Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet Taulant Ballës në Kuvend: Ke mbi 100 telefonata me Dumanin, si e pagove për të “shpëlarë” tek…

    Ish-kryeministri Sali Berisha dekklaroi në Kuvend se qeveria nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit sepse do të ndikonte te ministrat dhe deputetët e maxhorancës.



    Ai u shpreh më tej se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pasur kontakt me Nuredin Dumanin të penduarin e drejtësisë.

    “Së pari denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Këtë se bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë, janë kandidatë për ekstradime.

    Së dyti për parafolësin, kam një pyetje. Sa e pagove Nure Dumanit për të shpëlarë tek Manhasët. Kjo do të dalë. Nuk është vetëm kjo. Ai ka mbi 100 telefonata me Dumanin me sharrën, gozhdën dhe bandën e Suel Çelës, Talo Çelës dhe me radhë”, tha Berisha.

    Panorama

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Nuredin Dumani ka përmendur presidentin..”- Ilir Meta i përgjigjet Artan Hoxhës: Tellallët e rilindjes kanë hallin e vet

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me deklaratat e bëra në media nga gazetari Artan Hoxha disa ditë më parë, i cili tha se i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka përmendur dhe emrin e kreut të shtetit Ilir Meta si i përfshirë në një ngjarje.

    Meta tha se nuk do të merret me tellallët e rilindjes, ndërsa shtoi se ata që shqetësohen kanë vetëm hallin e tyre.

    “Nuk jam këtu për t’u marrë me tellallët e Rilindjes nga Nuredin Dumani, Hasan Hasani. Jam këtu dhe do të jem gjithmonë këtu në Tiranë në Shqipëri, midis jush. Kush shqetësohet nga 25 korriku është në hallin e vet. Por 25 korriku do të vijë”.

    Deklaratat e bëra në media u përgënjeshtruan edhe nga Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion. SPAK në reagimin e tij sqaroi se Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

    Panorama

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Dëshmitë e Dumanit përpara SPAK/ Anila Hoxha: Ka dyshime se policë me uniformë paguhen nga bandat kriminale

    Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se ka dyshime se ka pjesëtarë në strukturat e policisë, të cilët paguhen nga bandat kriminale të trekëndëshit Tiranë-Durrës-Elbasan.

    “Menjëherë pas rrjedhjes masive, ka përjashtuar, ka larguar nga veprimet Policinë e Shtetit, në çdo veprim hetimor si këqyrje kamerash e cila nuk bëhet më në prani të policisë, njësoj si u ngarkuan. Do të thotë se ka dyshime se ka njerëz të policisë të veshur me uniforma që mund të jenë të paguar nga bandat kriminale në trekëndëshin Elbasan-Durrës Tiranë. Kryesorja ishte që SPAK u tradhtua pa dashje për paaftësi, policia është distancuar nga kjo. Duhet thënë se ende nuk ka ende një rezultat nga Agjencia e Mbikëqyrjes”, tha Hoxha për ‘Top Story’.

    Gjykata e Posaçme vendosi të lejë në burg Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhajn, të cilët me dëshmitë e tyre arritën të zbërthenin krimet e kryera nga tetë grupe kriminale. 18 persona u arrestuan dhe 14 të tjerë vijojnë ende në kërkim pas mandate-arresteve të kërkuara nga SPAK dhe të aprovuara nga Gjykata e Posaçme, dy ditë më parë.

    Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel Çelës, Talo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt që dyshohet se siguroi mjete për vrasje.

    Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë.

    Duke u bazuar në prova dhe dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhajt, SPAK jo vetëm shkundi pluhurin e 18 dosjeve enigmatike, por pretendon se zbardhi fije grupesh qe kryqëzoheshin mes disa qytetesh. Rrugët e Talo Çelës u ndanë me Nuredin Dumanin në krimin e dyfishtë kundër Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, për të cilin Dumani tregon se bashkëpunoi në vrasje edhe i arrestuari Asllan Plaku. SPAK insiston se zbardhi edhe eliminimin e Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës që dyshohet se u ekzekutua nga Besjan Xhixha, Enver Diva dhe Nuredin Dumani.

    Njeriut më të kërkuar në vend dyshohet se ju vendos lëndë plasëse në banesë nga Elio Bitri në vazhdën e këtyre përplasjeve në qytetin e përplasjeve të forta, ku ndërkohë Florenc Çapja nga ana e tij së bashku me mikun e tij Elvis Caushllari dështuan në planin e tyre për të eleminuar një rival si Sokol Sanxhaktari i identifikuar si krahu i Suel Çelës.

    Emri i Suel Çelës përmendet nga Dumani si ndërmjetës që e prezantoi me dikë tjetër me kërkesën për të eliminuar Lulzim Mashën, administrator i një shkolle në Tiranë. Ndaj tij u krye atentati i dështuar nga Skerdi Tasi dhe Henrik Hoxhaj. Ervis Martinaj dyshohet nga ana tjetër për sigurim të mjeteve për të vrarë Endrit Doklen, një ngjarje për të cilën super-pagopi Nuredin Dumanin. Ndërkohë që i prangosuri Ardian Ozuni dyshohet se tentoi të vrasë një tjetër eksponent si Filip Gjeloshi. Dhe të gjitha këto ndodhen ne perimetrin Tiranë-Durrës-Elbasan.

    Panorama

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Operacioni “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit policia zbarkon në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini

    Pak ditë më parë, policia ka kryer kontrolle në banesën e biznesmentit Xhevdet Troplini, i njohur me pseudonimin “Poja”.

    Burime bëjnë me dije për gazetaren Klodiana Lala të News 24 se urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të operacionit Plumbi i Artë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

    Sipas News 24, Troplini ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë, vetëm pak ditë pas operacionit që çoi pas hekurave nëntë persona dhe rëndoi pozitën e nëntë personave të tjerë që ishin të arrestuar.

    Troplini ka qenë pjesë e listës së biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga Emiljano Shullazi. Emri i tij është lakuar dhe për dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019.

    Biznesmeni ka qenë në rrjetën e OFL pasi iu sekuestrua një automjet i blinduar tip ‘Jeep’ por më pas i është rikthyer pasi e kishte me dokumentacion të rregullt.

    Panorama

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Nuredin Dumani, një bejtexhi që i tregon mirë historitë”/ Gazetari: Drejtësia të verifikojë dëshmitë, ai ka folur edhe për biznesmenin Troplini. Ja si një makinë do përdorej për atentat

    Gazetari i njohur Artan Hoxha e cilësoi të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si një bejtexhi që i tregon bukur historitë. Hoxha tha se drejtësia duhet të verifikojë dëshminë e tij. Ndërsa shpjegoi se Dumani ka folur dhe për biznesmenin Xhevdet Troplini, banesa e të cilit iu nënshtrua kontrollit policor.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178446

    Gazetari shtoi se ka dyshime se policia po kërkon prova për një ngjarje që lidhet me një makinë që do të përdorej apo është përdorur për një atentat.

    “Nuk ka dëshmuar vetëm Dumani. edhe pse jemi marrë më shumë se ata. Ai është më bejtexhi, i tregon më mirë. Enrik Hoxhaj më duket shumë i saktë sprovuar dhe Xhixha. Na duhen gjerat e mëdha, na duhen ato lartë. Nga 2018-ta kur është vrarë, nuk gjej dot një të kalibrit të tij që është vrarë. Tarzani nuk ishte i kalibrit të tij. Edhe Bledar Muçaj nuk është në kalibrin e tij. Ai ka qenë personazh shumë i rëndësishëm që ka lënë gjurmë. Po ndiqja ngjarjet e Vlorës. Në fund të korrikut ndodhi rrëfimi i Elvis Troqes. Hyra në kontakt me të ndjerin Edison Harizaj. Ai ishte ndaluar në Kakavijë. I kishin thënë; hajde me ne se na duhen të plotësojmë ça letra. Ai kishte dhënë deklarim. Ai tha; më morën, por se bëra unë. Nuredim Dumani ka folur për shumë ngjarje. jam i prirur se pavarësisht se çfarë thotë një person për drejtësinë. kam dyshimet e mia. Ai ka folur dhe për këtë ngjarje. Ai ka folur dhe për ngjarje të tjera. Të paktën për një nga ngjarjet që ka folur se implikon personazhin. pse e ka bërë kontrollin policia për Troplinin? Pasi ka marrë deklarimet e Dumanit dhe Xhixhës dhe Hoxhajt, prokuroria ka kërkuar që të gjejë prova mbështetëse. Po të ishte e kundërta, ata do ishin arrestuar. Fakti që s’janë arrestuar, do të thotë se nuk janë të bindur ende. Policia dhe prokuroria kanë shkuar dhe kanë kërkuar prova te Troplini. Në ndryshimet në ligj, ne si gazetar marrim informacione se ky material përbën sekret, nuk duhet ta nxjerrim. Bëhet fjalë për në makinë që është përdorur apo do përdorej për një atentat në kryeqytet. Është çështje që është në hetim. Prokuroria ka dashur që të gjejë prova. dumani në rrëfimin e tij ka folur dhe episode që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka përfshirë disa emra.”, tha Hoxha.

    Sokol Bregu: Nuk është ngjarje nivel Dumani kjo.. Dumani hap zjarr, i bllokohet arma…Është i kujdesshëm, por është shumë larg. Dumani2 mund të ketë…Vrasësi më i madh në Amerikë që kishte bërë 122 vrasje për të gjitha grupe kriminale pas 122vrasjesh u kap…

    Ne duhet të mësojmë nga dikush. Amerikanë nuk arritën ta mundin Escobari, i thanë të gjithëve bëhuni bashkë ne do t’ju lëmë rehat…U krijua Los Pepes, ku u grumbulluan 30 dhe e ekzekutuan, kjo është mënyra…Cili vend në botë nuk ka vrasje dhe krime…

    Panorama

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga rrëfimi i Nuredin Dumanit

    Forcat RENEA kanë zbarkuar këtë të enjte në qytetin Elbasanit me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178447

    Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se kontrolle po kryhen në disa banesa dhe biznese private. Deri në këto momente janë shoqëruar në komisariat 10 persona.

    Kontrolle po zhvillohen dhe në qytetin e Peqinit ndërkohë që operacioni është ende në vijim.

    Kujtojmë se në bazë të rrëfimeve të “serial killerit” Nuredin Dumani janë shpallur në kërkim:

    -Eljo (Ervis) Bitri
    -Festim Qoli
    -Alban Bengasi
    -Ervis Martinaj
    -Elvin Merlika
    -Alket Xhixha
    -Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
    -Agron (Kamber) Mehja
    -Aleks Çela alias (Tom Qorri)
    -Talo Çela
    -Agim Gjini
    -Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
    -Florenc Çapia
    -Abedin Mama (Dine Çami)

    Panorama

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Plumbi i artë” rikthen RENEA-n në Elbasan, Talo Çela ‘humb’ gjurmët! Kush janë 14 personat që kërkohen nga policia pas dëshmisë së Dumanit

    Operacioni “Plumbi i artë” ka vijuar ditën e sotme në Elbasan ku RENA ka shoqëruar 10 persona mes të cilëve edhe Klement Xhaferri, i shpallur në kërkim si i përfshirë në konfliktin ku u vra Pjerin Xhuvani vitin e kaluar.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178448

    Po duket se edhe këtë herë prangave u kanë shpëtuar bosët e krimit nga Tola Çela dhe Suel Çela. Panoramal.al risjell listën e personave të shpallur në kërkim pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredim Dumani dhe Henrik Hoxhajt.

    Megjithatë do të pritet një komunikatë zyrtare nga ana e policisë së shtetit për mësuar emrat e personave që janë ndaluar sot.

    14 personat në kërkim nga operacioni ‘Golden Bullet’

    Ervis Martinaj

    Florenc Çapja

    Talo Çela

    Eljo (Ervis) Bitri

    Festim Qoli

    Alban Bengasi

    Elvin Merlika

    Alket Xhixha

    Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

    Agron (Kamber) Mehja

    Aleks Çela alias (Tom Qorri)

    Agim Gjini

    Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

    Abedin Mama (Dine Çami)

    Panorama

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Akuzat e Dumanit se ka porositur një vrasje/Ilir Meta: Këto janë histori që vetëm Edi Rama mund ta katandisë jetën politike në këtë nivel

    Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit që sipas të cilave kreu i shtetit ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste në qytetin e Lezhës në vitin 2017.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178449

    Sipas Metës këto janë histori që vetëm Edi Rama mund ta katandisë jetën politike në këtë nivel. Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Open’ në News 24, Meta ka shpjeguar se ai ka zero interes në këto histori dhe se atë asgjë nuk e ndal pas 24 korrikut.

    Pjesë nga intervista:

    Po sa i përket akuzave në media, ku SPAK ka dalë dhe i ka përgënjeshtruar në fakt, që një nga të penduarit Dumani ka deklaruar se ju keni porositur një vrasje?

    Meta: E dashur Eni këto historitë që nga Durim Bami që e merrte ish-ministri i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe histori të tjera. Këto janë histori që vetëm Edi Rama mund ta katandisë jetën politike në këtë nivel.

    Gazetari në fjalë ka thënë që “unë nuk e besoj” dhe se SPAK duhet t’i shikojë mirë këto gjëra sepse ka edhe 2-3 deputetë të tjerë? A jeni interesuar ju

    Meta: Unë për këtë çështje kam zero interes. Kam zero interes, nga të gjitha këto çështje asgjë nuk e ndal pas 24 korrikut.

    Ka pasur të arrestuar nga partitë politike? A është varur apo i pavarur nga Rilindja

    Meta: Ju e dini qëndrimin tim për reformën në drejtësi, që u bë ramaforma.

    SPAK-u është i kapur sipas jush?

    Opozita ishte pjesë e kapjes së drejtësisë.

    Panorama

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    RENEA rrethon Elbasanin për Talo Çelën, por prangos “gabimisht” Kelmend Xhaferrin. Forcat Speciale në kërkim të “viktimave” të Nuredin Dumanit


    Një informacion i lënë në duart e autoriteteve të hetimit se në Elbasan gjenden disa prej personave që janë të kërkuar nga drejtësia për llogari të dëshmisë së Nuredin Dumanit, ka bërë që dje RENEA të rrethonte gjithë zonën.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178450

    Sipas të dhënave, është operuar me dy grupe të mëdha kontrollesh, njëri i dislokuar në Elbasan, kryesisht në zonën e Tregut Industrial dhe tjetri në Peqin.

    Të dhënat konfidenciale flasin se informacioni i parë kishte të bënte me vendndodhjen e Suel Çelës dhe të Talo Çelës, por në vazhdën e shoqërimeve të personave të dyshuar, Policia ka hasur edhe në një tjetër emër që për ta do të thoshte shumë.

    Bëhet fjalë për Kelmend Xhaferrin, njeriun që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021-shit. I armatosur gjer në dhëmbë, ditën kur u vra Pjerin Xhuvani, ai hapi zjarr mbi furgonin e grupit të “Ruajtjes së votës”.

    Ngjarja që tronditi vendin u mbyll me një të arrestuar, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dhe u tha se në kërkim u shpall Kelmend Xhaferri. Ai vijoi të ishte në kërkim, madje për specialët e RENEA-s ai ishte një i shumëkërkuar i së njëjtës rëndësi me ata për të cilët kishin udhëtuar me plan konkret nga Tirana.

    Por ka rezultuar ndryshe. Ai ka rezultuar i larë me drejtësinë, pasi ndaj tij nuk kishte urdhër-arrest dhe edhe ai që kishte ekzistuar më herët, ishte shuar vetëm pak javë më parë. Kështu që Xhaferri është lënë i lirë, ndonëse ende nuk dihet nëse emri i tij është gjëkundi në rrëfimet e të penduarit Nuredin Dumani.

    Por emri i Xhaferrit në fakt mungon në listën e personave të kërkuar për llogari të SPAK. Burimet policore tregojnë se Xhaferri ishte duke udhëtuar me makinë në momentin kur i është bërë shenjë të ndalohet nga RENEA dhe më pas është shoqëruar në Polici.

    NË KËRKIM TË TALO ÇELËS

    Që kur kanë dëshmuar Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, Policia e Shtetit e ka kthyer qëllim në vetvete arrestimin e Talo Çelës, emri i të cilit është përfshirë nga ish-miku i tij në krime monstruoze.

    RENEA dhe grupe FNSH-je, që prej më shumë se një muaji, ushtrojnë kontrolle të panumërta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohet se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.

    Policia pretendon se ai nuk ka kaluar kufijtë e vendit, fakt që dyshohet se vlen edhe për disa prej kokave të krimit, që janë të kërkuar për llogari të dëshmisë së të penduarve të drejtësisë.

    Në fakt, që në krye të herës kur SPAK nisi operacionet për të sjellë në pranga 20 personat për të cilët kishte lëshuar urdhërarreste, u dyshua për dekonspirim të emrave të dalë nga dëshmia e Dumanit dhe e Hoxhës. Po ashtu, u dyshua se disa prej krerëve të grupeve të fuqishme kriminale që janë pjesë e dosjes “Plumbi i artë” munden të largoheshin jashtë vendi.

    Edhe pse Agjencia e Mbikëqyrjes së punës së Policisë ende nuk ka dalë në një përfundim nëse kishte rrjedhje informacioni, ka të dhëna që SPAK ka nisur hetimet për të verifikuar nëse u dekonspirua operacioni i ndërmarrë prej tyre pas sigurimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit.

    Për Talo Çelën, operacioni i djeshëm shënon tjetër dështim të Policisë, ndonëse në pranga ka rënë një tjetër person i rëndësishëm për autoritetet hetimore, emri i të cilit nuk dihet nëse ka dalë në rrëfimet e shumta të Nuredin Dumanit.

    AKUZAT NDAJ TALO ÇELËS

    Nuredin Dumani, në të gjithë rrëfimin e tij, kryefjalë të vetën ka rolin e Talo Çelës në të gjithë aktivitetin e tyre të përbashkët kriminal në më shumë se një dekadë. Dumani e ka përfshirë emrin e Talo Çelës në një prej krimeve më të rënda të ndodhura në dekadën e fundit, atë të vrasjes së Fatmira Dedajt, gruas e cila po kërkonte gjurmët e vrasësve të të birit. Referuar dëshmisë së Dumanit, akti i kryer ndaj saj është një nga krimet më horror që ka kryer organizata e tyre kriminale që funksiononte kryesisht në trekëndëshin e vdekjes Tiranë-Durrës-Elbasan!

    Të kërkuarit e “Plumbit të artë”

    Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhërarreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan personave të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim.

    Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale, pasi Dumani dhe Hoxha kanë bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet, ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze, por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra-mijëra eurosh për ekzekutime dhe grabitje të dhunshme e brutale.

    Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortakë të njohur me pseudonimet “Lala” dhe “Bubi”, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ku u morën miliona euro, ngjarje që në fakt më shumë e kanë sqaruar grupet kriminale se sa Policia dhe prokuroria bashkë.

    Për ato para janë shënuar të paktën 5 viktima, ndonëse ende nuk është hedhur dritë plotësisht mbi shkaqet e vrasjeve që pasuan supergrabitjen.

    Panorama

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    U arrestua nga “Plumbi i artë” pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, sekuestrohen pasuritë e Gentian Sharrës e babait të tij. I akuzuar dhe për grabitjen në Rinas


    Policia e Elbasanit ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës së Elbasanit që ka vendosur masën e sekuestros për pasuritë e Gentian Sharrës dhe babait të tij Mustafa Sharrës.



    Gentian Sharra u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pas rrëfimit që ka bërë për hetuesit Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë.

    Gentian Sharra është i akuzuar për një sërë veprash penale, si dhe për grabitjen e parave në Rinas.

    Operacioni i zhvilluar dhe nga forcat speciale RENEA mbrëmjen e të enjtes, 9 qershor, ishte koduar “Illegal assets”.

    PASURITE E SEKUESTRUARA

    Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:

    -1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

    -Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;

    -Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

    -Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

    Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

    NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ardian Çipa, së bashku me prokurorin e Rrethit Gjyqësor Elbasan Kreshnik Ajazi dhe prokurorin e çështjes Xhelian Seferi, në konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Illegal assets”.

    Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

    Sekuestrohen pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro.

    Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në Prokurorinë e Rrethit Elbasan, gjatë vitit 2021 dhe në vijim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është bërë sekuestrimi i pasurive në emër të shtetasve Gentian Sharra dhe Mustafa Sharra.

    -Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra.

    Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:

    -1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

    -Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;

    -Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

    -Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

    -Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

    Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

    Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vijon punën intensive për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo pasurie që rrjedh nga veprimtaria kriminale.

    Gjithashtu siguroj qytetarët se strukturat e Policisë së Elbasanit, me mbështetjen e strukturave operacionale në Polciinë e Shtetit, po vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në këtë kuadër u zhvilluan edhe kontrollet e mbasdites së djeshme, nga forcat policore.

    Ftoj qytetarët që të mbështesin akoma më shumë strukturat policore dhe ato të zbatimit të ligjit dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim që menjëhershëm e të panashëm.

    Panorama

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Davos: World Economic Forum shkëput gjithë lidhjet me Rusinë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2022, 10:07
  2. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?
    Nga pirro10 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 12:25
  3. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në 1967?
    Nga pirro10 në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2013, 07:11
  4. Ymer Ymeri rrëfen në TVMITROVICA për krimet e pasluftës në Kosovë
    Nga Vardari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 15:39
  5. Aida Dumani-Modelja dhe Aktorja
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 09:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •