Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Pranoje se të duhet, ka lidhje të forta me gjyqtarë dhe prokurorë”- Nuredin Dumani: Biznesmeni Festim Qoli më kërkoi t’ia bëja nderin avokatit

    Bashkëpunëtori i SPAK-ut Nuredin Dumani, në dëshminë e tij për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, ka pohuar se biznesmeni në Durrës, Festim Qoli, e kishte kontraktuar për të kryer krime të ndryshme për llogari të tij dhe të avokatit të njohur Alban Bengasi.

    Sipas rrëfimit, kur Alban Bengasi i kishte kërkuar Dumanit të vriste gruan e tij, Blerta Bengasi për 120 mijë euro, Qoli i kishte thënë ta pranonte ofertën, pasi avokati i duhej, pasi kishte lidhje të forta me gjyqtarë dhe prokurorë.

    Gjithnjë sipas dosjes, Festim Qoli i kishte kërkuar më herët Dumanit të dhunonte Blerta Bengasi, kundrejt pagesës, me porosi të bashkëshortit të saj Alban Bengasi, i cili kërkonte të hakmerrej për shkak të një tradhtie të dyshuar.

    Dhunimin e Blerta Bengasit në Tiranë, Qoli donte të bënte si nder për avokatin Alban Bengasi.

    Dumani ia kalon ‘porosinë’ Eljo Bitrit, i cili dhunon zonjën Blerta. Meqenëse avokati ishte i pakënaqur me shkallën e dhunimit, pasi donte me patjetër që gruas së tij t’i thyhej këmba ose krahu, ai i kërkon Nuredin Dumanit ta vrasë.

    Dumani nuk ka pranuar pasi i janë dukur pak 120 mijë euro për të vrarë një grua, ndërsa Qoli e shtyn të pranojë ofertën, për të ruajtur lidhjet me Alban Bengasin. Sipas rrëfimit të Dumanit, Alban Bengasi do ta ndihmonte Festim Qolin për të përfituar një dëmshpërblim me vlerë 500 mijë euro, pa dëmtimit të kompleksit pas tërmetit.

    Por, Alban Bengasi mësohet se ka qenë avokat Festim Qolit për ta shpëtuar nga ndëshkimi penal, kur dyshohej për vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012, në Durrës.

    Festim Qoli ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e Elvis Dedajt, me të cilin kishin biznese të përbashkëta dhe i kishte borxh Dedjat 70 mijë euro.

    Panorama

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Dëshmitarët e SPAK ‘përplasen’ për Bujar Çelën. Dy të vërteta për vrasjen e hasmit të Nuredin Dumanit

    Duke iu referuar dëshmisë së Dumanit në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, mësohet se Dumani i ka thënë Prokurorisë se vendosi t’i vrasë vëllanë Talos, sepse dy ditë më parë, Talo i kishte vrarë shokun e ngushtë, Klevis Kapllanin.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178445

    Pra, Bujar Çela u vra me 17 shtator 2020, ndërsa Klevisi është vrarë me 15 shtator, dy ditë para se të vritej Bujari.

    Nga dëshmia e Henrik Hoxhës mësohet se ai kishte marrë porosi për vrasjen e vëllait të Talos disa ditë përpara se sa të vritej Kapllani dhe se Hoxha nuk kishte mundur ta vriste Bujarin, se iu kishte dukur njeri hallexhi.

    Si Dumani, ashtu edhe Hoxha flasin për të njëjtën shifër, për të njëjtin çmim, që ishte vendosur për kokën e Bujar Çelës, por në dëshminë e tyre, Dumani thotë se paratë ia ka dhënë Erion Alibej, ndërkohë që Hoxha thotë se paratë ia kishte premtuar Dumani pasi donte ta vriste për hakmarrje ndaj Talos.

    DËSHMI TË NDRYSHME PËR TË NJËJTIN RAST

    Nuredin Dumani, më datë 15.04.2022, sqaron se: “Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, të ndodhur në Elbasan, në 17 shtator të 2020, dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë, më datë 15 shtator 2020, u vra miku im, Klevis Kapllani, në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit te servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Divën dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibejn dhe i thashë që do të ndërroj objektiv, nuk do t`i bëj atentat Dine Çamit, por do të organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës, për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’u jap çunave 60.000 euro, Enverit dhe Besmirit!

    Henrik Hoxha: “Kam për të deklaruar edhe për një vrasje tjetër që më është kërkuar ta kryej nga Nuredin Dumani. Ky i fundit në shtator të 2020- ës më ka kërkuar që të kryej në Elbasan vrasjen e shtetasit Bujar Çela, për shumë 60 mijë euro. Unë fillimisht, pasi mora të dhënat për këtë shtetas, e kam mbikëqyrur për disa ditë, ku i kam fiksuar itinerarin e lëvizjes së tij si taksixhi nëpër qytet, por duke qenë se ky person më është dukur hallexhi, nuk kam qenë i predispozuar për ta bërë dhe e kam shtyrë duke mos e kryer vrasjen e tij.

    Në atë moment, Nuredini më ka çuar SMS, duke më thënë se e bëra unë atë ndaj Çelës. Unë në moment kam dyshuar se ai ka vrarë Talon, por në televizor pashë se kishte vrarë Bujar Çelën, që unë nuk e kisha kryer”. Duke pranëvënë këto të dhëna të deklarimeve të dy vrasësve me pagesë, shihet se vetëm shifra është e njëjtë; pra janë hedhur 60 mijë euro për vrasjen e vëllait të Talos, ndërkohë që kërkesa për vrasjen e Bujar Çelës është bërë disa ditë përpara se sa të vritej Klevis Kapllani, që pretendon Dumani në dëshminë e tij. Po ashtu, Dumani thotë se donte ta vriste për hakmarrjen ndaj vrasjes së Kapllanit, pasi dyshonte se e kishte vrarë Talo Çela, por Dumani thotë se paratë për të vrarë Bujar Çelën i kishte paguar Erion Alibej, i cili kishte nisur hakmarrjen për vrasjen e vëllait, xhaxhait dhe të një mikut të tyre, ngjarje që u njoh si masakra e Bradasheshit!

    Panorama

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Plumbi i artë”/ SPAK kërkon dosjet e krimeve të Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit! Si u ndalua në port vëllai i “të penduarit”, vazhdojnë kërkimet për…


    Dëshmia tronditëse e Nuredin Dumanit dhe e Henrik Hoxhës për një mori krimesh të rënda të ndodhura në vendin tonë kanë tronditur së tepërmi jo vetëm për shkak se ka nxjerrë në pah me dhjetëra krime të rënda, por madje edhe për shkakun se kanë dëshmua lidhje me zyrtarë policorë.



    Policia e Shtetit vijon kontrolle masive në disa qarqe të vendit, kryesisht Elbasan, Fier, Durrës dhe Lezhë për të bërë të mundur arrestimin e atyre që konsiderohen edhe si kokat e grupeve kriminale, ndërkohë që për të tretën ditë radhazi ata gjenden në Elbasan në kërkim të Talo Çelës dhe të Suel Çelës.

    Paralelisht me veprimet policore kanë nisur të veprojnë dhe prokurorët e operacionit të bujshëm, të cilët kanë kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit të dorëzojë në duart e SPAK dosjet për ngjarjet në të cilat dyshohet se kanë marrë pjesë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, pasi pretendohet të hetohen që të dy si një grup i strukturuar kriminal.

    Po dje u bë me dije se në portin e Durrësit, Policia ka ndaluar edhe të vëllanë e Nuredin Dumanit, i cili mësohet se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Italisë. Ndalimi i tij, edhe pse nuk është pjesë e 32 urdhër-arresteve të lëshuar nga SPAK ka ardhur për shkak se në dëshmitë e dy dëshmitarëve, ai del shpeshherë si person që gjendet brenda veprimeve të tyre kriminale dhe gjakësore.

    Prokuroria e Posaçme po ashtu mësohet se ka kërkuar të marrë edhe dy dosjet e vrasjeve të nënë e djalë nga Durrësi, dosje të mbyllura për shkak se prokuroria e këtij rrethi nuk mundi 10 vite më parë të hidhte dritë mbi dy vrasjet mizore të ndodhura në harkun e 15 muajve. Kështu, SPAK po vijon hetimet për të dokumentuar të plotë aktivitetin kriminal të një ushtrie me vrasës me pagesë, të cilët kanë lëvizur lirshëm për vendin tonë prej të paktën 11 viteve.

    DOSJET NË SPAK

    Prej dy javësh, Prokuroria e Posaçme ka tërhequr dosjen e vrasjes së Klevis dhe të Fatmira Dedajt. Ata pasi bënë krahasimet e dëshmive të Nuredin Dumanit me të dhënat e pakta që gjendeshin në dosje u bindën se dëshmia e tij është e saktë dhe madje Prokuroria dhe Policia e Durrësit nuk kishin asnjë të dhënë konkrete për autorë të mundshëm të dy vrasjeve të ndodhura në qershor të 2012- ës dhe në shtatorin e 2013-ës.

    Dumani hodhi dritë mbi një prej krimeve më të rënda të ndodhura në një dekadë në vendin tonë, duke ia faturuar atë mikut të tij-armik, Talo Çelës, ndërkohë që janë me dhjetëra krime, vrasje, atentate, grabitje, hedhje në erë me mina të telekomanduara të shtëpive dhe bizneseve dhe deri tek atentati i fundit që iu bë një biznesmeni në Tiranë, i cili ishte shënjestruar të vritej si porosi e Suel Çelës. Por interesante ka qenë dëshmia e mikut të Dumanit, i cili ka marrë edhe porosinë për ta kryer atë vraje bashkë me nipçen e tij, Skerdi Tasin, djalin nga Fieri, i cili duket se është aktiv prej disa vitesh në aktivitetin e vrasjeve me pagesë të disa krerëve e të grupeve kriminale.

    Sipas Henrik Hoxhës, u bë me dije se porosia ishte marrë që t‘i vritej djali biznesmenit, por meqë ai jetonte në Maqedoni dhe nuk mund të kapej për t’u vrarë, atëherë duhej t’i vritej i ati, akt që më sa duket Hoxha ka refuzuar ta kryejë, pasi në fakt biznesmeni u zu i vetëm dhe në pritë në mesin e ditës, ashtu siç kryheshin një pjesë e mirë e krimeve gjakatare të këtij grupi kriminal.

    Tashmë pritet që dosjet në ngarkim të Talo Çelës dhe të Nuredin Dumanit do të merren nga SPAK nga ku do të nisin edhe hetimet intensive për të mësuar fakte dhe detaje që i implikojnë këta dy persona në të paktën 17 ngjarje të rënda kriminale, që në mos bashkë, kanë funksionuar të veçuar dhe kundër njëri-tjetrit!

    Panorama

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje Nuredin Dumanit dhe Besian Xhixhës, që të rrëfehen për lidhjet e krimit me politikën.

    Ai ka akuzuar se prokurorë të SPAK kanë mbyllur dosje për akuza të rënda. Ndërsa ka denoncuar gjithashtu se Prokuroria e Posaçme po i fsheh denoncimet e të penduarve të drejtësisë për lidhjet e politikës me bandat e krimit.

    “I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet, për të shpëtuar shpirtin e tij, i bëj thirrje ta bëjë të plotë, ta lërë me guxim se ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse, të rrëfimeve që dëshmojnë qartë atë që është thënë çdo ditë nga mediat nga shoqëria, është denoncuar me kohë ata vrisnin përdhunonin se mbyllnin cdo çështje me urdhër nga sipër.

    A e dini ju ku shkoi prokurori që mashtroi shqiptarët në mënyrën më të shëmtuar ku është ai? Në SPAK, në SPAK e partisë, kjo do të thotë që SPAK shndërrohet në strofull kriminelësh. Për llogari të kujt gënjeu Alfred Shehu?

    Këta mbyllin dosje, banda paguante këta mbyllnin vrasje, njerëz që vriteshin te pragu i shtëpisë e një nga këta është Alfred Shehu.

    Ndaj Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti e kësaj qeverie.

    I bëj thirrje dhe Besian Xhixhës, të rrëfehet plotësisht për lidhje politike të deputetëve të ministrave, dyshimin më të madh në hetimin e trajtimin politik që SPAK po i bën cështjes po bën mburojë, e denoncimeve politike në një kohë kur ato dihen. SPAK po i fsheh këto”.

    Panorama

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Dëshmia e Dumanit për vrasjet me pagesë, SPAK do tërheqë dhe dosjen për grupin e Laçit, i përfshirë dhe…

    Një dosje hetimore që flet për vrasjet me pagesë dhe një seri grabitjesh me armë e deri tek kundërvënia me kallashnikov, ndaj një patrulle policie në Rinas, pritet të tërhiqet nga SPAK tek prokuroria e Laçit.

    Dëshmia e Nuredin Dumanit, ka hyrë në një fazë të dytë verifikimi, pasi bashkëpuntori i drejtësisë ka folur dhe nxjerrë emra të tjerë në SPAK, çka ka detyruar 3 prokurorët të tërheqin më shumë se 18 dosje nga prokuroritë e rretheve.

    Qëllimi është bashkimi me dosjen Nr.75, ku tashmë janë preceduar plot 32 persona, ndërsa vijohet të kryhen veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë.

    Gjatë këtyre ditëve, SPAK ka shtuar kërkesat dhe interesin ndaj disa procedimeve, që janë rregjistruar në prokurorinë e rretheve, ku një ndër to është dhe çështja penale që flet për tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës.

    Pikërisht në këtë dosje, është i përfshirë dhe Ilirian Feçi, njeri i afërm i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, ku së bashku dyshohet se kanë kryer disa grabitje me armë. Feçi qëndron në burg qysh prej Shkurtit 2022 pasi u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga prokuroria e Laçit dhe Tiranës.

    Mes të arrestuarve të tjerë janë Damjan Lleshaj, Robert Laçi, Erion Mulaj, Ibrahim Difaj dhe në kërkim Shpëtim Kraja.

    Ndërsa sipas prokurorisë, personi që ka folur dhe bashkëpunuar me policinë është pikërisht Ibrahim Difaj, i cili ka treguar aktivitetin kriminal të këtij grupi në ngjarjet ku Difaj ka qënë dhe vetë protagonist.

    Difaj ka hedhur dritë mbi tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës, kundrejt një pagesë prej 20 mijë euro që ishte bërë pikërisht nga personi në kërkim, Shpëtim Kraja.

    Bashkëpunëtori ka treguar se plani për vrasjen e Gjokës në muajin Gusht 2021 ka dështuar,pasi objektivi ka reaguar shumë shpejt, duke u larguar me kamjonçinë.

    Për më tepër ky grup ku aderonte dhe shoku i Nuredin Dumanit e Talo Çelës, kishte qëlluar me armë zjarri dhe në drejtim të një patrulle policie, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar në zonën e Qafë-Kasharit.

    Tema

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Grupi i laçianëve miq të Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, do të hetohen në SPAK! Dëshmitari tregon si tentuan të eliminonin Alfred Gjokën: U largua me kamionçinë

    Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe e Henrik Hoxhës, dy vrasësve gjakftohtë dhe të pamëshirë, detyroi SPAK-un të lëshonte 32 urdhërarreste.

    Në daljen publike të shefit të kësaj Prokurorie dhe të kryepolicit të vendit u tha se u goditen 8 grupe kriminale, të cilët në shumë episode duket se veprojnë të ndarë vetëm në dy grupe që ndërveprojnë herë kundër njëritjetrit e herë mes vetes për të kryer vrasje me pagesë. Edhe pse që në momentin e operacionit të kryer disa ditë më parë, policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë nga 14 personat e kërkuar dhe shumë të rrezikshëm, prokurorët e çështjes po përpiqen të bashkojnë dosjet e tyre që gjenden në disa prokurori rrethesh. Pas marrjes së dosjeve të disa prej vrasjeve të bujshme të cilat patën mbetur pa autor, së fundmi SPAK kërkon edhe dosjen e një grupi që për ta konsiderohet i veçantë.

    Bëhet fjalë për ‘bandën’ kriminale të Laçit e cila doli në dëshminë e dy vrasësve të penduar dhe që shpeshherë duke që ka vepruar e vetme, përveçse se kur ka qenë e punësuar prej kapove të Elbasanit. Djemtë e grupit kriminal nga Laçi dolën në skenë në janarin e këtij viti teksa bënë betejë me policinë në mbikalimin e Kasharit ndërsa më vonë, nga dëshmia e një prej të arrestuarve u mor vesh se ata kishin dashur të vrisnin një person. Edhe pse atentati ndaj tij u mor me shaka nga ana e policisë, rezultoi se për vrasjen e tij ishin paguar shuma të majme dhe se personi që tentoi të kryente vrasjen vazhdon të jetë në kërkim sot e asaj dite pa mundur të vihet në pranga.

    TËRHEQJA E DOSJES

    Një dosje hetimore që flet për vrasjet me pagesë dhe një seri grabitjesh me armë e deri tek kundërvënia me kallashnikov, ndaj një patrulle policie në Rinas, pritet të merret nga SPAK tek Prokuroria e Laçit. Dëshmia e Nuredin Dumanit, ka hyrë në një fazë të dytë verifikimi, pasi bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur dhe nxjerrë emra të tjerë në SPAK, çka ka detyruar 3 prokurorët të tërheqin më shumë se 18 dosje nga prokuroritë e rretheve. Qëllimi është bashkimi me dosjen nr.75, ku tashmë janë proceduar plot 32 persona, ndërsa vijohet të kryhen veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë.

    Gjatë këtyre ditëve, SPAKu ka shtuar kërkesat dhe interesin ndaj disa procedimeve, që janë riregjistruar në prokurorinë e rretheve, ku një ndër to është dhe çështja penale që flet për tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës. Pikërisht në këtë dosje, është i përfshirë dhe Ilirian Feçi, njeri i afërm i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, ku së bashku dyshohet se kanë kryer disa grabitje me armë. Feçi qëndron në burg që prej shkurtit 2022 pasi u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga Prokuroria e Laçit dhe Tiranës. Mes të arrestuarve të tjerë janë Damjan Lleshaj, Robert Laçi, Erion Mulaj, Ibrahim Difaj dhe në kërkim Shpëtim Kraja.

    Ndërsa sipas Prokurorisë, personi që ka folur dhe bashkëpunuar me Policinë është pikërisht Ibrahim Difaj, i cili ka treguar aktivitetin kriminal të këtij grupi në ngjarjet ku Difaj ka qenë dhe vetë protagonist. Difaj ka hedhur dritë mbi tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës, kundrejt një pagesë prej 20 mijë euro që ishte bërë pikërisht nga personi në kërkim, Shpëtim Kraja. Bashkëpunëtori ka treguar se plani për vrasjen e Gjokës në muajin gusht të vitit 2021 ka dështuar, pasi objektivi ka reaguar shumë shpejt, duke u larguar me kamionçinë. Për më tepër ky grup ku aderonte dhe shoku i Nuredin Dumanit e Talo Çelës, kishte qëlluar me armë zjarri dhe në drejtim të një patrulle policie, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar në zonën e “Qafë-Kasharit”.

    Panorama

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Plagosja e Nuredin Dumanit/ Gazetarja: Ka ende një plumb në mushkëri, mjekët thonë se nëse e heq, nuk mbijeton

    Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ende ka plumbin në mushkëri pasi mbeti i plagosur gjatë një atentati në Papër të Elbasanit.

    E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala deklaroi se nëse Dumanit i hiqet plumbi nga mushkëria, atij i rrezikohet jeta.

    “Nuredin Dumani ka folur orë të tëra i regjistruar me audio dhe video, sepse duke qenë se plumbi mundi të rrezikojë jetën nga momenti në moment. Dumani e ka plumbi në mushkri dhe nëse plumbi hiqet mjekët thonë se ai nuk mbijeton dot. Kështu që ai do të jetojë me plumbin në mushkri sa të ketë jetën”,-tha Lala.

    Nuredin Dumani mbeti i plagosur në Papër të Elbasanit më 29 mars. Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021.

    Pas plagosjes, Nuredim Dumani u fsheh në një pallat 8-katësh në lagjen Apollonia në Fier. Ai fshihej në një banesë në katin e 4, ku bashkëjetonte me një vajzë nga Kosova. Policia u vu në gjurmët e NUredin Dumanit të cilin e arrestoi një ditë më pas.

    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Po fola, do ju duhet të hapni një burg të ri”/ Gazetarja tregon detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit: Ja qytetet ku SPAK ka fokusuar hetimet

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit.

    Sipas saj, Lala thotë se ato që janë bërë publike në media, janë vetëm maja e ajsbergut të atyre që ka dëshmuar.

    “Unë do flas, por juve ju duhet të hapni një burg të ri. Kjo ka qenë fjalia e parë me të cilën Nuredin Dumani nisi dëshminë. Mjafton të provohen krimet, pasi nuk mund të jenë të lirë. Është pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale. Unë jam e prirur të besoj dëshminë e Nuredin Dumanit. Ngjarjet që kemi parë, është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar. Prokuroria e Posaçme është e fokusuar në qytetin e Durrësit, ku janë zhvilluar disa ekzekutime mafioze ku janë përfshrië direkt dhe indirekt Nuredin Dumani dhe Henkrik Hoxha.

    Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete” – tha Lala.

    Panorama

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Dëshmia e Nuredin Dumanit, SPAK: Nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin

    Prokuroria e Posaçme, SPAK ka reaguar për herë të parë me një sqarim publik pas deklaratave në media të gazetarit Artan Hoxha i cili tha se Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka përmendur dhe emrin e kreut të shtetit Ilir Meta si i përfshirë në një ngjarje.

    SPAK në reagimin e saj sqaron se Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

    “Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thekson SPAK në reagim dhe kërkon nga mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje.



    NJOFTIM PËR SHTYP NGA SPAK


    Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

    Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

    Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).

    Panorama

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    A është e besueshme dëshmia e Nuredin Dumanit? Gazetarja Klodiana Lala: I penduari i drejtësisë vendosi të rrëfehej sepse…

    Gazetarja Klodiana Lala thotë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, në dëshminë e tij është i besueshëm sepse detajet që ai ka rrëfyer përputhen me ngjarjet e ndodhura.

    Sipas gazetares Lala, Dumani “vendosi të rrëfehej se u nxor në pritë dhe u rrezikua nga grupi i tij”.

    “Rasti i Dumanit nuk ngjan me asnjë prej këtyre rasteve sepse nuk flet për një grup të caktuar kriminal, por një mori grupesh. Sipas SPAK janë 8 grupe kriminale dhe ai tregon me saktësi si kanë operuar këto grupe, si kontaktonin, shumat për vrasjet, veprimet.

    Personalisht jam e prirur ta besoj dëshminë e tij”, thekson ajo.

    Deklarata e gazetares Lala në emisionin “Pikat mbi i” në News24:

    Dumani vendosi të rrëfehej se u nxor në pritë dhe u rrezikua nga grupi i tij. Ai hezitoi ditët e para, por kur kuptoi se ishte tradhtuar vendosi të flasë. Nuk është rasti i parë, rrëfimi i Adriatik Colit, ose Petrit Liçi që shkatërroi bandën e Aldo Bares.

    Rasti i Dumanit nuk ngjan me asnjë prej këtyre rasteve sepse nuk flet për një grup të caktuar kriminal, por një mori grupesh. Sipas SPAK janë 8 grupe kriminale dhe ai tregon me saktësi si kanë operuar këto grupe, si kontaktonin, shumat për vrasjet, veprimet.

    Personalisht jam e prirur ta besoj dëshminë e tij. Kemi ngjarjet e Elbasanit ku kemi 2 të penduar të tjerë të drejtësisë. Më përkojnë dhe përputhen shumë qartë nga ato që thotë Dumani.

    Ajo që kemi parë deri tani është vetëm maja e ajsbergut. Dumani ka folur për emra konkretë në politikë. Burimet e News24 deklarojnë që ka folur për politikanë të ndryshëm që janë të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në këtë histori. Nëse SPAK punon me profesionalizëm, kemi një rast konkret që mund të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën.

    Dumani i ka bërë një nder të madh vendit, duke mos harruar krimet që ka kryer pasi ka folur për emra për të cilët nuk mund të flitej dhe ishin zotër në disa qytete. Për momentin që flasim janë më të stepur dhe në kërkim. I ka futur të dridhurat dhe politikës. Sa herë ka gazetarë që nxjerrin emra, ka fyerje e baltë sepse po përpiqen ta zhbëjnë dëshminë e Dumanit.

    Marrim rastin e Fatmira Dedës, ai tregon detaje se si miku i tij me të cilin ishin bërë vëlla gjaku, Festim Qoli, përputhen. Fatmira Deda akuzonte Festim Qolin, po ky është njeriu që më ka vrarë djalin dhe grupi kriminal i shqetësuar nga nëna e viktimës vendosi ta vriste dhe krimi të ngjante si grabitje. Mënyra se si është përshkruar ngjarja në procesverbalin e policisë me atë që ka rrëfyer Nuredin Dumani përputhen.

    E njëjta gjë ndodh dhe për krime të tjera. Si vrasja e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, etj. Një i penduar nuk është një njeri i kulluar, është një njeri që ka kryer krime, ka qenë brenda grupit dhe ndaj ka marrë statusin e të penduarit, sigurisht në momente të caktuara mund të ketë pasaktësi, por në morinë e

    Çështja është ku fillon përfshirja e politikës a do ketë SPAK forcën e duhur për t’i shkuar deri në fund? Sepse shkëndijat e para kanë filluar. Gjëja e parë që thonë është se ky dëshmitar është i pabesueshëm. Në masakrën e Bradasheshit kam disponuar dosjen hetimore dhe i njëjti mekanizëm që shpjegon prokuroria e Elbasanit për këtë ngjarje, të njëjtën gjë zbërthen dhe Nuredin Dumani.

    Panorama

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Davos: World Economic Forum shkëput gjithë lidhjet me Rusinë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2022, 10:07
  2. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?
    Nga pirro10 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 12:25
  3. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në 1967?
    Nga pirro10 në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2013, 07:11
  4. Ymer Ymeri rrëfen në TVMITROVICA për krimet e pasluftës në Kosovë
    Nga Vardari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 15:39
  5. Aida Dumani-Modelja dhe Aktorja
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 09:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •