Ekziston nje website qe te jep ne kohe reale numrin e aborteve te bera ne Amerike qe nga vitit 1973. Hidhi nje sy numrit ketu:
https://abortionclock.com/ Jane mbi 64M aborte femijesh. Jane 64M vrasje jetesh ne barkun e nenes. Femije qe nuk e pane driten e diellit dhe nuk e jetuan jeten e tyre. Beji nje pyetje te thjeshte vetes qe te shkundesh pak nga cmersi qe te ka zene truri:
- Mos valle ka patur 64 milion raste perdhunimesh vajzash te reja ne Amerike ne keto 50 vjetet e fundit? Apo mos kane qene te gjithe keta femije me probleme?
Sigurisht qe pergjigjia eshte jo. 64 milion bebe eshte e barabarte me 20% te gjithe popullsise se Amerikes sot. Pra ne keto 50 vjet, kemi vrare nje nder 5 amerikane qe jetojne sot. Krahasoje kete me shifrat e viktimave e luftrave boterore dhe do te kuptosh qe kemi te bejme me nje kasapane te paprecedent ne historine e njerezimit. Dhe keto shifra jane vetem shifrat e nje populli ne 200 popujve te botes.
Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe aborti eshte kthyer ne mode, ne stil te jetuari. Dhe aborti sjell shthyrrjen e shfrenuar morale qe te gjithe e shikojme, si tek femrat e edhe tek meshkujt. Le te ndalemi edhe pak tek genjeshtra tjeter e madhe qe aborti eshte problem vetem per femrat. Vendimi per te sjelle nje femije ne jete nuk eshte nje vendim qe femra e merr vetem, eshte edhe nje mashkull ne mes. Te thuash qe aborti eshte nje problem vetem i grave, eshte budallallek i madh. Grate rrisin femijen ne barkun e tyre, por jane burrat ata qe e lene ate femer shtatzane. Dhe aborti nuk duhet pare vetem si nje problem i grave por edhe i burrave, edhe i gjithe shoqerise. Dhe fajtore per abortin nuk duhet te mbahen vetem femrat por edhe burrat, pasi ne shumicen e rasteve, presioni per abort vjen nga partneri mashkull, jo nga vete femra.
Problemi tjeter i madh i abortit eshte kultura e vdekjes qe e ndjek nga pas. Miliona gjysher e gjyshe ne Amerike, qe i kane femijet e tyre te martuar, jane familje pa femije. Ti do te dalesh e thuash se eshte e drejta e tyre per te mos sjelle femije ne jete, dhe ke te drejte. Por nuk ke te drejte te mbrosh keta familjare kur perdorin abortin si mjet per te vrare femijet ne barkun e nenes. Dhe arsyet perse e bejne kete jane te shumta, por ajo qe mbizoteron eshte ideja se "femijet jane bezdi". Femijet kerkojne vemendje, femijet kerkojne kohe, femijet kerkojne dashuri, femijet kerkojne perkujdesje te perhershme, e shume nga keto cifte zgjedhin abortin si zgjidhjen e problemit per te mos prishur rehatine e jetes se tyre. Per ta mbase eshte nje zgjedhje personale. Por per shoqerine kjo nuk eshte nje zgjidhje, pasi ai popull e ajo shoqeri eshte duke vdekur, ashtu sic ato ciftet pa femije jetojne per te vdekur. Nje jete e zbrazet nga gezimi e dashuria qe femijet u japin ne vitet e flokeve te bardha.
Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte se pavaresish zgjedhjeve qe ne bejme si njerez ne lirine tone individuale, shoqeria ne te cilen ne jetojme, si e tere ka nevoje per nje kontrate ligjore. Kete kontrate ligjore per shoqerine e ofron Kushtetuta e asaj shoqerie. Dhe Kushtetuta eshte ligji themeltar i asaj shoqeri qe reflekton vlerat dhe virtytet e atij populli. Ato vlera dhe virtyte mbrohen me ligj ne Kushtetute jo vetem nga njerezit e tjere por edhe nga vete shteti. Dhe Amerika nuk eshte si gjithe vendet e tjera te botes. Sovrani ne Amerike eshte qytetari i lire, jo shteti, jo monarket, jo tiranet, jo diktatoret. Kushtetuta nuk eshte nje leter higjenike qe ndryshon forme e ngjyre sa here ndryshon gustoja e njerezve me kohen, por eshte nje dokument qe vetem mund ti shtosh nene por jo ti ndryshosh lirite e te drejtat qe mbron. Nese kjo do te ndodhte, populli amerikan dhe eksperimenti i tyre 250 vjecar ne krijimin e nje republike ku sovrani eshte qytetari i lire do te merrte fund. Arsyeja perse aborti nuk eshte ne Kushtetute eshte pasi 250 vjet me pare, baballaret e ketij populli, as qe e mendonin se aborti do te kthehej ne nje "problem politik". Aborti ishte dicka e rralle dhe e papranueshme nga shoqeria qe kish nje tradite te ngritur mbi moralin e krishtere. Aborti u be "problem politik" vetem kur i ligu iu futi ne mendje njerezve idene se Zoti nuk ekziston dhe vendin e Zotit mund ta zere shteti dhe pushtetaret qe duan te behen zoter ne pushtet. Pse ti them keto? Qe te kuptosh se sa poshte ka rene morali dhe botekuptimi i jetes se njeriut modern!
Nese ti apo kushdo je pro abortit dhe pro te drejtes se femrave per te bere abort, ti nuk je i krishtere! Mund ta quash veten tende te krishtere, ne mendjen tende mund te kujtosh se je duke bere gjene e duhur, por ne syte e Perendise nuk je i krishtere. Jo vetem nuk je i krishtere, por ti nuk je as njeri me besim. Te gjitha fete e medha te botes nuk e pranojne abortin, jo vetem Krishterimi. Dhe nje nga gjerat me skandaloze qe shikon sot eshte te shikosh te krishtere qe dalin e justifikojne abortin dhe dalin ne mbrojtje te abortit. Tregon se sa thelle ka depertuar e keqja ne mendjet e zemrat e njerezve. Jo vetem te njerezve pa besim, por edhe ne mendjet e zemrat e atyre qe pretendojne se kane besim. Zoti na ka mesuar qe "Kush me do, i mban urdherimet e mia!" Dhe urdherimet e Zotit jane vetem 10. Nje prej tyre eshte mos vrit e merr jeten e njerezve. Aborti eshte vrasje me paramendim. Dhe eshte vrasje me e keqe e mundshme pasi nuk je duke vrare nje njeri tjeter, je duke vrare mishin e mishit tend, gjakun e gjakut tend. Dhe kjo ideja se jeta e nenes apo babait eshte me e rendesishme se jeta e femijes ne barkun e nenes, eshte skandaloze. Cfare kujtoni se jeni duke deshmuar me kete gje? Qe e doni veten tuaj me shume se femijen tuaj?! Zoti ju ndjefte dhe thirrni mendjes e pendohuni per keto mendime qe i ligu iu ka futur ne koke, para se te jete teper vone, para se t'iu vije ora e vdekjes. Askush nuk e di se kur do te vije ora e vdekjes. Por te gjithe ata njerez qe kane bere abort femije, ose i kane shtyre femrat qe te bejne nje abort, dhe shkojne drejt vdekjes se papenduar per ate qe kane bere, dhe pa kerkuar faljen e meshiren e Zotit, mjere shpirti i tyre cfare i pret pas vdekjes!
Ashtu si njerezit kane ligjet e tyre, edhe Zoti ka ligjet e veta. Dallimi mes te dyjave eshte se ligjit te Zotit askush nuk i shpeton dot!
Albo
Krijoni Kontakt