte Talo unë Dorjan Shkoza dhe shtetasi Ardjan Çollaku. Ardjani do të na ndihmonte pas grabitjes. Talo e kishte bërë planin me Gent Sharrën.

    Në këtë ngjarje kemi pasur të veshur rroba sportive dhe kapuç ku duken vetëm sytë dhe goja. Pas rreth 1 jave ka ardhur Talo Çela se bashku me vëllain e vet Bujarin dhe kanë shkuar tek puna e Dorit. Dori vjen dhe me thërret mua dhe shkojmë së bashku me Dorin në Shënavlash tek vaskat e peshkut. Talo lekët i kishte tek makina e vëllait dhe na ndau 19 ose 20.000 Euro…. Të njëjtën shumë sa unë kishte marrë edhe Gent Sharra, Talo, Ardjan Çollaku dhe Dori”.

    CFARE THUHET NE DOSJEN E PROKURORISE, DESHMIA E NUREDIN DUMANIT

    Shtetasi Lirak Bajraktari ka sqaruar në deklarimin e datës 22.02.2011, se ka me qira një dyqan argjendarie në lagjen “Shën KolI” Elbasan. Të gjitha bizhuteritë që i ka ne dyqan, çdo ditë Liraku, kur mbyll dyqanin i merrte për siguri në shtëpi.

    Më datë 22.02.2011, ka dalë nga shtëpia rreth orës 08.00, ka marrë çantën ku mbante bizhuteritë dhe ka zbritur poshtë, nga kati i tretë ne katin e parë. Ka hapur derën kryesore dhe nëpërmjet antifurtit ka hapur makinën. Ka hapur bagazhin dhe ka vendosur çantën ku kishte futur bizhuteritë prej floriri. Është afruar pranë derës së makinës, në anën e shoferit dhe ka konstatuar se xhami i derës së parë në anën e shoferit ishte i hapur rreth 3- 4 cm si dhe ka vërejtur se ishte lagur edhe sedilja.

    Liraku mendoi se ndoshta e kishte harruar vete hapur xhamin e dritares. Vendosi çelësin në kuadrin e makinës dhe ka hapur një shilte që kishte në sediljen e parë të pasagjerit.

    Ka dalë nga makina me qëllim që të rregullonte sediljen kur ka vërejtur një person që po vinte me vrap nga rrugica e anës jugore, ngjitur me shtëpinë e shtetasit Muharrem Ferhati.

    Ky shtetas është afruar tek Liraku dhe ka nisur ta godasë në pjesën e kokës. Pas disa momentesh personi u largua me vrap në një rrugicë të ngushtë lagje. Liraku ka bërtitur dhe në këtë kohë është dëgjuar nga bashkëshortja e tij Eglantina Bajraktari e cila ka zbritur nga kati i tretë.

    Bizhuteritë që Liraku i kishte futur ne një çantë të te madhe doku, me ngjyre blu të erret, me dy xhepa anash, me doreza kafe, ku ka pasur unaza ferma dhe meshkujsh, me peshë afërsisht 2 (dy) kg, zinxhirë (varëse meshkuj dhe femra) afërsisht 2,5 kg, vëthë, shkronja, lule, serm, ora të lara në flori etj. E gjithë vlera shkonte afërsisht 10 000 000 (dhjete milionë lekë) të rinj. Karakteristikat e personit Liraku i përshkruan si i moshës 30 vjeç, i gjatë rreth 170 cm, me trup të mbushur, mbante të veshur një fësh të zi ose blu i errët, me kapuç në kokë, me fytyrë të rrumbullakët, pak ezmer.

    2.2 Bazuar në aktin e ekspertimit mjeko ligjor nr 43 datë 23.02.2011 është arritur në përfundimin e se në trupin e të dëmtuarit konstatohen shembje te kokës dhe trupit, plagë dërrmishje e ënjtje Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet mbretës. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e dëmtimeve që shkaktojnë paaftësi të përkohshme në punë më masën më tepër se 9 ditë.

    2.3 Nga ana e prokurorisë janë kryer një sërë veprimesh hetimore të përshkruara në kërkesën e paraqitur dhe ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se njëri prej autorëve të ngjarjes ka qenë shtetasi Ilirian Feçi. Meqenëse ky shtetas, rezultonte të ishte duke u proceduar nga Prokuroria për Krime të Rënda në kuadër te procedimit penal Nr.33 viti 2011 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan nuk kishte pasur më kompetencën për vazhdimin e këtij hetimi dhe për këtë arsye ka dërguar aktet në Prokurorinë e krimeve të renda. Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, pasi janë kryer hetimet është arritur në përfundimin se në ngjarjen e datës 22.02.2011 i pandehuri Ilirian Feçi, ka kryer veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar.

    2.4 Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij dhënë për organin e akuzës më datë 15.04.2022, sqaron se:

    ;;…Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe.

    Ilir e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo Çela i kam njohur fillimisht prej Ilirit.

    Ilirit në 2010 i kam shitur një pistoletë për të përfituar një shume prej 300 eurosh nga të cilat do fitoja 80 mijë lekë të vjetra. Pistoletë jugosllave me sa mbaj mend Zastava.

    Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën.

    Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makinë Benz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe.

    Në shtëpi kam shkuar vetëm unë dhe Talo Çela. Iliri po na priste në rrugë me një makinë Rover me targa italiane. Çantat i lamë në katin e 3 të Talo Çelës dhe më pas u larguam. Eshtë shitur më pas në Korçë nga Iliri me gruan e vet e cila quhet Fije, në shumë 12 milion të vjetra një kg flori. Lekët mi dha Iliri mbas 10 ditësh, u takuam tek lagja.

    Prokuroria arsyeton se: Në këtë vjedhje autorët e përfshirë janë Ilirian Feci (i proceduar veçmas), Gentian Sharra, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të cilët dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ‘Vjedhje me dhunë” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, ndodhur në datën 22.02.2011, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    4. Lidhur me faktin penal të vjedhjes me armë në dëm të shtetasit Xhemali Liçi, ngjarje e ndodhur në datën 19.11.2012, në qytetin e Elbasanit.

    4.1 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 27.04.2022, procedimin penal nr.86 (në bazë të akteve të procedimit nr. 1176/2012 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të rifilluar) që bën fjalë për vjedhjen me armë të shtetasit Xhemali Liçi, ngjarje e ndodhur në datën 19.11.2012, në qytetin e Elbasanit. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    4.2 Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 19.12.2012, e ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit, pranë shkollës jopublike “Inkus” dhe pranë banesës së shtetasit Xhemali Liçi ku në orët e para të mëngjesit, persona te paidentifikuar të cilët ishin të pajisur me armë zjarri kanë qëlluar shtetasin Xhemali. Pas këtij veprimi autorët e ngjarjes i kanë marrë Xhemalit një sasi të konsiderueshme parash prej 12 300 000 lekësh. Pas kryerjes së veprimit kriminal autorët janë larguar me një mjet të bardhë i markës opel në drejtim të panjohur. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ku rezulton se në vendngjarje është shtënë me armë zjarri duke u fiksuar 3 gëzhoja, njolla gjaku si edhe mjeti me targa EL 4169 B i të dëmtuarit Xhemali Liçi.

    Nga vendi i ngjarjes është marrë me cilësinë e provës materiale mostër gjaku si dhe janë sekuestruar gëzhojat e qitura. Shtetasi i dëmtuar Xhemali Liçi është dërguar me urgjencë në spital duke u mbijetuar plagëve të marra. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ku rezulton se në vendngjarje është shtënë me armë zjarri duke u fiksuar 3 gëzhoja, njolla gjaku si edhe mjeti me targa EL 4169 B i të dëmtuarit Xhemal Liçi.

    Nga vendi i ngjarjes është marrë me cilësinë e provës materiale mostër gjaku si dhe janë sekuestruar gëzhojat e qitura. Shtetasi i dëmtuar Xhemali Liçi është dërguar me urgjencë në spital duke u mbijetuar plagëve të marra. Nga ana e organit procedues janë marrë vendimet për kryerjen e ekspertimeve dhe janë administruar aktet përkatëse.

    4.3 Nisur nga të dhënat e mundshme lidhur me mjetin që u përdor nga autorët ishte një automjet tip Opel Corsa me ngjyre te bardhe u ka shërbyer autorëve për tu larguar, janë mbajtur raportet e shërbimit nga shërbime të policisë së shtetasit të datës 19.12.2012, gjithsej 5 copë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë arritur ta konstatojnë apo të identifikojnë një mjet të tillë. Me qëllim zbardhjen apo përftimin e të dhënave lidhur me autorët e veprimit kriminal dhe kryesisht lidhur me mjetin, janë ndërmarrë veprime sekuestrimesh dhe administrim të regjistrimeve filmike në pika të ndryshme të qytetit të Elbasanit si edhe institucione nga ku është menduar se kanë lëvizur autorët dhe mjeti i tyre.

    4.4 Në bazë të informacioneve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, dërguar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan është kërkuar me shkresën nr. 48 datë 07.02.2013 rezulton se të dhënat e para të administruara është mësuar se vjedhjen e kanë realizuar katër persona të armatosur ku dy prej tyre kanë qenë të maskuar me armë pistoleta të cilat edhe i kanë përdorur kundër Xhemalit. Nga ana e prokurorisë janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe janë administruar deklarimet e personave që mund të kishin dijeni lidhur me ngjarjen.

    4.5 Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “……Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu. Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina. Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin. Desha të dija hollësi se për çfarë shume bëhej fjalë dhe ai më tha se bëhej fjalë për 200.000 Euro. Aktiviteti i personit ishte doganier në Korçë por se mbaj mend mirë ose ky ose vëllai i tij. Me tha se nëse isha dakord që unë duhet të shkoja vetëm ditën e ngjarjes por me vete duhet të kisha dhe një person nga ana ime. E pranova punën dhe pas një farë kohe Talo më shkruan hajde takohemi. Kam shkuar dhe kam marrë Dorjan Shkozën sepse Dori në atë kohë ishte në konflikt me Gon Qafën për arsye borxhesh. Për ta nxjerrë nga situata e kam marrë Dorin me vete. Kemi shkuar me furgon të linjës Durrës– Elbasan dhe atë natë kemi fjetur tek shtëpia e Talos.

    Në shtëpinë e Talos erdhi Gent Sharra, ishte Talo unë Dorjan Shkoza dhe shtetasi Ardjan Çollaku. Ardjani do të na ndihmonte pas grabitjes. Talo e kishte bërë planin me Gent Sharrën. Ditën tjetër në mëngjes jemi çuar dhe kemi shkuar tek vendi me një Opel të vjedhur, ngjyrë të bardhë. Në automjetin tip Opel ishim unë, Talo Çela, Dorjan Shkoza dhe Ardjani i cili ishte shofer. Vendi ku do të shkonim ishte lagjja Kala, Elbasan. Kemi pritur disa minuta aty duke pritur të dilte personi. Shohim që personi del nga një shtëpi dykatëshe para së cilës ishte parkuar në rruge një automjet veturë Benz me portobagazh. Ky personi ishte rreth 50 vjeç, zeshkan. Ai hap derën e mjetit dhe futi një çantë në sedilen e pasme së bashku me një armë gjahu me sa mbaj mend. Aty kemi zbritur unë, Talo dhe Dori. Dori me Talon u konfrontuan me personin duke e qëlluar me armë dy herë në gjoks dhe një herë në këmbë. Në gjoks e gjuajti Talo ndërsa në këmbë e gjuajti Dori. Në këtë moment unë marr çantën dhe shkoj tek mjeti Opel.

    Dua të shtoj se jam afruar dhe unë në momentin e konfrontimit pasi kam lenë çantën sepse personi ishte i fuqishëm dhe e kam goditur me shkelm në bark. Të gjithë jemi larguar tek magazina e Ardjanit ku kemi lënë mjetin Opel. Kjo magazinë ndodhej në Fushë Mbret. Nga aty mua me Dorin me ka marrë me mjetin e tij nipi i Ardjanit me një benz të bardhë dhe na çoi në rrugën Elbasan – Peqin ku kemi ndaluar një furgon dhe jemi larguar për Durrës. Në këtë ngjarje kemi pasur të veshur rroba sportive dhe kapuç ku duken vetëm sytë dhe goja. Pas rreth 1 jave ka ardhur Talo Çela se bashku me vëllain e vet Bujarin dhe kanë shkuar tek puna e Dorit. Dori vjen dhe me thërret mua dhe shkojmë së bashku me Dorin në Shënavlash tek vaskat e peshkut. Talo lekët i kishte tek makina e vëllait dhe na ndau 19 ose 20.000 Euro…. Të njëjtën shumë sa unë kishte marrë edhe Gent Sharra, Talo, Ardjan Çollaku dhe Dori”.

    4.6 Në kërkesën e paraqitur prokuroria arsyeton se: Deklarimet e dhëna nga i hetuari përputhen më së miri me provat e tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimit dhe janë të atilla që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Nuredin Dumani, Gentian Sharra, Dorian Shkoza dhe Ardian Çollaku kanë konsumuar elementët e veprave penale “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi.

    Panorama

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Krimineli i penduar Nuredin Dumani rrëfen gjithë krimet e kryera dhe lidhjet me pushtetarët

    Prokurori i ‘Gërdecit’ u zgjodh zv.drejtuesi i SPAK. Kush është Altin Dumani

    Prokurori Altin Dumani është zgjedhur zv.drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

    Emri:  altindumani-850x450.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  31.5 KB

    Lajmi bëhet me dije nga prokuroria e Posaçme e cila thekson se caktimi i Altin Dumanit në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme ka një afat dy vjeçar.

    Njoftimi i SPAK:

    Me datë 10 Qershor 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”.

    Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët në mënyrë unanime propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”.

    Emri:  Altin-Dumani.jpg

Shikime: 237

Madhësia:  59.6 KB

    Altin Dumani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës.

    Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv.drejtusit deri në vitin 2007.

    Po në këtë vit, u transferua në Prokurorinë e Tiranës në pozicionin e zv.drejtuesit në sektorin e krimit ekonomik.

    Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe prej fillimit të vitit 2019 u komandua si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

    Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie edhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

    Njihet si prokurori “i pakompromis”. Altin Dumani u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas tij ishte refuzuar nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje.

    Altin Dumani bëri bujë me qëndrimin që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të “Gërdecit” dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

    Po ashtu, ai udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona, mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujes Enkeleda Hoxha që lironte të fortët nga qelia.

    Së fundmi emri i tij është përmendur edhe në rrëfimin e vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani. Ai ishte prokurori që bindi Nuredin Dumanin të rrëfehej për krimet e tij të shumta në bashkëpunim me një grup kriminal që vepronte në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

    Panorama

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Nuredin Dumani rrëfen takimet dhe porositë e marra nga Arjan Spahia e Erjon Alibej: Më dorëzuan listën me emrat që duhet të s’pastroja në Elbasan

    Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit.

    Sipas rrëfimit të Dumanit, ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan, ndërsa vendi i takimit ka qenë natën dhe pikërisht në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, në zonën e Fushë-Mbretit.

    Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

    Në materialin që disponon “Ora News”, Dumani shprehet se një periudhe prej 1 e gjysëm, e ka sqaruar Arjan Spahinë, se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje.

    Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”.

    Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit.

    “…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” – shprehet Dumani.

    Arjan Spahiu, në këtë takim i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij. Bashkë me në ka ardhur dhe Eljo Bitri, ku Arjani na ka çuar në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.

    Aty ka takuar për herë të parë Erjon Alibej. Ky i fundit dhe Arjan Spahiu, siç tregon Dumani i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre.

    “…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku…” – thotë Dumani.

    Ndër të tjera ky i fundit shton se po atë natë të takimit, Erjoni i ka dhënë 50 mijë euro, të gjitha prerje 50-she.

    “Kam marrë kontakt me Erjonin për të folur në aplikacionin “Sky” me një telefon të dhuruar nga ai, duke qëndruar në kontakt me të dhe Arjan Spahiun përgjatë gjithë kohës.”

    Në dëshmi tregohet se pasi ka bërë bashkë të gjithë grupin e djemve, Dumani, ka pasur si synim të vriste të parin Altin Ndocin, por këtë gjë s’duhet ta bënte tek lagjja e vetë në Durrës.

    Për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro.

    “…unë doja që Klevisi ta takonte vazhdimisht Altin Ndocin, pasi kjo më interesonte që ta mbaja në mbikqyrje, duke ja dhënë borxhin avash-avash. Dhe Klevisi për këtë gjë, ra dakord që të më vinte në dijeni për lëvizjet e Ndocit…” – tregon Dumani.

    Në të njëjtën kohë, Dumani ka organizuar vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës, duke përdorur Eljo Bitrin, Henrik Hoxhën dhe Klevis Allën.

    Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe një person i pafajshëm Anxhelo Avdia.

    Panorama

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Kontakte me dy grupe rivale”/ Dëshmia e fortë e Nuredin Dumanit: Më ofruan 2 mln euro për të hedhur në erë pallatin në Elbasan, shënjestër ishte Erion Alibej

    Shifrat financiare të ofruara tek Nuredin Dumani nga grupet kriminale në Elbasan, raportohen mjaft të majme dhe tepër të çmendura, duke kaluar çdo parashikim të mundshëm për terrenin Shqiptar.

    Për një vrasje paguhej nga 50 mijë euro, 100 mijë euro, duke u rritur në 300 mijë euro, e deri në 2 milion euro. Rritja e çmimit në këtë “biznes” ka ardhur si pasojë e mllefit dhe hasmërisë së madhe, të lindur mes kundërshtarëve kriminalë.

    Në dosjen hetimore bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

    Dhe për të fituar këtë luftë, nuk kursenin asgjë nga financat e vetë që arrinin të fitonin nga trafikimi i kokainës.

    Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

    Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

    “…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…” – shprehet Dumani.

    Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vrasjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ja përcillte Arjan Spahisë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt.

    “…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” – deklaron Nuredin Dumani.

    Për shkak se Dumani ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, e kanë vënë atë në provë duke i kërkuar të vinte në zbatim planin për spastrimin e një liste emrash që kishin marrë pjesë në vrasjen e Enea Alibej, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

    I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

    “…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…” – thotë Dumani.

    Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, ai i ka shkuar Arjan Spahisë një simbol në telefon, që nënkuptonte vrasje.

    ORA NEWS

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Më ofruan 2 mln euro për të hedhur në erë pallatin e Erjon Alibejt”- Nuredim Dumani rrëfen kontaktet nga dy grupet kriminale rivale në Elbasan. Pse nuk e realizoi porosinë

    Shifrat financiare të ofruara te Nuredin Dumani nga grupet kriminale në Elbasan raportohen mjaft të majme dhe tepër të çmendura, duke kaluar çdo parashikim të mundshëm për terrenin shqiptar.



    Për një vrasje paguhej nga 50 mijë euro, 100 mijë euro, duke u rritur në 300 mijë euro e deri në 2 milionë euro. Rritja e çmimit në këtë “biznes” ka ardhur si pasojë e mllefit dhe e hasmërisë së madhe, të lindur mes kundërshtarëve kriminalë. Në dosjen hetimore bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëritjetrin. Dhe për të fituar këtë luftë, nuk kursenin asgjë nga financat e vetë që arrinin të fitonin nga trafikimi i kokainës.

    POROSIA PËR ARJAN SPAHIUN

    Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën” e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibejt, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro. Vetë Dumani ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos “… Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për t’u ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehet Dumani.

    POROSIA 2 MILIONË EURO

    Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vrasjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ia përcillte Arjan Spahisë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit”, që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt. “…Kel Kamami ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatit ku jetonte Erjoni.

    Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milionë euro, sipas Ora News. Keli ma ka çuar edhe me SMS pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte ‘Krymi’.

    Këtë fakt unë ia thashë Arjanit…”, deklaron Nuredin Dumani. Për shkak se Dumani ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu e kanë vënë atë në provë duke i kërkuar të vinte në zbatim planin për spastrimin e një liste emrash që kishin marrë pjesë në vrasjen e Enea Alibej, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

    I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë te Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë. “…në vrasjen e Dorjan Shkozës ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija.

    Dua të shtoj që Klevis Alla më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…”, thotë Dumani. Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, ai i ka shkuar Arjan Spahisë një simbol në telefon, që nënkuptonte vrasje.

    Panorama

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Çapjat dyshonin se i qëllova me antitank, pastaj më ofruan vrasjen e Sanxhaktarit”- Nuredin Dumani: U takuam në një shtëpi të rrethuar dhe…

    I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar për një takim që ka pasur me anëtarë të fisit Çapja në prill të vitit 2020 në Elbasan. Ai ka shpjeguar se gjatë bisedës i është bërë ofertë për të kryer një atentat ndaj Sokol Sanxhaktarit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro. I penduari është shprehur se nuk e kreu ngjarjen pasi shkëputi lidhjet dhe kaloi me grupin tjetër të drejtuar nga Erion Alibej.

    Një nga atentatet e dështuara ku u sulmua me antitank Ardjan Çapjas në Elbasan, është bërë pjesë e rrëfimit në SPAK të arrestuarit Nuredin Dumani.

    Personi që ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit në Shqipëri, flet për një ndërmjetësim që Eljo Bitri, ia ka realizuar me Çapjan.

    Dumani sqaron se takimi me Çapjat është kryer në periudhë e Prillit 2020, kur ai po organizonte punët për të vrarë, Altin Ndocin.

    Sipas tij, Çapjat dyshonin dhe kishin krijuar bindjen se Nuredin Dumani dhe njerëzit që mbante afër, kishin kryer goditjen me antitank, ndaj Ardjan Çapjas

    Dhe për të sqaruar të gjithë spekullimet, ai ka pranuar të takonte Çapjat dhe bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi ai kishte qënë në burg.

    “… me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambjenteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qënë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekullim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit…”-tregon Dumani.

    Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për ti bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë.

    “…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizator i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një Aydi A7 i ZI i 2012 dhe tani është në burg në Peqin.Takimin e kemi bërë, natën në një shtëpi të rrethuar në zonën e “Krastës…”-shprehet Dumani informon Ora News.

    Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për ti kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari shihej si lidhje e Suel Çelës.

    Vetë Dumani, tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet të mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktuesit i gargantuan pagesën, armët dhe informacionin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktari.

    Madje i arrestuari, ka rrëfyer se pas këtij takimi ka mbajtur kontaktet me Florenc Çapjan, nëpërmjet “Sky” dhe “Encochat”. Dumani shton se teksa është larguar nga Çapjat, marrëdhëniet dalë nga dalë i ka shkëputur, pasi është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej.

    Ndërkohë paralelisht ndiqte dhe një plan tjetër, siç ishte ai i vrasjes së Altin Ndocit. Ky i fundit është planifikuar nga Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të vritej në të tretat e zisë së vrasjes së vëllezërve Haxhiaj.

    Vrasja e Altinit, do kryej në shenjë hakmarrjeje, pasi Altin Ndoci, i ka dalë para me pistoletë Nuredinit dhe Dashnor Dumanit, duke i kanosur por pa realizuar qitje në drejtim të tyre.

    Për ekzekutimin e Altin Ndocit, Henrik Hoxhaj ka pranuar se kishte marë 10 mijë euro nga Nuredini, me qëllim për të lëvizur dhe mbajtur në vëzhgim Ndocin.

    Ndërsa gjatë thurjes së planit,Henrik Hoxhaj i ka propozuar Dumanit, që fillimisht të vrisnin njërin nga vëllezërit Haxhiaj dhe më pas në ditën e varrimit të tij ose tek të tretat e zizë, të vrisnin Altin Ndocin, kur ky i fundit të këthehej në shtëpinë e tij në Tiranë, në lagjen “Misto Mame”.

    Por pas vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, u kap Klevis Alla, të cilit Henrik Hoxhaj i thëriste me nofkën “Çapaçul”. Dhe pas Allës, u arrestua dhe Altin Ndoci, ç’ka solli dështimin e planit për këtë të fundit.

    Panorama

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Dumani pasi u plagos e mori vetë policinë për t’i shpëtuar vdekjes”- Salianji: I ka shkuar letra e OFL-së ish-ministrit të Brendshëm? Bëjeni publike

    Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar policinë dhe ministrinë e Brendshme për situatën kriminale ku ndodhet vendi. Sipas tij, kriminelët që janë në kërkim e gjejnë vetë njëri-tjetrin për të larë hesapet, ndërsa policia nuk i gjen dot.



    Referuar arrestimit të serial-killerit Nuredin Dumani, Salianji tha se atë nuk e kapi policia, por ai i lajmëroi vetë pasi ishte plagosur dhe kishte nevojë për të shpëtuar jetën përmes një operacioni.

    “Ky që sot po bën namin, u plagos e mori vetë policinë për t’i shpëtuar vdekjes për të bërë ndërhyrje kirurgjikale.

    Merrni emrat që janë aty porositës vrasës kontigjent kriminal më llumi në këtë vend, i kemi përmendur me emra si janë përdorur nga PS në fushatë. Nuk doli një nga ata e të thoni që ky a qenë mbështetës i PD e ju ka mbështetur ju në këtë fushatë”.

    Lidhur me punën e OFL-së, Salianji pyeti dhe kërkoi të bëhet publike nëse një shkresë apo hetim ka ndodhur për ish ministrin e Brendshëm shqiptar, pa përmendur emra konkretë.

    “A keni takat politik të bëni publik emrat e subjekteve që nuk janë dërguar në SPAK. A ka në atë listë selektivitet pastrim të subjekteve për shkak të bindjeve politike apo për shkak të gjobave të dhëna ministrisë?
    A ka qenë subjekt i kësaj gocës me syze që dilte gjithë kohën në konferencë e i bënte dy nga dy se kuptoj pse nuk shkonte gjithë lista njëherësh?

    Ju i nxirrnit dy e nga dy si film. I nxirrnit dy e nga dy me idenë që ju dy nesër nëse nuk vini me ne jua tregojmë ne.

    Po mbështetës tuaj, ish deputetë, deputetë aktuale në këtë sallë, ish kryetarë bashkie që i ka kapur rrjeta e dekriminalizimit, a i ka lajmëruar kjo vajza me syze?

    Po paraardhësi juaj në detyrë i cili është subjekt klasik i këtij ligji, a i ka shkuar kjo shkresa dhe nëse po a mund ta publikoni shkresën se ‘ska gjë për tu mbajtur sekret, na e bëni të ditur për ta kuptuar që ore ky ish ministri juaj paraardhësi juaj aty luftuesi i madh i krimit e korrupsionit a është subjekt, a ka pasur hetim apo ka vetëm për ca të mbaruar që nuk dihet ku janë?

    Panorama

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    SPAK paralajmëron: Gjobë ose burg deri në 5 vite kush publikon dëshminë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpërndarë një urdhër për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

    Urdhri mban firmën e tre prokurorëve Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra. Ata nënvizojnë se duhet ruajtur sekreti hetimor duke kërkuar ndalimin e publikimit të deklarimeve të tyre dhe shpërndarjen e tyre përmes shtypit dhe informacionit masiv. Në rast të moszbatimit të këtij urdhri parashikohen dënime për përgjegjësi penale sipas nenit 295/a.

    “Urdhërohet ruajtja e sekretit të deklarimeve të dhëna nga ana e Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë apo si person ndaj të cilit zhvillohen hetime deri në përfundim të hetimeve.

    Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve të shtetasve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime apo edhe në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

    Ndalimin e publikimit të përmbajtjes së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo informacionit masiv. Mozbatimi i këtij urdhri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve të nenit 295/a, paragrafët 4 dhe 5 të Kodit penal”, thuhet në urdhër.

    Por çfarë parashikon ky nen

    Sipas nenit të përcaktuar të përgjegjësisë penale, për shkelje të sekretit hetimor parashikohen masa nga gjobë deri në 5 vite burg. “Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, përcaktohet në kodin penal.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178453

    Panorama

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Kishte emrin në listën e vdekjes së Nuredin Dumanit/ Zbulohet ngjarja e rëndë ku u përfshi oficeri Krenar Guçe dhe që u mbajt e fshehtë

    Pesë ditë më parë, specialisti i Policisë së Shtetit, oficeri i krimeve të rënda, Krenar Guçe është marrë në mbrojtje nga specialët e RES.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178454

    Ndaj tij është vendosur mbrojtje e posaçme pas më shumë se dy muajsh nga marrja e dëshmisë së Nuredin Dumanit.

    Autoritetet e dhënies së mbrojtjes kanë verifikuar për javë me radhë nëse atij i rrezikohet jeta dhe, mesa duket, janë bindur se ai dhe familja e tij janë në rrezik të vazhdueshëm nëse ndaj tij dhe familjes së tij nuk vihet një mbikëqyrje profesionale për shkak të ekspozimit të tij, ekspozim që në fakt nuk ishte më thjesht brenda telefonit të Dumanit, por ishte një informacion i shpërndarë edhe në opinion publik.

    Guçe, i cili ka shërbyer në sektorin e vrasjeve dhe të antidrogës, mësohet se u rikthye në zyrën e hetimit të Krimeve të Elbasanit rreth 3 javë pas masakrës së votave në Elbasan, me një të vrarë e 4 të plagosur.

    Ishte Ardi Veliu që nënshkroi largimin e shefit të krimeve të kësaj drejtorie, për ta çuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Lezhës natën e vrasjes së Everest Çaçës, për shkak se për pak ditë Elbasani u trondit nga tri ngjarje të rënda.

    Askush nuk di të thotë se në çfarë kohe e ka marrë porosinë e vrasjes së oficerit të krimeve Dumani, por në lidhje me atë fakt tronditës, Policia e Shtetit mori masa shumë vonë.

    Referuar burimeve nga grupi hetimor, bëhet me dije se disa muaj më parë, oficeri i Policisë, fotoja e të cilit u gjend në telefonin e Dumanit, si një person që duhej eliminuar për llogari të Erion Alibejt, u përfshi në një aksident të rëndë.

    Aksidenti ndodhi në muajin nëntor dhe punonjësi i Policisë qëndroi një kohë të gjatë në spital, një ngjarje që sërish nuk u raportua nga Policia e Shtetit dhe as nga ajo lokale, që në rastin konkret i përkiste Elbasanit.

    Edhe pse nuk dihen rrethanat e atij aksidenti, SPAK e ka thirrur oficerin për ta pyetur për një sërë dyshimesh dhe faktesh, ndërkohë që ende nuk dihet se cila ka qenë kontrata që Dumani ka bërë me Alibejn për ta ekzekutuar punonjësin e Policisë që arrestoi dhe i mori dëshminë Euglen Halilit, të penduarit tjetër të “ushtrisë së vrasësve me pagesë” që kanë jetuar, vepruar dhe vrarë qetësisht në vendin tonë, pa u trazuar nga askush.

    Panorama

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    SPAK ndaloi publikimin e dëshmive të Dumanit, reagon ashpër Berisha: Vendim antikushtetues i Ramës! Me SKAP-in e Partisë rikthen ligjin e Agjitacion Propagandës

    Ish- kryeministri Sali Berisha ka dënuar vendimin e SPAK, i cili ndaloi publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, tashmë të penduar të drejtësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se ky është një vendim antikushtetues dhe atentat ndaj lirisë së mediave.

    Sipas Berishës, ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shënon rikthimin e ligjit e dënimit për agjitacion e propagande te diktaturës Hoxhiste.

    Po ashtu Berisha u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare te mbrojtjes se lirisë se mediave te dënojnë me ashpërine me te madhe ketë vendim, sipas tij të rrezikshëm.

    Reagimi i plotë i Berishës

    Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes!

    Te dashur miq,

    Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 3 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise.

    Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.

    Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.

    U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

    Panorama

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Davos: World Economic Forum shkëput gjithë lidhjet me Rusinë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2022, 10:07
  2. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?
    Nga pirro10 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 12:25
  3. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në 1967?
    Nga pirro10 në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2013, 07:11
  4. Ymer Ymeri rrëfen në TVMITROVICA për krimet e pasluftës në Kosovë
    Nga Vardari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 15:39
  5. Aida Dumani-Modelja dhe Aktorja
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 09:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •